Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edison Ypi: Ut ne Pub

Shko poshtë

Edison Ypi: Ut ne Pub Empty Edison Ypi: Ut ne Pub

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 14, 2009 2:46 am


Edison Ypi: Ut ne Pub U1_EdisonYpiUt ne Pub

Nga Edison Ypi

Uti ne Pub?! C’pun’ ka uti ne Pub? Aman ore mos na beni kaq per te qeshur se po na dhembin brinjet. Ut ne hale po, por ut ne Pub sikur s’ka fare lezet. Pubi s’eshte per uta trashanike, gdhera qe s’kane haber nga Bota. Pubi eshte per njerez qe vine te clodhen duke degjuar muzike te zgjedhur, qe pine birre me nge’, kundrojne tablote varur ne mur, i tregojne njeri - tjetrit meselera te kendshme, kembejne idera, bejne Dashuri, dhe te tjera qytetarira. Po uti yne, qe per me teper s’esht’ vetem ut i neveritshem por edhe katundar i trashe, cilen muzike te degjoje ai ut ne Pub, cilen tablo te veshtroje uti genjeshtar, cilin muhabet te beje uti hajdut, cilen ide te kembeje uti tru e shpirt thare?! Di uti nga keto?! Jo! Epo c’deshi pra uti ne Pub?! Pyetja e veshtire qe duket si nyje lisi, nuk eshte pa pergjigje.

Per te qene preciz me lexuesin, kete shqyrtim, e mira eshte ta nisim duke bere pak pas, duke qartesuar paraprakisht dhe perfundimisht nese eshte ut a s’eshte ut ai ut? Per kete mund te na vije ne ndihme nje arsenal i bollshem proverbash te popullit trim, paqedashes dhe punedashes shqiptar, syrit vigjilent te te cilit nuk i ka shpetuar, dhe urtesia e te cilit kurre nuk i ka honepsu dhe kurre nuk i ka lene pa ndeshkuar paudhesite e utrave ne shekuj.

Ja disa prej atyre proverbave; “Si ut ne shi”, “Po i hipe mizes, miza te con ne ut”, “I dhimbet edhe uti ta beje ne are te tjetrit”, “Kush ngutet perutet”, “Mbeti tere jeten me ut ne goje”, “Shurra te ndan prej shokeve, uti ta corrodit mendjen”, “Mos e guc utin, se mban ere”, “Keshtu e ka jeta, shtro ut e shtro peta”, “Puna jone pune uti, pune te mire ka hajduti”.

E sheh pra! E sheh se si intuita popullore, e mbrujtur dhe e kalitur ne shekuj nga aq shume vuajtje dhe telashe shkaktuar nga utrat, permes ngjashmerive rrenqethese mes utit tone dhe utrave te shekujve te kaluar, nuk te le te gabosh, dhe s’te le asnje dyshim se uti i diteve tona qe vajti te pije birre nje nate ne Pub nuk dallon aspak nga utrat shekullore. Pra, shkurt llafi, uti yne gazetar qe vajti ne Pub, ut uti eshte dhe topi s’e luan.

Nga ky moment, pra tani qe permes proverbave qe kurre nuk gabojne, u bindem se mero qelbi nuk eshte vetem morr, por edhe ut, rruga e erret dhe kuterbuese ne kerkim te se vertetes se utit, drejt nje Pubi ku nje Zotni rrahu nje ut, nuk duket fort e veshtire.

Per te evituar perpjekjet e lodhshme, dhe ne nje fare mase edhe te panevojshme, per te hedhur drite mbi detaje si, ta zeme, cilin ushqim hengri, cili stomak e treti, cila peristaltike permes cilave zorre e percollen, dhe, ne fund, cila ythe e nxorri kete ut, arsyetime keto qe do te na shpinin shume larg, duke nisur nga ca guva shkembore andej nga Gryka e Kelcyres ku uti lindi, deri ne Tirane ku demek u shkollua, Itali, Amerike, Belgjike, ku uti kuturisi dhe dynjane qelbi, pa lene menjane Rambujene ku uti sec sugjeroi, le ta shohim problemin nga me afer, duke e lene menjane utin e proverbave dhe duke u marre me utin tone.

Uti yne nuk eshte si gjithe utrat, qe rrine te heshtur menjane me ndonje zgeq, pak nga pak zene cipe, dhe ere, te pakten po s’i cyte, nuk bien. Jo, uti yne eshte nje llafazan i jarget qe nuk thahet kurre, se, sa per cip qe te kete, fjale fatale, turp, a te mos vije ere, as ka as do qe te kete. Kjo ngaqe uti yne eshte ut ekzibicionist, ut zevzek, qe s’rri rehat, mazohist qe krruhet vete, dhe eren s’e fsheh, dhe pamjen gjithashtu. Dhe si i tille, per te shmangur c’do keqkuptim, uti yne i piset nuk eshte si Malli i Dashurise, qe; “Malli mallin nuk e gjen…”. Uti yne eshte nje krimb urrejtjeje te pashtershme per te gjithe dhe gjithcka, ut qe, “mallin” qe i duhet e ndjek dhe e gjen kudo qe te jete pa pertim. Por natyrisht, perderisa ne fund te fundit edhe uti yne me teper a me ndryshe se ut nuk eshte, edhe ai, si vetmitar i madh, kerkon shoqeri. Per arsyen e thjeshte dhe te gjithditshme se uti, per shkak te kuterbimit dhe pamjes, vetem neveritet, vetem shtyhet, vetem peshtyhet, prandaj prej tij te gjithe largohen. Me kete ndonjeri mund te mos bjere dakord duke thene; Ne Pub uti s’ishte vetem por me shoqeri! S’eshte ndonje argument ne favor te asociabilitetit te utit, as ky se uti ne Pub s’paska qene vetem por me dy. Dihet qe ut pa pak ak dhe urr nuk mund te kete. Ose mund te hidhet, si po hidhen, ndonje tjeter te provoje shoqerine e gjere te utit duke nxjerre si arsyetim prezencen e aq shume gazetareve ne spital tek i rrinin te koka dhe jepnin intervista me dengla. As ky pretendim nuk vlen. Sepse ndaj te gjithe atyre qe ishin atje uti ka shpifur e ka genjyer aq sa as tregohet, as thuhet, madje as imagjinohet dot, dhe vet’ ata e dine. Jo vetem, por kush i pa “miqte” e utit ne ate ngushellim, e kuptoi menjehere se uteria e miqve dhe kolegeve s’kishin aspak pamjen e te merakosurve per shendetin e mikut, por tamam sikur kishin ardhur per xhenaze, pra per ta percjelle. Dhe dukej ashiqare se, me teper se ta ngushellonin, kishin ardhur utin ta hanin. Si dhe, po ta vije re’ me mire, ata far’ kolegesh e ajo lukuni miqsh, ishin aty, me teper te merakosur te mos u dilte era e vetes se era e utit.

Tani te vijme tek ngjarja ne Pub me ut dhe Zotni. Rezarti me rojat po dilnin nga Pubi. Une vajta e pashe Pubin ne fjale. Ai Pub, prane deres ku duhej te kalonin ata qe dilnin, ishte i ngushte. Ne keto kushte, kur po dilte i rrenqethur nga neveria e eres se utit, Rezarti, ky Zotni Kolonjar i revoltuar nga prezenca ne pub e nje uti katundar si morri qe ne Pub kishte sjelle aq shume pisllek, ai e di c’hoqi nga ajo ere e ay pisllek gjate atyre pak metrave derisa doli duke mbyllur hunden me shami dhe duar. Tek dilte, nga kuterbimi, e humbi krejt durimin. Ishte pra nje “ngjitje pas kepuce”. Nje ut qe me sy s’shihet, s’eshte cudi qe me kembe te shkelet. U ndodh te gjitheve qe s’ua kane ngene utrave. Kaq beri dhe kolonjari. Asgje tjeter.

Akti i shkeljes se nje uti nga Rezarti, ne thelbin e tij, eshte nje akt pastertie, akt refuzimi, akt liriprures, dobisjelles. Prandaj problemi i Rezartit nuk eshte shkaku, shkaku eshte uti. Problemi i Rezartit eshte pasoja, pra kepuca ku iu ngjit uti. Ate po ben Rezarti tani. Po pastron kepucen nga uti qe iu ngjit ne Pub. Ndoshta edhe po e flak ate kepuce. C’ka do ishte edhe me mire se sa thjesht ta pastronte. Se ec e gjej tani solucionin kimik qe pastron utin e gazetarise kur te ngjitet ne kepuce, qe ai solucion me siguri ende nuk eshte shpikur. Megjithate Rezart Taci di c’ben. Vetem langaraqet dhe te shiturit nuk dine c’bejne. Se ne fund te fundit s’u be kiameti. Morra dhe uta rrihen perdite. Per me teper qe morri qe i la ut ne kepuce Rezartit s’esht’ gje tjeter vecse nje ut qe ha ut kot.

Për ZSH: Ilir Dardani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi