Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - BINEQ LIND NANA HAJDARIT

Shko poshtë

AGIM GASHI - BINEQ LIND NANA HAJDARIT Empty AGIM GASHI - BINEQ LIND NANA HAJDARIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2015 3:52 pm

AGIM GASHI


BINEQ LIND NANA HAJDARIT
(Humoreskë)


Sot në mëngjes, ende pa ja dhanë Ylli i mëngjesit, cingrronte telefoni pa ndal. 
Pritojsha me u zgjue e me kap, por as ana tjtere nuk pritonte me i ra pa rreshtun.
Dikur u zgjova, hapa krahët e u shtrengova mirë nga ajo ngritje e dhunshme nga gjumi, kapa telefonin, dhe me një zë plot nervozitet thash:
-Po kush bre u que pesh kaq heret?
-O Hajdari jamë o vlla, Hajdari.
-Po nëse je Hajdari çka ka lidhje me gjumin tem?
Ufaaaaaa, bani njëherë, bërbëliti përmes buzëve që mua mu duk se ja rrutlloi nanen dikujt. Nuk dashta me pranu se po më shan mue. Pastaj bertiti:
-Na ka gjet belja o vlla. 
-Po me kend ashtu o kusheri i jemi. Ti po më thue vlla por tanë bota e di se vlla e kam Afrimin, e ty Hajdar të kam kusheri.
-Po leje bre farefsnin o kusheri, se belaja na ke gjet me robt e shpisë. Konkretisht me nanen se për me ato tjerat kunata e bija spo e kam dert.
-Po pse me nanen o Hajdar, banu konkret o njeri.
-O ka lind nana bineq n´pleqni. 
-Kuku, po qysh bre? 
-Hiç se kemi pa qysh, vetëm kur i ka qit në shtrat, shkllup nja e shkllup tjetrin dhe tha:
-Qe, për inati të Blerand Stavilecit e atij Isa kryecullkut.
-E halli? Kush ja rritë?
-Kush ka me ja rritë, do të ja qojmë njanin Ises e njanin Blerandit se ata kan pare mjaft, kan Ipona e djepa. Na me 300 euro smujna me i rritë.
Bani çka të doni se u lodha me llokopenrat e juve atje në atë vend ku edhe delet po bajnë ve.

***
Pas disa ditesh doli kanga për Hajdarin:

O Hajdar ti me Katana
Bineq bir ty t´bani nana!
Ban bineq me hyzmet t´kojshisë 
Per inati të Qeverisë.

O Hajdar o djal i ri
Qysh po t´lind nana n´pleqni?
O lind bija e Kuklecit
Për inati të Stavilecit.

Çiftelia cimilim e cililim,
Koka gzu Daja Selim.
I emnum, pushka ka kris
Nja Blerand e tjetrin Is.

02.03.15
Düren


AGIM GASHI - BINEQ LIND NANA HAJDARIT 10408493_10152744388154077_1297819868835155474_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - BINEQ LIND NANA HAJDARIT Empty Re: AGIM GASHI - BINEQ LIND NANA HAJDARIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2015 9:58 pm

AGIM GASHI - BINEQ LIND NANA HAJDARIT 10551006_740766759312758_4808349236801379041_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi