Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fitim Dreshaj:O ti i mjerë Erald Selca, Rugova nuk është kryetradhëtar, por kryehero i vendit tim, Kosovës !

Shko poshtë

Fitim Dreshaj:O ti i mjerë Erald Selca, Rugova nuk është kryetradhëtar, por kryehero i vendit tim, Kosovës ! Empty Fitim Dreshaj:O ti i mjerë Erald Selca, Rugova nuk është kryetradhëtar, por kryehero i vendit tim, Kosovës !

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 23, 2015 1:37 am

Fitim Dreshaj:O ti i mjerë Erald Selca, Rugova nuk është kryetradhëtar, por kryehero i vendit tim, Kosovës ! Fitimi1-486x420



Fitim Dreshaj:O ti i mjerë Erald Selca, Rugova nuk është kryetradhëtar, por kryehero i vendit tim, Kosovës !

(Reagim ndaj shkrimit të Erald Selcës)


Vështirë, shumë vështirë të rri indiferent, e mos t’ia them dy fjalë”shqiptarit” Erald Selces, i cili edhe pas nënte viteve të shkuarjës në amshim të heroit tim, shpëtimtarit të këtij vendi dhe të këtij populli, presidentit Rugova.
Ky mjeran, ende vazhdon të gjuan gurë, dru e baltë mbi presidentin, madje në shkrimin e tij të fundit, si budalla që është merr guximin dhe presidentin Rugova e quan qyqar, mjeran, frikacak dhe kryetradhëtar.
O i mjeri Erald, Ti sa herë qe të merr urija për bukë, zgjohe dhe shkarravitë kundër presidentit, sepse keshtu të japin urdhën mesuesit tuaj, në kembim të një cope të vogël bukë…
Pse merre me Rugovën, pse, pse nuk e len të qetë, aty në varr. Pse merre me Rugovën. Pse mundohe kot, kur nuk të ndëgjon njeri ? Ndalu e mendo pak, ndalu, se je i vogël, nuk je askushi, pos një qen i lidhur me zingjir dhe i cili leh sa herë të thot i zoti i shtepisë.
Merre me rugovizmin, pa pasur as me të voglën njohuri se çfarë do të thot “rugovizëm” O Ti i mjeri Erald, o i pa ditur, o matrapaz. Rugovizën nuk do të thot kapitullim, por qëndrim e luftë me mjete paqësore deri në fitore, rugovizem nuk do te thot turp, por krenari, nuk do të thot deshtim, por triumf, nuk do të thot frikë, por trimëri e kurajo, nuk do të thot urrejte por dashuri, rugovizën nuk do të thot perqarje por bashkim për një kauzë të madhe.


Rugovizëm do të thotë vendosmëri për çlirim nga robëria…!


Je kundër, e po ta nxën rrugën shtatorja e presidentit në Prishtinë, por po ta them, rri i qetë se edhe përkunder dëshirës tuaj, shtatorja e presidentit do të qendron krenare, do vazhdon të jet aty, e ta zbukuron kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, derisa t’i thonë bukës bukë, e ujit ujë. Do të qendron aty, derisa të ketë shqiptar. Madje sa për njohuri, një e tillë në shenje mirënjohje për jetën dhe veprën e tij, do të ngitet edhe në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranë. Me dëshirën tuaj, apo pa të, kjo shumë shpejt do të ndodhë, për të vazhduar në Shkup dhe gjithëandej qyteteve shqiptare, ku valon flamuri kuq e zi, gjitheandej ku flitet gjuha shqipe, kudo ku ka shqiptar.
Ibrahim Rugova është hero, bashkë me Gjergj Kastriotin-SKENDERBEUN , Ismail Qemajlin, Nëna Terezën dhe Adem Jasharin janë figurat më të ndritura të kombit tonë.
Rugova, lindi trim dhe vdiq si shpëtimtar dhe si hero!


Mos ki merak Erald Selca…!


Nuk është turp të shkosh në Velani e të perkulesh pranë varrit të tij, ashtu si kanë vepruar, ish-presidenti Sejdiu, Ish-kryeministri Thaqi, presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa, kryetari i AAK’së Haradinaj e shumë personalitete të tjera shqiptare dhe ndërkombëtare. Të shkosh në Velani e të perkulesh para varrit të presidentit nuk është turp ashtu si thua ti, por është detyrim, obligim dhe krenari…
Turp, madje turp ma të madh, sa veshtirë ta paramendo se mund t’ia thot koka dhe ta shkruan dora e një shqiptari se Zhabir Zharkun ta quash burr trim, atdhetar e hero, e Rugovën mjeran, frikacak e kryetradhëtar nuk ka.
Ky është turp e perkrye turpi, këtë mund ta thot dhe shkru vetëm Ti, Erald Selca.
Ti udhëzon 45.65% të qytetarve të Kosovës të shkojnë në psikiatri, me arsyen se pse katër herë radhazi e votuan LDK’në dhe Rugovën e jo krahun e luftën, këtë sugjerim mund ta jep vetëm një i sëmur mental, vetëm Ti, Erald Selca.
Ne qytetarët e Kosovës jemi mirë, ndihemi krenar dhe të lumtur për votën dhe besimin qe i kemi dhën në atë kohë katër herë radhazi LDK’së dhe presidentit Rugova.
Ai i cili duhet të shkon për kontrollë të psikiatri je ti, por s’pari shko dhe bëj analizat e ADN-s.
Ai i cili e quan kryetradhëtar, dhe nuk e vlereson punën dhe veprën e presidentit Rugova, Ai person veshtirë se ka ndonjë pikë gjak shqiptari…!


Unë dyshoj se Ti, Erald Selca je shqiptar.!


Ti, i mjeri Erald, u bënë thirrje historianëve ta heqin emrin e Presidentit Rugova në librat shkollor, qe nxënesit mos të mesojnë për emrin e Rugovës, nese jo për presidentin atëherë për ken të mesojnë, për Titon, Boron e Ramizin apo për Milloshin, Radnin e vogël e Cipiripin e Besjanës, qe me shumë dashuri i ke zbukuruar emrat e tyre në shkarravinën tuaj të fundit?!
E akuzon Rugovën se nuk nderoj kurrë asnjë deshmor, por ti si i pa ditur dhe mashtrues të them e ta bëjë me dije se presidenti Rugova nderoj me urdhrin me të lartë “Hero i Kosovës” Adem Jasharin, Ahmet Krasniqin, Agim Ramadanin, Sali Çekaj etj. 
Çfarë janë këta mjeran ? Ke ndegjuar ndonjëher për emrin e tyre?
Urdhri”Hero i Kosovës” është dekorata më e lartë shtetrore…!
Mos e harro këtë..!


Për fund!


Mjerani dhe mercenari Erald, Rugova nuk lindi quqar ashtu si thu, dhe as nuk vdiq i tillë. Ai lindi dhe u rrit jetim, pa baba. 
Tërë jetën e tij ja kushtoj lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.
Rugova lindi trim, u rrit si trim dhe atdhetar, dhe vdiq si triumfues dhe hero.
Ai është heroi im !
Është shpetimtar dhe hero i Kosovës dhe si te tillë, me deshirë apo pa deshirën tuaj, historia do ta e shkruan të tillë.
Nxënesit në shkollë po e mesojnë si Gandin e Ballkanit, po e mesojnë si një çlirimtar dhe kyehero te vendit të tij, sepse i tillë ishte, dhe i tillë do të jetë gjithëmonë.
Mos u mundo kot, i mjeri Erald.!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi