Agim Vuniqi: Të gjithë e ndajnë përgjegjësinë për gjykim të drejtë
Faqja 1 e 1

Të gjithë e ndajnë përgjegjësinë për gjykim të drejtë
Argumenti: Kosova
Nga Agim Vuniqi
Kosova ka kohë që ka një qëndrim pozitiv dhe të hapur ndaj Evropës dhe pjesëve tjera të botës. Kjo frymë e hapjes patjetër ka për të sjellë prosperitet, stabilitet dhe një standard më të lartë të jetesës. Shumë çështje të brendshme kapërcejnë kufijtë kombëtarë dhe po bëhen gjithnjë e më të ndërthurura. Zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i varfërisë, furnizimi me energji, nevoja për një mjedis të pastër, siguria, si dhe zhvillimi dhe shpërndarja e diturisë janë të lidhura shumë ngushtë.
Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të jetë e angazhuar edhe më në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në zbatimin e ligjeve ndërkombëtare si dhe duke investuar në zhvillim më qëndrueshëm për dalje nga varfëria. Kjo është arsyeja pse Kosova i përmbahet sugjerimeve ndërkombëtare, që ne shpesh i quajmë përulje, servilizëm etj., sigurisht edhe për shkak të mos zgjedhjes së retorikës adekuate të liderëve, të cilët hetueshëm përdorin një fjalor të paqartë psh.,"të konsultimit me miqtë ndërkombëtarë" duke personalizuar raportet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet evropiane.
Kosova duhet gjithsesi të vazhdojë rrugën konstruktive duke u paraqitur si një partner i besueshëm. Ky kontribut është i nevojshëm për sigurinë e brendshme, për atë ndërkombëtare dhe solidaritetin, dhe për një rezultat të orientuar drejt Evropës. Qeveria duhet të jetë e angazhuar për të ndërtuar mbështetje të fortë për bashkëpunim Evropian, në dialog me publikun.
Pra qeveria duhet të vizatojë një vijë të qartë në mes të asaj çka mund të bëjë dhe çka nuk mund të bëjë, për të lënë hapësirë për nisma të pavarura dhe kreativitet. Qytetarët kanë nevojë për një kujdes për drejtësi dhe ndërtimin e ligjeve që mbron interesin e tyre, por edhe për njëri tjetrin, për të ardhur në shprehje secili person, por edhe talentet e tyre. Investimi në njerëz dhe kuadro është aleati më i mirë i tyre, në realizimin e motos se "ne jemi të fortë kur ne do të qëndrojmë së bashku".
Qytetarët në Kosovë jetojnë një jetë më dinamike se qe kanë pasur tradicionalisht, prandaj edhe shoqëria si tërësi u është ekspozuar ndryshimeve rrënjësore. Shumë njerëz ndihen të shqetësuar për të ardhmen. Shumë prej tyre i kanë punët më mirë se që i kanë pasur, por që nuk ka zbutur shqetësimin e tyre, ndërsa të tjerët rropaten me ndjenjën e frikës ekzistenciale, me një rritje të theksuar të divergjencave shoqërore gjatë fazës së tranzicionit; të një shoqërie pa klasa (klasa punëtore) në atë të krijimit të klasave (shtresave shoqërore), ku të zgjedhurit kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme të përfitimit material duke krijuar (ata vet) klasën e "kapitalistëve"-pa investuar kapitalin e tyre; ishte i mjaftueshëm kapitali popullor i tubuar nga taksapaguesit.
Është një keqkuptim i qëllimtë i demokracisë dhe zgjedhjeve si proces-i zgjedhjes së shërbyesve publikë, të cilët taksat qytetare duhet t'i kthejnë në mirëqenie të qytetarëve, jo për t'u distancuar nga ata që i zgjodhën dhe që ua dhanë besimin duke u besuar premtimeve të tyre; kjo ka ndodhur më herët në mënyrë shumë më të shprehur, në dy mandatet e kaluara, por edhe tash. Shumë njerëz kanë një ndjenjë se "unë jam duke bërë mirë, por shoqëria ka defekte, apo opozita e ka mirë ndërsa qeveria jo, ajo është e korruptuar, mendon vetëm në tenderë e çka jo tjetër, por të gjithë kanë jetuar në një ambient kur përpara ka qenë shumë më keq, dhe po ata që kanë qeverisur flasin për plane e programe tjera, apo rrisin kërkesat për një qeveri teknike.
Optimizmi dhe shqetësimet pra bashkëjetojnë. Ekziston një nevojë e madhe për të mbajtur diçka stabile në te, bile së paku një ndjenjë të sigurisë dhe të një identiteti të ri shtetëror, tashmë të njohur ndërkombëtarisht.
Kjo nevojë është e dukshme në veçanti, deri në pritjen e përfundimit të mandatit të kësaj qeverie në mënyrë normale, duke nxjerr në pah të metat qeverisëse, pra edhe rritjen e kërkesave për përmirësim, por jo përfundimin e saj me eksperimente të reja institucionale, të cilat jo që nuk kanë mbështetje në Kushtetutë por do të rikthenin gjendjen prapa, në atë para institucionale, shumë herë të kritikuar më herët, në atë të përfaqësimit grupor, kur grupi kishte kompetenca më të mëdha se vet institucionet e zgjedhura me votë.
Ne kemi nevojë për të gjetur një ekuilibër në mes të dinamizmit të ri dhe të sigurisë. Duhet të krijohet mjaft hapësirë për nisma të reja të zhvillimit, por në të njëjtën kohë njerëzit nuk duhet të jenë të shtyrë të mbesin mënjanë ose të ndjehen të lënë anash për të kaluar në izolim. Ne të gjithë e ndajmë përgjegjësinë për gjykim të drejtë, të drejtën e balancit publik, organizatat e shoqërisë civile dhe nivelet e ndryshme qeveritare duhet të punojnë së bashku në ndërtimin e besimit dhe respektit si dhe në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit.
Qëllimi i përbashkët është krijimi i një shoqërie të bashkuar në të cilin të gjithë mund të ndërtojnë një jetë normale në kushte të sigurisë. Kosova ka arritur të forcojë pozitën e saj në këtë vit, pas pavarësisë. Duhet të mbahet kjo forcë duke përdorë atë për të arritur një status të qëndrueshëm të mbrojtjes së drejtave të njeriut, të mjedisit dhe të zhvillimit ekonomik. Kjo do të mundësojë Kosovën për të përballuar të ardhmen-me besim në institucionet demokratike të ndërtuara nga vota e qytetarëve.
Në këtë kontekst duhet të synohet të arrihen marrëveshjet mbi pajtueshmërinë politike dhe konceptin e tregut të brendshëm me organizimin e sektorit publik (duke përfshirë pensionet, sigurimet shoqërore, tatimet, arsimin dhe kujdesin shëndetësor), dhe në bashkëpunim më të madh me BE-në mbi masat për të bërë ekonominë e Kosovës më konkurruese, transkufitare për problemet mjedisore, politikën energjetike, politikën e migrimit, politikën e jashtme dhe luftën kundër terrorizmit dhe ndër-kufitare të krimit të organizuar.
Patjetër duhet të ndërtohet strategjia e kooperativitetit në mes të sektorit publik dhe atij privat, jo të humbet rruga, duke u promovuar procesi i privatizimit si sukses, pa u dhënë arsyeshmëria ekonomike. Sigurisht që pa iniciativë të lirë nuk ka ekonomi konkurruese dhe ajo ofron prosperitet, ja psh. PTT dhe IPKO, konkurrenca në mes tyre stabilizojë dhe uli çmimet e prodhimeve të tyre, gjë që ndikojë dukshëm në ruajtjen e xhepit të konsumatorëve dhe, për të siguruar prosperitetin nuk duhet parë zgjidhjen e problemeve ekonomike në izolim, apo mbyllje të tregut nga jashtë, mediat kanë përfolur masat anti-damping për fqinjët përreth, pa saktësuar detajet e Rregullores së KE-së Nr. 384/96 që ndërlidhet me dispozitat e marrëveshjes së përgjithshme mbi tarifat dhe tregtinë, neni VI i marrëveshjes (Marrëveshja Anti damping 1994), me qëllim të sigurimit të duhur ligjor dhe transparent në zbatimin e rregullave anti-damping.
Konkurrenca dhe raportet oferta-kërkesa e bëjnë një mjedis shumë më të qëndrueshëm, atë të kohezionit social, jo instrumentete politike, prandaj qeveria duhet të ndërtoj sigurinë, stabilitetin, respektin dhe besimin reciprok me bizneset për të rritur shërbimet publike të dedikuara për t'u shërbyer qytetarëve.
Pa një përpjekje të të gjithëve nuk ka ecje përpara, kujtoni shembujt e atyre lidhjeve të vjetra: ndjenja e unitetit dhe e fatit të përbashkët para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës; e solidaritetit klasik të mirëqenies së barabartë, organizimi i rrjeteve sociale të cilat ishin të formuara kryesisht nga parimi i barazisë, dhe vlerat e përbashkëta të një shoqërie relativisht homogjene.
Por mos të harrojmë ne jemi duke lënë shpejt atë kohë (të mbijetesës dhe të ekzistencës së përbashkët), tash jemi në një fazë të re të zhvillimit, prandaj marrëdhëniet hierarkike fikse dhe sistemet e tilla e kanë humbur kuptimin dhe forcën e tyre, prandaj qeveria duhet të përpunoj një program ambicioz për investime në mënyrë të detajuar për periudhën e qeverisjes, kjo është edhe detyrë e saj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shfaqet Blerand Stavileci: Të gjithë kemi të drejtë të flasim
» Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi