Shqiptarët në Zvicër janë dëshmuar se janë ambasadorë të kombit
Faqja 1 e 1

Intervistë me Abas Fejzullahun, kryetar i BISH në Zvicër
Bota sot: Z.Fejzullahu, mund të na thoni për rolin dhe funksionimin e BISH në Zvicër?
Abas Fejzullahu: Mendoi se BISHZ që nga themelimi, në nëntor të vitit 1997 e deri më tani, në vazhdimësi ka zhvilluar aktivitete në drejtime të ndryshme, gjithnjë duke u bazuar në planin dhe programin e punës dhe Statutin e Shoqatës, i cili është në përputhje me kodin civil të shtetit zvicëran, e të cilin shoqata me përpikëri e ka respektuar dhe e respekton gjatë zhvillimit të veprimtarisë së deritashme këtu në Zvicër. Mendoi se ka luajtur një rol konstruktiv dhe si qëllim thelbësor ka pasur dhe ka bashkimin e potencialit intelektual në Zvicër, për organizime në fusha dhe drejtime të ndryshme në bashkëpunim me mërgatën dhe atdheun si dhe me institucionet dhe shoqatat në Zvicër e më gjërë.
BISH ka publikuar mbi 80 deklarata, reagime dhe qëndrime të saja
Abas Fejzullahu, kryetar i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë (BISHZ) në Zvicër
Bota sot: Mëse një decenie në Zvicër funksionon BISH dhe në bazë të aktiviteteve, siç dihet, ju keni qenë aktiv dhe e arsyetoni emrin BISH, ku ju keni qenë të parët që keni intervenuar qoftë ne kriza apo progrese në haspirat tona kombëtare. Mund të na i përmendni, shkurt disa nga këto aktivtete, tubime e raporte të BISH-së?
Abas Fejzullahu: BISHZ në këto 12 vjet që nga themelimi ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në shumë drejtime, gjithnjë duke pasur parasysh rrjedhat e përditshmërisë kryesisht të mërgatës shqiptare këtu në Zvicër, si dhe rrjedhat e çështjes kombëtare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. Janë 12 drejtimet kryesore përmes të cilave shoqata ka zhvilluar dhe zhvillon aktivitete në vazhdimësi. Lidhur me zhvillimet e rrjedhave si në hapësirën e Shqipërisë, të Kosovës dhe pjesëve tjera të shkëputura padrejtësisht si në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Çamëri kemi publikuar mbi 80 deklarata, reagime dhe qëndrime të saja, kundër shkrimeve dhe propagandës që shërbeheshin me të pa vërteta rreth Kosovës në veçanti dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. BISH ka mbeshtetur moralisht dhe materialisht popullin e Kosovës në rrethanat dhe kushtet e jashtzakonshme dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kundër okupatorit serb dhe gjenocidin që zbatonte në vazhdimësi për zhdukjen e qënies biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve vendor të Kosovës. BISHZ ka organizuar dhe dërguar në Bruxel, mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të sulmeve ajrore të NATO-së kundër regjimit kriminel të Serbisë, ka marrë pjesë në të gjitha protestat e organizuara në Zvicër dhe Rambuje të Francës për çështjen shqiptare, si dhe bashkëorganizatore e protestës në Gjenevë për lirimin e të marrurit peng dhe të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe. Ka shprehur ngushëllime të sinqerta Ambasadës amerikane në Bernë, për tragjedinë e 11 shtatorit 2001 në New York. Ka uruar dhe përgëzuar 4 Korrikun festën kombëtare të SHBA-ve dhe falëndëruar për ndihmën e dhënë Kosovës dhe shpëtimin nga gjenocidi makabër i Serbisë. Në maj të vitit 2003, BISHZ-ja ia ka dërguar një letër presidentit të Zvicrës, Pascal Couchepin dhe ka kërkuar nga ai që në dokumentet e lëshuara për qytetarët nga Kosova në rubrikën e shtetësisë të shënohet Kosovë e jo Serbi/Mali i Zi apo Federata Jugosllave. Në mars të vitit 2005, përmes një reagimi, BISHZ-ja e ka dënuar fort dhe si të turpshme dhe të padrejtë aktakuzën e Gjykatës së Hagës kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Po ashtu në të njejtin muaj, BISHZ-ja ka lëshur një deklaratë lidhur me atentatin ndaj presidentit të Kosovës, ku përmes saj ajo e ka dënuar ashpër sulmin e dates 15.03.2005 ndaj presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në Kuvedin XI të rregulltë të BISHZ-së mbajtur me 21 mars 2009, nderoi me mirënjohje dëshmorin e kombit Xhemajli Berishën dhe akademik Zekeria Canën, pas vdekjes, ndërsa nga veprimtarët e gjallë nderoi me mirënjohje Artisten e popullit Vaçe Zela, ikonën e muzikës së lehtë shqiptare, poetin strugan, Lebit Murtishin, gjuhëtarin prof. dr.Latif Mulakun dhe mikun e shqiptarëve armenasin e ardhur nga Libani, Narzis Ghazarian me banim në Biel e disa të tjerë. Njëkohësisht me mirënjohje për rolin dhe kontributin kombëtar në lëmin e gazetarisë profesionale iu është ndarë Nefail Maliqit, gazetarit tonë të vetëm në Kombet e Bashkuara.
Bota sot: Meqë jetojmë dhe veprojmë në Zvciër çfarë mendoni pë rolin e qeverisë helvetike për Kosovën dhe çfarë bashkëpunimi keni me autoriet zvcierane?
Abas Fejzullahu: Mendimi i BISHZ-së për rolin e Qeverisë Helvetike është mjaft i qartë dhe shumë pozitiv, me vet faktin se ambasadori i Zvicrës në OKB ishte i pari që deklaroi hapur në emër të shtetit zvicëran që deklaronte se është për pavarësinë Kosovës. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe Micheline Calmy-Rey në Prishtinë dhe në Beograd, dhe Zvicra ishte ndër shtetet e para në botë për këtë qëndrim dhe përcaktim konkret zyrtar. Në këtë drejtim kontribut të veçantë ka dhënë edhe miku i njohur i shqiptarëve Victor Ryfi, deputeti dhe miku i shqiptarëve Uli Ulberger e shumë të tjerë. Andaj BISHZ rastin e festës kombëtare zvicërane me 1 gusht 2008, u ka shprehur mirënjohje dhe falënderim me shkrim përmes shtypit, për ndihmën e dhënë popullit shqiptar dhe kontributin e dhënë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e që është publikuar në „Bota sot“. Bashkëpunimi ka qenë, është dhe do të jetë përherë, në nivelin e duhur të përgjegjësisë në mënyrë të ndërsjelltë, me të gjitha autoritetet zvicërane sipas aktiviteteve që shoqata zhvillon në Zvicër.
Bota sot:Nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në rajonin tonë janë shënuar progrese të mëdha si në sferën politike ashtu edhe ekonomike. Ju si BISHZ i shihni këto zhvillime dhe procesin e njohjes se Kosovës si shtet nga vendet botërore, numri i të cilave vazhdimisht po rritet?
Abas Fejzullahu: Procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës, i shumë pritur, e i stërgjatur nga faktori politik ndërkombëtar e sidomos me fajin e UNMIK-ut por edhe të vendorëve, megjithatë është një fillim i suksesshëm dhe i rëndësishëm, nëse punohet me ndërgjegje dhe përgjegjësi për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit demokratik. Procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës ka shënuar rezultate të kënaqëshme dhe të rëndsishme, me vet faktin se njohjen e kanë bërë shtetet me më zhvillim dhe ndikim ekonomik dhe politik në botë. Për këtë rezulatat dhe njohje meritore janë SHBA në rend të parë po edhe Zvicra me veprimet dhe qëndrimet e saja. Janë shqetësuese rrjedhat ekonomike në Kosovë ku papunësia arrin mbi 50%, varfëria tek shumica e popullatës është në skajshmëri, korrupcioni, dhe mos funksionimi i ligjit dhe përgjegjësisë në të gjitha nivelet institucionale, janë shqetësuese, gjendja e pensionistëve, kulturës, arsimit dhe shëndetsisë, bujqësisë dhe prodhimtarisë në veçanti. Politikanët vendorë e kanë shtrirë kurrizin dhe po gëlltitin aq shumë kompromise në dëm të Kosovës, duke privilegjuar e përkëdhelur serbët në Kosovë nga faktori ndërkombëtar e ai vendor, për t`i marrë me të mirë, kur haptaz si Serbia si serbët kolonizatorë në Kosovë kanë deklaruar dhe deklarojnë se kurr s`do ta njohin pavarësinë e Kosovës, po edhe sikur ta njohnin formalisht dihet se Serbia dhe serbët asnjëherë s`kanë menduar e vepruar mirë për shqiptarët dhe as që mendojnë, por kanë menduar e mendojnë për pasuritë dhe trojet shqiptare si t´i pushtojnë e shfrytëzojnë, kur dihet se mbi 700 vendbanime shqiptare në Serbi janë shpopullarizuar në 100 vitet e fundit dhe ka ngelur nën shtypje Kosova Lindore - Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që Serbia i keqtrajton sot e kësaj dite – ndërsa serbët në Kosovë janë me privilegje që s`njihen askund në botë.
MT/ Shqiptarët e Kosovës Lindore të mos lihen në mëshirën e serbëve
Bota sot: Kur folëm për zhvillimet e vendit, tash së fundit ne shqiptarët në Gadishullin Ilirik, kemi shënuar një sukses, madje tejet të rëdësishëm dhe historik, duke ofruar edhe më shumë tashmë edhe fizikisht Kosovën me Shqipërinë, përmes tunelit të Kalimashit. Çfarë do të thotë kjo?
Abas Fejzullahu: Vepër konkrete më me rëndësi e realizuar për afrimin dhe bashkimin fizik e shpirtëror të shqiptarëve, të ndarë e të coptuar për shumë kohë e në shumë pjesë nga trungu, pa dëshirën e tyre nga pushtimet shoviniste të fqinjëve përreth me ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Në Kosovë ende as që ka filluar ky projekt, ku përveç fjalëve e premtimeve s`ka gjë konkrete, që është dashur të jetë parësore ky projekt që në të njëjten kohë të bëhet përurimi në Morinë nga të dy anët, atëherë kishim të drejtë të themi se u krye një vepër në interes të kombit në shumë drejtime nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Bota sot: Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë për çka të rrahin gjoks, të parët për shkak anëtarësimit në NATO, të dytët për shkak të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por shqiptarët e Preshevës, sikur janë harruar. Ttë vetmit që nuk na kanë harrar, janë ata nga Boegradi të cilët po na "përkujojnë" vazhdimisht duke arrestuaar e vrarë të rinjtë shqiptarë. Çfarë mendoni për perspektivën e krahinës së Preshevës?
Abas Fejzullahu: Mendimi im për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc po edhe vendbanimet tjera nën okupimin e Serbisë është në shpërputhje me politikën ditore të Kosovës dhe Shqipërisë po edhe të faktorit ndërkombëtar, sepse nëse kërkohet me këmbngulje zbatimi i Pakos së Ahtisarit për 5% serbë kolonizatorë në Kosovë, të privilegjohen në atë masë e të jenë komb shtetformues në Kosovë dhe të quhet multietnike, pse e njëjta masë dhe privilegje të mos jetë edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në Maqedoni e Mal të Zi. Serbët në Kosovë privilegjohen ndërsa shqiptarët në Kosvën Lindore dhe në Maqedoni ndëshkohën, keqtrajtohen, burgosen, vriten dhe s`ka kurrëfarë masash ndaj Serbisë e Maqedonisë.
Intervistoi: Nefail Maliqi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ARTISTËT JANË BUKURIA E SHPIRTIT TË KOMBIT, E VEPRAT E TYRE JANË HYJNITË TOKËSORE KOMBËTARE! - Vargje nderimi -
» Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?
» 'Azilkëkruesit' në Zvicër janë të sigurt
» Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
» SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi