Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
Faqja 1 e 1
Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
Zvicra sipas hartës së vitit 1291
Brahim AVDYLI:
Bazat e mërgatës shqiptare në Zvicër
Rrjedhat e organizimit shqiptar nuk mund të merren me mend para organizimit të Konfederatës Zvicerane, më 1291. Mund të merren me vështirësi nga jeta e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që përfundoi me 1468, as nga përfundimi i jetës së djalit të tij, Gjon Gjergj Kastrioti, në Shqipëri, më 1506, kur përfundimisht kthehet në Itali.
Nuk fillon as nga mërgata e arbëreshëve të shumtë që vinë dhe zënë vend këtu. Ndonëse janë mjaft të organizuar, nuk dallojnë si shqiptarë, si arbëreshë apo të huaj. Ata përpiqen të zënë vend në lëvizjet politike zvicerane dhe të vihen në vendet kyçe të saj, si vendas, si „graubyndnas“, si „tiçinez“, etj. Organizimi i tyre si individ nuk hetohet lehtë.
Shqiptari i parë që hetohet vie nga Granea e Shqipërisë për të marrë pjesë në Koncilin fetar të Bazelit, më 1441, me emrin Andrea Zamometich. Kjo është periudha e Skënderbeut dhe zhvillimit të përkatësisë fetare katolike në Shqipëri. Ndër këta, humanistët shqiptarë kanë qenë të njohur në Zvicër. Këtë e vërteton më së miri botimi i veprës së Marin Barletit, „Rrethimi i Shkodrës“, në Bazel, më 1556.
Përpjekjet e emigrantëve shqiptarë në diasporë
Karakteri i jonë luftarak dhe i paepur i bëri të jenë në lëvizjet kyçe të vendeve të ndryshme. Napoleonin nuk mund ta merrnim në shqyrtim pa regjimentin e Shqipërisë, regjimentin elitë, që la gjurmë të pashlyera në luftën e tij guerile. Të gjitha lëvizjet e mëdha luftarake të botës i kanë shqiptarët në mesin e tyre. „Herë na shfaqeshin para syve arnautë apo shqiptarë, me tipare të bukura, me mustaqe të gjata dhe të holla,... që tundin me lëvizje gjithë shkathtësi... Të gjithë qenë të armatosur gjer në dhëmbë, me dyfekë me qark, pisqolla, jataganë, hanxharë, thika, një arsenal i vërtetë që përfshinte nga armët më të thjeshta gjer te kryeveprat e argjendarisë , të gdhendjes së gurëve të çmuat të argjendarisë.“
Në Zvicër, bien në sy më tepër pas afirmimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe Lidhjes së Prizrenit, që janë organizuar në kohën e fundit të shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe përpjekjeve të uzurpimit të tokave autoktone shqiptare nga popujt fqinjë. Janë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që depërton në vendet perëndimore. Atyre nuk u pushon dhembja permanente për trojet arbërore. E ndejnë thellë këtë dhembje dhe gjejnë mundësi ta shprehin qoftë përmes organizimit, qoftë përmes krijimtarisë. Kjo shprehet përmes gazetarisë, që zë fill në Zvicrën franceze - si koka e lëvizjes botërore e diplomacisë, veçanërisht përmes krijimtarisë, siç na e bën këtë Fan S. Noli me poezinë e tij, „Anës Lumenjve“, në të cilën e qanë thellë gjendjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, të përjetuar nga Gjermania. Organizimet e tyre ndikohen nga organizimet e nivelit evropianë, në radhë të parë nga Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Italia, Franca, Belgjika, Gjermania, Austria dhe Zvicra. Shoqëritë kombëtare shqiptare gjejnë organizime të patriotëve shqiptarë, të cilat i organizojnë në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Turqia, Rumania, Italia në Evropë lënë gjurmë të pashlyera të organizimit, përkundër dhunës së hapur të armiqve tanë. Përpjekjet e emigrantëve shqiptarë nuk shkëputen plotësisht nga përpjekjet e pandalura të kombit shqiptar për krijimin e shtetit të bashkuar shqiptar. Edhe në Perëndim i gjejnë ata mundësitë e paraqitjes së përpjekjeve të veta.
Gjergj Kokalli gjendet i vdekur në Zvicër, në vitin 1883, i varrosur në Mendrisio (TI), që për tridhjetë vite ishte shërbyesi besnik dhe mik i Edward Lear-it, nga Anglia). Që nga studimet e Anton Zako Çajupit, me 1887, deri te Fan Stilian Noli, që merr pjesë dhe lë gjurmë të pashlyera të mjeshtërisë diplomatike në Lidhjen e Kombeve, në Gjenevë, herë pas here gjatë viteve 1920, 1921, 1922 e 1923. Shqiptarët i kemi të mbledhur në Zvicër, që atëherë. Populli i Zvicrës i ka njohur shqiptarët dhe jetën e tyre. Gazeta „Journal de Génèvë“ ka shkruar që me 12 shtator të vitit 1909 për ngjarjen madhore të Kongresit të Elbasanit dhe hapjes së shkollës Normale. Më 01.03.1922 është pranuar shteti i pavarur i Shqipërisë, ndonëse me gjysmën e tokave të veta autoktone, me shkresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës. Edhe më përpara, nga vitet 1903-1906, kanë dalë gazetat „Shqipëria“ në Gjenevë dhe në Lozanë, në vitet 1915-1916.
Dervish Hima në Lucern në vitet 1902-1903
Nga maji i vitit 1902 e deri në nëntor të vitit 1903 Dervish Himën do ta shohim në Lucern e më pas në Gjenevë, ku qëndron një vit e gjysmë. Në fillim e përkrahu Aladro Kastriotin, spanjollin aventurier politik që pretendonte fronin politik të Shqipërisë dhe me të cilin takohet gjatë në Lucern të Zvicrës, por zhgënjehet nga ai. Në këtë kohë ai bashkëpunonte me atdhetarë të tjerë anë e kënd botës. Në tetor të vitit 1902, filloi botimin e gazetës „Albania“ në Gjenevë, që i tregoi Ibrahim Temos, dhe bashkëpunoi me organet xhonturke „Bashkimi Osman“ dhe „La Fédération Osmane“, që dilnin në Gjenevë.
Më 1904 Mufid bej Libohova është transferuar në Bern të Zvicrës si Kryetar i misionit diplomatik të Turqisë. Ai ka lindur në Libohovë në korrik të vitit 1876, si djali i parë i Neki Pashës, derës së Arsllan-Pashalinjëve, mikut të Ali Pashë Tepelenës. Ka kryer gjimnazin „Zosimea“ të Janinës dhe liceun „Galata Saraj“ në Stamboll, në gjuhën franceze. Universitetin e kreu në Lozanë të Zvicrës në degën e Drejtësisë me sukses të plotë dhe u laureua përsëri në Zvicër (Lozanë), ku mori doktoraturën në Shkencat Politike. Gjatë këtyre viteve vizitoi shumë vise të botës dhe fliste shumë bukur gjuhët e huaja, si psh. frëngjisht, turqisht, greqisht, arabisht, persisht dhe italisht. Vizitoi ndër të tjera në Vjenë, Berlin, Shën Petersburg, Londër, Paris, Romë, Kajro, etj. Kishte trashëguar nga i ati, Neki Pasha, një pasuri të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë, si psh. në Shqipëri, Greqi, Turqi, Egjipt, etj. Mjaft shuma të mëdha ka shpenzuar për çështjen shqiptare.
Së bashku me Ismail Qemail bej Vlorën, kushëririn e tij nga Vlora, shpalli pavarësinë e atdheut të tij me 28 nëntor 1912, që kishte ikur më parë nga Stambolli i Turqisë. U zgjodh në dy dikasteret e Kuvendit Kombëtar të Vlorës (28 nëntor-4 dhjetor 1912), në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilat i mbajti deri në fund të vitit 1913, ndërsa më 7 mars 1914 priti në Durrës Princ Wiedit në emër të Qeverisë së Përkohshme si Kryetar i Qeverisë, me ç’rast u caktua si përfaqësues i Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar. Lufta e Parë Botërore e zuri në Shqipëri, por ai u largua nëpër Itali, ku nuk pranoi të jetë rrogëtar nga qeveria italiane dhe mbylli përfaqësinë diplomatike dhe u transferua në Zvicër.
Ai ishte në disa pozita të larta shtetërore shqiptare prej Ministrisë së Drejtësisë dhe të Kultit deri në Ministrinë e Financave, sikurse themelues i Bankës Kombëtare, që themeloi monedhën kombëtare „Lek“. Largimi i tij nga qeveria shkaktoi dorëheqjen e tërë të kabinetit të Ministrisë. Ai vdiq në atdhe papritur, në Sarandë, në shkurt të vitit 1927 në moshën 51 vjeçare. Trupi i tij u varros në tyrben e oxhakut të gjyshit të tij, Malik Pashës dhe stërgjyshes së tij Shanisha Hanëmi, motra e Ali Pashë Tepelenës dhe gruaja e Ali Pashë Libohovës. Por varret e tyre dhe biblioteka prej 5000 librave u shkatërruan nga pushteti popullor. U konfiskua tërë pasuria e tyre, shtëpitë dhe raritetet, nga të cilat iu falën Jugosllavisë dhe kryetarit të saj, Tito, pa marrë parasysh se ishin bërë gjenocidet serbo-malazezo-maqedone mbi shqiptarët.
Shqiptarët, që në këtë kohë, kanë qenë të organizuar në Zvicër. Më 1915 Faik Konica boton traktatin „Gjermania dhe Shqipëria“, pas takimit të tij me Mit’hat dhe Mehdi Frashërin. Veprimtarë të njohur të Shqipërisë i gjëmjë këtu, duke përfshirë Ajet Libohobën, Ali Këlcyrën, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Eqrem Bej Vlorën, Dr. Mihal Turtullin, Dr. Omer Nishanin, dhe të tjerë. Gaqo Adhamidhi ishte një figurë patriotike shqiptare që vinte nga Zvicra në qeverinë e parë mbretërore të Shqipërisë, të Wilhelm von Wiedit, si Ministër i Financave, deri më 20 maj 1914, për shkak se zgjoi inate të njohura shqiptare. Por ai nuk pushoi tërë jetën të ndihmojë çështjen shqiptare duke punuar në Zvicër.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Brahim Avdyli: Gjurmët e para shqiptare
» Brahim Ibish Avdyli: Kombet e tjera dhe kombi shqiptar
» Shqiptarët në Zvicër janë dëshmuar se janë ambasadorë të kombit
» Brahim Avdyli:A ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht?
» SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !?
» Brahim Ibish Avdyli: Kombet e tjera dhe kombi shqiptar
» Shqiptarët në Zvicër janë dëshmuar se janë ambasadorë të kombit
» Brahim Avdyli:A ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht?
» SKANDALOZE: Pasaporta serbe më e "dashur" nga shqiptarët në Zvicër se sa nga serbët !?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi