EKSKLUZIVE | OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës
Faqja 1 e 1

Foto: Express
Zehra Hududi, një e re kosovare nga Prizreni, para tri vitesh e vizitoi Iranin, një republikë islamike me shumicë “shiite”, njëri nga dy sektet e fesë islame (“sunnitët” janë sekti tjetër dhe më i madhi) që luftojnë me shekuj mes vete në Lindjen e Mesme.
Ajo deklaroi për televizionin iranian “Nasr TV” arsyen e kësaj vizite. “Jam këtu që ta luftoj Izraelin dhe Amerikën”, tha Zehra, e bija e Ikballe Huduti-Berisha, drejtoreshë e fondacionit “Kur’ani”, një fondacion që për vite të tëra ka operuar aktivisht në Kosovë me fonde qindra mijëra-euro.
Express ka pritur për muaj të tërë, por nuk ka mundur të marrë një koment nga Zehra Huduti për deklaratat e saj dhe se si ajo do t’i luftojë këto dy shtete.
Edhe Iballe Berisha Huditi ka thënë për Express se nuk do të përgjigjet në asnjërën prej çështjeve për të cilat e ka pyetur gazeta.
Iballe Huditi-Berisha, e njohur edhe si “Hoxhanesha Ikballe”, drejton një fondacion fetar islamik që për autoritet shtetërore kosovare i përket rrymës “shiite”, dhe për këto autoritet, ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive, shpërndan idetë e këtij sekti.
Ionnis Michaletos, një ekspert i Ballkanit në analizën e tij “Pushteti i butë i Iranit mbërrin në Ballkan”, shkruan që kjo OJQ (Fondacioni Kur’ani), dhe një sërë OJQ’sh të tjera që Express ka zbuluar se lidhen me qiftin Huduti, punojnë për interes të Iranit në Kosovë.
“Irani...ka ngritur disa OJQ, por zgjerimi i tyre është shumë i vështirë, ndër të tjera edhe për shkak të konkurrencës së ashpër të forcave syni të Arabisë Saudite dhe Turqisë, si edhe prezencës së fortë të forcave ndërkombëtare policore, ushtarake dhe civile”, thotë ai dhe sqaron se fondacioni “Kur’ani” drejtohet nga universiteti iranian “Xhometul Noustafa”- drejtor i të cilit (universitetit) është Imami Muhamed Bagher Salehi, vëllai i të cilit është diplomat i lartë iranianë.
Për OJQ’në thotë se synon të ngrejë një muze të kulturës iraniane si edhe të ngrejë një katedër të studimeve iraniane në universitetin vendor dhe atë e lidh me OJQ”në tjetër- “Ehli Bejti” që e ka qendrën në Prizren dhe boton literaturë fetare e ofron edhe bursa për studime fetare në qytetin e Qomit për studentët kosovarë
Mikesha e Ahmadinejadit - një qitëse e mirë me armë
Megjithëse një predikuese fetare, Ikball Berisha- Huduti me krenari e mbanë në profilin e saj në facebook një video të shoqëruar me muzikë orientale duke gjuajtur me armë. “Mirë, nuk paskam harruar”, thotë ajo derisa sheh suksesin në qitje me armë zjarr derisa citon një thënie të Profetit Muhamed: “Prindërit janë të obliguar ndaj fëmijëve që t’ua mësojnë (pos tjerash edhe) përdorimin e armës”.
Ikballja, ka po ashtu publike një fotografi me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad, por që me gjithë insistimin e Express refuzoi ta komentonte.
Kjo fotografi i është përshkruar edhe si afërsi miqësie me këtë me Ahmadinejadin, një figurë politike që njihet për përplasjen e tij të fortë me perëndimin e në veçanti me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
OJQ’ja” Kur’ani” në Kosovë u themelua nga një iranian
Hasan Azari Bejandi është një iranian që operon në Kosovë bashkë me familjen Huduti, që organet kosovare të hetimit e përshkruajnë si shpërndarës të “shiizmit” në Kosovë.
Ai është drejtori i shoqatës “Kur’ani” që në publik është identifikuar si shoqata e Ikballe Huditit. Kjo shoqatë është regjistruar në Kosovë në vitin 2002, kurse, sipas dokumenteve që i posedon Express, qarkullim financiar vetëm në një vit ka mbërritur në mbi 100 mijë euro.
Por kjo shoqatë nuk funksion si e vetme.
Një hulumtim i Express gjen se shoqata është e lidhur Nisa”, “Bregu i Diellit”, ; OJQja Ehli Bejti dhe media të shtypura si revista “Vlera”, "Lumturia" e një sërë mediesh të tjera elektronike që përhapin frymën e revolucionit islamik në Iran në Homeinit. Në nga këto faqe është edhe portali ‘mediaelire.net”.
Përmes drejtorit iranian lidhja shkon edhe te Instituti për Shkencat Humane “Ibni Sina” që deklarohet si një “organ i pavarur që kryen veprimtari në lëmit e arsimit, kërkimit shkencor, studimeve filozofike, studime në fushën e kulturës dhe civilizimit islam dhe oriental dhe veçanërisht, iranologjinë, gjuhën dhe literaturën perse.
Ky institut u regjistrua si OJQ me numër 51139089 në Ministrinë e Administratës Publike Drejtor Ekzekutiv është Abdullah Rexhepi, ndërsa themelues është Hasan Azari, që është në të njëjtën kohë edhe drejtor i Shoqatës “Kur’ani” në Prizren.
Lidhjet me biznesin e pronave dhe dyshimet për shpëlarje parash
Express ka mësuar se deri tash OJQ “Kur’ani” ka një lidhje financiare me një tjetër OJQ që punon në Prishtinë si konvikt- OJQ’në “Bregu i Diellit”.
Gazeta ka mësuar se ato të dyja janë duke u shikuar seriozisht nga autoritet shtetërore kosovare – ato që merren me shpëlarjen e parave dhe ato që hetojnë terrorizmin, dhe atë për shkak të qarkullimeve financiare të këtyre dy OJQ’ve më të cilat lidhen përmes shitblerjeve të patundshmërive drejt me qiftin Huditi (Ikballe dhe Sllan Huditi).
Asllan Huditi, biznesmen i patundshmërive, është pjesë e transaksioneve për prona që ka blerë OJQ’ja “Bregu i Diellit”, i cili ka marrë mijëra euro nga Gokhan Yildiz, drejtues i kësaj shoqate.
Paratë u morrin në emër të blerjes së një trualli, por për autoritetet kosovare ky është një transaksion i dyshimtë.
Express ka provuar të marrë një koment nga Huditi për këtë rast, por ajo ka refuzuar të përgjigjet.
Asllan Huduti është biznesmen i patundshmërive. Express ka gjetur se ai ka pronësi ose aksione në D.P.T. "Gallery" N.SH. " Complete ", ndërsa vetën publikisht e nënshkruan si ndërmjetës në këto biznese.
Edhe gruaja e tij, Ikballe Huduti ka bizneset e saja. Ajo ka pronësi në biznesin NPSH “Kevser" si dhe në shtëpinë botuese "DIELLI PAS REVE", me të cilën edhe e boton revistën “Vlera”.
Fotografitë me masakra në fletore fëmijësh nga Irani në Kosovë
Gazeta Express mëson se dogana kosovare ka kapur një pako me material propagandistikë, kryesisht masakra, të futura në fletore fëmijësh. Adresa del e lidhur me drejtuesit e shoqatës “Kur’ani”.
Ikballe Huduti nuk pranoi ti komentonte këto dokumente që i ka parë Express e që janë ende në pronësi të autoriteteve kosovare.
Ky material propagandistik (masakra dhe sipas konstatimeve policore, edhe imazhe të të ashtuquajturve “shehid”) i dërguar nga Irani përmes Dubait e në Aeroportin e Prishtinës si destinacion kishte drejtorin e “Kur’anit” Hasan Azari Bejandi.
Kohë më parë medita shqiptare publikuan akuza të regjimi i Iranit ka ngritur një celulë të shërbimeve sekrete në Ambasadën e tij në Tiranë, me qëllim që të veprojë kundër anëtarëve të opozitës që ndodhen në Shqipëri, si Organizata Popullore Muxhahedin e Iranit (PMOI/MEK) si dhe Luftëtarët e Lirisë.
Seyyed Bagher Hosseini- një zyrtar iranian, duke iu drejtuar qeverisë shqiptare tha se, anëtarët e këtyre organizatave nuk janë të rrezikshëm vetëm për ata, por mund të sjellin edhe destabilizimin e rajonit (18 maj 2012).
Nga ana tjetër, rrjeti shtetëror i lajmeve IRINN raportonte më 17 maj të vitit 2013 se “vendet e Ballkanit do të jenë dëshmitarë të shpërthimeve dhe të kabotazheve në të ardhmen, nga të cilat do të përfitojnë SHBA dhe regjimi zionist.”
“Kur’ani”, OJQ’ja kosovare është e lidhur ngushtë me fondacionin me të njëjtin emër në Shqipëri, dhe për analistë të shiizmit, është nëndegë e saj.
Figurat e larta të BIK’ut në peyroll’in e shoqatës “Kur’ani”
Shoqata ‘Kur’ani” e përshkruar nga autoritet shtetërore si përhapëse e “shiizmit” në Kosovë megjithatë ka një marrëdhënie me bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), imamë të së cilës janë duke u hetuar për gjuhë të urrejtjes kundër shiitëve.
Express ka raportuar kohë më parë se së paku dy imamë kosovarë nga më shumë se dhjetë të tillë që u arrestuan në nj aksion të madh të prokurorisë kundër terrorizmit, mund të akuzohen për nxitje të urrejtjes kundër këtij sekti- diçka që e ka konfirmuar publikisht shefja e prokurorëve special kosovarë, Sevdije Morina.
“Kur’ani” si OJQ në publikimin e saj ‘Kur’ani në Islam” kishte pasur për redaktor Fahrush Rexhepin, një zyrtar i lartë i BIK’ut i cili për më shumë se nj mandat ka shërbyer në kryesinë kësaj bashkësie fetare që kur atë e drejton Naim Ternava- i zgjedhur për të tretën herë në krye të BIK’ut në mënyrë të dyshimtë.
Megjithëse paradoksale, deri tash në Kosovë shiitë dhe sunitët kanë bashkë-jetuar në një bashkësi fetare- në BIK, por shiitët tash po bëjnë një përpjekje për ta krijuar bashkësinë e tyre fetare.
Siç pati raportuar Express, Bashkësia e Tarikateve jo-zyrtarisht tashmë ekziston, dhe ata akuzojnë menaxhmentin aktual të BIK’ut që i përzuri jashtë duke i afruar rrymat radikale, siç është ‘vahabizmi’.
Së fundi, edhe Avokati i popullit i ka dhënë përkrahje nismës së shiitëve për të u darë edhe zyrtarisht nga BIK’u kur të ri-draftohet Ligji për Liritë fetare dhe kur të bëhen ligje të reja në fushën e menaxhimit të aktiviteteve fetare nga shteti.
Akuzat e imamëve vahabistë kundër shoqatës “Nisa”
Janë dy imamë të BIK’ut që sipas Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina po hetohen për nxitje të urrejtjes fetare ndaj shiitëve, por ajo nuk i zbuloi emrat.
Express ka gjetur se bash për OJQ’në “Nisa” (Kaptinë e Kur’anit që në shqip përkthehet “gruaja”)- një nga OJQ’të e lidhura me qiftin Huditi, janë dy imamë eminentë kosovarë të arrestuar verën e 2014’ës që kanë ngritur dyshime që punon për agjendat e Iranit dhe e akne akuzuar rëndë atë.
Shefqet Krasniqi e Enis Rama kanë ligjëratat e tyre në lidhje me OJQ’në “Nisa”, ku akuzojnë shoqatën që po i shpërdorë edhe fëmijët për kauzën e tyre.
Para arrestimit të tyre në ‘youtube.com’ ekzistonin ligjërata si “Disa fjal për Shoqatën “NISA” të Igballe Berisha Huduti në Kosovë .? Dr.Shefqet Krasniqi” e “Larg nga Ikballe Huduti dhe shoqata ‘Nisa’ misionar te shiizmit – Enis Rama”.
Express ka provuar që të marrë nga një koment prej imamëve në fjalë për këto komente të tyre, përmes kontakteve që ka pasur në dispozicion, por nuk ka arritur që t’i kontaktojë, kurse Ikballa Hudutit ka refuzuar që të komentojë edhe për këtë gjë.
Enis Rama e Shefqet Krasniqi përmenden edhe nga raportet ndërkombëtare si nxitës të urrejtës. Krasniqi u arrestua nga Prokuroria edhe nën dyshimin për shpëlarje të parave, kurse Ramës, kryeredaktor në “Peace TV” iu përmendën edhe ligjërata të tij anti-semite.
Për Ionnis Michaletos, një ekspert i Ballkanit në analizën e tij “Pushteti i butë i Iranit mbërrin në Ballkan” baza e pushtetit të butë të Iranit, e pasqyruar në mënyrë sinoptike, është disi e pamjaftueshme për ambiciet potenciale të Teheranit për të përhapur ndikimin e tij në Ballkan. Gjithsesi duhet të kihet parasysh fakti që në Turqi dhe më pak në Greqi, Serbi, Kroaci, Bullgari dhe Rumani ekziston një infrastrukturë e gjerë e biznesit iranian.
“Gjithsesi për shkak të embargove të vendosura ndaj Iranit edhe kjo infrastrukturë pushteti të butë është shumë pak e ekspozuar dhe mund të jetë edhe më e gjerë se sa ajo që dallohet me shikim të parë. Shoqata në dukje jo iraniane mund të ndjekin të njëjtat synime, por në mënyrë të fshehtë”, konstaton Michaletos.
Foto: Express
Shqipëria u alarmua kohë më parë se celula agjenturash iraniane me qëllim edhe vrasjen e opozitës po veprojnë. Por, sa është e prekur Kosova nga ndikimi i Iranit? Express sjell rrëfimin për OJQ’të “shiite” nën vëzhgim të autoriteteve kosovare, për financat e tyre lidhjet me botën e biznesit e të patundshmërive, lidhjet në BIK’, hetimet penale kundër imamëve kontroversë, por edhe rekrutimin e të rinjve kosovarë në Iran për ta luftuar Amerikën

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» OJQ’ja kosovare që punon për Iranin dhe rekruton kundër Amerikës
» Kosovare Asllani shpërthen me gol kundër Italisë
» Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”
» Katër kosovarë kryejnë ecjen epike, kundër regjimit të vizave
» Limaj po rekruton mbështetës, paralajmëron goditjen e PDK-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi