Istref Haxhillari: Shpërfillja e Gjergj Pekmezit
Faqja 1 e 1

Shpërfillja e Gjergj Pekmezit
Nga Istref Haxhillari
Në historinë e përndritur të kulturës pogradecare me shtresëzim të gjerë në gjerdanin kombëtar, doktor Pekmezi, figurë zulmëmadhe e kohës kur jetoi dhe punoi, zë vend qendror tejet të nderuar. Përkushtimi i tij në shërbim të çështjes shqiptare është i shumanëshëm, me vlera përfaqësuese.
Ishte dijetari ynë zbuluesi dhe botuesi i memorandumit të famshëm të 20 qershorit 1878 që Vaso Pasha dhe Sami Frashëri i dërguan Kongresit të Berlinit, inisiativë e çmuar e vetëdijes kombëtare ndër ato vite, përkundër lakmisë së fqinjëve grabitqarë. Në vitin 1904 themeloi në Austri Shoqërinë Kulturore “ Dija ”. Më tej, 1920 - 1924 dhe 1926 - 1928, konsull nderi i Shqipërisë në Vjenë. Me shpirt amëtar dhe mendje dijetari nëpër arkivat e Vjenës mblodhi 8177 faqe të shtypura, në të cilat zbulohen qendrimet e fuqive të mëdha të Europës në dëm apo në të mirë të çështjes kombëtare në harkun kohor 1871 - 1894 që u botuan pastaj në dy vëllime të mëdha. Pekmezi do të krijonte shtratin gjermano - austriak për të tjerë dijetarë, që ndoqën rrugën e tij në vitet e mëpastajmë, midis tyre Lasgush Poradeci dhe Eqeram Çabej. Përkthyes i Komisionit ndërkombëtar për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913 mbetet i unikal akti i tij i hedhjes së monedhave një turme fëmijësh në Korçë, të udhëzuar e paguar të flisnin greqisht për t’u treguar të huajve se ato troje nuk ishin shqipëtare. Kur zunë të mbledhin monedhat e Gjergjit fëmijët harruan porosinë e të huajve dhe po shanin shqip njëri- tjetrin. Anëtarët e Komisionit buzëqeshën plot kuptim, ndërsa gënjeshtarët heshtën të turpëruar. Këto e shumë të tjera, që po t’i përmendim kapërcejnë caqet e shkrimit të një gazete, formësojnë pa asnjë mëdyshje përmasën atdhetare të tij. Më 1908, pas një pune stërmadhe botoi në Vjenë studimin shkencor “Gramatika e gjuhës shqipe” më e para vepër gjuhësore mbi të cilën u përqendruan dhe morën ngasje gjuhëtarët e mëpastajmë. Bashkautor, po më shumë se kaq, nxori në dritë punimin e rëndë “Bibliografia shqipe”, i pari në këtë lloj dhe më 1913 botoi “Libër mësimi e leximi i shqipes” shoqëruar nga një fjalor shqip-gjermanisht me 3000 fjalë. Në vitin 1916, nisur nga ndihmesa e tij veçan të tjerëve në fushë të shqipes, u caktua kryetar i “Komësisë letrare shqipe” i ngritur për të çuar më përpara gjuhën letrare që zuri fill në Kongresin e Manastirit. Së bashku më albanologun Nahti Gali dhe Ndre Mjedën studjoi të folmen e Elbasanit që kulmoi me shkrimin “Përkujtime mbi çështjen e një gjuhe të përbashkët shqipe”. Dijetari ynë përshtati në shqipen e kohës dhe botoi në Vjenë “Bleta shqipëtare” të Thimi Mitkos. Botimet e Pekmezit u bënë të gjitha në gjuhën gjermane jo pse atë e njihte në mënyrë të përkryer, porse kërkonte t’i drejtohej një publiku të gjerë, të kulturuar për të kuptuar në tërë gjerësinë xhevahirin e harruar e pluhurosur të shqipes, ndër më të vjetrat gjuhë të Europës. Nuk është e rastit që albanologët më të shquar nëpër kohët e mëvonshme ishin gjermanfolësit e mirënjohur, nxitur nga punimet e Pekmezit, të cilët i përqasi tek ne gjuhëtari tjetër i shquar, Eqerem Çabej. Ç’mund të bënte më shumë një personalitet i mësuar e i ditur në atë kohë? Përmasa kulturore është vlera më mahnitse në gjerdanin e artë të veprës së doktor Pekmezit...
Por, si një çudi e pakuptuar, vepra e tij madhore lëkundet mes njohjes dhe mosnjohjes, vlerësimit të plotë dhe mosvlerësimit të ndihmesës së tij të pazakontë. Edhe sot e kësaj dite mungon një përmbledhje e plotë e shkrimësisë së tij ku ai shpaloset gjuhëtar, mësues, studjues, atdhetar, diplomat, një ndër shqiptarët më të kulturuar të kohës së tij. Autori i këtij shkrimi nuk e ka mundësinë t’i përkushtohet një ndërmarrjeje të tillë që do ta dëshironte së tepërmi, po synon të nxitë sadopak gjuhëtarët, të merren seriozisht me këtë vepër madhore që do të nderojë edhe më të mirin studiues të kohës së sotme.Përkundër kësaj nisme të pamundur do të përpiqem të hedh dritë në një fushë interesante disi të panjohur të Pekmezit si mësues i gjuhës shqipe në trevat malore të Pogradecit.
Lindur më 1872, pasi mbaroi arsimin fillor e pastaj tre vite të mesme, me dëshirë të madhe për të mësuar dhe në pamundësi udhëtimi drejt Europës ku mund të realizonte ëndrrën e tij, ndërpreu përkohësisht mësimet për të siguruar të ardhurat e nevojshme. Ishte viti 1887, kur merr rrugën e gjatë e të vështirë për në Llëngë të Mokrës si mësues i të parës shkollë shqipe të krahinës. Adoleshenti i etur për të mësuar, rritur në një mjedis qytetar të kulturuar, inteligjent prej natyre iu përkushtua me tërë energjinë e moshës këtij misioni të madh. Vetëm pak muaj pas çeljes të së parës shkollë shqipe në Korçë do të sillte në Llëngën e largët librat e para shqipe me alfabetin e Sami Frashërit. Por mbeti i çuditur kur aty, në mes të maleve, pikasi abetare shqip të futura fshehur nga patriotët mokrarë shumë kohë para tij. Gjeti në atë vend me hire natyrore mbresëlënëse njerëz të mençur, të dashur e të dhembshur që iu bënë prindër të dytë. A ishte e rastit kjo e papritur e këndshme në atë mëngë të largët të maleve në juglindje të Shqipërisë? Natyrisht jo. Përgjatë vijës Egnatia, krahas Voskopojës, Shipckës, Grabovës, Llënga njihet ndër vendbanimet më të herëshme shumë thellë kohës së thinjur. Ngritur në fillim si një kastel ( kështjellë ), përanë rrugës, në motet përkëtej u fuqizua e zhvillua vrullshëm dhe u shndërrua në qytezë. Sipas një dokumenti të vitit 1580 fshati kishte ato vite 196 familje dhe radhitet ndër më të mëdhatë e qytezave të sanxhakut të Ohrit. Mitropolia e Llëngës ushtronte shërbesat fetare në tërë malësia e krishterë të Korçës. Është i famshëm manastiri i Shën - Marenës ndërtuar në vitin 1750. Vendi ku qëndronte e mbrojti nëpër vite nga rrebeshi i sertë turk, që kudo nëpër fshatra e qytete prishnin kisha e manastire dhe ndërtonin në vend të tyre xhami. Që atëhere deri ditët e sotme, venë aty mijra njerëz për t’iu lutur virgjëreshës të gjejnë shërim për plagë të trupit dhe shpirtit. Banorët patën çelur vite më parë një shkollë greke ku mësohej edhe vllahçe nga një prift vendali. Mërgimtarët sollën nga vendet ku punonin libra shqip, po asnjeri nuk dinte mjaftueshëm të lëçiste në këtë gjuhë, deri atëhere e panjohur.
Ardhja e Gjergjit në mjedis të etur për të mësuar gjuhën shqipe
Ardhja e Gjergjit i përngjiste shiut në një thatësirë tejzgjatur. Mjedisi pjellor i etur për të mësuar gjuhën e tyre, shpirti patriotik dhe mikpritja vendase i dhanë mundësi djaloshit nga qyteti të tregojë, duke mësuar edhe vetë përmes punës, aftësitë mësimdhënëse. Në mungesë të programeve të mirëfillta, ( ato kohë mësimi i gjuhës sonë ishte i ndaluar nga administrata turke ) krijon vetë një sistem, ku vendin e parë e zinte nxënia e shkrimit dhe këndimit shqip, pastaj aritmetika, historia e Shqipërisë dhe botës, gjeografia etj. Nxënësit e tij ishin gjithfarë, nga mosha e njomë tek burrat e pjekur dhe gratë duarlyer nga brumi i bukës, ardhur me nxitim të dëgjonin magjinë e gjuhës shqipe shpalosur nga ky çunak që s’ta mbushte aq syrin. Zbriste në qytet rrallë të çmallej me njerëzit e tij, po sidomos të mblidhte libra e fletore për nxënësit që e prisnin të kthehej mësuesin e këndshëm.
Për shkak të numrit të kufizuar të nxënësve në Llëngë, Gjergji e shtoi punën e tij si mësues shëtitës nëpër fshatra të tjerë për të rritur pagesën dhe ndihmuar në përhapjen më të gjerë të shqipes. Në mësim harrohej pas tingëllimës së mrekullueshme të gjuhës sonë, historisë së Skënderbeut, maleve e fushave të Shqipërisë, legjendave dhe bëmave të të parëve tanë nëpër rrjedhat e historisë. Fjalët e tij mbeteshin në mendjen e atyre që e dëgjonin dhe kapërcenin kohën nga njëri brez tek tjetri.
Në vitin 1978, kur isha në Llëngë për punën time si inspektor i arsimit, kam takuar një burrë të moshuar që më çuditi kur tha se në Mokër ka qënë vetë Skënderbeu kur nisi të bëjë Arbërinë.
- Nga e di? - e pyeta.
- Ia ka thënë tim eti Gjergji, - ma ktheu, po nuk dinte të thoshte më shumë se për cilin bëhej fjalë. Në mjegullnajën e kohës shkëlqente pa pushuar si një xhevahir xixëllues emri i mësuesit të ditur.
Edhe më vonë kam dëgjuar të tjerë, që thoshin kur përmendnin ndonjë gjë të mençur.
“ Kështu ka thënë Gjergji ”.
I pavëmendshëm, atëhere nuk u vura rëndësi këtyre fjalëve dhe as e dija kush ishte Gjergji që e përmendnin të moshuarit, deri vonë kur mësova se jehonte kështu nëpër kohë Pekmezi i paharruar, ngulitur thellë në kujtesën e njerëzve.
Përmbi Llëngë, shpella e famshme e Nikës, limer i përhershëm i komitëve të Shahin Matrakut dhe Tun Kokoneshit sa herë i përndiqte i huaji, u bë një nga klasat e shumta të mësimit. U fliste burrave që kishin lënë shtëpi e katandi ndjekur kush nga hasmi i huaj e kush nga ai vendas për Shqipërinë, nevojën e bashkimit për të luftuar turkun e grekun që kërkonin copëtimin e vendit. Komitët i thithnin fjalët e djaloshit të mençur dhe mbusheshin me shpresë. Gjergji u bë mësues e mik i ngushtë i atyre burrave që e deshën si askush tjetër rioshin gojë ëmbël.
Po Llënga dhe malësia e tërë u bënë shkolla e parë ku ze fill gjuhëtari, historiani, atdhetari dhe mendimtari i ardhshëm. Aty mblodhi gjuhën e virgjër të vendësve, zakonet e tyre të mira e të liga, virtytet dhe veset, përkushtimin për fenë dhe kulturën e lashtë, ritet në gëzime e hidhërime. Si një makinë e kurdisur për punë natë e ditë, regjistroi gjithçka me etje dhe shpirt të qëruar. Kështu Mokra dhe Gjergji i ri, në mënyrë të ndërsjellë për dy vite rrjesht i dhanë njëri - tjetrit gjithë ç’mundën e ç’dinin, po më shumë se çdo gjë shpirtin e kulluar e të hijshëm si vetë trojet e begata dhe shpirti i dijetarit të ardhshëm.
Më tej, mësuesi u largua, ngjiti me shpejtësi shkallët e dijes dhe u bë burri që i shërbeu si pak të tjerë vendit të tij. Në Mokër nuk dinin gjë për këto se njerëzia, zënë me punët e përditshme të mundimshme, nuk kishin shumë kohë, po brez pas brezi u kujtua ai djali i mençur që pat qenë njëherë e një kohë në këto anë. Fjalët e tij nuk u harruan kurrë. Në kuvende burrash të menduar për hallet e vendit, nëpër historinë e trazuar mokrare dëgjohej shpesh të përmendej:
“Siç thoshte Gjergji… ”.

Tema
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Istref Haxhillari: Samanda
» Istref Haxhillari: Lasgushi ndryshe
» Monda Korca: kRISJE E SHPIRTIT TE HEPUAR NE MOTE!-iNTERVISTE ME SHKRIMTARIN ISTREF HAXHILLARI,BISEDOI :RAIMONDA MOISIU
» ISTREF NUSHI - QILJETA
» Halit Bogaj: Istref Begolli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi