Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës Eqrem Kryeziu ka ndarë me miqtë e tij në një eksperiencë për liderin historik të LDK’së. “Diku më 1992, në një mbledhje të Kryesisë, Kryetari Rugova lexonte listën e të propozuarve për një komision. Më ra në vesh një emër që e dija personalisht se kishte marrë fushatë të egër e të paskrupullt diferencimi, ish zyrtar i lartë i epokës së Rrahman Morinës” ka shkruar Kryeziu. "Pse, bre djem, s'po kallëzoni?" kishte thënë Rugova derisa sipas Kryeziut e kishte fshirë emrin e të propozuarit.