Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgjegjës për situatën e krijuar është edhe ministri Buja, po aq sa veteranët

Shko poshtë

Përgjegjës për situatën e krijuar është edhe ministri Buja, po aq sa veteranët Empty Përgjegjës për situatën e krijuar është edhe ministri Buja, po aq sa veteranët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 04, 2014 7:32 pm

Përgjegjës për situatën e krijuar është edhe ministri Buja, po aq sa veteranët
Përgjegjës për situatën e krijuar është edhe ministri Buja, po aq sa veteranët Largea_12_07_14_30875_gjergji1417705988


Në një qëndrim të dërguar mediave, Rexhep Gjergji i cili është shef i Departamentit te Matematikes ne UP ka thënë që këta protestues sot kanë marrë bajrakun e turpit, anarkisë dhe vetëgjyqësisë duke bërë përgjegjës Ministrin Ramë Buja


Në vijim reagimi i Gjergjit:


Situata para dyerve të UP-së sot është shqetësuse. Ata që veten e quajnë vlera të luftës dhe pjesë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kanë marr në dorë bajrakun e turpit, bajrakun e anarkisë dhe të vetëgjyqësisë. Është shqetësuse të shohësh një grusht analfabetësh, profiter të luftës dhe të paqës, se si kanë vendosur të vënë standarde të reja akademike në Kosovë. Ata kanë vendosur të pamundësojnë përpjekjen e rektorit Zejnullahu për të vënë rend, ligj dhe standarde akademike në UP. Nëse të tillët realizojnë synimet e tyre, dyert e Kosovës në fushën e integrimeve europiane edhe në fushën e shkencës dhe arsimit të lartë do të mbyllen hermetikisht. Pas reportazhit të mbrëmshëm në RTK, në lidhje me këtë problematike, këta kapadai që e kalërojnë Kosovën si kalë pa zot, do të duhej të ishin para përgjegjësisë e jo te lihen të lirë dhe të pengojnë punën normale të UP dhe te japin ultimatume.
Luftëtarët e vërtetë për lirinë dhe pavërsinë e Kosovës angazhohen për rend, ligj, liri, zhvillim e demokraci të Kosovës.
Po kaq trishtuese është edhe sjellja e të ashtuquajturëve intelektualë të Kosovës të cilët me heshtjen e tyre e miratojnë këtë diktaturë që duan të vënë “vlerat e luftës” në Kosovë. Po e përsëris për të satën herë që rektorit te UP-se, prof Zejnullahut, i duhet mbështetje, që ti jepet mbështetje Kosovës.
Përgjegjës për situatën e krijuar është edhe ministri Buja i cili me koketimin e tij me këtë profil luftëtarësh i ka nxitur në anarki dhe rrugaqëri ndaj UP./BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi