Agron Tufa: Hyrje në psikanalizën e fshatit tonë
Faqja 1 e 1

Hyrje në psikanalizën e fshatit tonë
Nga Agron Tufa
Kur Ben Shporta u kthye nga studimet, e emëruan menjëherë përgjegjës sektori të Kooperativës së Bashkuar. Djalë simpatik, shtatlartë e kaçurrels, me një fytyrë bardhoshe e të qeshur, gjithë energji djaloshare, ai i përshkonte njëlloj me një të ecur sportive si rrugicat e fshatit, ashtu dhe parcelat e fushave të mbjella dhe, gjithkund, ndiqej me admirim e një zili pa të keq, si mishërimi i njeriut të lumtur e fatbardhë, si një krijesë që s’kishte lidhje me mërzinë e madhe jeshile që pllakoste njerëzit me jetën e rëndomtë të fshatit, të cilëve u këputej kërbishtja gjithë ditën e lume midis malit e fushës, në shi e në dëborë, në zheg e acar.
Si për ta bërë edhe më të përlargët distancën midis tij e fshatarëve, në krye të vitit Beni ia këputi një martese dhe solli në fshat një nuse bukuroshe nga kryeqyteti, duke e bërë edhe më përrallore idenë e lumturisë në atë kaurdisje mërzimadhe varfërie, punësh, mllefi e intrigash. Beni me bukuroshen e tij të largët, Albën, me të cilën thoshin se kishte qenë i dashuruar vitin e fundit të Institutit, nuk kalonin, por vërtiteshin së bashku, duke i përshkuar rrugicat e fshatit tonë të madh me një vals të ngadaltë, që s’kishte të sosur, të ndjekur nga buzëqeshjet e pavullnetshme të gjindjes gojëhapur. Çdo gjë dëshmonte tek çifti i ri një shije, finesë, larmi e gusto të parënduar, e cila përshtatej me thjeshtësinë e mjedisit, pa u përsëritur dy ditë e njëjta.
Kuptohet se kontrasti i çiftit lumturak ishte aq i fuqishëm e demonstrativ, sa jo vetëm me fshatin dhe kooperativistët që s’kishte lidhje, por as me njerëzit e shtëpisë, me të cilët banonte. Beni ishte shkollari, i përkëdheluri, që e kishte puthur ylli i fatit në ballë dhe njerëzia thonin: “Qenka bërë për të kjo botë!”. Vëllezërit e tjerë të Benit ishin njësoj si gjindja tjetër - punëtorë të pavënë re, të pambajtur, thuajse anonimë; ata nuk dalloheshin për asgjë të veçantë nga pjesa tjetër e fshatarëve. Një sforco, një artificë ndjehej në sjelljen e të vetëve me çiftin, sforcim të cilin e diktonte prania thuajse jotokësore e nuses së bukur kryeqytetase.
I vetmi që s’e prishte asnjë grimë terezinë ishte i ati, Sabahudin Shporta. Ai vazhdoi si më parë të sillej si e kishte zakon, të fliste me një zë të ngadaltë e me shprehje të mjegullta, të pinte nga kutia të njëjtin duhan të grirë “Polic”, të cilin e dridhte me gjethen e vet, i sigurt në ritualet e veta - ditën, duke bërë ndonjë punë të vogël në ograje, duke thurur ndonjë gardh, duke prerë ndonjë ferrë a tëharrur ndonjë barishte, ndërsa mbrëmjeve - duke hequr me nge tespihet e zeza. Ky plak, me mustaqet e zverdhura nga nikotina dhe kësulën e bardhë, ishte i vetmi që nuk u impresionua as nga i biri, as nga nusja e tij bukuroshe. Përkundrazi, karshi tyre u bë më i heshtur e fjalëpakë, pa ndërhyrë e madje, pa pyetur për punët e tyre.
Ishte një njeri tjetër, me të cilin Beni kalonte pjesën më të madhe të kohës, si para, ashtu dhe pas martesës. Ky ishte kryeagronomi i kooperativës, Lori, një djalë mjaft i sjellshëm e i pashëm nga Korça, me të cilin thoshin se Beni kishte patur miqësi të ngushtë që në vitet e para të Institutit të Kamzës. Shpeshherë Beni nuk kthehej darkave në fshat, pasi e kalonte në qytet, në shoqërinë e Lorit dhe bashkëshortes së tij, Dorinës, një mjeke e re, me të cilën, me sa dukej, njiheshin gjithashtu që nga koha e studimeve. Shëtisnin së bashku deri në xhiron më të fundit të darkës, mandej ose uleshin e darkonin në restorant “Turizmi”, ose mblidheshin në shtëpinë e Lorit dhe të nesërmen, të dy miqtë, ktheheshin së bashku në punët e kooperativës. Sigurisht, kishte plot raste kur edhe Lori rrinte në fshat, edhe vetëm, edhe me nusen e tij, por gjithsesi, Beni e mësynte më shumë shtëpinë e mikut jabanxhi, ngaqë si duket, e tërhiqte qyteti që edhe pse i vogël, ishte i paqtë, miqësor dhe i stolisur mirë.
Pasi u martua Beni, vajtje-ardhjet fshat-qytet u dendësuan edhe më shumë, falë edhe miqësisë së vrullshme midis dy nuseve të reja, çka e përforcoi miqësinë e tyre. Por edhe tani, ishte çifti nga fshati ai që mbetej më shpesh mysafir tek çifti jabanxhi. Miqësia midis këtyre katër intelektualëve të rinj ishte bërë mjaft e njohur, si për fshatrat e kooperativës së bashkuar, ashtu dhe për qytetin; ajo, sigurisht, binte mjaft në sy, pasi ishte mjaft e dukshme, e lirë dhe shpërfillëse për çdo lloj parametri paragjykues. Tek e fundit, çiftet e reja shijonin në maksimum thuajse të gjitha ngjarjet kulturore, pak a shumë të rëndësishme, që kishte ai qytet, pa shpërfillur asgjë: filmat e rinj apo të vjetër në kinema, shfaqjet e teatrit profesionist, koncertet dhe skeçet e Shtëpisë së Kulturës, librat e rinj dhe bibliotekën, madje dhe ndeshjet e futbollit e volejbollit - në të gjitha aktivitetet, si gjithmonë, ata shkonin të katërt, së bashku.
Duhet të ketë qenë një nga kulmet e miqësisë së tyre dhe s’dihet se si, një ditë, njëri nga të dy burrat, Lori, hodhi idenë e një lidhjeje edhe më të ngushtë midis tyre: të pinin gjak e të bëheshin vëllamë. Ideja qe pranuar me ngazëllim nga të dy çiftet dhe, ashtu siç ishin, të katërt, u përqafuan e u shtrënguan vëllazërisht e motrarisht, gjersa ngazëllimi ra paksa në fashë, për t’ia lëshuar vendin procedurës ritualore, sepse kjo ide frymëzuese për çiftet duhej vulosur me zbatimin e përpiktë të një repertori të tërë solemnitetesh. Pasi qenë informuar për rregullat, Benit i mbetej të pyeste në e jepte bekimin i ati për atë lidhje vëllamësh me gjak, si qëmoti. U ul një buzëmbrëmje dhe ia tha thjesht e troç të atit gjithë nijetin që kishte. Sabahudin Shporta vazhdoi të rrëkëllente tespihet mes gishtave dhe nuk foli, a thua se nuk kishte ndier fare çfarë i tha i biri. Përkundrazi, e urdhëroi nusen kryeqytetase, me të njëjtin ton siç bënte me nuset e tjera, t’i piqte një kafe. Heshtja në dhomë ishte e tillë, sa dëgjohej shkoqur rrëkëllima monotone e tespiheve midis gishtave, duke ndjekur ritmikisht tingullin e pakët të përplasjes së kokrrave njëra pas tjetrës: ngëc, ngëc, ngëc... Nusja e Benit ia la vjehrrit tabakanë me filxhanin avullues të kafes bashkë me një gotë ujë, mandej doli nga dhoma praptazi, pa e kthyer shpinën, ashtu siç bënin edhe rejat e tjera të Sabahudinit, por në këtë ritual të nuses së re, më shumë kishte diç kryengritëse dhe përqeshëse, se sa natyrshmëri rituali. Sabahudin Shporta e ndoqi me sy, derisa ajo tërhoqi derën pas vetes; mori filxhanin, rrufiti një hurbë të trashë e të nxehtë, mandej u vu të dredhë nga kutia një cigare të trashë mbi një gjethe të prerë sipas një katërkëndëshi shtrembaluq. E kishte thithur cigaren e re dhe shtëllunga e dendur e tymit, e ndehur me plogështi përreth fytyrës së tij, i bënte ato tipare dhe më të largëta e indiferente karshi halleve të të tjerëve, sa s’denjonte as të interesohej, as të kthente përgjigje. Kështu mendoi Beni dhe u mat të ngrihej. Pikërisht atëherë i ati foli:
- Mendon menjimend se të duhet mendimi im, apo e ke vendosë me kandarin tand?
- Përderisa të pyes...
- Dhe ti, do t’i rrish asaj që them unë?
- Po ti fol njëherë, babë...
- Unë flas për ata që dinë të dëgjojnë. Por po qe se ke ardhë me më ble mendjen, harroje... Nuk ke për ta marrë vesh.
- Epo mirë, babë... meqenëse të pyeta, cila është përgjigja jote? – tha Beni gjithë pasiguri e shtërzime.
- Përgjigja ime mund të jetë, sipas rastit, një “jo” e vogël dhe një “Jo” e madhe.
- Më përdrejt, babë, a mundesh?
- Ma përdrejt? Po more... Por duhet me m’u gjegjë dhe ti trup e drejt. Kujt i shkoi mendja të parit me u lidh vëllam me gjak?
- Kjo, babë, mendoj se s’ka rëndësi... – mërmëriti Beni.
- Allahile! Vjen e më pyet për gjënë ma me rëndësi dhe tani don me më kallzu se çfarë asht me rëndësi e çfarë jo? Po a e din mor ti, se ç’do me thanë me ba nji vlla tjetër, përveç atyne qi t’kan ba nana e baba?!
- Nuk desha të them atë, babë. Më fal... Po qe se është e rëndësishme për ty, ta them, pse jo. Të parit, mendja për vëllam i shkoi Lorit.
- Pse po don me u ba vëllam me Lorin? A je në gjendje me ma shpjegue pa farë zori, me dy fjalë?
- Sepse njëmend e duam njëri-tjetrin si vëllezër... kemi mendime e shije të përbashkëta... njihemi që nga koha e studimeve dhe e di se më do dhe ai si vëlla.
- Mirë, mor bir... mirë. Ti e do një përgjigje, - tha Sabahudini dhe kapi prapë tespihet duke i tërhequr para-mbrapsh, çregullt. – Atëherë përgjigja ime sonte është një “jo” e vogël, por nuk po të pengoj. Mblidhuni kur ta vendosni darkën këtu dhe atëherë do t’ju vë të dyve të kapërceni një provë. Nga ajo provë varet ose një “Jo” e madhe, ose një “Po” e madhe.
Plaku nuk foli më, por as Beni nuk e nguci më tej, edhe pse gjithë mbrëmjen rrahu të depërtojë në përgjigjet e mjegullta të plakut. Por, gjithsesi, Beni me mendjen e vet e mori si miratim. Kështu, në krye të javës, u mblodhën aty në fshat të dy çiftet. Në oborrin me avlli të kullës trekatëshe vej e vinin amvisat duke bërë darkën. Dëgjoheshin të qeshura. E ëma e Benit me rejat e veta e kishin larë e ndërruar gjithë shtëpinë, sa ajo ndriste pasqyrë.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Agron Tufa: Hyrje në psikanalizën e fshatit tonë
Ndërsa bëheshin përgatitjet e fundit para shtrimit të darkës, Beni dhe Lori me nuset e tyre, në prani të vëllezërve të tjerë të heshtur, diskutonin për këngët e reja të festivalit të majit. Nga arat përtej frynte një fllad i butë poleni që vinte prej grunoreve në kallëza, i cili përzihej me aromën e ëmbël të hallvasë në oborr. Pemët e larta përskej avllisë, të ndriçuara nga një hënë e verdhë, dukeshin si fotografi të lashta me celuloid të zbehur. Në intervalet e heshtjes nëpërdridhej metrika e këngës së bulkthave. Pas pak duhej të mblidheshin në dhomën e ngrënies. Vetëm Sabahudini nuk kishte zbritur ende nga oda e tij. Më së mbrami, ai dërgoi një nga nipërit e vet të lajmëronte çiftet e reja të ngjiteshin lart, në odën e tij. Tersllëku i parë ndodhi duke ngjitur shkallët: Alba kishte shkelur, me gjasë, skajin e fustanit të saj tepër të gjatë dhe, pa arritur ta mbajë drejtpeshimin, ra, u rrokullis me shpejtësi, por për fat, e priti Lori. Ai e mbajti me dy pëllëmbët në kraharor, duke u përpjekur ta ngrinte, ashtu siç qe ajo, përmbys, dhe thjesht e pyeti i shqetësuar, nëse ka pësuar gjë. Edhe Beni që ktheu vërtik nga kreu i shkallëve, e quajti rastësi krejt të pastër (ndonëse s’i erdhi mirë), faktin që pëllëmbët e mikut të tij, që përpiqej ta ngrinte Albën, qenë shtrënguar pas gjinjve të saj, të cilët, ashtu trajtëplotë, pas gjithë asaj rrokullisjeje kishin shpërthyer jashtë, e tash, me gjithë lakuriqësinë e tyre, preheshin në kupat e pëllëmbëve të Lorit. Ai pati kujdesin delikat t’i sprapste ato nën fustanin e Albës dhe dukej shumë i shqetësuar. Po për fat, Alba s’kishte pësuar gjë dhe ata i ngjitën shkallët dhe hynë në odën e Sabahudinit. Ky i priste këmbëkryq në një shilte rrëzë oxhakut. Pasi u përshëndoshën me të, ata pritën çfarë do t’u thoshte plaku. Por ai heshti. Mandej si me bezdi u hodhi çifteve një vështrim pyetës.
- Ju prisni t’ju them ndonjë gjë të madhe... Apo jo? Unë jam nga ata që as nuk i dëgjoj, e as nuk i flas fjalët e mëdha. Kam dëgjuar shumë gjatë gjithë jetës sime dhe ka kohë që s’u zë besë. Por ju... jeni brez tjetër, rini tjetër... Ju vëllezër jeni pa pirë gjakun e njëri-tjetrit. Ashtu do të ishte më mirë... Megjithatë, unë nuk ju pengoj, por (ai u kthye nga Beni), meqenëse im bir këmbënguli, simbas zakonit, të them fjalën time... e bekoj a jam kontra, atëherë, siç ia kam thënë dhe Benit, unë do t’ju shti të kapërceni një provë të vogël... mos u trembni... Masandaj ua them mendimin tim të vërtetë. Jena dakord?
- Dakord, xha Sabahudin! – thirri Lori, me dy duart e ngritura lart.
- Dakord, babë, - tha dhe Beni, duke u përpjekur t’ia qëllonte çfarë po bluante i ati plak.
- Atëherë gjegjmëni mirë: ti djalë, - iu drejtua ai Lorit, - shko e ulu kambëkryq në shilten te dritarja, kurse ti, - i tha Benit, zër shilten kundruall mikut, te muri, ballas e karshi me të.
Lori dhe Beni u ulën këmbëkryq, kundruall njëri tjetrit, njëri pranë dritares, tjetri rrëzë murit dhe prisnin pa kuptuar gjë. Sabahudini nxori sahatin e xhepit, e hapi si një qepë të çarë përgjatas dhe tha:
- Ti, moj nuse, - duke iu drejtuar Albës, - shko dhe ulu në prehërin e mikut dhe do të ngrihesh kur të të them unë. Edhe ti, moj nusja e Lorit, shko e ulu në prehërin e Benit dhe do të qëndrosh derisa të të them unë.
Dy gratë e reja buzëqeshën të habitura dhe rrinin në mëdyshje.
- Po pse, baba? – pyeti e hutuar Alba.
- Psehin e di unë. Shkoni e uluni ju thashë! - dha urdhër Sabahudini.
E para shkoi Alba, gjithë pasiguri, duke këqyrur herë plakun, herë Benin. Por më në fund u ul, siç i thanë, drejt e në prehërin e Lorit. Edhe Dorina u ul në prehërin e Benit.
Atëherë Sabahudini tha se mund të flisnin dhe vijoi ta mbajë orën e xhepit para syve. Meqenëse askush nuk po fliste, foli Sabahudini:
- Sipas rregullit dhe kanunit, byrazeri, vëllau i gjakut, asht vlla ma i shtrenjtë se ai që ta ka ba nana e baba. Ata nuk i ndan as e mira e as e liga. Me ndodhë me vdekë njeni prej vllamëve, babë për fëmijët e tjetrit asht vllami gjallë, kurse e shoqja e tij asht motër, që i bindet, e pret, e përcjell dhe e merr mbrapa kahdo. Po qe se nuk e keni kuptue kaq gja, at’herë kot e keni marrë mundin me u ba vllama. E unë tash do ta kqyri, a jeni menjimend në gjendje me u ba ju vllazën.
Sabahudini nuk foli më, por vazhdoi ta mbajë në gjunjë sahatin e xhepit me qostek, duke e kundruar pjerrtaz.
- Kaluen dhetë minuta, - tha dhe e mbylli kapakun e sahatit. – Ngrehuni tash moj bija, - u tha ai dy nuseve.
Sa u ngritën nuset, Sabahudini i urdhëroi dhe dy djemtë të ngrihen në këmbë dhe t’i afrohen. Beni u ngrit dhe po e shihte të atin në mënyrë pyetëse, duke u përpjekur të kuptonte domethënien e asaj procedure të çuditshme.
- Dhashë urdhër me u ngritë, pse nuk ngrihesh or mik? – iu drejtua plaku Lorit, i cili qe mbledhë disi kruspull.
Atëherë Sabahudini rrahu më bastun dyshemeni dhe i briti fort:
- Çohu more pizeveng!
Britma qe aq e beftë dhe e fortë, sa Lori u ngrit pavullnetshëm në këmbë.
Mandej po me atë bastun shenjoi Lorin, duke thënë:
- Ja pse nuk mund të bëheni vllazën ju! E kuptove tani? - iu drejtua ai Benit.
Beni ktheu kokën dhe pa: nga pantallonat e mikut të tij, ajo gjëja që ai nuk e kishte shkuar në mendje. As për vete, as për tjetrin. Ndërsa Lori u kishte kthyer shpinën, pa u rezistuar dot vështrimeve nënkuptuese të të tjerëve.
Janë të shumtë ata që e fajësojnë plakun Sabahudin (dritë i gjettë shpirti tani), se me këtë provë të rëndë, ai prishi një ndër miqësitë më të rralla që kishte patur ndonjëherë qyteti dhe krahina. Dhe e ndërpreu atë miqësi bash në momentin kur ajo niste të shpërthente me vrullin e një flake të kaltër. Por s’janë të paktë as ata, kryesisht, të shkolluar, që thonë se kushedi, plaku Sabahudin ka gjasë të ketë lexuar tinëz ndonjë vepër të xhaxha Frojdit. Po nga cila gjuhë, xhanëm? – pyesin kureshtarët. Se Sabahudini kishte katër klasë shkollë dhe nuk dinte ndonjë gjuhë të huaj! Mirëpo kanë dalë të dhëna të reja, të cilat dëshmojnë se Sabahudin Shporta na e paskësh ditur ujë italishten, qëkurse në vitin 1941-1942 e kishte marrë qeveria italiane balil në Bari. Ka gjasë ta ketë tërhequr kuturu ndonjë libër të Frojdit dhe gjatë gjithë jetës ta ketë lexuar në heshtje, bashkë me librat e tij fetarë, të cilët i mbante në një baule në tavan. Ej, çfarë nuk bën vaki! Dhe vakia s’ka të sosur...

G. Start
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agron Tufa: Në brisk
» Agron Tufa: Me dhanë gajret
» Agron Tufa: Mbi ndjenjën e atësisë
» Agron Tufa: Vota për Kombin
» Agron Tufa: Ta ndava ujin!
» Agron Tufa: Me dhanë gajret
» Agron Tufa: Mbi ndjenjën e atësisë
» Agron Tufa: Vota për Kombin
» Agron Tufa: Ta ndava ujin!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi