Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Fokus nga Dimal Basha

Shko poshtë

Në Fokus nga Dimal Basha Empty Në Fokus nga Dimal Basha

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2015 3:46 pm

Në Fokus nga Dimal Basha 12247010_10153710059083744_1995498734134459766_n



Në Fokus nga Dimal Basha

Pra erdh aty ku edhe u prit prej manipuluesve. Sa poshtë ka ra ai katund prej labilave e pakurrizorëve. Shih kronologjinë:
1. Fillimisht e denojnë sulmin.
2. Pastaj kërkojnë që mos m'u mërzit shumë sepse nuk po i përçojmë njejtë mërzitë dhe simpatitë për viktima. 
3. Më tej dalin flasin se "terroristat" nuk duhet fajësuar për barbarinë e tyre. Terroristat me ngulm thonë se ne jemi përgjegjës, por ekspertat t'u përzi çajin e rusit insistojnë se Amerika me aleat janë fajtorë, e jo terroristat që masakruan mbi 120 njerëz të pafajshëm. 
4. Dhe tash janë n'përfundim e sipër të teorive konspirative ku fillojnë të konstatimet se si terroristët kanë qenë agjentë të vet Francës, CIA-së e MOSAD-it.


Këto janë rrjedhat që kanë ndodh në Paris gjithmonë sipas një grupi t'madh studentësh që vazhdojnë studimet në Facebook me profesorë si Labi, Flori Mumajasi dhe disa pseudo-intelektualë që ndajmë mendime t'përafërta me ta.

Kaq për majtistët regresivë që bajnë politika globale me kamë përmi shporet druve. Kurse me ju thanë drejtën më së shumti m'dhimben ata që kanë mbet e s'dijnë çka me shkru. Janë ba razi m'i qu durt nalt m'i akomodu terroristat.

E di që nji numër i madh me mujt i kapni f'mit e nesër ikni prej aty. Po tash nëse se keni këtë mund'si, mos harroni se i keni dy zgjidhje. E para, ja keni borxh fmive t'juv me ngrit zanin e me thirr t'keqen t'keqe. E dyta, kujdes te fëmijët. Interneti ka t'mirat e veta miq, veq kujdes te fëmijët tuaj se tu marrë parasysh që zhvillimi i mendimit kritikë është zero, probabiliteti që me ra viktimë e ideve ose ideologjive t'poshtra është shumë i lartë. Qe rrini indiferent te dyjat, e paguni ju, po hala ma shume gjeneratat qe kane me ju percjellë.

Javë t'mbarë te t'anve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi