​Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Efendi Rexhepi, thotë se terrorizmi dhe masakrat janë aktet më të shëmtuara, veprime nga më të sanksionuarit nga ana e Allahut. Ai i quan të pa pranuara dhe kriminale veprimet e ISIS-it që po bënë në Siri dhe Irak, pasi sipas tij, nuk është gjë tjetër veç se akti kriminal që feja islame nuk e ka. Ndërsa thotë se në historinë e kombit shqiptarë nuk ekziston kurrfarë ngjarje që mund t’i ngarkojë me hipoteka masakrimi.