Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES

Shko poshtë

 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES Empty AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 12, 2014 10:03 pm

 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10447144_10152494783094077_6830136488237725068_n
AGIM GASHI

TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES
Në PELEGRINAZH te varri i Presidentit.

Sot me Avdullah Rexhen u takuam te “shtabi ynë” në restaurantin e Viva Fresh të Liopjanit.
Më tregoi se kemi me u takue me mikun e përbashkët Florian Dushin.
Morem rrugët për tek zyrat e vjetra të LDK-së, dhe aty në anën e majtë gjendet Restauranti “Gresa”. Ne shkuam të parët dhe pritëm, por jo shumë. Pas pak minutash erdhi Floriani me një qese të mbushur dhurata; fletore, notesa, lapsa dhe librin e tij më të ri “Sprova e zgjedhjeve në Kosovë”, e natyrisht me një buzqeshje të ëmbël rinore. Pasi u përqafuam vllëzërisht, u ulëm e filluam të bisedojmë me ujë, kafe e ëmbëlsira. Ishte një takim tejet i mrekullueshëm. Ska më mirë se kur njerzit nderohen. Ata nuk mund të kenë as mosmarrveshje.Kur të paraqitet urrejtja, njerzit mundoheni edhe Zotin e qiellit ta bëjnë djall. Fatmirësisht ne kishim tejtër edukim sepse ishim thellësisht për rugovizmin dhe me rugovizmin. Aty takuam edhe mikun tonë Fatmir Mumxhiun me të cilin ndrruam përshëndetjet tona por edhe folëm për shumë gjëra të cilat po e mundojnë çdo qytetar të Republikës së Kosovës me Fusnotë.
Nisja për në Velani disi mu duk më solemne sepse shkonim me dy vetura. Kishte vite që nuk kisha qenë te Varri i Presidentit sepse disi kur shifsha se kush i shkonte aty, më dukej se do ta gjej shumë të mërzitur. Sot më dukej se qeshte parku i rregulluar me pendantëri, pastërtia që mbretëronte aty deri te polici i cili na priti me një buzqeshje tepër njerzore.
U përkulem pranë varrit të Presidentit me shumë nderime. Nuk deshta të qaja sepse deshta ta ndjej veten krenar që jetova në Epoken Rugoviane, që i këndova me zemrën plot, që shkruajta atë që duhet shkruar dhe që u bëra pjesë e asaj epoke madhështore ku Projektin e Pavarsisë e realizoi me përpikëri.
Në kokë mu rrokullisen mijëra mendime për momentet e sotme. Tentova të bërtas që të më mdjej atje në thellsi varri, jo vetëm Presidenti Ynë, por të dëgjojnë të gjallë e të vdekur e të ua themë ato që po përjeton ky popull i pafajshëm. Deshta ti tregoj se si populli po vuan të zitë e ullirit me këta politikan të pa ndërgjegjshëm, të cilet edhe këtë shtet të brisht që u devalvua nga vdekja jote, e bënë “thes për gogla”.
Dashta ti tregoj edhe për shumë e shumë tradhëtina tjera në partinë e Tij, në idealin e Tij, dhe se emrin e Tij sot e përdhosin mu ata që dikur e shanin, e maltretonin e nuk i ndihmonin. Deshta të ia këndoj këngën por as zëri smë doli. E dija, se kur nuk është mirë Kosova, as në varr Presidenti nuk ka qetësi. 
Nuk i thashë asgjë. As këngën te varri nuk ia këndova. Nuk dashta të ia hargjoj lotët, sepse si jemi duke punuar e shkuar për atëdhe, vajin sdo ta ndalin as varret, as të vdekurit e gjallë, as nënat e vashat tona, as nuset e djelmoshat tanë. Nuk do të qajnë vetëm të gjallët e vdekur.
Por, i thash: Bekoje Dardaninë i dashur President.
Në fund të kësaj vizite, me vete përsërita strofen e këngës sime:


Lumja nana në dritë që t’qiti, 
Lumja shpia që të rriti, 
Lum e lum populli që t’pat, 
Njimijë vjet na ke dhanë fat!


U ndamë nga Varri i Presidentit me premtimin se prap do ta vizitojmë. Ska PLEGRINAZH më të vlefshëm për shqiptarin, se sa vizita te Varri i Presidentit.


12.11.2014


 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10410270_10152494783174077_8793680860226553717_n


 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10358567_10152494783379077_5073800408444210465_n

 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10406983_10152494783509077_521538505682330637_n
 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 15492_10152494783579077_2912393818415071442_n
 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 1907956_10152494783894077_8360891140310158220_n
 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10665257_10152494784014077_6128534187044656986_n

 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 1459080_10152494785074077_6995471711703751771_n

 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10402758_10152494780869077_2933040941746171735_n

 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10603605_10152494781584077_3062474473937101703_n

 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10805663_10152494781664077_1010485857645826200_n
 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 64274_10152494782994077_880118564550150017_n
 AGIM GASHI - TAKIMI PËR NDERIME VARRIT TË DR. IBRAHIM RUGOVES 10171214_10152494786019077_8414382235482716960_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi