Situata e re po e ndryshon kancelaren?
Faqja 1 e 1
Situata e re po e ndryshon kancelaren?
Situata e re po e ndryshon kancelaren?
E guximshme, luftarake, emocionale, të gjitha cilësi, që nuk të bien në mend menjëherë për të karakterizuar "gruan më të fuqishme në botë" (sipas revistës Forbes). As në deklaratën qeveritare mbi sulmet terroriste në Paris Angela Merkel nuk e ngriti zërin, nuk shtrëngoi as grushtin dhe nuk u përlot. Po çfarë i shtyn komentatorët në Gjermani të bëjnë vlerësimin, se kancelarja është duke ndryshuar?
Merkel dhe Hollande në Paris 11.1.2015
Argumenti 1: Kjo fotografi, një shkrepje e çastit gjatë marshimit në Paris: Kancelarja e ftohtë, që ka evituar gjithmonë afërsinë fizike me homologët e saj, mbështetet te presidenti francez, mbyll sytë, ka një pamje të butë, emocionale. Me sa duket asgjë nuk është e rastësishme në pamjen e Angela Merkelit.
Argumenti 2: Ajo mbron në mënyrë demonstrative muslimanët në Gjermani. Fare qartë kancelarja gjermane, kryetare e CDU, përqafon thënien e presidentit të mëparshëm gjerman, se edhe islami i përket ndërkohë Gjermanisë. Kjo është me të vërtetë e re: Në vitin 2010 ajo nuk ia miratoi Wulff-it këtë thënie, tani e ka përdorur vetë atë, dy herë brenda katër ditësh. Për herë të parë gjatë vizitës së kryeministrit turk të hënën. Pastaj pasoi një breshëri kritikash prej partisë së saj, partisë simotër CSU, prej American Jewish Congress, dhe shumë zgjedhës të saj nuk janë të bindur për këtë. Megjithatë ajo e përsëriti të gjithë citatin sërish në deklaratën qeveritare.
Argumenti 3: Angela Merkel pozicionohet qartë kundër demonstratave antiislamike të Pegida-s, zgjedh fjalë emocionuese, flet për urrejtjen dhe ftohtësinë, që vëren në disa zemra. Ajo i kujton përgjegjësinë secilit qytetar, që bashkohet me Pegida-n. Nuk dihet se sa e madhe është mbështetja për këto marshime proteste, e atyre që heshtin, megjithatë ajo rrezikon që edhe këtu të humbasë elektorat.
Kundërargument? Për kancelaren thuhet se qeveris në bazë të sondazheve, sipas bindjeve të popullatës. Daljet e saj në publik, fjalimet, gjestet e saj në këto katërmbëdhjetë vite në vështrim të parë flasin një tjetër gjuhë. Por në fakt Angela Merkel ndjek atë, që ka nisur javët e fundit jashtë zyrës së kancelarisë së saj. Shoqëria gjermane i thotë lamtumirë konsensit të rehatshëm në dukje. Ajo ri-ideologjizohet, del në rrugë me dhjetëra mijëra vetë, pozicionohet - edhe pse deri diku me ngurtësi - dhe kërkon të njëjtën gjë edhe nga përsonat në udhëheqje. Angela Merkel në deklaratën e qeverisë ka kërkuar reflektim demokratik. Por demokraci do të thotë gjithmonë edhe konflikt, që zhvillohet me argumente. Të gjithë, edhe kancelarja, duhet të dalin nga zona e rehatisë. Procesi ka filluar. / dw
Angela Merkel që prej sulmeve terroriste islamiste në Paris duket sikur ka ndryshuar. Fjalë të qarta, qëndrime pa ekuivoke, gjeste emocionale. Po zbulon bota një grua të re në krye të Gjermanisë?, pyet Dagmar Engel.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëria po ndryshon
» Shqipëria po Ndryshon
» Ndryshon Kosova e Re
» Spanjollët i ndryshon Washingtoni
» Xhelozia. ( Te vret, te cop'ton, dhe ne fund, te ndryshon )

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi