Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta në Aeroport, kundër Ramës në Beograd: Vizita do rris imazhin mikpritës të Serbisë në sytë e botës

Shko poshtë

Protesta në Aeroport, kundër Ramës në Beograd: Vizita do rris imazhin mikpritës të Serbisë në sytë e botës Empty Protesta në Aeroport, kundër Ramës në Beograd: Vizita do rris imazhin mikpritës të Serbisë në sytë e botës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 18, 2014 2:50 pm

Protesta në Aeroport, kundër Ramës në Beograd: Vizita do rris imazhin mikpritës të Serbisë në sytë e botës
Protesta në Aeroport, kundër Ramës në Beograd: Vizita do rris imazhin mikpritës të Serbisë në sytë e botës Largea_aeroport1413629386


Aleanca KuqeZi, ish-të përndjekurit politik si dhe 5 parti të tjera politike paralajmëruan protesta të mërkurën në Aeroportin, Nënë Tereza. Sipas organizatorëve, bëhet me dije se protesta do organizohet të mërkurën në mëngjes ora 07.00 në dyert e Aeroportit, pikërisht nga vendi ku, dhe do niset kryeministri Edi Rama për Beograd.
Fatmir Hoxha deklaroi se: “autokolona e makinave do niset nga sheshi Skënderbej për të parandaluar të njëjtat dëme që na solli para 70 vitesh Enver Hoxha kur vizitoi Beogradin.”
Më pas lideri KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi se: “Washingtoni refuzoi çdo takim zyrtar me Kryeministrin Edi Rama i cili ka një javë që vërdalloset në piceritë dhe qebabtoret e emigrantëve dhe diasporës shqiptare. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan e Shtetit nuk mund të prisnin në takim Edi Ramën i cili do udhëtoj drejt shtetit më anti-amerikan dhe më anti-shqiptare që është Serbia. Rama mund të shkoj si turist por jo si kryeministër në Serbi sepse kjo vizitë do ndihmojë ngritjen e imazhit të Serbisë në botë e cila do ti tregojë UEFA-s dhe BE-së që është një vend i qetë dhe tolerant. Vajta e kryeminstrit shqiptar do përdoret për reklam që Serbia jo vetëm futbollistëve por edhe kryeminsrit të shqiptarve i siguron mikpritje. Rama do e përdori për imazh personal ndërsa Serbia për imazh shtetror.”
Sulejman Gjana si kreu i Monarkistëve deklaroi se Serbia duhet ti kërkoi falje shqiptarëve dhe ti kthej eshtrat e të vrarëve. Genocidi serb nuk mund të shuhet me një vizitë te Edi Ramës dhe për këtë arsye kjo vizitë nuk duhet të ndodhë
Artur Roshi i Ballit Kombëtar iu bashkua me disa parti të tjera protestave kuqezi që do organizohen të mërkurën në Aeroportin Nënë Tereza.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi