Edison Ypi: Bajrami
Faqja 1 e 1
Edison Ypi: Bajrami
Bajrami
Nga Edison Ypi
Bajrami nuk vrau vetëm veten, që pastaj vet’ të futej në dhe’ dhe të tjerët t’i linte pakashum’ rehat me disa telashe nëpër këmbë. Nuk vrau as vetëm gruan, që gruaja të futej në dhe’, bajrami të kalbej në burg. Bajrami madje as nuk plagosi ndonjë, ta zemë veten, apo gruan, apo të dy, apo disa, që pastaj, edhe njëri edhe tjetri, edhe të tjerët ta kalonin jetën gjyqeve e spitaleve, dhe as realizoi ndonjë tjetër variant vrasës divergues. Bajrami vrau në mënyrën më konverguese të mundëshme. Bajrami i vrau të dy; si thuhet rëndom në rend të gabuar, veten edhe gruan, apo, në rend të saktë kronologjik, për arësye të kuptueshme, edhe ...gruan edhe veten.
Gazetat dhe televizionet të zëna me fushatë zgjedhore, e dhanë lajmin e rrallë pa shumë bujë. Siç ndodh rëndom në të tilla raste, i njëjti variant, i përcjellë celular më celular nga kronikanët, pasi këta të fundit u dhanë hov fantazive shterpe, me përjashtim të orës së ngjarjes, ngjarja vet’ u përcoll në aq varianta sa kronikanë e dhanë. Ra në sy në këtë mes se dy elementë të eventit makabër; numuri i fëmijve të Bajramit, dhe numuri i armëve që Bajrami përdori, të cilët, nga gazeta në gazetë varionin identikë të dy nga 1 deri në 3. Megjithatë, tej bollëkut të fantazisë së kronikanëve tuhafë, të gjithë ata, kronikanët pra, i karakteriozoi një solidaritet i admirueshëm kolegësh sa i përket dy detajeve; Se Bajrami ishte një i deprimuar i madh, dhe se në atë gjëndje dhe në atë vrasje Bajramin e shtyu fukarallëku i skajshëm.
Kështu thanë kronikanët që mund të bindin Botën pa lëvizuar nga zyra, por jo mua që Myzeqesë j’a njoh të gjitha hendeqet fije më fije.
Nuk ka Stres në Myzeqe. Nuk mund të ketë Stres as Depresion ku Dielli ngroh, dhe gjaku rrjedh, dhe artikulacionet e gjymtyrëve, apo kyçet si thuhet Shqip, janë gjith’ kohën të shkrifëta.
Nuk ka as fukarallëk në Myzeqe. Për më tepër fukarallëk për të vrarë veten. Si gjithkund në Shqipërinë e sotme edhe në Myzeqe mund të jetosh edhe një mijë vite me hedhurinat e komshiut me barkun plot pa të zënë asnjë sëmundje. Në Myzeqe mund të ketë fukarallëk relativ, dhe sidomos propagandistik, por jo edhe real. Nëse mund të ndodhte që myzeqari të vrasë për fukarallëk, sot s’do kishte mbetur myzeqar më këmbë, se të gjithë do kishin vrarë dhe ngrënë nga uria me gjith’ zhele njëri - tjetrin andej nga fundi i viteve ’70.
Por pavarësisht nga këto konkluzione, meqënëse gjithsesi gjërat evoluojnë, në Lushnje duhet vajtur, Myzeqesë një sy i duhet hedhur.
Në Rrogozhinë, tek Pilo Lala, një kos deleje nga ay që pritet me sëpatë dhe çpohet me kobure ! Patjetër ! Le të çakërrejnë sytë kamarierët pse kosin do t’ua rrëmbej me gjith tasin. Në Rrogozhinë, në këtë vend ku oreksi për kos bëhet befas i papërmbajtshëm, në këtë Gestapo Kosi pra, ku ndalesa për kos është një “Must”, urdhëri për të ngrënë kos duket sikur të vjen nga Lart.
Myzeqeja është e mbjellë cep’ e m’ cep’. Tani kjo duket një konstatim i thatë, një fjalë goje. Por po të mendosh se vetëm para pak viteve gjendja ishte aq e tmerruese sa shtrohej pyetja; A do mbillet ndonjëherë Myzeqeja ?! kjo fjalë goje kthehet e tëra në një drithërimë shpirti.
Hyrja e Lushnjës është si hyrja e cilitdo qytet të sotëm shqiptar. Edhe kaotike edhe e rregullt, e shkujdesëshme dhe groteske, e gjërë dhe e ngushtë, e madhe dhe e vogël, e pasur dhe e varfër. Jo vetëm hyrja, por edhe krejt Lushnja e sotme, madje krejt Myzeqeja, duken si në pritje të një gostie të madhe, ku mbi një sofër gjigande amvisa po përgatit një byrek të stërmadh me të cilin ende po merret por ende nuk e ka mbaruar.
Siç më thotë një lushnjar i ngeshëm, Bajrami banesën e ka, apo më mirë e ka pasur, se ai tani bashkë gruan kanë ndërruar banesë, pas Stacionit të Trenit dhe përtej shinave.
Do vete edhe përtej shinave edhe përtej diellit për të mësuar për fatin Bajramit. Por këtu është Tregu të cilit s’është mirë të mos i hedhësh edhe atij një sy.
Tregu i Lushnjes, i pastër dhe i rregullt, me Cash - Point, me banjo moderne, me të gjitha, ky përqëndrim gjigand të mirash të cilat myzeqari s’ka guxuar as t’i shohë në ëndërr me shekuj, të dëshpëron vetëm për një gjë; Që në të nuk mund të blesh dot tanke dhe aeroplana, se s’ka. Por ky dëshpërim është krejt provizor, dhe kurrsesi aq i madh sa të biesh në depresion dhe të vrasësh veten. Për më tepër gruan. Megjithatë shitësat dhe shitëset s’kuptohet pse nuk janë ashtu si unë do desha të ishin, të buzëqeshur. Por kjo është lehtësisht e kuptueshme po të kesh parasysh se të gjithë kioskaxhinjtë e Botës të mrrylët janë. Se, për shembull, këtu buçet edhe muzika, por s’mund të presësh prej tyre t’ia marrin valles. Veshje, orendira, enë kuzhine, qelqurina, këpucë, ornamente, paisje për dhoma gjumi, banja, gjithçka - gjithçka. Në vetëm një box apo ndarje 3 X 3 metra të këtij Tregu, ta zemë në atë ku shitet muzikë, ka aq muzikë sa në 50 vite rresh nuk pati e tërë Shqipëria. Ma njohin surratin dhe më rrethojnë myzeqarët. Dhe nisin të llafosen; Se tregëtia ka rënë, se leku se ku është fshehur, se njëri është me shkollë të lartë, tjetri me prejardhje egjiptiane etj. etj. Nga departamenti i muzikës, që s’kam asnjë arësye të mos e quaj të tillë dyqankën ku audiot dhe videot më të fundit rrinë pranë e pranë në një mpleksje Hitchcock-iane me soc - këllirat më të vjetra, vijnë tingujt kumbues të një kënge ku këngëtarja përsërit pa pushim; Fukara fukara ! Ou ! Shpejt diskun ! Sa të bëjë ! Marr diskun dhe përshëndetem me fansat myzeqarë.
Rretheqark tregut nëpër restornate hahet mish dhe plënca pa hesap. Harroji myzeqarët e nxirrë në surrat, ata skilipeca që holloheshin e holloheshin pafund nga uria. Tani është përmbysur tendenca. Ka rrezik të bëhen barkderra.
Mirpo byreku i gostisë ka shumë petë.
Të vemi t’i hedhim një sy një tjetër pete më të trashë se kjo e Tregut. Asaj pas stacionit ku e ka shtëpinë, jo Bajrami, se Bajrami s’është më, çupa 13 vjeçare e Bajramit.
Për këtë duhet kaluar rrëzë urës së të vetmit përrua pa emër që kalon mes Lushnjes. Epo boll e ka përroin Lushnja, se Lushnja s’është Londra që përmes saj të kalojë Tamizi.
Dy gra të moshuara japin spjegime të turbullta; Ishte i sëmurë nga nervat...nuk ka qënë gjithmonë i sëmurë...u sëmur pasi e rrahën...nuk e dimë pse e rrahën.
Në rrugicë autobot me ujë të pijshëm. Lushnjarka dhe lushnjarë nga rrubinetat e autobotit mbushin bidonë 6 litërsh. Ka ujësjellës Lushnja, pra ka ujë nëpër shtëpira. Por nuk pijnë ujë rubineti lushnjarët. Blejnë nga autoboti 25 lekë të vjetra 6 litra ujë Bogove të Skraparit më të mirë se i Selitës së Tiranës.
Mes pjesës së pasme të Stacionit të Trenit dhe rreshtit të shtëpive njëra prej të cilave është shtëpia ku ka jetuar Bajrami, ndodhen disa depo bosh, gërrmadha të zeza të shkatërruara ku natën vërtiten lugatët. Të bëhet të besosh se të dalësh nga shtëpia çdo mëngjez, dhe të shohësh këto gërdalla, e pa mundur të mos deprimohesh, sado Diell të ketë Myzeqeja, dhe sado vrullshëm nëpër deje të lëvizë gjaku.
Miqtë e Bajramit ardhur për xhenaze rrinë të heshtur kokë më kokë strukur nën hijet e gërmadhave të magazinave të shkatërruara si dhëntë që mërzejnë në vapë. Nja dy burra ballërrudhosur, sa duket të afërm të Bajramit, më shohin vëngërr për të më bërë të ditur se nuk preferohen gazetarët dhe kamerat. Mbi një shtyllë lajmërimi i vdekjes. Më i mrrylët se fytyrat e miqve lajmërimi. Prej atij lajmërimi, veç; “Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda prej nesh” që pas së cilave fjalë zor të fshihet ndonjë gjë që t’ja vlejë ta hulumtosh, e vetmja gjë deridiku interesante që mund të mësohet është se lagja paska dy emra; Këtë të shkruarin këtu në shpallje, “18 Tetori”, që me shumë gjasa duhet të jetë data e pushtimit të Lushnjes nga komunistat gjakatarë më 1944, dhe atë që thonë gazetat; “Saravë”.
Bëj si bëj marr mënjanë disa lushnjarë për të mësuar ndonjë gjë më tepër.
Njëri më thotë se Bajrami ka qënë bandit. Mir’ o i them këtij, mund të ketë qënë edhe bandit, se as Lushnja dhe asnjë qytet në Botë nuk mund të jetë pa banditë. Por a s’më thua, banditi, vret veten apo vret tjetrin ?! Bën mëc - mëc lushnjari, kthen kokën sikur e thirri dikush, dhe ikën.
Ka qënë i çmëndur, thotë një tjetër, prandaj e vrau gruan. Po pse ka qënë i çmëndur, i them, kë rrahu, kë grabiti, kujt i ra më qafë ?! Nuk i di unë këto përgjigjet psikiatri lokal, di vetëm që ka qënë i çmëndur.
Edhe unë ashtu them, thotë një i tretë. Ka qënë i sëmurë nga nervat. Mir’ o mir’, e mora vesh që s’paska qënë në rregull, por një gjë a m’a spjegoni; Dikush që çmëndet, nuk çmëndet njëherësh i tëri. Për më tepër, asnjë i çmëndur nuk arrin menjëherë në vrasje, kalon nëpër disa faza, bën paraprakisht disa gjëra. Apo jo ?! Zenë e murmurisin. Asnjëri nuk është në gjendje të spjegojë.
Aty hidhet një djalosh e thotë; E kanë rrahur dhe burgosur në kohën e Diktaturës. Ata e lanë me cen. Që atëhere nuk e mori më veten. Ky variant goxha interesant, mund të jetë i vërtetë, por i pa verifikueshëm.
Një meso burrë e nis reflektimin e tij me fjalët; I uruari.... Ndërhyj shpejt për ta pyetur; Pse thua “i uruari” për vrasësin, dhe jo “i mallkuari” ?! Reflektivi më sheh me inat, dhe unë heq dorë, nuk e zgjas.
Vështrimet jo fort miqësore të familiarëve më bëjnë të shtyhem paksa më tutje. Sa më larg shtëpisë së Bajramit aq më të shkrifëta spjegimet për fundin e tij. Dikush që thotë se e ka pasur mik Bajramin, shton se Bajrami nuk ka qënë aspak në gjendje të keqe ekonomike. Përkundrazi, trashëgonte tre dyqane të cilat prej vitesh i kishte dhënë të tria me qera. Lidhur me aftësinë e një të “çmenduri” për të administruar tre dyqane me qera, as ky s’di gjë. Tek dëgjon për dyqane me qera, njëri me pamje intelektuali i bie ballit me dorë; O nëne - o nëne, jam me shkollë të lartë, kam një jetë që punoj, dhe sot jam buxhetor, pa asnjë dyqan, pa asgjë mënjanë.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Edison Ypi: Bajrami
Ndërkohë gjindem i rrethuar nga një mori spjeguesish që më japin të dhëna të pafundme asnjëra e vlefëshme; Pun’ e tij se ç’bëri, ne s’na intereson fare...kjo ngjarje nuk ka fare ngjyrime politike...gjithçka rrodhi për shkak të nivelit të ulët intelektual...nuk la 3 fëmnijë si thanë gazetat, por vetëm një çupë, dhe nuk kishte tre armë por vetëm një kobure.
Ore myzeqarë, u them duke j’u drejtuar të tërëve, lerini këto, thuamëni cilin vret banditi; veten apo tjetrin ?! Këtë dua unë ta di !
Përgjigjen të gjithë njëherësh me gurgullima fjalësh që nuk merren vesh.
Në përpjekje për të gjetur ndonjë interpretues të hajrit, për ta refreshuar muhabetin, në mungesë të F5, çvendosem tutje-tëhu si bën peshkatari i pa fat që ndërron vazhdimisht vend për të hedhur grepin.
Kalojnë tufa grash veshur me të zeza. Gratë me shami ndër duar, ecin me atë ngutin karakteristik nëpër xhenaze sikur, pavarësisht se këtu kanë ardhur me vullnet të plotë, në shtëpi i pret një byrek i pa mbaruar.
Një tip me muskuj të lëvizshëm fytyre, prek një tel delikat; E kam njohur mirë Bajramin, thotë, ishte burrë pasionant. Kur do ta merrte për grua gruan që vrau, i tha, ja do bëhesh gruaja ime, ja do të vras ! Ua, i them këtij, pavarësisht se cili vret e cili vritet, kjo që po thua është tejet interesante, sepse ngjan shumë me; “Ja më duaj ja më vra” ! Shakaja, sa duket mbi dozë, e saturoi trurin e nervalëvizurit, i cili, pas kësaj, nuk foli më. Ose ndoshta foli, por jo aty, në kafene me miqtë.
Si për t’i marrë hakun të hutuarit të shakasë, një tjetër që foli më pas më vuri në imbarraco mua; Ore, si është puna e atyre artikujve të tu që sa më të fortë janë aq më me vështirësi kuptohen, dhe kur i lexon për së dyti, në vend që të qartësohesh për çfarë nuk kuptove nga leximi i parë, erresh edhe më, dhe kërkon ta lexosh për të tretën, të katërtën herë, e kështu me rradhë ?! Bëj sikur nuk nuk e dëgjoj këtë pyëtje dhe iki tutje.
Njëri me mustaqe e rrëfen ngjarjen në një soc-variant sqarues somniferik prej mbledhjeje kolektivi; Asgjë e tmerrëshme nuk ka ndodhur shokë, Bajrami po pastronte armën, arma i shkrepi pa dashur ndër duar, dhe kaq.
Bëj ç’bëj blej kot një sharqi nga një furgon. Shitësi mburr sharqiun dhe më jep siguri se nuk ka nevojë ta çaj me thikë për provë. Më pas, kur e hapa sharqiun në shtëpi, pashë se kishte pasur të drejtë. Ishte ndoshta i vetmni që nuk më gënjeu.
Vete të bëj një shëtitje rrëzë përroit deri tëk autostrada për të parë ndonjë petë tjetër byreku.
Edhe rrëzë përroit, megjithse përdora gjith’ arsenalin e shkathtësive të komunikimit ndërpersonal kolonjar me myzeqar, askush nuk ta thotë një fjalë për Bajramin.
Megjithatë, si brenda në Lushnjë edhe këtu në përiferi të Lushnjës, lushnjarët kanë ndërtuar vila të pafundme. Të shumtat janë disa katëshe. Vilat kanë të gjitha oborre të mbjella, janë të rrethuar me kangjella të reja, kanë pus në oborr, lule nëpër ballkone, kolltuke nëpër veranda. Si kudo nëpër Shqipëri edhe këtu bie në sy sproporcioni mes hapësirave private të ndrequra mrekullisht dhe hapësirave publike të lëna krejt pas dore. Ca këtu ca atje nga dy e nga tre gratë me bidona ndër duar presin presin autobotin me ujë Bogove. Pyes një evgjit mbështetur pas muri se e kujt është kjo vila madhështore me katër kate dhe Benz gjigand në oborr ?! Thot’ evgjiti mbreti i imagjinatës që s’kuptova si ma mori pyetjen; E njërit këtu ore, e njërit si ti e si un’. U mata ti them; Pse jo e asnjërit si ti e si un këtu, por e ndonjërit si Bajrami atje. Por e lash’ evgjitin në pun’ të vet. Lashë edhe pyetjet për Bajramin, dhe j’u sula Klubit të Shoferit që është restoranti më bio në Botë. Ata janë mësuar me mua që klithjen nëpër lokale e kam ngritur në Art. Prandaj, një t’u çfaqur te dera, u bërtita; Cilin vret më parë banditi, veten apo tjetrin ?! Një të nisur gurgullima, s’e zgjata, një të kthyer muhabetin si peshkatari grepin; Do t’ua asfaltojë Berisha rrugën komunistave të Këmishtajt deri në Divjakë ? Po - thanë njëzëri tri a katër. Po votën a do j’a japin këmishtorët qumështorët Berishës këtë herë ?! Përgjigja ishte; S’do kenë nga t’ja mbajnë ! Meqënëse un’ vet’ ndjehem krejt i paaftë për ta zbërthyer këtë përgjigje, ftoj të derdhet si të dojë duke dhënë kontributin e vet në zbërthimin e misterit të kësaj përgjigjeje cilindo prej atyre që do ta lexojnë këtë shkrim.
Ja një reklamë e stërmadhe që në një mënyrë të çuditëshme mburr vezë dhe makarona “me cilësi familiare” !
Lere varrimin e Bajramit ku kishte më tepër Benza se në gjithë Shkupin ! Një karburant i stërmadh që s’ma merr mendja se më modern mund të gjindet kurrkund ka; Kafe Bar, Office, Market, Gomisterti, Lavazh ! Ja dhe se si për të vërtetuar se përroi pa emër në mes të Lushnjës nuk është tepër i ndryshëm nga Tamizi që kalon përmes Londrës, dhe Lushnja nga Londra nuk dallojnë kushedi sa; Në të dalë të qytetit, me pamje mendimtare, veshur keq, me mjekërr, me libër nën sqetull, gati për t’iu përgjigjur cilësdo pyetje sado të thellë - një Hipi’ !
Me gjithë këtë shpërthim energjie shoqëruar me kaq sofistikim, në Myzeqe e në Lushnje, prite kur të dëgjosh nesër a pasnesër se një burrë vrau 50 herë gruan dhe 100 herë veten, nga Dashuria natyrisht.
Bajrami është prova.
Duke u kthyer i vjen rradha diskut për tu dëgjuar. Sikur ma dhuroi Perëndia atë disk të hatashëm. Nga Lushnja në Tiranë, me të gjitha xhamat ulur, që të fërgëllojnë të gjitha grykat, të qajnë të gjitha luginat, të fryhen përrenjtë, të derdhen lumenjtë, të tundet toka, të tërbohet deti, në kup’ të qiellit disku që i pëlqente Bajramit;
Fukara, fukara, plast’ ai që s’ka sevda
Fukara, fukara, sepse jeta s’ësht’ para
edisonypi@gmail.com

Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edison Ypi: Ut ne Pub
» Edison Ypi: Dudalla
» Edison Ypi: Leman Ypi
» EDISON YPI;Bastard
» Edison Ypi: Ekstaz
» Edison Ypi: Dudalla
» Edison Ypi: Leman Ypi
» EDISON YPI;Bastard
» Edison Ypi: Ekstaz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi