"Legjenda" Agim Bahtiri më 2014 zbatoi me përpikëri thëniet e Visar Arifajt

Nga oponentët politikë ishte vlerësuar që në fillim si një mashtrues, i cili e përdor gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve të Mitrovicës për të përfituar politikisht. Në garën elektorale, në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ai kishte hyrë thuajse krejt rastësisht, duke qenë një figurë krejt e panjohur në sferën politike. Premtimet e tij marramendëse dhe kritika e ashpër ndaj ish kryetarit të Mitrovicës, Avni Kastrati, pastaj edhe ndihma e ofruar nga LDK-ja në balotazh, kishin bërë që Bahtiri ta fitojë betejën për të parin e Mitrovicës.
Bahtiri gjatë fushatës njihej për premtimet e tij megalomane dhe lëvdatat për veten. Në këtë aspekt ai ishte politikani më “kreativë”, madje më shumë se kryetari lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, transmeton Telegrafi.
Gjatë fushatës Bahtiri prezantonte “investitorë” gjermanë të kultivimit të kërpudhave në zonën e Mitrovicës, që do të investonin në vlerë prej mbi 10 milionë eurove dhe do të hapnin njëmijë vende të reja pune. Në fakt, premtimet për punësime ai i vazhdimisht rriste: nga 3500 deri në 15 mijë! Bahtiri madje premtoi se televizorët do të prodhohen në Mitrovicë dhe se ekspertët do të vijnë nga Japonia e Koreja e Jugut. Po ashtu, ai ceku fabrikën tjetër për riciklimin mbeturinave, që sipas tij do të kushtojë 43 milionë euro.
Por, nga premtimet e tij për fabrika nuk doli asgjë. Madje, nga ato punësime që janë bërë, thuhet se janë familjarë të tij. Për akuzat për nepotizëm, Agim Bahtiri u arsyetua: “71 mijë banorë të Mitrovicës janë familja ime e ngushtë”!
Ndërkaq, ndaj akuzave se nuk ka punuar asgjë si kryetar i Mitrovicës, ai thotë: “Ju mendoni që nuk kam bo, po unë kam bo shumë"! Ai madje tregohet shumë “modest” dhe thotë se “do të mbetet legjendë për 50 vitet e ardhshme".
Duke mos pranuar se nuk i mban fjalët, Bahtiri nuk heziton ta japë një premtim tjetër.
“Brenda muajit do ta hapi fabrikën (e kërpudhave). E kam një plan tjetër, por nuk e tregoj se është sekret”, tha ai më 6 tetor. Por, fabrika askund!
Barrikada me zhavorr e beton mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, e vendosur tre vite më parë nga strukturat paralele serbe të veriut, është hequr më 18 qershor rreth orës 5:00 të mëngjesit. Bahtiri nuk hezitoi të thoshte se ai ishte meritor për këtë. Por, kur barrikada nuk u hoq po u zëvendësua me atë që njihet si “Parku i Paqes”, ai bëri një kërcim: “Durimit i ka ardhur fundi. Kjo barrikadë duhet të hiqet sonte. Nëse jo, atëherë do ta shihni nesër”, ka kërcënuar Bahtiri më 21 qershor, për ta shtyrë këtë “ultimatum” për vitin 2015.
Partia e Fortë jepte premtime plot ironi, si mjeti më i fortë kundër politikës së ditës. Kryetari lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, thoshte: "Ajo që mund të them për të gjithë qytetarët që votojnë për ne është se ne premtojmë që nuk do të mbajmë asnjë premtim” apo “Qytetarët tanë duhet me i besu fjalëve tona, jo me u marrë me veprat tona”. Nëse Arifaj me këto thënie parodizonte me realitetin, Agim Bahtiri këto thënie i bëri realitet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Bahtiri kalon në LDK? (Foto)
» Bahtiri: S'ka marrëveshje - Minatorët vazhdojnë grevën
» Bahtiri: Jemi afër pezullimit të grevës së minatorëve
» Bahtiri: Thaçi më tha se s’ka siguri në Veri për ta rivarrosur Boletinin
» Bahtiri: Kalimi im në LDK ishte shaka, heqja e barrikadës dhe shtëpitë do të nisin shpejtë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi