Dimal Basha:Kur viktima bëhet vrasës
Faqja 1 e 1
Dimal Basha:Kur viktima bëhet vrasës
Dimal Basha:Kur viktima bëhet vrasës
Shpesh dyshoj se shumë shqiptarë nuk kanë ide kur flasin për demokracinë dhe vlerat që janë pjesë e saj. Kur ju kujtoj ngritjen e dy gishtave nëpër demonstrata gjatë gjithë atyre viteve, argumentet dhe mënyra e të menduarit nga shumë prej tyre më japin të konstatoj se kërkesa për demokraci nëpër protesta ka qenë çlirimi nga një okupator. Aty ndalin. Me demokraci nënkuptojnë vetëm largimin e Serbisë nga Kosova.
Shënim: Ky shkrim u publikua nën kujdesin e publicistit Fahri Xharra dhe Zëri.info
Nëse i pyet më në hollësi e kupton se arsyet pse shqiptarët dhe serbët nuk kanë arritur të jetojnë në paqe dhe harmoni ka qenë abuzimi i politikës diskriminuese serbe që historikisht nuk ka lejuar palën shqiptare të mendojë dhe jetojë i lirë. Pra, pala shqiptare ka kërkuar të gëzojë të drejtat dhe liritë e një njeriu të lirë që demokracia ofron. Mirëpo demokracia është një pako vlerash që përfshin të drejtat dhe liritë e secilit, duke përfshirë këtu liritë e individit dhe të drejtë e tij të shprehë mendimin ndryshe edhe atëherë kur ofendon ndjenjat e shumicës.
Mirëpo sot kemi një numër të madh individësh që nuk janë dakord me mendime ndryshe me arsyen se i ofendon ndjenjat e tyre. Pra kemi këtu një cikël vicioz ku me fjalët e Mamdanit, viktimat janë shndërruar në vrasës. Me fjalë tjera, këta që kanë ngritur dy gishta nëpër protesta duke kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre, sot janë kthyer në rolin e agresorit dhe kërkojnë që t’i mbyllin gojën atyre që nuk ndajnë një bindje të njëjtë me ta.
Këtu marrin pjesë figura të turbo-estradës sikur Gold AG, ku përmes një fjalori të rrugaçëve arrin të fitojë një mbështetje të madhe tek një numër i madh i qytetarëve që besoj se janë në një amnezi kolektive. Duke mos harruar të shtoj se soji i një rrugaçi merr primatin t’i ligjërojë popullit për moral e vlera. Tani mendoni vetë se ku qëndrojmë si popull kur një këngëtar që, për mendimin tim ende nuk di as shkrim as lexim, merr primatin e kalifit dhe na tregon se kush na qenka atdhetar e kush fetar. Është e dhimbshme kur soji i tij flet për mbrojtjen e të drejtave të gruas dhe shqetësimi më i madh i tij është mbulimin e leshit të kokës së tyre. Pra sipas injorancës së tij progresi i gruas mbetet mbulesa që është kryekëput sistem patriarkal që historikisht është përgjegjësi kryesor për shkeljen e femrës në shoqëri.
Duhet kuptuar se këngëtarë të sojit të tij përdoren vetëm si mjet për të arritur qëllimin nga hoxhallarë parashutistë, të cilët të njëjtën kohë veprat e tij i konsiderojnë si “haram”. Në njërën anë hoxhallarët e çmojnë si aleat, në anën tjetër thonë se vetë muzika e tij është haram. Paradoksi tjetër i kësaj aleance gjithashtu vërehet tek atdhetaria që këta shesin. Këngëtari flet për vlera shqiptare e për flamurin me dy krerë derisa hoxhallarët e konsiderojnë haram shqiponjën në flamur.
Unë besoj se ky do të vazhdojë të mbetet shumë i famshëm edhe pse rrethanat e liga nuk e justifikojnë gjendjen që gjenden shqiptarët sot, ato me siguri se janë indikatorë për sjelljet e individëve si soji i tij. Mirëpo, gjithashtu duhet të kujtojmë se fama është relative. Mund të mbahesh mend ku nderohesh me gjenerata por edhe mund të mbetesh i famshëm për vepra të turpshme. Unë besoj thellë që injorant si ky, dhe të gjithë ata që sot besojnë në gjuhën e tij, do të mbetet një anë e errët e historisë dhe jam shumë i sigurt se fama e tyre mbetet një moment i ngrirë në kohë që askush nuk do ta kujtoj kurrë sepse sado e ngadalshme që të jetë, rrota e historisë i shkel injorantët.
Me gjithë gjuhën e urrejtjes, unë nuk besoj se këtu kanë nevojë për mbrojtje elita politike. Mbi të gjitha kanë nevojë për mbrojtje rinia që mund të identifikohen me injorante të tillë. Kjo sidomos bëhet e nevojshme kur kemi arsim te dobët, një ekonomi ku mbi 70% janë të papunë, dhe një makineri propagandistike me predikime fetare fundamentaliste.
Herët a vonë, shqiptarët do të përqafojnë vlerat demokratike ku secili do të ketë të jetojë si të dojë, të dua kë të dojë, të vishet si të dojë, dhe të shprehë mendimin si të dojë. Ky popull herë do kur do të ushqehet me vlera që do të përmbysin kohërat ku të pamoralshmin flasin për moralin dhe të pandershmit flasin për nderin.
Me apo pa dashjen tonë, mendimet do të mbesin të lira pasi fatmirësisht ka mjaft individë që përkujdesjen e një vlere më madhështore se fama njëditore dhe nuk do të ketë hapësirë ku autoritetet për fe e atdhe mbesin injorantë që nuk dinë shkrim e lexim. Ata që thërrasin të vrasin mendimin ndryshe dhe linçimin e të gjithë atyre që nuk ndajnë bindjen e njëjtë nuk dallojnë me sistemin komunist të Enver Hoxhës apo edhe fashizmin serbosllav ku shtypeshim sepse kërkonim të flasim, mendojmë dhe besojmë ndryshe. Fatmirësisht besoj se kjo është një anomali e përkohshme, por prapë është e dhimbshme sepse pa vetëdije viktima po shndërrohet në vrasës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dimal Basha:Pse besimtarët dhe jobesimtarët duhet të pajtohen me ofendimin si pjesë e lirisë së shprehjes
» Dimal Basha:Lamtumirë LDK!
» Dimal Basha:Burdushat brenda Universitetit të Prishtinës
» Qosja: Lulzim Basha është vrasës
» Dimal Basha Amerikës nuk i duhet Kosova, kurse Kosovës Amerika gjithmonë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi