BBC: Këto janë 15 kthesat e mëdha që na “bënë njerëz”
Faqja 1 e 1

Qeniet njerëzore janë ndoshta speciet më të çuditshme që kanë jetuar ndonjëherë. Ne kemi tru të mëdhenj që na lejojnë të ndërtojmë pajisje të ndërlikuara, të kuptojmë koncepte abstraktë dhe të komunikojmë duke përdorur gjuhën. Ne jemi gjithashtu pothuajse pa qime, me nofulla të dobëta dhe mundohemi shumë për të sjellë në jetë. Si u zhvillua një krijesë e tillë kaq e çuditshme?
60-30 milionë vjet më parë: Jeta në grupe
Primatët e parë, grupi që përfshin majmunët dhe qeniet njerëzore, u zhvilluan shumë shpejt pasi u shfarosën dinosaurët. Shumë filluan shpejt të jetojnë në grupe. Kjo do të thoshte që secilës kafshë i duhej të lundronte në një rrjet të ndërlikuar miqësish, hierarkish dhe rivalitetesh. Kështu që jeta në grup mund të ketë sjellë një rritje të qëndrueshme të fuqisë së trurit.
15-10 milionë vjet më parë: Furnizimi i trurit
Qeniet njerëzore, shimpanzetë dhe gorillat e kanë të gjithë prejardhjen nga një majmun i lashtë dhe i panjohur. Tek ky paraardhës, një gjen i quajtur RNF213 nisi të zhvillohet me shpejtësi. Ky mund të ketë rritur prurjen e gjakut në tru, duke zgjeruar arterien karotide. Tek qeniet njerëzore, mutacionet që ka pësuar RNF213 shkaktojnë sëmundjen e Mojamojas, ku arteria është shumë e ngushtë.
13-7 milion vjet më parë: Ndarja nga majmuni
Paraardhësit tanë u ndanë nga kushërinjtë e ngjashëm me majmunët afro 7 milionë vjet më parë. Në fillim do të ishin dukur të ngjashëm. Por brenda qelizave të tyre, ndryshimi kishte nisur. Pas ndarjes, gjenet ASPM dhe ARHGAP11B filluan të ndryshojnë, ashtu si dhe një rajon i quajtur HAR1. Nuk është e qartë cfarë bëri kjo, por HAR1 dhe ARHGAP11B janë të përfshirë në rritjen e korteksit cerebral.
Më pak se 7 milion vjet më parë: “Vërshimi” i sheqerit
Pasi linja e njeriut u nda nga ajo e majmunit, dy gjene pësuan mutacion. SLC2A1 dhe SLC2A4 të dy ndërtojnë proteina që transportojnë glukozën brenda dhe jashtë qelizave. Këta ndryshime mund të kenë hequr glukozën nga muskujt dhe ta kenë përcjellë në trurin e homininëve të hershëm. Më tej glukoza duhet të ketë fuqizuar trurin, duke mundësuar zgjerimin e tij.
Më pak se 7 milionë vjet më parë: Mutacionet e duarve
Duart tona janë zakonisht të shkathëta, duke na lejuar të bëjnë mjete të bukur prej guri dhe të shkruajmë fjalë. Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e një pjese të ADN të quajtur HACNS1, e cila është zhvilluar me shpejtësi që kur paraardhësit tanë u shkëputën prej majmunit. Nuk e dimë se cfarë bën HACNS1, por ky është aktiv në krahët dhe duart tona, teksa zhvillohen.
5.3-2.4 milionë vjet më parë: Dobësimi i nofullave, më shumë hapësirë për trurin
Krahasuar me majmunët e tjerë, qeniet njerëzore nuk mund të kafshojnë shumë fort sepse ne kemi muskuj të dobët të nofullave. Kjo mendohet të ketë ndodhur për shkak të një mutacioni në gjenin MYH16, i cili kontrollon prodhimin e muskujve. Kjo gjë ka ndodhur 5.3 deri 2.4 milion vjet më parë. Nofullat më të vogla mund të kishin liruar hapësirë për të mundësuar rritjen e trurit tonë.
3.5-1.8 milion vjet më parë: Mishi në menu
Paraardhësit tanë më të lashtë, të ngjashëm me majmunin, hanin kryesisht fruta, por speciet e mëvonshme si Australopithecus-i devijuan. Përvecse hanin një gamë të gjerë bimësh, si barërat, ata duket se kanë ngrënë shumë më tepër mish, e madje edhe e thernin me mjete guri. Më shumë mish do të thoshte më shumë kalori, dhe më pak kohë duke u përtypur.
3.3 milion vjet më parë: Ikja e qimeve
Qeniet njerëzore janë majmunët pothuajse pa qime. Askush nuk e di përsenë, por ka ndodhur 3-4 milionë vjet më parë. Atëherë u zhvillua dhe qimet pubike që nisën të shfaqen pasi ishin zhdukur qimet e trupit. E ekspozuar në diell, lëkura jonë u bë më e errët. Që atëherë të gjithë paraardhësit tanë ishin zezakë, deri kur disa qenie moderne njerëzore u larguan nga tropiku.
3.2-2.5 milionë vjet më parë: një gjen i inteligjencës
Një gjen i quajtur SRGAP2 është duplikuar tre herë. Si rezultat, paraardhësit tanë kishin kopje të ndryshme, disa prej të cilave do të zhvilloheshin lirisht. Një prej kopjeve të ndryshuara u bë më e mirë se origjinali. Duket se kjo ka bërë që qelizat e trurit tonë të nxjerrin më shuë degë, duke i lejuar të realizojnë më shumë lidhje.
2.8 milionë vjet më parë: majmunë që mendojnë
Qeniet moderne njerëzore i përkasin një grupi “gjenish” të kafshëve që njihen si Homo. Homo më i vjetër që njihet, i gjetur në Etiopi është 2.8 milionë vjet i vjetër. Specia e parë ka qenë ndoshta Homo habilis, ndonëse për këtë ka patur debate. Krahasuar me paraardhësit e tyre, këta homininë të rinj kishin tru shumë më të madh.
2.5milion – 200 mijë vjet më parë: lindje e vështirë
Për qeniet njerëzore, lindja e fëmijës është e vështirë dhe e rrezikshme. NDryshe nga primatët e tjerë, nënat pothuajse gjithmonë kanë nevojë për ndihmë. Kjo vjen sepse të ecurit mbi dy këmbë nënkupton një kanal të ngushtë për kalimin e bebes, ndërkohë që koka jonë ka ardhur duke u rritur. Për të kompensuar lindjet më të vështira, bebet njerëzore lindin të vegjël.
1 milion vjet më parë: kontrolli i zjarrit
Askush nuk e di se kur paraardhësit tanë mësuan të kontrollojnë zjarrin. Prova më e vjetër e drejtpërdrejtë vjen nga një shpellë në Afrikën e Jugut, që përmban hi dhe kocka të djegura nga 1 milionë vjet më parë. Por ka prova që homininët përpunonin ushqimin edhe më herët, dhe kjo mund të ketë përfshirë edhe gatimin me zjarr.
1.6 milionë – 600 mijë vjet më parë: fol, fol, fol!
Të gjithë majmunët e mëdhenj kanë qeska ajri në traktet zanore, gjë që i lejojnë të lëshojnë piskama. Por qeniet njerëzore nuk kanë, sepse ato e bëjnë të pamundur prodhimin e tingujve të ndryshëm zanorë. Paraardhësit tanë me sa duket i humbën përpara se ne të kalonim tek kushërinjtë Neandertalë, gjë që tregon se edhe Neandertalët mund të flisnin.
500 mijë vjet më parë: një gjen për gjuhën
Pak njerëz kanë mutacione në një gjen të quajtur FOXP2. Si rezultat ata kanë vështirësi të rrokin gramatikën dhe shqiptojnë fjalë. Kjo tregon se FOXP2 është shumë i rëndësishëm për të mësuarit dhe përdorimin e gjuhës. FOXP2 modern është zhvilluar tek paraardhësi i përbashkët i njerëzve dhe Neandertalit: FOXP2 i Neandertalit duket fiks si i yni.
100 mijë vjet më parë: karbohidratet
Pështyma juaj përmban një enzimë të quajtur amilas, përbërë nga gjeni AMY1 i cili tret niseshtenë. Qeniet njerëzore moderne, paraardhësit e të cilëve kanë qenë fermerë kanë më shumë kopje të AMY 1 se sa njerëzit, paraardhësit e të cilëve qëndruan gjahtarë. Kjo rritje e tretshmërisë mund të ketë ndihmuar në fillimin e bujqësisë, krijimin e fshatrave dhe shoqërive moderne./BBC EARTH/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Në sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi në 10:46
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës
» Bllaca thotë se pas luftës janë vrarë 456 njerëz
» Këto janë videot më të tmerrshme të ditës (Video)
» Këto janë dhjetë dyshimet për aksionin policor në Kumanovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi