Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të gjithë me 10 Qershor në Prizren!

Shko poshtë

Të gjithë me 10 Qershor në Prizren! Empty Të gjithë me 10 Qershor në Prizren!

Mesazh nga Rrebele Mon Jun 08, 2009 8:07 pm

Njoftime



Të gjithë me 10 Qershor në Prizren!



1878
Lidhja është gjallë
1878 – Shqiptarët po sulmoheshin.
Fqinjtë nga të gjitha anët synonin tokat shqiptare.
Ata zgjeroheshin – ne rrudheshim.
Ata ishin të bashkuar që të na ndanin neve.
Atëbotë në Prizren u mblodhën krerët shqiptarë të të gjitha rajoneve.
Ata u mblodhën për t’u bashkuar dhe organizuar.
Për ta shpëtuar popullin dhe trojet shqiptare.
Krijuan ushtrinë, administratën, shkollat… u bënë gati ta krijojnë Shqipërinë dhe t’i mbrojnë shqiptarët.
Më 10 Qershor Lidhja Shqiptare e Prizrenit I mbush 131 vjet.
Atë ditë Prizrenin do ta veshim kuq e zi.
Do të ektë kremtë, këngë dhe valle, do të ketë histori dhe të tashme shqiptare.
Do ta kujtojmë të kaluarën dhe rëndësinë e saj për të sotmen.
Do të bashkohemi që ta kuptojmë rëndësinë e bashkimit.
Në Kryeqytetin Shqirtëror të Shqiptarëve Do të JEMI NJË

Rrjeti i Organizatave Shqiptare
Sponzor medial TV Opinioni Prizren

AGJENDA E PROGRAMIT FESTIV

Në shënimin të 131 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( 1878-2009 ), më 10 Qershor 2009 në Prizren RrOSh organizon këto aktivitete:
09:00 - 09:20 Hapja solemne para Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
09:20 – 18:00 Hapja e panairit të artizanateve, Sheshi Shatërvan
10:00 – 14:00 Tryeza mbrëkombëtare “ Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së Prizrenit “ në Hotel “ Theranda “, Prizren
10:00 – 18:00 Defileu i ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore nga Sheshi Shatërvan deri tek muzeu.
10:00 – 19:00 Hapja e ekspozitës me fotografi të ngjarjeve historike, nga trashëgimia kulturore dhe natyrore e viseve shqiptare, Sheshi Shatërvan
10:00 – 19:00 Hapa e ekspozitës me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptarë, në kompleksin e Hamamit.
12:00 - 13:00 Parada e motoçiklistëve të shoqatës “ Shqiponja “ nga Prizreni dhe viset tjera shqiptare, Unaza e qytetit – sheshi Shatërvan.
14:00 – 16:00 Defileu i tifozëve Kuq e Zi, sheshi Shatërvan
19:30 – 21:00 Ndezja e flakadanëve në kalanë e Priztrenit dhe marshuta drejt Muzeut të LShP-së.
21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive të sheshit Shatërvan.
21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive ( caffe bar “ 2000”, caffe bar “2”, S’COBAR, The Room)



Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi