Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dimal Basha:Lamtumirë LDK!

Shko poshtë

Dimal Basha:Lamtumirë LDK! Empty Dimal Basha:Lamtumirë LDK!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 17, 2014 1:41 pm

Dimal Basha:Lamtumirë LDK! 551453_10151522169893744_1066561540_n

Dimal Basha:Lamtumirë LDK!

Një fjalë e bukur që i atribuohet ish-presidentit të famshëm, Abraham Lincoln, thotë, “nëse dëshironi të provoni karakterin e një njeriu, jepni atij pushtetin”. Sot, kur për herë të parë kemi fituesin e humbur në krye të pushtetit, ai shumë shpejt tregoi se nuk heziton t’i linçojë të gjithë që i bëjnë ballë turpit të tij.
Fillimisht më duhet të pranojë se kam pas menduar se LDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e kaluara dhe atë jo për shkak se Isa Mustafa me një avaz të stërvjetruar ofronte ndryshim, por duke menduar se qytetari do ta votonte LDK-në më shumë për të ndëshkuar PDK-në sesa që kishte ndonjë shpresë te LDK-ja. Megjithatë, siç e dimë të gjithë, z. Thaçi me një solo kampanjë pastroi gjithçka që kishte para vetes duke e bërë LDK-në të dukej ajo çka në të vërtetë ishte, një parti mediokër pa asnjë gjasë të mbetet parti serioze opozitare.
Mirëpo sot kur z. Mustafa shijoi pak pushtet, qytetarët ballafaqohen me qëndrime paradoksale të tij. Sipas të gjitha rrjedhojave që u përjetuan për sa LDK-ja ishte në opozitë, mbetet të konstatohet se ose z. Mustafa duhet publikisht t’i kërkojë falje z. Thaçit dhe partisë së tij se nuk janë e keqja e madhe e këtij vendi, siç deklaroi për rrafsh katër vjetët e fundit, ose duhet të pranojë se vota kundër tij nga parlamentarët e LDK-së ishte qëndrim parimor që ky nuk iu përmbajt. Qëndrimi i deputetëve të partisë suaj ishte ajo që t’i triumfove për gjithë këto vite dhe prandaj nëse beson se ke qenë gabim, atëherë ose kërko falje publike për qëndrimet ndaj PDK-së, ose bëhu i sinqertë dhe prano se derisa disa anëtarë mbajtën premtimin dhe ishin parimorë, ti bëre një “salltë” politike për të mbijetuar në politikë personalisht.
Them për të mbijetuar personalisht sepse sikur të gjithë të tjerët, edhe ti pas gjithë disfatave asnjëherë nuk pate moralin as përgjegjësinë që të tërhiqesh nga pozita e të parit të partisë. Fillimisht humbe zgjedhjet në 2010. Pastaj, siç e dimë, me duar në xhepa, arrite ta humbësh edhe Prishtinën kundër të gjitha gjasave sepse ishte vendi i vetëm që njihej si Drenica e LDK-së. Së fundmi, kur papritmas befasove për të mirë duke deklaruar se do të tërhiqesh nga pozita e të parit në parti nëse humb zgjedhjet, prapë dole edhe i humbur, por edhe joparimorë. Përveç që nuk dhe dorëheqje, lidhe koalicion duke propaganduar se ishit për bashkim për të luftuar të keqen e madhe. Asokohe kishe vënë zonjën Osmani në front për të luftuar këtë të “keqe” dhe komentoje në rrjete sociale duke i quajtur “brilante” paraqitjet e saja. Kurse sot zonja Osmani dhe disa të tjerë brenda natës u bënë “tradhtarë.”
Prandaj, nëse dikush duhet të mbahet përgjegjës për dështimet e LDK-së dhe mungesën e parimeve jeni ju. Juve do të duhej të “linçoheni” nga sfera publike sepse, nën një, ju dështuat elektoratin duke pësuar këto disfata të njëpasnjëshme dhe, nën dy, gjithashtu jeni ju që premtuat elektoratit dhe atyre deputetëve se do të qëndroni ballë fjalës së dhënë për të luftuar të “keqen e madhe” kur papritmas pranove të bëhesh pjesë e saj. Me pak fjalë, ju z. Mustafa keni sakrifikuar gjithë partinë për të shpëtuar kokën tuaj dhe apetitet e një klani të ngushtë.
Elektorati ndoshta është i dëshpëruar me manovrat e tua të pandershme, mirëpo kjo ka pak rëndësi sepse tani keni marrë ato pak vota të tyre dhe sigurisht se nuk ndjeni përgjegjësi ndaj tyre, por çka mbetet e mahnitshme janë veprimet e tua për të linçuar ata pak që qëndruan pas teje derisa ti i udhëhoqe në humbje të njëpasnjëshme, kurse sot ata deputetë janë të vetmit që qëndruan në rrugën që ti e braktise. Kjo është ajo liria e të menduarit që ju do ta avanconi gjatë kësaj qeverisje? Këto janë ato principet e demokracisë që ju do t’i mbroni aq me zell?
Për fund, dëmtimi i pak deputetëve në stilin e një udhëheqësi autoritativ nuk është ndonjë dëm i madh në krahasim me dëmin që i ke bërë kësaj partie gjatë këtyre katër vjetëve. Nëse flitet për të keqen e madhe, ju do të mbeteni e keqja më e madhe për LDK-në, sepse, për mendimin tim, humbja e zgjedhjeve të fundit në kombinim me veprimet mashtruese ndaj elektoratit dhe koalicionit do të mbesin gozhda e fundit e varrosjes së kësaj partie dhe përgjegjës për këtë jeni ju. Sot, kur z. Thaçi të dha atë gjysmëpushtet që kurrë se keni ëndërruar, ju përnjëherë shpërfaqët karakterin tuaj të vërtetë, që doli të jetë i një diktatori i ligsht nën hije. Tani kur keni kthyer tutat nga deputetët tuaj, duke i quajtur joparimorë sepse nuk ndoqën rrugën që ti e nise dhe brenda natës e braktise, është koha që së paku t’i kërkoni ndjesë publike z. Thaçit dhe elektoratit të PDK-së për ofendimet ndaj tyre për gjithë ato vite.



Dimal Basha:Lamtumirë LDK! 10849889_10152561993159077_3560649513070288147_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi