Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afërdita Morina - Biffar:Kë dëshiron ta vrasë kryetari Muja?

Shko poshtë

Afërdita Morina - Biffar:Kë dëshiron ta vrasë kryetari Muja? Empty Afërdita Morina - Biffar:Kë dëshiron ta vrasë kryetari Muja?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2015 5:37 pm

Afërdita Morina - Biffar:Kë dëshiron ta vrasë kryetari Muja?
Afërdita Morina - Biffar:Kë dëshiron ta vrasë kryetari Muja? Aferdita-morina-ldk-300x228

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, nuk është hera e parë që kërcënon publikisht. Pjesë e mospunës dhe shkeljeve të shumta ligjore të tij, në të tre mandatet, ka qenë edhe kërcënimi. Nuk ka kursyer askënd. I ka kërcënuar mediat, kuvendarët, rivalët politik, por edhe qytetarët. Thënë shkurt kushdo që ka marrë guximin t’i kundërshtojë politikat e gabueshme të tij, është “shpërblyer” me kërcënim nga Muja.
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PDK-së, Ramadan Muja, ashpërsoi gjuhën e kërcënimit. Ai kërcënoi koalicionin paszgjedhor(VLAN) në gjuhën latine edhe me pushkë! Me këtë gjuhë kërcënimi Ramadan Muja,i tregon shefit të partisë Hashim Thaçit, se si duhet të realizohet premtimi dhe motoja e fushatës zgjedhore “ Për Kosovën Evropiane”.
Në shekullin 21 dhe 15 vite pas luftës së përgjakshme me Serbinë, sundimtari i Prizrenit, Muja, del publikisht dhe kërcënon me pushkë!
Forumi Transparenca në Prizren, muaj më parë alarmoi për kërcënimet e Mujës, sidomos ndaj gazetarëve,shoqërisë civile dhe kuvendarëve. Ky larmë i Forumit, nuk u morë seriozisht nga askush. Ai po vazhdon që bashkë me shpërdorimin e detyrës zyrtare të kërcënoi nga niveli lokal në atë nacional.
S’paska gjë më të vështirë se kur dëgjon një profesor universitar që flet me gjuhën e tytës së pushkës. Kjo gjuhë e kërcënimit, më vuri në siklet para djalit tim 6 vjeçar, i cili pas dëgjojë fjalorin e Mujës më pyeti:Oj nënë, kë po donë me e vra Kryetari ?!
“As shakat e as përrallat me pushkë nuk janë të mira, sepse pushka vret”,- më thotë djali.
Provova ta qetësoj duke i thënë se, “kryetari e ka fjalën për një pushkë lodër me ujë me të cilën luan nipi i tij”.
Ndërkohë, që nën ndikimin e deklaratës së tij, edhe në imagjinatën time, Muja po më shfaqej si kauboj me dy revole në brez, dhe një pushkë në krah, i gatshëm për të vrarë e shtrirë përtokë gjithkënd që do të guxoi t’ ia vë në rrezik pushtetin atij vet apo partisë së tij.
Prizreni i kulturës me një kryetar kauboj i stilit të filmave western !
I plakur e i sfilitur nga mosha e shtyrë, dukej sikur deshi t’i siguronte bashkëpartiakët e tij, përfshirë Sami Lushtakun, Xhabir Zharkun dhe të gjithë të fortit e partisë, por edhe jashtë saj dhe gjithë ata që mund të shfaqin dilema rreth aftësisë së tij, duke iu bërë kështu me dije se ai, ende po mbahet mirë dhe ka aq fuqi sa për t’i mbledhur vota partisë, qoftë nevoja edhe me pushkë në krah!.
Asnjëherë nuk e kisha menduar se qyteti im i lashtë, Prizreni do të katandiset në këtë gjendje të turpshme dhe të mjerë. Qyteti i kulturës dhe i qytetarisë së lartë, shembulli i tolerancës ndëretnike e fetare, sot po udhëhiqet nga një kryetar-sulltan që kërcënon me armë.
Kështu siç po sillet Muja, na mbetet vetëm të shpresojmë që nuk do t’i shkrepë në mendje, t’ia kërkoj vëllait të shefit të tij, kryeministrit të Turqisë Erdoganit, një top ‘allaturke’, të prodhuar së fundi, që ta zëvendësojë topin e vjetër që gjendet maje Kalasë, në mënyrë që ta bëjë gati për ditën kur do t’i rikonfirmohet dënimi dhe ai detyrohet ta lëshojë Shtëpinë e Bardhë. Pasi që Erdogan i ndihmoi të fitojë pushtetin në Prizren, sigurisht po atij do t’i kërkojë që t’i dal zot edhe kësaj here në mbrojtje të pushtetit, qoftë nevoja edhe me topa dhe pushkë !
Kështu siç po kërcënon Ramadan Muja, nuk është e çuditshme të mendohet që qyteti i kulturës, Prizreni, mund të na kthehet në fushëbetejë shpatash, pushkësh e topash, kundër gjithë gjykatësve, “gojëkëqijve”, “ dashakeqësve” dhe atyre prizrenasve të “padisiplinuar” që marrin guximin t’ia rrezikojnë pushtetin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi