Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takohet me Jahjagën e Kuqin, por jo me Thaçin

Shko poshtë

Takohet me Jahjagën e Kuqin, por jo me Thaçin Empty Takohet me Jahjagën e Kuqin, por jo me Thaçin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 21, 2011 5:59 pm


Takohet me Jahjagën e Kuqin, por jo me Thaçin


Takohet me Jahjagën e Kuqin, por jo me Thaçin Williamson
Prokurori Uilliamson ka qëndruar 3 ditë në Kosovë

Amerikani Klint Uilliamson, prokuror special i BE-së për hetime në rastin e trafikimit të organeve gjatë kohës së luftës, dyshime këto të ngritua në rastin “Dik Marty” ka qëndruar në Kosovë pre 17 deri më 20 tetor. Sipas një kumtese të Zyrës së Hetimeve speciale të Task Forcës, gjatë kësaj vizite z.Ulliamson është kaur me presidenten e Kosovës znj.Atifete Jahjaga, më zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçin dhe me kryeprokurorin Ismet Kabashin. Ai gjithashtu ka pasur konsultime edhe me shefin e EULEX-it Xavier De Marnak, me zyrtarë e policë të EULEX-it dhe përfaqësues të stafit diplomatik në Prishtinë. Z. Ulliamson i ka vlerësuar si shumë pozitive këto takime dhe diskutimet kanë qenë produktive. Në veçanti, ai u inkurajua me angazhimin e autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë plotësisht në procesin e hetimit.

Duke iu referuar akuzave të rënda për krime të organizuar dhe krime të luftës të dëgjuara në Këshillin e Evropës, në një raportim të dhjetorit të vitit 2010, u ngrit një Task Force për hetime speciale z. Uilliamson, i ngarkuar të hetojë këto krime, ka deklaruar se ky do të jetë një hetim kompleks dhe do të marrë kohë për t’u përfunduar.
Ai ka theksuar se gjatë kësaj faze fillestare Task Force ka ndërmarrë tashmë hapa të parë për të siguruar informacion nga një numër burimesh institucionale, për t’i analizuar këto informacione dhe për të filluar aktivitetet hetimore.
Z.Uilliamson së shpejti do të vizitojë edhe Shqipërinë dhe Serbinë për të krijuar relacione të mira punë nga Tirana dhe Beogradi zyrtar.
Duke iu referuar kësaj kumtese, shihet se gjatë qëndrimit të tij 3 ditor në Kosovë kryeprokurori special nuk është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi, emir i të cilit përmendet si i dyshuar në raportin e Dik Martit. (B.S)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi