Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare

Shko poshtë

Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare Empty Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 09, 2016 1:19 pm

Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare

Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare Auto_taki-fiti1473407148

Taki Fiti

Akademia e Shkencave në Maqedoni pretendon se Nënë Tereza nuk është shqiptare.
Presidenti i kësaj akademie, Taki Fiti, dikur ministër i Financave, thotë se i ka ardhur në majë të hundës nga propaganda politike e Tiranës zyrtare, e cila pretendon se Agnes Bojaxhi është një shqiptare etnike.
Në një fjalim në Akademinë e Maqedonisë, Taki Fiti thotë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup dhe nuk është shqiptare, duke shtuar se babai i saj, Nikolla Bojaxhi është një vllah maqedonas dhe nëna e saj, e lindur në Shkup, ka prejardhje të përzier, maqedonase dhe shqiptare.
Sipas tij, interesant është fakti se të afërmit e mbetur të Nënë Terezës, përfshi edhe stërnipin e saj që ka një dyqan bizhuterish në Shkup, nuk flasin shqip.
Agjencia maqedonase MINA shkruan se kjo nuk do e ndalë Tiranën në pretendimet ndaj Nënë Terezës.
“Sikur të mos mjaftonte se Nënë Tereza vjen nga një etni mikse, ajo vetë nuk e pa veten sikur i përkiste dikujt specifikisht, por të gjithëve”, shkruan agjencia.
Vetë Taki Fiti thotë se këto pretendime të Shqipërisë i merr si personale pasi ai është vetë një vllah etnik maqedonas.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi