Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME

Shko poshtë

AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME Empty AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 24, 2014 1:56 pm

AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME 10698544_10152394130914077_3095988106249330150_n



AGIM GASHI
 
URIME NË AMSHIM BIJA IME
(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)
 
Shqipja ime, bija ime,
Sot ke mbush keterdhetetri,
Pse nuk zgjohesh me të Urue,
Por në vorr po flen n´qetësi?
 
I shfletoj t´vjtrat kujtime
Kur të Uroja me dashuni,
Zemra e shpirti më digjen prush
E nuk teren syt e mi.
 
Me të ardhë te vorri yt
Pasha Ty bijë skam mundësi,
Më ka rrokë smundja e skamja,
Larg na ndau kurbeti i zi.
 
Vajin sot që spo e ndali
Rreshtat e kanges po i lotoj,
Do ti mbledhi lot´ e kangë
N´thellsi t´vorrit ti dergoj.
 
Ndegjoje kangën e Ditëlindjes
E këndoi babi për Ty,
Zgjohu e mbledhi ato lule
Mos i le në vorr përmbi.
 
Dy qirinjë të mëdhej i ndeza
Ketredhetetre  i ke përbri,
Si më dukesh po qesh në foto
As ske dhimbje as ske zjarmi.
 
II
Kur t´baj ma mirë moj bija ime
Do e marr rrugen me t´vizitu,
Te ai vorr që e bane qerdhe
Lot´ prej prindi mbi me i lshu.
 
Ah, moj botë sa je mizore
Pse smë more sëpari mu?
Por mi more bijë e djal
Pa rend jetnat po i shu´?
 
Po m´shkon jeta në vaj e skamje
Ti për mu botë je katile,
Më ke dhurue shumë vuajtje e dhimbje
Edhe ksaj radhe, më bane hile.
 
Ma ke marrë Yllin e jetës,
Gëzimi i parë ishte për mu,
Flej e qetë moj bija ime
Se n´këtë jetë smuj me t´harru.
 
Dije mirë moj zogza e babit
Pasha dhimbje, pasha vetmi,
Kurr nga mendja skam me t´largue
E gjallë më dukesh n´fotografi.
 
Skam askujt kujt ti ankohem,
Me Ty çdo ditë po bisedoj,
Kur skam bukë e kur dhemb shpirti
Te fotoja jote vi bisedoj.
 
Aty derdhi lotë të dhimbjes
Edhe për nanën e për atdhe,
Kështu do tjetë tash jeta ime
Derisa t´vi tek Ti në dhe.
 
Urime Ditëlindjen bija ime
Të gjitha varret po festojnë,
E familjaret të vine me t´pa
Me Urime lot´ lëshojnë.
 
Sa vështirë me të Urue
Ti në vorr e unë n´këtë jetë,
Fli e qetë pllumbesha a babit
Asgja e mire për t´gjallt ska mbetë.
 
Ma të vdekun sot jemi ne
Se sa Ju që keni shkue,
Tash m´lejo ta rrokë sharkinë
Me kangë Ty me të vajtue.
 
III
Lumja nana që t´pati Ty
Lum´ e motrat dhe vllaznija,
I lum´ djali e i lum´ burri,
Me Ty hare kishte shtëpia.
 
E lumja Lokja që t´ledhatonte
Kujtime të ambla ti ke lanë,
Tash dhe gjyshi n´vorre t´Lipjanit
Ja ka nisë për Ty po qan.
 
Mos t´kam lodhë moj Shqipja ime?
Shumë po flas kur jamë me Ty,
Tash pushoje trupin tend
Në varrin çerdhe, në qetsi.
 
 
24.09.2014
Düren




AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME 10650031_10152394132189077_2464892011011240000_n
AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME 10710844_10152394132854077_6938476814084737177_n
AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME 10411029_10152394134224077_4521502761786245667_nAGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME 15773_777178155654687_5965603784941746904_n


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Sep 24, 2014 8:15 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME Empty Para dy vjetëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 24, 2014 2:27 pm

Para dy vjetëve


AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME 545651_10151078714884077_63087220_n


AGIM GASHI:URIME NË AMSHIM BIJA IME 150185_10151078714429077_371187483_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi