Thaçi i frikohet Vetëvendosjes
Thaçi i frikohet Vetëvendosjes
Thaçi i frikohet Vetëvendosjes
Foto - Bota sot
Ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kësaj radhe është treguar më i kujdesshëm kur vjen fjala të llogaridhënia. Ai përmes nënkryetarit të tij në parti, tani kryetar i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veselit, ka bërë çmos të shmangë sikletin që do të mund të kishte gjatë raportimit të tij në komisionin parlamentar të Kuvendit të Kosovës. Ky komision në legjislaturën e kaluar udhëhiqej nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, e për ish ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, nuk ishte fare e lehtë dita kur duhet të raportonte në këtë komision.
Jeton Kelmendi, analist politik i tha Bota sot se edhe kësaj radhe Thaçi, dëshmojë se jo rastësisht është “gjarpëri”, sepse njëjtë me dinakëri bëri edhe ndarjen e resoreve tjera ku do të mund të ushtrojë pushtet.
“Zoti Thaçi nuk ka frikë nga dy partitë opozitare, partia e Haradinajve dhe partia e Limajt, por gjithsesi zoti Thaçi ka frikë nga Vetëvendosje e Albin Kurtit, për faktin se kjo lëvizje nuk ka ndonjë të metë , ose traditë pushteti dhe nuk ka ku të kapet që t’i akuzojë. Ai i quan ata të majtë dhe ata po e pranojnë se janë të majtë, prandaj këtu ka përdor një taktik, që nëse Vetëvendosje do të ndeshet, le të ndeshet me LDK-në, duke i lënë kështu Vetëvendosjes komisionin për legjislacion dhe mbikëqyrje të financave publike, meqë ky sektor udhëhiqet nga LDK-ja’, tha Kelmendi për Bota sot.
Njohësi të zhvillimeve politike, Nehat Hyseni i tha Bota sot se ndarja e komisioneve, si forume apo trupa punues të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë për detyrë dhe në kompetencë shqyrtimin paraprak të çështjeve të caktuara dhe pastaj ia përcjellë qëndrimin e vet Kuvendit, janë tejet të rëndësishëm. Prandaj, zakonisht në praktikën parlamentare të botës demokratike, drejtimi i tyre i lihet më tepër opozitës, në mënyrë që të shërbejnë si korrektues të vendimmarrjes së shumicës parlamentare, duke i siguruar hapësirë më të madhe për shprehje të qëndrimeve dhe opsioneve të veta lidhur me çështjet dhe përgjithësisht me punën e Kuvendit.
Por kjo nuk ndodhi kësaj radhe kur ministria e punëve të jashtme është në duart e Hashim Thaçit, dhe komisioni për politikë të jashtme po në duart e njerëzve të Thaçit.
“Tani, meqë ministër i punëve të jashtme është Hashim Thaçi, kryesimi i këtij komisioni i është dhënë PDK-së! Kjo praktikë është jodemokratike, meqë injoron rolin korrektues të pushtetit që ka opozita në shoqërinë demokratike. Pa opozitë të mirëfilltë, nuk mund të ketë demokraci dhe qeverisje të mirëfilltë dhe të përgjegjëshme’ tha Hyseni.
Analisti Nehat hyseni tha po ashtu se arroganca e shumicës qeverisëse aktuale, që u instalua më 8 dhjetor 2014, pas ngërçit politik gjashtëmujor, paraqet rrezik të madh she alarm për demokracinë parlamentare në Kosovë.
Sepse, pa i siguruar opozitës vendin e merituar në jetën parlamentare, nuk Ka demokraci të shëndetshme. Prandaj, shumica parlamentare, duke e shmangur rolin e opozitës, realisht, po e vret demokracinë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi Vetëvendosjes: Mos plaçkitni!
» FER-i i bashkohet Vetëvendosjes
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Vetëvendosjes i ikin dy deputetë
» Mujota reagon ndaj Vetëvendosjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi