Xhevat Rexhaj: Dikur diaspora e dashur, tani...
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj: Dikur diaspora e dashur, tani...
DIKUR DIASPORA E DASHUR, TANI “ DIASPORDHA”
Nga Xhevat Rexhaj
Si shumë popuj të botës të përndjekur nga dhuna e pushtuesve të ndryshëm që ishin të detyruar që para shumë shekujsh të largoheshin nga vatrat e veta, në këso rrethanash u gjend edhe kombi shqiptarë. Shqiptarët panë të zezën e keqe shumë shekuj përpara e sidomos pas ardhjes së pushtuesve osmanlinj nga Anadolli të cilët jo vetëm që ishin të dhunshëm dhe të vrazhdë, por me ndihmën e tyre na u lëshuan në shpinë edhe serbët, bugarët e grekët. Pra qysh herët larguan shqiptarët për në Itali e vende tjera. Trojet tona tkurreshin e popullata pakësohej, serbët, maqedonasit e grekët zgjeroheshin me ndihmën e “ vëllezërve tanë nga feja” turqit.
Pas shekujsh të dhimbshëm Shqipëria u bë shtet, falë edhe Amerikës së Wilsonit por trojet tjera mbetën të okupuara dhe barbaria nuk ndalej, vite pas vitesh zbrazeshin trojet shqiptare e besa vitet e fundit të shekullit të kaluar u larguan me miliona shqiptarë nga shteti amë të sakatuar nga komunizmi bolshevik enverist, e edhe më shumë ikëm nga serbosllavizmi dhe u strehuam në vendet e tërë botës demokratike por fatmirësisht jo në shtetet e “ vëllezërve tanë nga feja” pra në shtetet arabe të cilat disa prej tyre e financonin dhe e ndihmonin Millosheviqin në projektet e tija shfarosëse.
Luksi i pushtetarëve Realiteti i qytetarëve |
Të shkohet pak si me radhë, prej vitit 1991 e tutje kishim shumë delegacione nga Kosova, i pritshim shumë mirë, ata na jepnin premtime ndërsa ne realizonim premtimet tona, ,mblidhnim me miliona marka, franga, dollarë e valuta tjera të cilat i derdhnim në 3%, në shoqata humanitare, në shoqata katundesh, për të sëmur, për të burgosur e në fund edhe për luftë , ku në dy fonde, fatkeqësisht u derdhëm miliona e miliona vetëm në vitet 1998-99, pra në Fondin Bukoshi dhe në Fondin Vendlindja thërret të LPK-së. Nuk do të merrem me atë se ku shkuan milionat, se ne shqiptarët për fat të keq kurrë nuk kërkojmë llogari dhe përgjegjësi, jemi të mësuar të harrojmë. Pra patëm shumë premtime ne mërgimtarët, por ne prapë ishim të lumtur që u çlirua Kosova dhe u bë shtet i njohur nderkombëtarishtë, mendonim se kur të konsolidohen Institucionet do të jemi edhe ne të dashur për pushtetmbajtësit tanimë shqiptarë, mendonim se do të tregonin ndonjë shenj të respektit për neve, për atë që bëmë edhe ne me kaçikun tonë, pra të bënin një shenjë falënderimi jo individual por të përgjithshëm për atë mund që e bëmë edhe ne. Jo, asnjë shenjë e fundit respekti nuk duket në horizont nuk kanë kohë, janë të zënë me poste, me tenderë, me hajni ( sikur që na vodhën edhe mundin tanë prej mërgimtari në vitet e vështira të dy taborret e fondeve), janë të zënë me luks me gjipa dhe me vila, jo nuk mendojnë as që ne të ndjehemi mirë në shtetin tonë, nuk bëjnë gjë konkrete që ne të jemi pakëz të lehtësuar për dokumentacion, për çështje të ndryshme të rregullimit të ndonjë pune kur jemi në atdhe, jo besa disa nëpunës nëpër komuna edhe na maltretojn dhe na fyejnë se kinse ne kemi qëndruar nën hije kur u bë lufta( se kinse këta paskan luftuar shumë), se ne jemi të pa ditur dhe jemi “ baushtellgjinj” punëtor krahu në perëndim e ndërsa këtu po fryhemi si gjelat në pushime, se ne po kërkojmë disiplinë në punë e po harrojmë se jemi edhe ne shqiptarë e çka jo tjetër. Këto e të tjera janë të dhimbshme për mërgimtarët, janë jo njerëzore dhe janë sjellje të ulëta të disa aparatçikëve prej nëpunësve, janë sjellje që të tregojnë se fatkeqësisht ne edhe atje jemi “ Auslandera” të përbuzur mu nga ata që na mjelen mirë, nga ata që në një apo në tjetër mënyrë i mbijetuan vitet e 90 materialisht nga mërgimtarët të cilët vetëm të ndihmojnë familjet, të afërmit dhe Kosovën ndanin paranë e fundit, harronin fëmijët dhe shkollimin e tyre, hiqnin keq me punë dhe me banim besa edhe me ushqim, merrnin edhe kredi vetëm të kryenin obligimet ndaj familjarëve dhe Kosovës, e tani edhe po i bëjnë pasojat se mos kujdesi për familje dhe për fëmijë ka lënë një gjeneratë të rinjësh pa shkolluar, ndërsa nga ana tjetër ata në Kosovë shkolluan fëmijët e tyre dikush në perëndim, në Shqipëri e shumica në shkollat e Kosovës që ne i financonim nga perëndimi, a është kjo marre për ata që na nënçmojnë sot, po është marre dhe e panjerëzishme.
Ky është pra një realitet i pamohueshëm i dhimbshëm dhe i paparë, të jesh i huaj në rrethin tënd, në familjen tënde dhe në shtetin tënd kjo nuk do koment. C do mërgimtar që shkon në Kosovë në një apo mënyrë tjetër i përjeton këto ndasi, këto marri. Ka kohë që dëgjohet se për shkak të krizës globale edhe Kosova mund të ndiej një rënie të të hyrave valutore shkaku se mërgimtarët nuk kanë të holla të sjellin në Kosovë, kjo thënie të nevrikos të prish nervat dhe të bënë të ndjehesh keq, nuk është e vërtet se nuk kemi apo nuk duam të sjellim më valuta në Kosovë por realitet është se neve u ndihmuam të afërmve ndërtuam shtëpi për ata dhe për vete pra ne investuam shumë vitet e fundit dhe tani nuk kemi më çka tjetër, ne duhet të mendojmë për të ardhmen tanë edhe këtu ku jemi për fëmijët dhe për vete.
Duket pra sheshazi se një ndarje po ndodh, një mosmirënjohje dhe një injorim është në sipërfaqe, andaj mërgimtarët duhet të jenë vigjilent, Kosova është shtet i yni i përjetshëm dhe që të bëjmë edhe tutje shumë për Kosovën është angazhimi i ynë në shtetet ku jetojmë për një integrim real dhe për një angazhim më të madh që të japim sa më shumë kuadro nga fëmijët tanë, pra të investojmë në burimet natyrale që i kemi rininë tonë të shëndosh në perëndim me këtë ne prapë jemi ndihmëtar të Kosovës pra ia rritim namin shtetit të ri, e sa për buxhetin e shtetit Kosovë le të kujdesën më shumë ata që janë në pushtet pasi që shumica e tyre para lufte ishin” Azilanta në perëndim” por fal rrethanave tani më u bënë milionerë dhe pushtetmbajtës, skemi çka presim më mirë nga ata, jo tani për tani.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj: 22 vjet LDK në Zvicër
» Hysi Arta:Dikur borxh...tani bixhoz
» Faik Miftari: Netët e Ramazanit dikur, dhe tani
» E DASHUR FAMILJE REXHAJ NGA FERIZAJI DHE PETROVA
» Xhevat Rexhaj:Lindja e LDK-së
» Hysi Arta:Dikur borxh...tani bixhoz
» Faik Miftari: Netët e Ramazanit dikur, dhe tani
» E DASHUR FAMILJE REXHAJ NGA FERIZAJI DHE PETROVA
» Xhevat Rexhaj:Lindja e LDK-së
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi