Edison Ypi: Leman Ypi
Faqja 1 e 1
Edison Ypi: Leman Ypi
Leman Ypi
Nga Edison Ypi
Lemani ishte një aristokrate e kultivuar, inteligjente, e hirshme, e ndjeshme, e mëshirshme, e dhënë pas leximeve, artit, gjuhëve të huaja, dhe si e tillë s’kishte shoqe. Ai ishte një komunist idealist ...ëndërrimtar, kushtuar gjithë jetën librave dhe diturisë, që pak ose aspak i bëhej vonë për proletarët, burokratët, komitetet e tyre, dhe marrëzitë e tjera të kohës.
Kishin vite që vuanin që të dy. Secili për arësyet e veta. Ajo nga neveria për diktaturën. Ai nga absurdi i kauzës.
U njohën andej kah vjeshta e jetës.
Lemani e gjeti atë si oaz në shkretëtirë.
Ai e gjeti Lemanin, si detari tokën. Dhe u martuan një pasdite vjeshte të Tiranës së asaj kohe ku gjithçka qante. Në një ceremoni të heshtur gjatë një shëtitjeje pranë një vendi të shenjtë në Tiranë ku mbaron Rruga e Barrikadave. Lemani u ndal pak çaste para atij vendi. Ai kuptoi dhe buzëqeshi lehtë. Kaq ishte ceremonia. Dhe u nisën në shtëpi, në skajin tjetër të qytetit, në një apartament të ngushtë në katin e parë që së shpejti do të shndrrohej në tempull.
Tek i drejtoheshin shtëpisë, shpejtuan pak hapat. Gjatë bulevardit diku për pak u përplasën me njërin që fliste me vete. Pastaj me një të dehur që luhatej në trotuar. Diku tjetër ua prenë rrugën një tufë vajzash të reja të qeshura kinse të lumtura. Në verandën e një hoteli pinin kafe shkrimtarë dhe spiunë. Pak më tej, nga dy nga tre, pleq të vrërët me kasketa kineze. Slogane të varura gjithandej: Rroftë ky e u shoftë ai. Me nder këtyre e sikter atyre.
Gjatë rrugës nuk këmbyen asnjë fjalë.
Me tu kthyer në shtëpi u mbuluan me jorgan. Dhe ashtu nën jorgan ndejtën të heshtur.
E nesërmja u gdhi me diell. Ata prap’ nuk u ngritën nga shtrati.
Në mbrëmje i zuri uria. Por nga shtrati nuk lëvizën. Dhe bënë si bënë ashtu të përqafuar fjetën.
Natën e dytë dëgjuan pas dere ca zëra, ca pëshpërima të mbytura. Një nga zërat thoshte: Ata s’po lëvizin vendit fare, as nuk po hanë ! Se mos na vdesin ! Sepse përgjegjësi për ‘ta kemi edhe ne.
Kaloi edhe dita e tretë.
Afër mesnatës kërciti dera, dhe u hap pak. Sa duket dikush ngurronte të hynte. Pastaj dera u hap e tëra dhe në dhomë u çfaq dikush që tha; Mos u trembni, jam miku juaj Dante.
Ju kam sjellë diçka për të ngrënë, ca vezë të zjera, tha Dante. Si dhe erdha t’ju them, se njeriu gjithë jetën lodhet për shpëtimin e shpirtit nëpërmjet diturisë dhe virtyteve. Por ju që jetoni nën zgjedhën e egër të blasfemëve antife’, antikulturë, antivirtyt, e keni punën më keq se unë që kam mbaruar punë dhe tani jam i zhytur në natën e shekujve. Si thua ti, tha Dante, dhe ktheu fytyrën nga dera. Hyri Niçe. Niçe, pasi zuri vend në një karrike, foli: Ka të drejtë Dante. Unë, ju të përqafuarve në shtrat, po ju them vetëm kaq: Jini të kujdesshëm kur luftoni përbindëshat, që të mos bëheni si ata. U kuptuam besoj.
Ndërkohë që Niçe thoshte këto, u hap dera hyri Shekspiri. Ju kam sjellë edhe unë diçka për të ngrënë, por së pari do j’u bëj një surprizë. Dhe me zvarrë futi në dhomë një piano. Pas pak hyri Shopeni, i cili u ul para pianos me fytyrë nga muri. Shopeni, ky hollak i heshtur shëndetlig, nuk foli asnjë fjalë, por ia nisi me Nocturne Nr. 9. Kur Shopeni u ndal së luajturi në piano për të pushuar pak, u ngrit e tha Shekspiri; Tani po iki të marr atë që ju premtova, një tenxhere me supë. Kjo i habiti paksa të pranishmit sepse nga gjallëria e bisedës u duk sikur uria u harrua. Por kur Shekspiri me supën erdhi, biseda u ndez përsëri. Dëgjoni tha Shekspiri: Sa herë duhet ta përsëris? Nëse e tepron duke u justifikuar, justifikimi bëhet i pabesueshëm. Unë e di gjithashtu, se ky turp dhe këto vuajtje në këtë vend do marrin fund një ditë, por do jetë vonë, shqiptarët do ta kenë paguar rëndë, gjithçka do duket si kjo supë e ftohtë që sapo ju solla. Jo, u hodh e tha Niçe, nuk jam dakord me ty Shekspir, unë prandaj e kam thënë atë: Çfarë nuk më shkatërron, më forcon. Këtë duhet të arrijnë të kuptojnë shqiptarët. Të mësohen të kaliten përmes luftrave, dhe jo si kanë bërë deri më tani, që të luftojnë dhe egërsohen. Ndërkohë, të vërtetën e plotë atyre nuk ua thotë dot asnjëri nga ne këtu dhe askush tjetër. Sepse asnjëri nuk e di. Se edhe një i vetëm që e dinte dhe provoi ta thoshte përfundoi në kryq.
Kalonin ditët e netët me reflektime dhe tinguj të hatashëm, por Lemani dhe ai nuk dolën nga jorgani. Nga jashtë vinin hurra proletarësh, gjëmime parakalimesh, fishekzjarre festash, objektiva plenumesh, sabotime, emulacione, sihariqe fitoresh, habere vrasjesh, etj. etj. që i bënin të pranishmit të rrënqetheshin. Gjatë ditëve dhe netëve Shekspiri, Dante, Niçe, hyjin e dilin dhe sillnin kush pak oriz për një supë, kush një copë mish, kush dy mollë a ndonjë vile rrush, kush ca kokrra ullinj. Shopeni s’lëvizi kurrë nga pianoja.
Kështu kaluan më tepër se tre muaj nën jorgan.
Kjo që po ndodh me këta të dy, Lemanin dhe këtë tjetrin, është një komedi hyjnore, tha një ditë Dante. Unë mund të ta pranoj ty Shekspir që ata janë një Romeo dhe Xhulietë, veç jo të rinj, dhe sidomos pa Montegë dhe Kapuletë, por me aristokratë dhe komunistë, çka në të vërtetë është një ndryshim tepër i madh. Ta pranoj edhe që çka po ndodh me këta ështe e bukur, madje shumë e bukur, po deshe edhe pafundësisht e bukur. Por pa më thoni, a është e gjitha kjo një shembull që vlen?! Për mua, kjo hata’ është një rrëshqitje e pandalshme, një vithisje e frikëshme, mbytje në bukuri, në poezi, e tillë që prej andej ata nuk i nxjerr dot më asgjë.
Një mbrëmje u hodh Shekspiri: Dëgjomëni mua që jam më i madhi i të gjithëve tha; Sado aristokrate Lemani kushurira e Edison Ypi-t, sado shpirtmirë ky komunist anonim, sado universal ti Dante, sado i pavdekshëm ti Niçe, sado i ëmbël ti Shopen, ka gjëra që në këtë skëterrë vëllavrasëse me emrin Shqipëri ne nuk i ndalim dot. Prandaj edhe kjo mbytje në poezi, kjo arratisje fatale në formën e kësaj vetëharrese katastrofike, sado e ëmbël për ne, për të gjithë, dhe për këta të dy, një ditë duhet të marrë fund.
Dhe ashtu u bë.
Të nesërmen Lemani vdiq. Në varrim komunisti tha; Futmëni në dhe’ edhe mua bashkë me të. Dhe pas një muaji vdiq edhe ai.
edisonypi@gmail.com

Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edison Ypi: Ut ne Pub
» Edison Ypi: Ismailroman
» EDISON YPI;Bastard
» Edison Ypi: Luz Vegas
» Edison Ypi: Bajrami
» Edison Ypi: Ismailroman
» EDISON YPI;Bastard
» Edison Ypi: Luz Vegas
» Edison Ypi: Bajrami
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi