Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shfaqet Blerand Stavileci: Të gjithë kemi të drejtë të flasim

Shko poshtë

Shfaqet Blerand Stavileci: Të gjithë kemi të drejtë të flasim Empty Shfaqet Blerand Stavileci: Të gjithë kemi të drejtë të flasim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2015 10:53 pm

Shfaqet Blerand Stavileci: Të gjithë kemi të drejtë të flasim
Shfaqet Blerand Stavileci: Të gjithë kemi të drejtë të flasim Largea_blerandifletpasdeklarates1425325423


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka reaguar ndaj akuzave për mendimin e shprehur ditë më parë, lidhur me e që më pas u bë edhe shkak i shumë akuzave në drejtim të ministrit.
Stavileci thotë se nuk është luhatur, përkundrazi, do të jem akoma i fortë dhe i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm dhe punëtor e atdhetar, i guximshëm si gjithnjë.



Për më tepër, ju sjellim postimin e plotë të ministrit Stavileci:

Pas një linçimi publik fare të paarsyeshëm që i është bërë këto ditë personalitetit tim, vendosa t'i them disa fjalë. Edhe unë kam të drejtë të shpreh mendimet e mia. Nuk i shpreh ato për arsye sepse dikë dua ta shfajësoj apo dikë dua ta fyej. Larg saj. Asnjëherë në jetën time nuk kam poshtëruar njeri. Nuk është ky stili im, nuk është kjo edukata ime. Ata që më njohin e dinë mirë këtë. Ata që nuk më njohin, i thërras të pyesin për të kaluarën dhe të tanishmen time. Ata që më sulmuan publikisht, në mënyrën më të egër të mundshme, u ndikuan tërësisht nga ata që “filozofuan” dhe shtrembëruan me qëllim, ndonjëherë dhe nga padija, debatin e qenë mbi çështjet ekonomike, që lidhen me individin e familjen, për të cilat unë shpreha një mendim, që bota e qytetëruar e ka diskutuar shumë më herët se ne, në një debat të paqenë për natalitetin e, madje dhe më keq se kaq, duke ngritur paralele të pabaza dhe pa asnjë premisë të qëndrueshme me kriminelin Millosheviq. Gjykoj që një shqiptar normal nuk mund të mendojë keq për kombin e vet!
Mirëpo, në të njëjtën kohë, nuk mund ta kemi një shtet funksional dhe të zhvilluar europian nëse edhe ne qytetarët e këtij shteti të ri, që synon zhvillimin, nuk mendojmë arsyeshëm për shtetin, për familjen, për veten tonë. Qoftë edhe përmes autokritikës. Dhe, të parët ne qeveritarët. Edhe për të këqijat, edhe për mangësitë e dobësitë tona. Problemet dhe dukuritë e caktuara që ndikojnë qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthorazi në zhvillimin e një shoqërie, duhet të debatohen në të gjitha nivelet, pa cenzurë, pa komplekse dhe pa përjashtime. Nëse unë mendoj dhe artikuloj një mendim, ai nuk përbën detyrim dhe ligj për shoqërinë. Nëse unë shpreh një mendim, nuk besoj që ata që nuk më kanë kuptuar drejt apo më kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar qëllimisht, duhet t'u thonë nënës ime, motrave, gruas dhe vajzës, fjalët më barbare që fjalori i shqiptarëve për shqiptarët nuk do të duhej t'i përmbante madje as në letër. Më thanë dhe millka e çmos tjetër. Por, nuk jam brengosur.
Unë dhe familja ime do t'i durojmë fyerjet e poshtërimet edhe pse ato nuk ia kam borxh askujt. Jam i një mendje me poetin tonë Luigj Gurakuqi, i cili me të drejtë ka thënë: Veç një qëllim i lartë të bën të durosh, e zemrën ta forcon, ndër kundërshtime s’bën kurrë të ligështohesh, mjerë ai që nuk duron. Mbase do të mbetesha borxh vetëm atëherë kur nuk do të punoja dhe nuk do t’u shërbeja devotshëm interesave zhvillimore të shtetit tonë. Mirëpo, sidoqoftë, familjen mos ma prekni! Nuk kam lindur ministër dhe nuk do të vdes ministër. Një gjë është e sigurt: kam lindur shqiptar dhe do të vdes shqiptar. Do të flas edhe më lirshëm për problemet që na preokupojnë dhe dukuritë që e pengojnë zhvillimin. U ka kaluar koha tabuve dhe komplekseve. Vazhdimisht themi që jemi shoqëri e hapur dhe demokratike. Epo mirë, le ta bëjmë me të vërtetë të tillë.

Të gjithë kemi të drejtë të flasim. Rrjedhimisht, edhe unë. Do të ngre edhe tema të tjera që diskutohen në secilën familje shqiptare, por që publikisht akoma nuk janë diskutuar. Përmes këtyre diskutimeve dua ta ngre debatin që na ndërgjegjëson të gjithë ne, edhe shoqërinë, edhe qeverinë, edhe familjen, edhe individin. Hapur, pa tabu, demokratikisht, sinqerisht. Të gjithë synojmë ta bëjmë një shtet më të mirë, një shoqëri më të mirë, sa më të shëndoshë. Përveç përkushtimit dhe punës, na duhet edhe guximi për të folur për të gjitha problemet e për t'i kërkuar zgjidhjet. Dështimi në planifikim çon në planifikimin e dështimit, ka thënë me të drejtë Benjamin Franklin. Kjo thënie i përket edhe individit, edhe familjes, edhe shtetit. Prandaj, edhe gruaja, edhe burri, edhe mjeku, edhe bujku, edhe ndërtimtari, edhe elektricisti, edhe muratori, edhe nxënësi, edhe studenti, edhe arsimtari, edhe kryeministri, edhe ministri, edhe doganieri, edhe kontabilisti, të gjithë, të gjithë pa dallim, kemi familje dhe duhet ta ndërtojmë shtetin tonë, i cili aktualisht ka shumë probleme dhe një zhvillim të pakënaqshëm. Ministër nesër mund të mos jem, por për problemet do të flas shumë hapur përderisa ua dua të mirën të gjithë atyre që përmenda më lart. E di që shumë nga ata që po më shajnë kaq ulët kur t'i shohin episodet e ardhshme të emisioneve sociale nëpër mediumet tona, të paktën do të thonë:
"Nuk e ka pasur aq keq ai "millka", ai "antishqiptari"...". Njëlloj edhe kolegët e mi dhe të tjerët, që do të vijnë në qeveri, do të mendojnë pak më ndryshe për këto tema dhe do të punojnë më shumë që t'i zgjidhim këto, si dhe probleme të tjera, me masa e veprime konkrete, me përkrahje meritore për të gjitha kategoritë, pa dallime, por me një mendje më të arsyeshme e më ekonomike. I falënderoj nga zemra gjithë ata, (nuk janë pakicë, përkundrazi janë shumicë), që gjatë këtyre ditëve të histerisë së pabazuar kundër meje, më kuptuan drejt. Por, kam një “falënderim” gjithashtu edhe për ata që më keqinterpretuan qëllimshëm, që më veshën mendime të paqena deri në banalizim dhe më futën në gojë fjalë të pathëna, duke ndërsyer kështu njerëzit për të më bombarduar me fyerje mua dhe familjen time. Mirëpo, nuk jam luhatur; përkundrazi, do të jem akoma i fortë dhe i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm dhe punëtor e atdhetar, i guximshëm si gjithnjë.
Për shtetin tim, jo për votat e mia. Ato fare nuk më interesojnë. Po të më interesonin nuk do të kisha folur hapur dhe sinqerisht. Le të mos ma japin asnjë votë, por le të mos ma deformojnë e aq më pak përdhosin mendimin dhe le të mos ma fyejnë nënën, motrat, gruan dhe vajzën. Unë vetë nuk jam nga ata që keqinterpretojnë dhe manipulojnë mendimet e të tjerëve për vota. Nuk i përkas kësaj fare, as dua t’i përkas, sepse nuk është ky karakteri im. Sinqerisht, Blerand Stavileci P.S. Ç'është ky qëndrim që plot po ma thonë jopublikisht: ti shumë mirë e ke, po... kështu nuk e kanë dhe nuk e bëjnë shoqëritë demokratike. E aspirojmë vërtet apo nuk e aspirojmë një të tillë??!!!.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi