IMAM HUSEIN MENSUR EL-HALLAXHI (857-922)
Faqja 1 e 1

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
IMAM HUSEIN MENSUR el-HALLAXHI
(857-922)
Husein ibn Mensur el-Hallaxhi ishte siç ishte, një personalitet me një jetë të çuditëshme, të habitëshme, të mahnitëshme.
Emri i tij i plotë është: Imam Ebu Mughith el-Husein ibn Mensur el-Hallaxh el-Bejdevi el-Vasiti.
Lindi në vitin 857, në Medine el-Bejda, një katund i vogël në krahinën Fars, në jug të Iranit.
Qysh si fëmi kishte dëshirë për dituri. Kjo dëshirë erdhi duke ju shtuar, aq sa e mësoj përmendësh Kur’anin e madhëruar. Atëherë, i vazhdoj mësimet në qytetet Vasit, Tustar dhe Basra të Irakut, tek dijetari Shejh Sahl et-Tustari.
Studimet i ndoqi në Bagdad, tek dijetari më i njohur i kohës, Imam Xhunejd el-Bagdadi, si edhe tek dijetari i madh,
Shejh Amir el-Mekki, të cilët e mësuam, e edukuan, e frymë zuan me porosi hyjnore, e përgatitën edhe në rrugën shpirtërore…
Imam el-Hallaxhi ka shkuar tri herë në Haxhxh, në vendet e shenjta, Mekke dhe Medine. Herën e parë ka qëndruar një vit, kryesisht në vetmi , në Arafat, ka qëndruar në lutje, përmendje, përkujtim, gjithnjë në agjërim, me gjuhën e agjëruesit duke e madhëruar, falënderuar, emrin, emrat e Krijuesit…
Pesë vjet ka shetitur, ka vizituar vende e njerëz të shquar, nga Jemeni në Arabi, prej Kinës në Hindi. Ka qenë edhe në Horosan, Ahvaz, Sistan, Turfan deri në Turkistan.
Ka takuar, ka biseduar, ka debatuar me dijetarët më të shquar, si Shejh esh-Shibli, Shejh Ebu Jezid Bistami, Shejh en-Nuri dhe të tjerë dijetarë sufi…
Me këtë përvojë të madhe, që e kishte përfituar, Imam Mensur el-Hallaxhi kur u kthye në Bagdad ishte tashmë ndër njerëzit më të kulturuar, më të ndriçuar, më të shquar…
Kishte shumë miqë që e dojshin, por edhe shumë armiqë që e përgojojshin, e sulmojshin, e dënojshin…
Herën e parë është dënuar me tri vjet burg, sipas urdhnesës fetare, nënshkruar, lëshuar nga Imam ibn Daud el-Zahariu…
Herën e dytë është dënuar me tetë vjet burg. Kurse më në fund, me 26 mars 922, u dënue me vdekje. Sipas vendimit, i prenë duart, këmbët, kokën, i coptuan krahërorin, e dogjën në zjarr dhe hirin e hodhën në lumin Dixhle të Bagdadit…
Përse u torturue, masakrue Imam Mensur el-Hallaxhi ?
U torturue, u masakrue për shkak të fjalës: “Ene el-Hakk” (Unë jam I Vërteti apo e Vërteta).
Me këtë fjalë dëshironte të tregonte pozitën e tij shpirtërore të posaçme – Fena Filah, Beka Bilah (Shkrirjen tek Zoti, mbetjen tek Ai…)
Shejhu i tij, Imam Xhunejd el-Bagdadi, e kishte këshilluar me dashamirësi që të hiqte dorë, që mos ta përdorë këtë fjalë, meqë ai e kuptonte dhe dëshironte ta mbronte, por Imami i tha Imamit:
“Kini të drejtë zotëri, por mue më ka mbulue Dashuria E Zotit. Nuk shoh asgjë tjetër përveç Atij.”
Imam Xhunejd el-Bagdadi, në atë vendim, për ekzekutim, kishte shkruar:
”Sipas Ligjit Islamik, Sheri’atit, ai është fajtor. Sipas të Vërtetës në Brendësi, All-llahu e di.”
Pas vdekjes së Hallaxhit dijetarët myslimanë u ndanë: Një pjesë e quante qafir, kurse pjesa tjetër thoshte: Jo, nuk është qafir, por është martir, dëshmor, shënjtor…
Shejh Abdul Kadir Gjilani, për të mbrojur Hallaxhin, ka shkruar në librin e tij “Behxhetul Esrar” këto fjalë:
”Hallaxhi atë fjalë e tha me një gjuhë dehjeje të zemrës, me një zë të pa njohur nga populli”
Mevlana Muhammed Xhelaleddin Rumiu, duke e mbrojtur Hallaxhin, thotë këto fjalë:
“Shënjtorët e Zotit shumë herë, kur janë në gjendjën e hutimit, flasin të tilla fjalë. Pastaj, kur zgjohen kërkojnë ndjesë prej Zotit. Pra, fjala e Hallaxhit e këtij lloji është…”
Kurse, Shejh Ibn el-Arabiu shkroi posaçërisht një libër për të mbrojtur Imam Hallaxhin. Ky libër e ka titullin:
“Siraxhul vehhaxh fisherhi kelami Hallaxh” (Kandili i dritës për fjalën e Hallaxhit”.
Husein ibn Mensur el-Hallaxhi përveç që ishte Imam, Shejh, ka qenë edhe poet, shkrimtar…
Kryevepra e tij është libri “Kitab el-Tausin”, një libër
ku flitet rreth Njëshmërisë (Teuhidit)…Ka shkruar edhe shumë poezi kushtuar dashurisë, Dashurisë Hyjnore, ka shkruar poezi kushtuar mëshirës, Vulës së Pejgamberisë, Mëshirës Njerëzore…
Dhe më në fund, qe një poezi nga Hallaxhi, ku në Detin e Dashurisë ke mundësi të freskohesh, të lehtësohesh, prej mërzisë…!
NË DETIN E DASHURISË
Në detin e dashurisëNuk do të pushoj,Vazhdimisht do t'notoj.Lartësohem me valën,Pastaj përpiqemTë tërhiqemDhe vala më ndihmon.Por, fundosemPak më vonë...Atëherë,Dashuria më barti,Më hodhi,Shumë larg....Ku nuk ka asnjë shteg,Ku nuk ka asnjë breg...

Mexhid Yvejsi- Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009
Similar topics
» Mensur Salihu:Për kënd bien këmbanat?!
» IMAM XHUNEJD EL-BAGDADI (830-910)
» Mexhid Yvejsi: Imam Isa Hoxha
» Mexhid Yvejsi: Imam Beqir Maloki
» Imam Krasniqi:Ramushi e ka lëshuar rrugën e Zotit!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi