Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formohet Dega e FDBK-së në Bruksel

Shko poshtë

Formohet Dega e FDBK-së në Bruksel Empty Formohet Dega e FDBK-së në Bruksel

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 1:33 am

Formohet Dega e FDBK-së në Bruksel



Në Kryeqytetin e Europës në Bruksel është formuar sot Dega e FDBK-së (Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar)


FDKB-ja po vazhdon me formimin e degëve të saja nëpër qendra të
ndryshme europiane për të arritur edhe deri te Kryeqendra europiane në
Bruksel të Belgjikës.
Aktivistë të cështjes kombëtare,biznismenë,
intelektual dhe bashkveprimtarë e bashkmendimtarë janë takuar sot në
Bruksel dhe kanë formuar Degën e FDBK-së për veprim në Shtetet e
Beneleksit selia e së cilës do të jetë në Bruksel.Në Mbledhjen e
formimit të Degës së FDBK-së kanë qenë prezent edhe Koordinatori i
FDBK-së për Europë z.Sabri Duraku (jurist) nga Gjakova në Gjermani si
dhe ndihmëskoordinatori për europë z.Milaim Baftiri nga Kërcova e
Iliridës.
Mbledhjen e këtillë lidhur me formimin e Degës së FDBK-së
në Shtetet e Beneluksit e ka hapur z. Hajro Halili i cili para të
pranishmëve ka paraqitur edhe pikat e Rendit të Ditës:

1. Njoftim dhe sqarim mbi ndryshimet dhe bartja nga FBKSH-ja në FDBK-ë

2. Formimi i Degës së FDBK-së në Shtetet e Beneluksit me seli në Bruksel të Belgjikës

3. Njoftim,sqarim nga Koordinatori i FDBK-së për Europë z.Sabri Duraku

4. Zgjedhja e Kryesisë së Degës së FDBK-së për Shtetet e Beneluksit

5. Pyetje të ndryshme

Pas paraqitjes së pikave të Rendit të Ditës,përpara pjesëmarrsëve të
Mbledhjes ka folur z.Sabri Duraku (jurist) i cili i ka njoftuar të
pranishmit me Programin dhe Statutin e FDBK-së dhe me ndryshimin e
emrit nga FBKSH-ë në FDBK-ë.
Të pranishmit dhe aktivistë të
cështjes kombëtare kanë vazhduar të diskutojnë e pyesin mbi ecuritë e
deritanishme të FBKSH-së,kontributin apo ndihmesën që ka dhënë e ka
bërë FBKSH-ja dhe strukturat të saja drejt zgjidhjes së enigmës së
cështjes ende të pazgjidhur kombëtare si dhe kontributin,rolin dhe
ndihmesën të cilën do të vazhdojë ta bëj e ta japin FDBK-ja pa ndonjë
ndryshim drejt realizimit dhe pikësynimit të saj drejt zgjidhjes së
cështjes dhe gjetjen e formulës drejt zgjidhjes së enigmës
mbarëkombëtare shqiptare.
Pas shpërndarjes së Fletëantarësisë dhe
plotësimit të bërë nga të pranishmit ka vazhduar Mbledhja për zgjedhjen
e Kryesisë së Degës së FDBK-së për Shtetet e Beneluksit ku janë
zgjedhur këta peresona dhe aktivistë:

1. Kryetar z.Xh.Demiri
2. Sekretar dhe Zëdhënës z.H.Halili
3. Arkatar z.S.Saqipi
4. Anëtarë të Kryesisë:z.N.Zeqiri
z.S.Pllana
z.R.Ragipi
Z.S Saqipi

Kryesia e FDBK-së pastaj ka vazhduar Mbledhjen e saj të parë me
anëtarët e Kryesisë dhe ka përcjelluar Letërurimi deri te Kryesia
Qendrore e FDBK-së në Tiranë dhe Presidenti i saj z.Mr.Gafurr Adili
duke u uruar vazhdimësi të mbarë gjithë anëtarëve të Këshillit
Mbarëkombëtar të Fontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar - FDBK-ë.


Shqiptarisht,
Kryesia e FDBK-së Dega për Shtetet e Beneluksit
Zëdhënës H.Halili
Kryetar Xh.Demiri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi