Hajdin Abazi:Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!
Faqja 1 e 1
Hajdin Abazi:Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!
Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!
(Një reagim ndryshe, porse ”shumë serioz”, ndaj shkrimit të S. Kastratit: ”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti ”u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin”, botuar në portalin botapress.info më 12 nëntor 2014)
Shkruan: Hajdin Abazi
Meqë e lexova atë që kishte shkruar S. Kastrati me titullin bombastik, dhe meqë u binda për atë që kishte shkruar, vendosa që në vend të reagimit dhe të demontimit, ta pohojë dhe ta plotësojë konstruksionin e tij shpifarak.
Me ”seriozitetin” dhe ”vërtetësinë e fakteve” nga njëfarë S. Kastrati, me banim në Suedi, i cili, pas 16 vjetësh heshtjeje, vendosi më në fund që të flasë, dhe t’ua bëjë të ditur botës mbarë: se cili ishte njeriu që ishte betuar publikisht, para 300 vetash, në mars 1998 se ”me dorën e tij” do ta vriste Ibrahim Rugovën!
Po me këtë ”seriozitet” dhe ”vërtetësi faktesh” do t’i përgjigjem edhe unë në lidhje me ”betimin” për vrasjen e Rugovës: S. Kastrati tërë pompozitet denoncon se personi që e paska bërë këtë ”betim” qenkam unë, Hajdin Abazi! Meqë ky tregim mori dhenë dhe u bë tashmë i ditur nga të gjithë, atëherë edhe unë vendosa që ta tregoj të vërtetën, ama të vërtetën e plotë, lidhur me vrasjen e presidentit Rugova.
Për hir ”të së vërtetës”, ja, rrëfimi i plotë i vrasjes së Dr. Ibrahim Rugovës në mars të vitit 1998:
Po, ishte muaji mars, data s’ka aspak rëndësi kur synhet ”vërteta”, pra ishte marsi i vitit 1998 kur shkova në një tubim të rëndësisë së vecantë e në fshehtësi tepër të madhe, tubim në të cilin ishin vetëm 300 veta (!), në një vend sekret në Suedi: në Halmstad. Ky s’ishte cfarëdo tubimi, po një i tillë ku merreshin vendimet që përcaktonin fatin e pavarësisë së Kosovës!
Në ”fakt”, në tubim duhej të ekspozohej trimëria e secilit duke treguar se c’akt heroik do të bënte, që të vlerësohej se a ishte i denjë apo jo të rekrutohej në UCK! Dhe unë shkëlqeva: ”u betova” se me dorën time do ta vrisja Dr. Ibrahim Rugovën! Shkaku ishte i qartë: nuk ishte Serbia, po Ibrahim Rugova ishte ai që po bënte masakra në civilë, që po digjte tym e flakë Kosovën!
Kjo është e vërtetë, që, meqë e ka thënë S. Kastrati, as që e kontestoj!
Por S. Kastrati, për ndonjë arsye që vetëm ai e di, nuk e ka treguar tërë të vërtetën. Ai e ka lënë disi në mjegull se c’u bë me ”betimin” tim! E pra, po e them unë: e kam përmbushur ”betimin” e dhënë: në mars të vitit 1998 ”me dorën time” e kam vrarë Dr. Ibrahim Rugovën, presidentin e Kosovës!
[list="font-size: inherit; color: rgb(48, 48, 48); margin-right: 0px; margin-bottom: 1.5em; margin-left: 2.5em; padding-right: 0px; padding-left: 0px; border: 0px; font-family: inherit; font-style: inherit; font-variant: inherit; line-height: inherit; vertical-align: baseline; list-style-position: initial; list-style-image: initial;"]
[*]Kastrati, poashtu, nuk e tregon as të vërtetën tjetër, se ai, pikërisht S. Kastrati, ka qenë bashkëpunëtori im kryesor në konspiracion për vrasjen e marsit të vitit 1998 kundër presidentit Rugova! Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ai nuk ka folur qe 16 vjet!
[/list]
Madje, ja se cfarë ka bërë S. Kastrati: e ka përgatitur terrenin, e ka bërë organizimin dhe e ka hedhur në pusi presidentin Rugova, diku në një pompë benzine në periferi të Halmstadit. Mbasi ai e kreu pjesën e vet, mbetej vetëm pjesa ime për ta kryer, dhe e kreva: diku në mars të vitit 1998, ”me dorën time” e vrava presidentin Ibrahim Rugova!
Kjo është përgjigja ”serioze” dhe me ”vërtetësi faktesh” ndaj S. Kastratit në lidhje me ”betimit” tim për ta vrarë Dr. Ibrahim Rugovës. (I kërkoj falje familjes Rugova për këtë ironi!)
(Kur e lexova shkrimin e S. Kastratit, e falënderova Zotin që presidenti Rugova ka vdekur nga sëmundja në janar të vitit 2006, se unë do të isha etiketuar si atentatori i tij!).
Ja dhe dy të ”vërtetat” e tjera të që i stis S. Kastratit:
[list="font-size: inherit; color: rgb(48, 48, 48); margin-right: 0px; margin-bottom: 1.5em; margin-left: 2.5em; padding-right: 0px; padding-left: 0px; border: 0px; font-family: inherit; font-style: inherit; font-variant: inherit; line-height: inherit; vertical-align: baseline; list-style-position: initial; list-style-image: initial;"]
[*]Veprimtarinë time (dhe të veprimtarëve të tjerë) për mbledhjen e mjeteve drejtpërdrejt për luftën clirimtare në Fondin ”Vendlindja thërret” e quan përpjekje për grabitje të mjeteve të grumbulluara nga mërgimtarët! Me këtë S. Kastrati tjetërson të vërtetën: gjithëherë kam bashkëbiseduar hapur me mërgimtarët dhe u kam apeluar që vullnetarisht ta mbështesin drejtpërdrejtë luftën clirimtare përmes Fondit ”Vendlindja thërret”. Sigurisht, ndihmat për luftën clirimtare të UCK për S. Kastratin ishin ”grabitje”, sepse shkonin për armët që do të luftonin forcat agresore serbe në Kosovë.
[*]Gjoja i paskam ndarë luftëtarët në krah të paqes e të luftës! Kështu S. Kastrati shtrembëron të vërtetën: unë kam apeluar për gjithkend që ka guxim, t’i lërë anash ndasitë politike dhe t’i bashkohet UCK dhe luftës clirimtare në Kosovë. Ndoshta kjo për sojin e S. Kastratit ka qenë ndasi!
[/list]
E pranoj, pra publikisht, se edhe këto ”krime” i kam bërë!
Me teknika të shtrembërimit, të manipulimit dhe të tjetërsimit të kuptimeve e të konteksteve, S. Kastrati për motive të ndyta në shërbim të kuzhinave anti-UCK, i atribuon luftës clirimtare të UCK si objektiv kryesor luftën civile!
Meqë e fillova me ironi, po e përfundoj me një sarkazëm: S. Kastrati, tash që me këtë shkrim e shkrepa ”me dorën time” pohimin se në mars të vitit 1998 e kam vrarë presidentin Rugova, tregoji UDB në Beograd që në akuzat e shpifura për krime të luftës kundër emrave më eminentë të UCK, akuzës sime t’ia shtojë edhe vrasjen e Dr. Rugovës në mars të vitit 1998 në Halmstad të Suedisë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova
» Azem Sylën e njoh “si paren e kuqe” prej vitit më 1998!
» Fjalimi i Kolonel Ahmet Krasniqi, para grupit të oficerëve shqiptarë, më 8 mars 1998, në Gjermani, me rastin e emërimit të tij Ministër i Mbrojtjes i R. Kosovës.
» Për Ibrahim Rugovën... dhe Nënë Terezen...
» Sakharov Prize Network-European Parliament-Ibrahim Rugova (1998)
» Azem Sylën e njoh “si paren e kuqe” prej vitit më 1998!
» Fjalimi i Kolonel Ahmet Krasniqi, para grupit të oficerëve shqiptarë, më 8 mars 1998, në Gjermani, me rastin e emërimit të tij Ministër i Mbrojtjes i R. Kosovës.
» Për Ibrahim Rugovën... dhe Nënë Terezen...
» Sakharov Prize Network-European Parliament-Ibrahim Rugova (1998)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi