Afërdita Morina-Biffar - NË KUVENDIN E LDK-SË, DUHET TË FITOJMË TË GJITHË NE E TË FITOJË DEMOKRACIA
Faqja 1 e 1
Afërdita Morina-Biffar - NË KUVENDIN E LDK-SË, DUHET TË FITOJMË TË GJITHË NE E TË FITOJË DEMOKRACIA
Afërdita Morina-Biffar
NË KUVENDIN E LDK-SË, DUHET TË FITOJMË TË GJITHË NE E TË FITOJË DEMOKRACIA
Ashtu siç e kam thënë shumë shpesh, nuk do të rreshti kurrë ta them se ne, Lidhja Demokratike e Kosovës jemi parti e Lirisë dhe e Demokracisë së brendshme. Ne jemi parti e vetme që tash e sa vite mbajmë zgjedhje të brendshme , jo sa për sy e faqe, por mirëfilli, duke dhënë mundësi për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur, dhe në të njëjtën kohë duke dhënë dëshminë e një akademie kosovare të demokracisë për partitë tjera në vend! Pyetja që me të drejtë shtrohet sot, jo vetëm të anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, por te të gjithë qytetarët e vendit është. Kush do ta udhëheq LDK-në. Kjo pyetje është jetike për Kosovën, sepse zhvillimet në LDK, janë të rëndësishme për zhvillimet në vend. Përgjigja është në vullnetin e delegatëve. Në vullnetin e të deleguarve të anëtarësisë së LDK-së mbetet se kush do ta drejtojë partinë tonë në katër vitet e ardhshme.
LDK-ja është dhe vazhdon të jetë partia e vetme në Kosove, që megjithëse jo ndoshta në mënyrë të përkryer, sepse e mira nuk ka fund, kultivon demokracinë e brendshme, duke mbajtur zgjedhje dhe duke dhënë mundësi për të gjithë të zgjedhin dhe të zgjidhen, ndryshe nga partitë e tjera në Kosovë që përballë “Shefit-Bosit”, nuk guxon kush as të mendoj ta sfidoj !
Por, siç njihet edhe në shkenca politike; sa më e shprehur të jetë demokracia e brendshme në një subjekt aq më të mundshme janë mundësitë e fraksionizmit brenda partisë !
Ky rrezik që është provuar njëherë në kurrizin e LDK-së, pas të ashtuquajturit ’Kuvend i karrigeve ‘ ku partia u nda dhe për rezultat na nxori humbës të gjithëve,e solli në pushtet ata qe Kosovën e kthyen ne oazë të krimit, korrupcionit,haracit, nëntokës e mafisë, nuk e zmbrapsi LDK të ecë tutje dhe të kultivoj demokracinë e brendshme, sepse pa demokratizimin e brendshëm të partive politike nuk do te kemi kurrë demokratizim të shoqërisë.
Shpresoj fort dhe uroj që kësaj radhe nuk do te shkohet aq larg…nuk do ti mbyllim veshët e as sytë , para një të vërtete te madhe qe e kemi përjetuar në lëkuren tone. Po nuk arritëm të ftohim gjakrat e të sillemi të përgjegjshëm karshi çdo rezultati që do te prodhoj kuvendi zgjedhor, jo vetëm që do të fundosemi të gjithë ne si LDK, por do ta rrezikojmë edhe Kosovën, e do të na mallkojnë brezat e ardhshëm për shkatërrimin e partisë se vetme ne Kosove qe kultivon vlera demokratike evropiane.
Ne jemi të lirë sepse jemi të përgjegjshëm, ne jemi të përgjegjshëm sepse jemi të lirë. Parimi i përgjegjësisë na ka mbledhur e duhet te na mban të bashkuar në rrugën e trasuar nga lideri ynë historik dr. Ibrahim Rugova, para veprës së të cilit jemi përgjegjës të gjithë ne si trashëgimtarë. Mos të lejojmë që të na ndodhë ajo qe do ti bëjë rivalët tanë politik të zgërdhijnë dhëmbët e të mprehin shpatat, të gëzuar duke pritur fundin tonë.
Mos të harrojmë që të tjerët presin me padurim që të shembet fortesa jonë.!
Ne, LDK-ja duhet te marrim përgjegjësi para gjithë atyre veprimtarëve, aktivistëve, anëtarëve dhe qytetarëve qe besojnë në demokracinë e vërtetë dhe t’i nënshtrohemi mirëfilli procesit zgjedhor demokratik të brendshëm, sepse vetëm kështu mund të marrim pastaj përgjegjësi para qytetarëve.
Marrim përgjegjesi për të mos u dhënë paqe mashtrimeve, dështimeve, klientelizmit, krimit dhe korrupsionit në vend.
Marrim përgjegjësi për të mbrojtur me çdo çmim demokracinë !
Marrim përgjegjësi për të përgatitur alternativën e ringritjes së fuqishme të Lidhjes Demokratike.
Por duhet te marrim edhe përgjegjësinë para elektoratit tonë besnik për të mos ia thyer ëndrrat dhe shpresat se në Kosovë ka nje alternativë politike për të cilën i‘a vlen të dilet në votime, një parti që jep shprese se demokracia perëndimore është vlerë e kultivuar edhe në politikbërje nga subjekti ynë.
Prandaj, te dashur delegat dhe Ju të gjithë që po pretendoni postin e të parit të partisë, para interesave tuaja personale, bajraktarizmit dhe shtyrjes me bërryla qe historikisht vendin tone e kane lënë pas në çdo proces, thirrini mendjes , urtësisë e arsyes dhe vejeni interesin e vendit para çdo interesi e inati tjetër.
Fati i Kosovës tash e çerek shekulli ka qene i lidhur ngushtë me fatin e LDK-se. Mjaft na kane dëmtuar e shkatërruar të tjerët përreth duke na shkaktuar neve, aktivistëve dhe elektoratit dhimbje e lëndime nga më të tmerrshmet deri në eliminim fizik te figurave markante qe krijuan bërthamën e subjektit tone politik.
Mos ia jepni LDK-se, shtëpisë-shkollë të demokracisë, një goditje tjetër që nuk e meriton. Mos e lëndoni më shumë popullin e mire të Kosovës, qe tash e sa vite pret ta sheh një klasë politike të përgjegjshme në skenën kosovare.
Ju lutem bëhuni bashkë, bashkojini mendjet e zemrat. Votojeni me të mirin sipas bindjes suaj të lirë, sepse secili nga kandidatet janë njerëz dhe anëtar të familjes tonë të madhe.
Duartrokiteni fituesin në fund, cilido që të jetë Ai. Përqafohuni vëllazërisht e miqësisht sepse në demokraci edhe humbja edhe fitorja duhet të shndërrohen në festë për të mirën e përgjithshme. E mira e Kosovës dhe e gjithë njerëzve që besojnë në filozofinë e LDK-se, është të ju sheh te bashkuar tok pas Kuvendit dhe te motivuar e te gatshëm, për t’i quar proceset politike përpara, për ta bërë Kosovën shtet normal, që meriton respekt në familjen e madhe të shteteve evropiane.
Anëtarët e LDK-së, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët e vendit, demokracinë brenda LDK-së, le ta kuptojnë si mesazh, se mendimi ndryshe brenda një subjekti politikë është pasuri, e ky mesazh do të shkojë te qytetari nëse me fituesin jemi të gjithë, dhe në çastin e fitores do t’i betohemi se jemi ushtarët e tij.
Mos na zhgënjeni por na gëzoni duke e shndërruar në festë fundin e Kuvendit, ku fitues nuk do të jetë ai që e fiton postin e të parit të LDK-së, por të gjithë ne bashkë dhe demokracia e nga aty të fitojë vendi ynë!!!
Urime dhe suksese.
Me guxim, vullnet dhe arsye u priftë e mbara…
Afërdita Morina-Biffar
Anëtare e kryesisë së LDK-së-Prizren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Afërdita Morina - Biffar:Kë dëshiron ta vrasë kryetari Muja?
» Afërdita Morina-Biffar:Kësaj I thonë me të zënë gjaku -bishë e cartur Klosi !
» Afërdita Morina Biffar:Kush jeni ju o mizerie që ta mohoni rolin e presidentit historik Ibrahim Rugova?
» Afërdita MORINA – BIFFAR-Kush jeni ju o mizerie që ta mohoni rolin e presidentit historik Ibrahim Rugova?
» Afërdita Morina-Biffar-Të bëhemi patriotë e patriote pa armë!!!
» Afërdita Morina-Biffar:Kësaj I thonë me të zënë gjaku -bishë e cartur Klosi !
» Afërdita Morina Biffar:Kush jeni ju o mizerie që ta mohoni rolin e presidentit historik Ibrahim Rugova?
» Afërdita MORINA – BIFFAR-Kush jeni ju o mizerie që ta mohoni rolin e presidentit historik Ibrahim Rugova?
» Afërdita Morina-Biffar-Të bëhemi patriotë e patriote pa armë!!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi