Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në zgjedhjen e deputetit Bart Staes kontribuoi edhe dega e LDD-së në Bruksel

Shko poshtë

Në zgjedhjen e deputetit Bart Staes kontribuoi edhe dega e LDD-së në Bruksel Empty Në zgjedhjen e deputetit Bart Staes kontribuoi edhe dega e LDD-së në Bruksel

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2009 9:43 am

Në zgjedhjen e deputetit Bart Staes kontribuoi edhe dega e LDD-së në Bruksel

Në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin evropian


Në zgjedhjen e deputetit Bart Staes kontribuoi edhe dega e LDD-së në Bruksel 000%20Ldd%20benelux
Bart Staes, deputeti në Parlamnetin dhe mik i madh i shqiptarëve merr urimet nga Bahtir Kastrati, kryetar i LDD-së për Benelux


Prej fillimit të fushatës elektorale për Parlamentin evropian 2009, kryesia e LDD-së ishte aktive tër kohën duke ndihmuar fushatën për mikun e madh të Kosovës Bart Staes, i cili qe dhjetë vjet pandërprerë ngriti zërin për pavarësinë e Kosovës duke filluar që në vitin 1999, ku Bart Staes iu bashkangjit grevës së urisë kundër barbarizmit serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe pastrimit etnik.
Dy javët e fundit kryesia e LDD-së për Benelux, dega në Bruksel ishte aktive në fushatën elektorale për rikandidimin e Staes për mandatin e tretë në Parlamentin evropian sidomos në Antwerpen, Gent, Bruge, Poperinge, Knoke dhe në Bruksel, poashtu nëpër shumë shoqata të mërgates tonë në Bruksel dhe vendet e lartpërmendura që t´i njoftojmë mergimtarët tanë me kontributin e Bart Staes dhjetë vitet e fundit për pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që ata të pakten ta nderojnë me votën e tyre.
Kryesia e LDD-së dega në Bruksel nuk kurseu kohën për ta respektuar mikun e madh të popullit shqiptar në përgjithësi, e popullit të Kosovës ne veçanti dhe për fat e gjithë kjo u kurorëzua me fitoren e bindshme me 7.06.2009 ku kryesia e LDD-së ishte e ftuar qe së bashku me mikun tonë të presim rezultatet definitive për rikandidimin e tij për një mandat të tretë, dhe rreth orës 22.30 shpallet fitorja e bindshme e Bart Staes edhe për një mandat në Parlamentin evropian, ai pasiqë dha shumë intervista stacioneve të ndryshme televizive evropiane edhe botërore, nuk hezitoj të thotë se fitorja e tij ëshë edhe kontribut i komunitetit shqiptar me të drejt vote në Belgjikë, andaj ai tha se pas pavarësisë së Kosoves në të ardhmen do të japë kontributin e tij maksimal që Kosova sa më parë të radhitet në familjen e madhe evropiane, në NATO dhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare si çdo shtet i pavarur që synim e ka BE-në dhe NATO-n.
Europarlamentari dhe miku ynë i nderuar Bart Staes në bisedë e sipër me kryetarin e LDD-së Bahtir Kastrati tha se ka një respekt të veçant për kryetarin e LDD-së akademik Nexhat Dacin, të cilin e njeh përsonalisht.
Poashtu ai na premtoj se në të ardhmen gjithçka ka të bëj me Parlamentin evropian, LDD-ja si dhe dega në Bruksel edhe kryesia qendrore i kanë dyert e hapura për çka Bahtir Kastrati e falënderoi sinqerisht.
Pas konfirmimit te rezultateve kryesia e LDD-së dega në Bruksel e cila përbëhej nga kryetari Bahtir Kastrati dhe nënkryetari Xhavit Belaj pati nderin që të takohet edhe me shumë grupe parlamentare dhe europarlamentarë të posazgjedhur.
Me theks të veçantë vlen të përmendet takimi i ngrohtë me kryetarin e grupit parlamentar të partive popullore evropiane Joseph Daul, parti të djathta, i cili poashtu gjatë bisedës me kryetarin Bahtir Kastrati tha se Kosova duhet edhe në të ardhmen të ndihmohet dhe ne do ta ndihmojmë patjetër që sa më parë të anëtarësohet në strukturat e BE-së dhe të NATO-së.
Në vazhdim kryesia e LDD-së në pati takime të pandërprera, ndër to edhe takim shumë më rëndësi me përfaqësuesen e partive të djathta britanike në parlamentin evropian Lemna Slymaker, e cila hapur u shpreh se vjen nga një shtet mik i madh i Kosovës, kryetari Kastrati shprehu falënderime përfaqësueses nga Britania e Madhe dhe falënderoi për gjithçka që ka bërë dhe po bën Britania mike për Kosovën dhe popullin e saj, ajo poashtu ftoi kryesinë e LDD-së në një takim në parlamentin evropian pas pushimeve verore, që me siguri do të realizet, u shpreh Kastrati.
Kryesia e LDD-së për Beneluks dega në Bruksel shfrytëzoi rastin për takime edhe me europarlamentarë të shumtë të shteteve tjera siç ishin ata nga Suedia, Italia, Gjermania, Franca, Holanda e shumë e shumë takime të tjera.
Në fund europarlamentari dhe miku i madh i shqipëtarve Bart Staes na falënderoi në emër të stafit të tij, në emër te kabinetit të tij brenda parlamentit, për ndihmën që i dhamë gjatë tër kohës së fushatës dhe tha se është krenar që është mik i një populli kaq solidar.


Xhavit Belaj, zëdhënës i Degës së LDD-së për Benelux
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi