Gazeta Express: Tregtia e Edi Ramës me Kosovën, në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë ka shkuar në Beograd për të bërë biznes, me afaristët nga Shqipëria dhe ata nga Serbia. Kjo është krejtësisht në rregull. Por është jomorale, jopatriotike, që tregtinë ta kontrabandosh si patriotizëm. Është naivitet ekstrem ta citosh Ivo Andricin në kontekst pozitiv. Rama nuk e njeh as Kosovën, e as Serbinë.
Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, mund ta shijojnë sa herë që duan sallatën shqiptare, e cila u shërbye sot në Nish, kur politikanë, biznesmenë shqiptarë dhe serbë, zbarkuan atje për t’i çuar përpara si asnjëherë më parë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kjo është diçka shumë legjitime dhe pozitive, kur dy vende të Ballkanit të dominuar nga armiqësitë prodhojnë lajme të tilla.
Shqipëria dhe Serbia mund ta kenë edhe odën e përbashkët ekonomike dhe tregtare sikur që bënë sot në Nish, edhe pse një të tillë Shqipëria nuk e ka me Kosovën.
Edi Rama mund ta shfrytëzojë praninë në Beograd edhe për agjenda personale, siç është promovimi i librit të tij, ose të hapë ndonjë ekspozitë artistike.
Rama mund ta takojë edhe Goran Bregovicin, të cilët dikur ia kishte dhuruar edhe çelësin e Tiranës. Ose Beogradin mund ta përdorë si një vend ku garon me Vucicin për t’i pëlqyer Merkelit. Në rregull jemi. Deri këtu gjithçka është legjitime.
Tashmë është bërë e qartë se Rama dhe Vucic kanë vendosur të hapin siç zakonisht thuhet një kapitull të ri në raportet Beograd –Tiranë.
Atë që Vucic nuk ka arritur ta bëjë me vendet tjera po përpiqet ta bëjë me Shqipërinë, duke i shndërruar raportet Shqipëri –Serbi në model të rajonit. Për këtë ai ka gjetur si duket një partner të gatshëm dhe të shkëlqyeshëm në Tiranë. Vucic do të marrë nota pozitive në Bruksel, Berlin dhe Washington (ndoshta), për përpjekjet e tij. Kjo është diçka e mirë edhe për Shqipërinë.
Por çka duhet të dijë dhe çfarë nuk guxon të bëjë Kryeministri i Shqipërisë?
Rama nuk guxon ta përziejë fare Kosovën, ose të shtiret se kinse Kosova është një hendek i pakapërcyeshëm në marrëdhëniet me Serbinë. Nuk guxon t'i referohet si “Prishtinë” Kosovës për ta kënaqur Vucicin, siç bëri sot në Nish, sepse kështu bëjnë vetëm në Beograd. E as të bëjë pazare për autostradën Nish - Prishtinë - Durrës, duke e injoruar Qeverinë e Kosovës.
Edi Rama duhet të tregojë qartë se për çfarë ka shkuar atje. Tregtinë të mos e shesë si patriotizëm. Shqipëria dhe Serbia nuk janë as vende fqinje, e nuk kanë qenë as në lufta me njëra-tjetrën. Për çfarë paqe po flasin, atëherë? Edi Rama nuk i ka përjetuar vrasjet as në familjen e tij, e as në rrethin e tij.
Kësaj here udhëtimi i delegacionit të madh të Shqipërisë në Beograd dhe Nish, ishte thjesht për qëllime biznesore. Shqipëria ka të drejtë të bëjë biznes me Serbinë.
Rreziku që u shfaq dy muaj më parë që në këto aktivitete të përfshihet edhe një delegacion i nivelit të ulët të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës fatmirësisht u eliminua.
Kryeministi shqiptar duhet ta ketë parasysh që sa herë Vucic flet për raportet e shqiptarëve dhe serbëve në mendje e ka Kosovën si pjesë të Serbisë dhe për këtë duhet edhe t’i reagojë homologut të tij.
Në Kosovë nuk ka xhelozi për raportet e reja Shqipëri – Serbi. Vetëm se Kosova duhet të jetë plotësisht jashtë kësaj agjende.
Ishte naive, për të mos thënë diçka më të rëndë, kur Edi Rama në kontekst pozitiv e citon Ivo Andricin. Ky i fundit mund të jetë nobelist, por vetëm për botën. Për shqiptarët e Kosovës ai është vetëm njëri prej anëtarëve të elitës serbe, për shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është edhe më ekstreme se rasti i Vagnerit me Izraelin. Muzika e këtij të fundit është përdorur nga nazistës për qëllime shfarosëse edhe torturuese ndonëse ai ka vdekur 70 vjet para Luftës së Dytë Botërorë. Izraeli edhe sot e kësaj dite ka problem me këtë kompozitor, pa njohurinë e të cilit janë kryer miliona vrasje.
Prandaj, ne themi që Edi Rama nuk e njeh as Kosovën, e as Serbinë. Ai është futur në ketë lojë në mënyrë të verbër dhe pa kurrfarë ideje. Ai po i sheh raportet në Ballkan si një performancë abstrakte./ Gazeta Express

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Protesta në Aeroport, kundër Ramës në Beograd: Vizita do rris imazhin mikpritës të Serbisë në sytë e botës
» Gazeta e kryeministrit Vucic boton fotot e Ramës nudo: “Perversi po na rrëmben Kosovën”
» Erion Veliaj përgatit vizitën e Ramës në Beograd
» Mediet serbe skandalizohen nga deklarata e Ramës në Beograd (Foto)
» Rama çorton Kosovën që nuk shkuan me të në Beograd

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi