U varros atdhetari dhe humanisti Riza Lluka (Foto)
Faqja 1 e 1
U varros atdhetari dhe humanisti Riza Lluka (Foto)
U varros atdhetari dhe humanisti Riza Lluka (Foto)
Qindra qytetarë janë mbledhur sot në varrezat e qytetit në Pejë për t’i thënë lamtumirën e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, intelektualit dhe humanistit Riza Lluka, i cili ndërroi jetë dje. Ish- kryetari Komunës së Pejës, Ali Berisha, tha se Riza Lluka qëndroi lart, kur shumëkush e uli kokën.
Duke i dhënë lamtumirë e fundit Riza Llukës, në ceremoninë e varrimit, deputetja e AAK-së Melihate Tërmkolli, kujtoi fundvitet ‘80-ta, kohën kur ajo bashkë me deputetin e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, Riza Llukën, fuqishëm dolën në mbrojtje të institucioneve të Kosovës.Tërmkolli vlerësoi vendosmërinë dhe patriotizmin e Riza Llukës, duke thënë se ai guximshëm u shpreh kundër amendamenteve të Republikës së Serbisë me të cilat shuhej autonomia e atëhershme e ish-Krahinës së Kosovës.
Riza Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA, në krye me Anton Çettën gjatë viteve të ’90-ta.
Para se të përcillej për në banesën e e tij të fundit, u nderua nga familjarë, miq, kolegë e qytetar, në një mbledhje komemorative, që u mbajt në Teatrin e qytetit të Pejës.
Ai u kujtua si një njeri i hekurt ndaj sistemeve që kaloj, emri i të cilit posaçërisht lidhet me 23 marsin e vitit 1989, me veprimtarinë e çështjes kombëtare dhe me lirinë e të shkruarit dhe të folurit shqip.
Për institucionet e Komunës së Pejës, për miqtë dhe stafin e korporatës “Dukagjini”, Riza Lluka, ishte një misionar, emri dhe vepra e të cilit nuk do të vdesin kurrë.
Stafi i “Dukagjini-t” e kujtoj sot drejtorin e ndjerë si një njëri i cili luftoj për formimin dhe zhvillimin e mediave të pavarura shqipe. Në emër të stafit foli gazetarja, Xhenet Syka.
“Vepra e drejtorit do të kujtohet gjatë në kujtimet tona, në mendjet tona. Emri i drejtorit tonë, tashmë të ndjerë, lidhet edhe me një mision jashtëzakonisht të lartë njerëzor, që është misioni humanitar. Emri i drejtorit lidhet edhe me çështjen e jetimores “Jetimët e Ballkanit”, ku me iniciativën e tij, sot ushqehen më shumë se 500 njerëz gjatë ditës. Edhe ky ishte një projekt dhe një iniciativë e Riza Llukës”, ka thënë ajo.
Karriera politike e Riza Llukës mbetet e bujshme. Ai u kujtua, nga të pranishmit, si një njëri me tolerancë fetare dhe si një misionar i guximshëm i të shprehurit shqip, edhe atëherë kur kjo i rrezikonte jetën.
Nga miqtë e kolegët e tij që nga rinia, Riza Lluka u kujtua si kontribuues i madh në mbrojtjen e kauzës kombëtare, që nga rinia e hershme e deri në minutat e fundit të jetës së tij.
Miku i tij, Ferid Gjikolli, kujtoi se Riza Lluka është angazhuar me shumë përkushtim dhe sakrificë për të realizuar synimin e kombit shqiptar, që ishte çlirimi dhe arritja e Pavarësisë së Kosovës.
“Lirisht mund të them se riza ka qenë një njeri i madh me shpirt të fisnikëruar, një njëri i fjalës, një njëri me karakter të fuqishëm, një humanist, një njëri i dinjitetshëm dhe para se gjithash një atdhetar i madh, mos të them, një kolos nga atdhetari”, ka thënë ai.
Ish i pari i qytetit të Pejës, Ferid Gjikolli, tutje tha se Riza Lluka ka qenë arikulues me pikëpamjet e tij të qarta e të pastra për sensibilizimin e kërkesave, halleve, brengave e nevojave të popullit të tij, që ,siç tha Gjikolli, në mënyrë të shkëlqyer i ka paraqitur e i ka zgjidhur ato në Kuvend.
Edhe pse të pikëlluar, familja Lluka, gjeti forcën të falënderoj të pranishmit që nderuan të ndjerin me një minutë heshtje dhe pjesëmarrje në këtë akademi përkujtimore.
Gent Lluka, i biri i të ndjerit Riza Lluka, tha se sot po e përjetojnë një humbje tejet të madhe.
“Në emër të familjes Lluka, nga zemra iu falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në këtë orë komemorative. Në këto çaste dhimbje e pikëllimi, për humbjen e madhe të babit të dashurit tonë Rizës, në emër të familjes Lluka, iu faleminderit shumë, iu kthefshim për të mirë”, ka thënë ai.
Për Riza Llukën, kishte shkruar poezi edhe mbesa e tij Renisa.
Me disa fjali, Riza Llukën, e kujtoi edhe ish kryetari i Pejës, Ali Berisha.
Ai e kujtoj si një njëri që dha për Kosovën në periudhat shumë të rëndësishme për të. Kontribuoi në pajtimin e gjaqeve dhe ndihmoi UÇK-në.
Ish-kryetari, Ali Berisha, mes tjerash tha se Riza Lluka qëndroi lart kur shumëkush e uli kokën.
“Riza Lluka, gjatë gjithë jetës së tij qëndroj drejtë, ishte gjithmonë parimor, i guximshëm dhe gjithmonë atë që e mendoj, atë edhe e tha dhe ashtu veproj. Në kohë të vështira për Kosovën, kur ndoshta një pjesë e madhe e politikanëve të asaj kohe strukeshin nën tutelën e një regjimi të fuqishëm gjakatar të Serbisë, Riza lluka i tha jo atij regjimi”, ka thënë ai.
“Historia do t’ia bëjë një vend padyshim. Unë mësova nga ky njeri shumë. Do të më mungoj”, tha Berisha.
Telegrame ngushëllimi për familjen Lluka u dërguan edhe nga shumë institucione, shtetërore e komunale, parti politike e organizata të ndryshme.
Riza Lluka gjatë tërë jetës së tij u dallua si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe si politikan aktiv. Ai u lind në vitin 1943 dhe ndërroi jetë dje në orët e paradites, me datë 25 nëntor 2014.
Ishte delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990 dhe anëtar e Kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe Punë Komunale në ish-Dhomën e Punës së bashkuar të Kosovës.
Riza Lluka njihet edhe si kundërshtar i amendamenteve të Republikës së Serbisë, me të cilat shuhej autonomia e atëhershme e ish-KSAK-së dhe ka votuar kundër këtyre ndryshimeve në vitin 1989.
Riza Lluka ishte deputet i Kuvendit të republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998).
I ndjeri Riza Lluka, ditët e fundit të jetës së tij ishte në krye të RTV Dukagjini, në postin e drejtorit. /Telegrafi/.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Horror/ Magjistari varros veten të gjallë (Foto)
» Me pikëllim u varros, Ali Podrimja!
» Humanisti gjerman Rupert Neudeck: politikanët e Kosovës janë kriminelë!
» Vdiq veprimtari dhe atdhetari Abdyl Krasniqi
» HYSEN GERVALLA- ATDHETARI I PASHUAR I QESHTJESË KOMBËTARE
» Me pikëllim u varros, Ali Podrimja!
» Humanisti gjerman Rupert Neudeck: politikanët e Kosovës janë kriminelë!
» Vdiq veprimtari dhe atdhetari Abdyl Krasniqi
» HYSEN GERVALLA- ATDHETARI I PASHUAR I QESHTJESË KOMBËTARE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi