Ton Marku:Nuk ka paqartësi
Faqja 1 e 1
Ton Marku:Nuk ka paqartësi
Nuk ka paqartësi
Ton Marku
Demokristianët ishin të zotuar për bashkim pa kushte
Kryesia e Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës (tash pjesë e Demokristianëve të Republikës së Kosovës) me keqardhje demanton shkrimet në mediat të cilat kanë botuar njëfarë kumtese kinse në emër të Kryesisë së PSHDK-së se bashkimi i dy subjekteve politike demokristiane (PSHDK e PDKI) qenka bërë në emër të kryetarit Ton Marku. Një vlerësim i tillë nuk qëndron, sepse për bashkimin e këtyre dy subjekteve politike Kuvendi zgjedhor i PSHDK së (7 qershor 2008) ka vendosur që PSHDK-ja patjetër dhe pa kushte duhet të bashkohet. Po ashtu vendimin e Kuvendit e ka rikonfirmuar dy herë edhe Kryesia e PSHDK-së, si dhe një javë më parë edhe Këshilli Qendror i PSHDK-së. Megjithatë, duke pasur tendenca të mosbashkimit të 3-4 anëtarëve të kryesisë (nga Kryesia e përbërë nga 21 anëtarë), si: Nikë Gjeloshi, Lazër Krasniqi, Ukë Berisha (që në Kuvendin zgjedhor kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme) dhe tash Mark Komoni (që në Kryesi dhe në Këshillin Qendror ishte pajtuar për bashkim) para mbajtjes së Këshillit Qendror kërkuan mbështetjen e Ipeshkvisë (pasi që Nikë Gjeloshi është edhe dhëndër i ipeshkvit) dhe arritën ta gëzojnë përkrahjen e ipeshkvit duke ia ofruar (Mark Komonit) një nga draftet e vjetra që diskutohej më parë e jo draftin që është nënshkruar nga dy kryetarët e dy subjekteve politike domokristiane Ton Markut e Zef Morinës. Prezantimin e draftit të vjetër e bënë vetëm e vetëm që të krijojnë huti te anëtarësia, në mënyrë që të mos afrohen dy subjektet politike demokristiane. Në anën tjetër, e ashtuquajtura "Kryesi e PSHDK-së" e përbërë nga Nikë Gjeloshi (i cili në Kuvendin e PSHDK-së pati fituar vetëm 22 vota nga 171 delegatë), Ukë Berisha (i cili në Kuvendin e PSHDK-së kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme), Mark Komoni (që ishte vetë prezent në solemnitetin e nënshkrimit të marrëveshjes) e të Lazër Krasniqit (që ishte shkarkuar tashmë nga kryetari i parë i PSHDK-së, kurse pas Luftës Çlirimtare të Kosovës kishte tentuar ta uzurpojë PSHDK-në me një Kuvend të fshehtë të mbajtur në Pejë, përkatësisht kishte themeluar njëfar Unioni të Demokristianëve e së fundi tentonte ta minojë PSHDK-në). Me këta njerëz nuk mbahet partia. Megjithatë ata do të mbesin anëtarë në PSHDK dhe do t’i ushtrojnë detyrat e tyre, sepse nuk jemi të interesuar që të largojmë anëtarë të demokristianëve. Dhe tash kur me vullnetin e anëtarësisë së dy subjekteve politike demokristiane u bë bashkimi i këtyre partive, marrin guximin që kinse të thërrasin Kuvend të jashtëzakonshëm dhe të shkarkojnë kryetarin (Ton Markun), i cili në Kuvend u zgjodh me shumicë absolute votash (me vota të fshehta dhe në konkurrencë edhe me tre të tjerë). Me nënshkrimin e aktit të bashkimit të dy subjekteve politike demokristiane (deri para dy-tri dite PSHDK e PDKI) demokristianët e Republikës së Kosovës përkrahin dhe mbështesin bashkimin e demokristianëve. Bashkimi i demokristianëve u përkrah edhe nga anëtarësia nga viset e ndryshme të Kosovës, por edhe nga diaspora në Zvicër, në Gjermani, në Austri e më gjerë. Akti i marrëveshjes së bashkimit të PSHDK-së dhe PDKI-së siguron edhe mënyrën e funksionimit të demokristianëve të bashkuar, si bie fjala 'Kryesia e Demokristianëve të Kosovës (PSHDK - PDKI), do të përbëhet nga dy kryesitë aktuale të dy subjekteve PSHDK dhe PDKI. Mandati i të gjithë anëtarëve të Kryesisë do të zgjasë deri në kuvendin zgjedhor. Datën për mbajtjen e kuvendit do ta caktojë Kryesia e partisë’ (Neni , etj. Përndryshe, demokristianët e Republikës së Kosovës janë unikë në përkrahjen e bashkimit të PSHDK– PDKI-së në një subjekt politik të pluralizmit demokratik të shtetit tonë më të ri në botë. Demokristianët e Republikës së Kosovës i japin përkrahje unanime edhe orientimit kombëtar e djathtist properëndimor të demokristianëve të Republikës së Kosovës. Në fund, u bëjmë me dije gazetarëve, por edhe redaksive që të informohen nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe në zyrat e demokristianëve të Kosovës (qofshin ato edhe nga kryesitë e deritashme), e jo të botojnë kumtesa të kujtdo që i teket.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
» Tom Marku:Agim Gashit
» Vasil Marku:Podrimja
» Pjetër Ndrecaj:Iku Marku
» Marku u vra me snajper (VIDEO)
» Tom Marku:Agim Gashit
» Vasil Marku:Podrimja
» Pjetër Ndrecaj:Iku Marku
» Marku u vra me snajper (VIDEO)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi