Sllavët kërcënojnë paqen në Ballkan
Sllavët kërcënojnë paqen në Ballkan
Sllavët kërcënojnë paqen në Ballkan
Përmbajtje të tilla fyese për popullin shqiptar dhe për personalitete publike këtu në Maqedoni, rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por rrezikojnë edhe marrëdhëniet ndërshtetërore...
Intelektualët, subjektet politike shqiptare, që kundërshtojnë ashpër enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve maqedonase, thonë se ky botim, përveç se fyen shqiptarët në aspektin etnik, tensionon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
Por, përderisa kryeministri Nikolla Gruevski nuk distancohet nga përmbajtja e saj, opozita maqedonase ka alarmuar se enciklopedia dukshëm ndikon në ftohjen e marrëdhënieve ndëretnike.
Zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi deklaroi për Radion Evropa e Lirë se enciklopedia, e cila përmban ofendime ndaj shqiptarëve dhe personaliteteve publike shqiptare, reflektohet tepër negativisht ndaj raporteve midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Tekste të tilla, përmbajtje të tilla fyese për popullin shqiptar dhe për personalitete publike këtu në Maqedoni, rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por rrezikojnë edhe marrëdhëniet ndërshtetërore midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës”.
“Gjithashtu prishin edhe imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë karshi faktorit ndërkombëtar, sepse aty ka përmbajtje, të cilat janë kryekëput dezinformata dhe trillime. Konsideroj se kjo është një marrëzi e Akademisë”, tha Ademi.
Por, me gjithë reagimet negative ndaj kësaj enciklopedie dhe paralajmërimit të pasojave që i shkakton e njëjta në planin ndëretnik, kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk mban kurrfarë përgjegjësie lidhur me përmbajtjen e saj.
Zëdhënësi i Qeverisë, Martin Martinovski, deklaroi se lidhur me kërkesat e partive politike shqiptare për tërheqjen e enciklopedisë, mbetet në qëndrimin se kompetente dhe përgjegjëse lidhur me përmbajtjen mbetet Akademia e Shkencave dhe Arteve maqedonase.
“Qeveria as nuk ka pasur mundësi të ketë pasur njohuri lidhur me përmbajtjen dhe as që është kërkuar nga ajo ta bëjë një gjë të tillë”, tha Martinovski.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Andrej Petrov, paralajmëroi se enciklopedia ndikon tepër negativisht në marrëdhëniet ndëretnike në vend.
Është më shumë se e qartë se ndodhitë e këtilla të papërgjegjshme nga një punë joserioze mund të bëhen ngjarje serioze...
“Është më shumë se e qartë se ndodhitë e këtilla të papërgjegjshme nga një punë joserioze mund të bëhen ngjarje serioze, të cilat çdo politikan i përgjegjshëm duhet t’i parandalojë e jo t’i nxisë”, tha Petrov, i cili duke komentuar kërkesën e Partisë Demokratike Shqiptare për krijimin e një akademie të shqiptarëve, u shpreh se krijimi i institucioneve paralele është veprim i gabuar dhe nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve.
Ndërsa, profesori në Universitetin e Evropës Juglindore, Jeton Shasivari, tha se kjo enciklopedi do t’i tensionojë shumë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
“Përmbajtjet shoviniste dhe fashizoide për shqiptarët do të trazojnë raportet ndëretnike në vend, të cilat edhe ashtu, kohëve të fundit, janë të luhatura, si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm institucional ndaj shqiptarëve”.
“Meqenëse kjo enciklopedi është financuar nga buxheti i shtetit dhe meqë personalisht kryeministri Gruevski e promovoi atë, nevojiten veprime konkrete dhe energjike politike për tërheqjen e këtij botimi”, u shpreh Shasivari.
Politikanët, intelektualët dhe shoqëria civile shqiptare kanë vlerësuar se përmbajtja e enciklopedisë maqedonase mund të prodhojë edhe konflikt mes dy komuniteteve më të mëdha etnike.
Në të, midis tjerash, thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë shpërngulur në shekullin e 16-të dhe se disa popuj të Ballkanit ata i quajnë edhe njerëz malorë, ndërsa Shqipëria është krijuar në vitin 1944 nga Gjermania naziste.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Serbët dhe shërbimet sekrete kërcënojnë Kosovën
» Pal Lekajn e kërcënojnë me heqje të kokës
» Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
» Galluçi: KFOR-i sulmoi paqen dhe sigurinë
» Namik Selmani:HIMNI PËR PAQEN NË GJILAN

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi