Hitleri u ngjit në pushtet, edhe për shkak të këtyre aksidenteve
Faqja 1 e 1

Në një ditë të ftohtë të janarit 1894, një djalë i ri ishte duke luajtur me disa fëmijë, kur u rrëzua mbi shtresën e hollë të akullit në lumin Inn në Passau, Gjermani. Akulli nën të u thye. Ai ra në ujrat e akullta dhe u përpoq që të mos e merrte rryma e ujit poshtë vetes. Johann Kuehberger, djali i pronarit të një shtëpie aty pranë, mundi të dëgjonte thirrjet e tij. Johanni vrapoi tek lumi dhe u zhyt menjëherë për të shpëtuar fëmijën e pafuqishëm. E shpëtoi djaloshin nga mbytja dhe hipotermia. Ai djali i vogël ishte Adolf Hitleri, vetëm 4 vjeçar. Më vonë gjatë jetës së tij, Adolf Hitleri nuk do të përmendte asnjëherë se në vogëli i ishte kanosur vdekja. Historia u zbulua kohët e fundit nga copëzat e prera të një gazete gjermane të kohës, e cila kishte raportuar lajmin. Shpëtimtari i tij, Kuehberger më vonë do të bëhej prift.
I shpëtuar nga turma e zemëruar
Pak vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet në Gjermani, ai kish qenë thjeshtë një tjetër agjitator i krahut të djathtë, që mbante fjalime të nxehtë në Munih. Pas një fjalimi veçanërisht provokues, Hitleri u ndoq nga një turmë e egërsuar prej 200 burrash. Tetar Adolf Hitleri u shtri në tokë, ndërkohë që ata e shkelmonin deri sa e gjakosën. Disa prej pjesëtarëve të turmës së egërsuar nxorrën bajonetat dhe u bënë gati t’i jepnin fund Hitlerit. Por pikërisht në atë moment, tetë burra të armatosur ndërhynë dhe i ndaluan. Njëri nga ata burra ishte një irlandez i quajtur Michael Keogh. Një koençidencë e çuditshme është se Hitleri kishte luftuar përkrah Keoghut në Luftën e Parë Botërore. Michael Keogh më vonë pothuajse u ekzekutua nga agjitatorët nazistë, gjatë të famshmes “Nata e Thikave të Gjata”.
Sulmi me gaz gjatë Luftës së Parë
Në një betejë në vitin 1918 në Belgjikë, një tetar i ri i quajtur Adolf Hitler u godit nga një predhë britanike me gaz mustard, e cila mund t’i kishte marrë lehtësisht jetën. Dhjetë mijë ushtarë ishin vrarë nga gazi në Luftën e parë Botërore, por Hitleri nuk ishte njëri prej tyre. Pasi Hitleri u godit nga predha e gazit, ai u verbua përkohësisht dhe u dërgua në një spital gjerman pranë fushëbetejës. Për fatin e keq të pjesës tjetër të botës, Hitleri nuk pati dëmtime serioze, dhe verbëria shumë shpejt u zhduk. Ai mundi të vazhdojë të luftojë në Luftën e Parë Botërore, menjëherë pasi u shërua. Kohët e fundit, dokumenta mjekësore kanë treguar se Hitleri nuk e kishte pësuar prej gazit atë verbërimin e përkohshëm. Ky kishte ardhur si pasojë e sëmundjes nervore, ose siç e quanin doktorët: “Histeria ambliopike”. Hitleri ishte kaq i trembur nga incidenti saqë ai e ndaloi përdorimin e gazit mustard në fushëbetejat e Luftës së Dytë Botërore.
Një luftëtar britanik i kursen jetën
Nga fundi i luftës, ushtarët britanikë morën dhe riparuan një urë që gjermanët e kishin shkatërruar enkas për të ndaluar trafikun e makinave drejt një qyteti të pushtuar francez. Pasi lufta e tyre ishte fituar, një ushtar i ri britanik, Henry Tandey, u ndal për të pushuar, pasi ishte plagosur prej ushtarëve gjermanë gjatë luftës për marrjen e urës. Pikërisht në ato momente, ai vuri re një ushtar të vetëm gjerman që kish dalë jashtë nga mbulimi dhe kish shkuar prapa disa shkurreve. Tandey mori shenjë, por e uli pushkën e tij kur vuri re se ushtari ishte i plagosur. Ai ushtari i plagosur gjerman ishte Adolf Hitleri, 29 vjeçar. Kur u pyet për këtë akt mëshire në 1940- ën, Tandey tha: “Unë nuk doja të qëlloja një burrë të plagosur”. Më vonë Tandey do të kish dashur të kish qenë më pak i mëshirshëm, kur ai dhe britanikët do të përballeshin përsëri me Hitlerin, në Luftën e Dytë Botërore.
Aksidenti me makinë
Sipas Otto Vagener, një gjeneral-major nazist dhe këshilltar ekonomik i Hitlerit, diktatori nazist pothuajse gjeti vdekjen në një aksident me makinë në vitin 1930. Në 13 mars 1930, një kamion i madh me gjysmë-rimorkio u përplas me Mercedesin e Hitlerit. Shoferi i kamionit frenoi në kohë dhe ndaloi kamionin, përpara sesa të shkërmoqte veturën e Hitlerit me Adolfin brenda saj. Otto Vagener ishte pasagjer. Gjashtë muaj më vonë, Hitleri dhe partia Naziste morën pushtetin në Gjermani. Asnjë fjalë s’u tha për sa i ndodhi shoferit të kamionit pas saj. Sikur të kishte qënë një sekondë më vonë nga frenimi, ai mund ta kishte ndaluar ardhjen në pushtet të Hitlerit, ose të paktën do ta kishte dëmtuar aq sa për ti ndalur karrierën. Një deklaratë për sigurimet e firmosur nga Hitleri për dëmtimet që pësoi Mercedesi i tij doli në eBay në vitin 2000. Shitësi pretendon se një kompani sigurimesh gjermane e kish zbuluar 70 vjet pasi ishte dokumentuar.
Vetëvrasja
Megjithë nacionalizmin ekstrem të Hitlerit, një gjerman i arsimuar në Harvard dhe gruaja e tij amerikane ishin pjesë e rrethit të brendshëm të tij, përpara se ai të vinte në pushtet në Gjermani. Ernst “Putzi” Hanfstaengl dhe gruaja e tij Hellen u takuan si fillim me Hitlerin kur ata lëvizën në Mynih nga Nju Jorku, në vitin 1921. Pak kohë më pas, Hellen do të shpëtonte jetën e Hitlerit. Çifti dëgjoi fjalimin e tij në hollin e birrës në Mynih dhe më pas, mbetën gjithmonë të fiksuar pas thirrjeve të tiranit. Hitleri u bë mik i afërt personal me Putzi-n dhe Hellen-ën, madje duke frekuentuar shpesh apartamentin e çiftit. Ata madje morën pjesë në puçin me anë të të cilit nazistët u përpoqën pa sukses që të mernin pushtetin në Gjermani. Më pas, të tre fluturuan për në shtëpinë e çiftit jashtë Mynihut. Këtu Hitleri u bë histerik, pasi po përballej me akuzat për tradhëti të lartë. “Tani gjithçka ka marrë fund; s’ka kuptim të vazhdohet!”, kish thënë ai. Më tej, kish kërkuar pistoletën në një sirtar aty pranë. Por, përpara se ta kthente nga vetja, Hellena ia mori armën dhe e largoi tutje. Pak më vonë, shtëpia u rrethua nga policë. Policia bastisi shtëpinë dhe e morën Hitlerin me vete.
Shmangia e dënimit me vdekje
Pas arrestimit, Hitleri u akuzua për tradhëti. Dënimi për tradhëti në kohën e Republikës së Veimarit ishte vdekja. Dhe prapëseprapë çuditërisht, Hitleri asnjëherë nuk dënua me vdekje në lidhje me akuzën për tradhëti në vitin 1923. Pak përpara gjyqit të Hitlerit, qeveria e Veimarit shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe në mënyrë drastike e ndryshoi sitemin e vet të drejtësisë. Si pasojë, Hitleri nuk do të kishte një gjykim nga një trup gjykues, por për fatin e tij do të vendosnin gjykatës të vecantë. Gjykatësi i caktuar për rastin e Hitlerit, George Neithardt, ishte në fakt simpatizues i pikëpamjeve fashiste të Hitlerit dhe madje ai mori pjesë edhe në grupet naziste të krahut të djathtë gjatë kësaj kohe. Ai as nuk u përpoq të kryente një seancë gjyqësore të denjë për këtë emër dhe e lejoi Hitlerin që të mbante leksione publike, duke e shndërruar gjyqin në një lloj makinerie propagande për të përhapur mesazhet e tij politikë. Ndërsa fjalimet e ashpra të të Hitlerit u përhapën në publikun e gjerë, ai shkoi në majën e politikës fashiste, e cila do ta lejonte të merrte pushtetin me partinë naziste pak kohë më pas. Hitleri u dënua teknikisht për tradhëti, por në vend që të merrte dënimin me vdekje, ai u dënua me pesë vjet në burg, nga të cilët kreu vetëm nëntë muaj.
Vdekja e papritur e nënës së Hitlerit
Ju mund të prisni të lexoni për mospranimin nga shkolla e artit si një aksident që formoi jetën e tij dhe më pas historinë, por ai nuk ishte aksident. Hitleri ishte një artist i tmerrshëm, aq sa nuk do të pranohej nga çfarëdo shkolle arti ku kishte aplikuar. Sidoqoftë, një ndodhi rreth kësaj kohe mund të kishte patur një ndikim më të madh; vdekja e nënës së tij. Mamaja e Hitlerit, Klara ishte diagnostifikuar dhe vdiq shpejt nga një kancer, në moshën 47 vjeçe. Hitleri ishte shumë i afërt me nënën e tij, dhe e quajti vdekjen e saj një “goditje të frikshme” tek Mein Kampf. Supozohet se ai besonte që vdekja e nënës së tij nuk ishte rezultat i kancerit të gjirit. Ai mendonte se ajo ishte helmuar nga një doktor çifut. Më vonë, kjo ngjarje e papritur mund të ketë frymëzuar urrejtjen e Hitlerit për çifutët, që më vonë do ta shtynte të vinte në zbatim Holokaustin. Ishte nëna e Hitlerit, Klara, e cila e bindi të ndiqte ëndrrën e tij që të bëhej artist, ëndërr të cilën ai do ta braktiste pas vdekjes së saj.
Ataku i papritur i Leninit
Një nga kthesat më të mëdha në historinë e njerëzimit duhet të ketë qenë goditja e papritur dhe vdekja rezultuese e revolucionarit sovjetik, Vladimir Lenin. Sikur Lenini te mos e kishte pësuar atakun, ose sikur ai t’i kishte mbijetuar pasojave aq gjatë sa të mund të caktonte Leon Trotsky-in si trashëgimtarin e tij, bota nuk do të ishte mallkuar me regjimin e Joseph Stalinit dhe ndoshta as me regjimin e Adolf Hitlerit. Në testamenitn e tij të fundit, Lenini urdhëroi që Stalini të hiqej nga pozicioni i tij si sekretar i përgjithshëm. Ai sigurisht nuk do ta kishte dashur atë të qeveriste Bashkimin Sovjetik. Sidoqoftë, Stalini censuroi amanetin e Leninit dhe shtroi rrugën e tij drejt pozicionit të udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik. Një pjesë e mirë e ngjitjes së Hitlerit në pushtet dhe e strategjisë së tij për Luftën e Dytë Botërore u bazua mbi paktin e mos-sulmimit me Stalinin, i cili e frenoi Bashkimin Sovjetik që të sulmonte Gjermaninë, teksa kjo niste përpjekjet për dominimin e botës. Sikur Lenini të mos kish pësuar atakun, ose sikur të kishte qënë Trotsky udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, një pakt i tillë nuk do kishte ekzistuar ndonjëherë. Trotsky ishte i pari udhëheqës botëror që denoncoi Hitlerin dhe fashizmin që po përhapej në Europë në atë kohë. Ai shkruante: Çfarë janë Hitlerianët përveçse pluhur njerëzor?” Ai punoi aktivisht me Partinë Komuniste Gjermane që të ndalonte Hitlerin dhe nazistët, përpara se ata të vinin në pushtet. Ai mund të kishte ndërhyrë ushtarakisht për të ndaluar Hitlerin, që në fillimin e luftës së dytë botërore, nëse Lenini do të kishte patur mundësi ta emëronte atë si pasues. Trotsky ishte gjithashtu çifut. Nëse ai do të ishte bërë udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, do të kishte qënë çfuti më i pushtetshëm në historinë moderne. Nëse dikush do t’i kishte vënë fre Holokaustit, ky do të kishte qënë Trotsky. Fatkeqësisht për njerëzimin, pasi Stalini mori pushtetin pas vdekjes së Leninit, Trotsky kishte mërguar nga Bashkimi Sovjetik. Ai u vra më vonë nga njerëzit e Stalinit në Meksiko.
Atentati i dështuar i Johann Georg Elserit
Ndoshta keni dëgjuar për atentatin e famshëm nga zyrtarë të rangut të lartë për të vrarë Hitlerin në korrik 1944, siç është paraqitur në filmin e Tom Cruise “Valkyrie”. Por ka një tjetër atentat më pak të njohur, dy vjet përpara fillimit të Luftës së Dytë. Jo i ngjashëm me komplotin Valkyrie, ky atentat u zbatua nga një “ujk i vetmuar”, i cili nuk mbante pozita të pushtetshme në partinë naziste. Ai ishte një zdrukthëtar gjerman i quajtur Johann Georg Elser – emri origjinal Travis Bickle. Elser ishte një majtist i flaktë në Gjermani, gj që e vendoste krejt në krah të kundërt nga Hitleri dhe partia naziste. Komunistët do të ishin nga të parët që Hitleri dhe nazistët do t’i ekzekutonin kur të vinin në pushtet. Pasi nazistët morën pushtetin, Elser zhvilloi një përbuzje kaq të madhe për Hitlerin dhe për politikën e tij saqë ai e la punën si zdrukthëtar dhe nisi të punojë në një fabrikë bombash. Qëllimi i tij specifik ishte ta përdorte karrierën e re për të vrarë Adolf Hitlerin. Në punën e tij të re në fabrikën e armatimeve Valdenmaier në Heidenheim, Elser siguronte furnizime për të ndërtuar një bombë të tijën. Pasi ndërtoi një bombë në gjendje për ta vrarë Hitlerin, ai kaloi një muaj për të zbrazur nga brenda një shtyllë, nën platformën ku Hitleri do të mbante fjalimin e tij vjetor. Ai e futi bombën përpara se të vinin Hitleri dhe të besuarit e tij, duke e graduar atë që të shpërthente ndërsa Hitleri mbante fjalimin. Por, ky fjalim i veçantë i Hitlerit qëlloi të ishte më i shkurtër se zakonisht. Për shkak të motit të keq, Hitleri e la podiumin pak minuta përpara se bomba e Elserit të shpërthente. Kur kjo ndodhi, tetë vdiqën dhe 60 u plagosën, por Adolf Hitleri nuk ishte njëri prej tyre. Babai i gruas së Hitlerit, Eva Braun ishte plagosur nga sulmi. Pas atentatit, Elseri u përpoq të largohej për në Zvicër, por u kap në kufi. Ai u burgos dhe në fund u ekzekutua.
Pergatiti: www.bota.a
l
Nëse keni pyetur ndonjëherë se çfarë kombinimi ngjarjesh na kanë sjellë aty ku jemi sot, atëherë ndoshta do të donit edhe të shikonit më nga afër jetën e Hitlerit dhe ngjitjen e tij drejt majave të pushtetit. Jeta e Hitlerit është e mbushur me kërcënime të panumërta të vdekjes dhe koinçidenca që, sikur qoftë edhe njëra prej tyre të mos shkonte ekzaktësisht ashtu si ndodhi, me siguri do ta kishte ndryshuar në mënyrë drastike kursin e historisë.
Hitleri pothuajse mbytetNë një ditë të ftohtë të janarit 1894, një djalë i ri ishte duke luajtur me disa fëmijë, kur u rrëzua mbi shtresën e hollë të akullit në lumin Inn në Passau, Gjermani. Akulli nën të u thye. Ai ra në ujrat e akullta dhe u përpoq që të mos e merrte rryma e ujit poshtë vetes. Johann Kuehberger, djali i pronarit të një shtëpie aty pranë, mundi të dëgjonte thirrjet e tij. Johanni vrapoi tek lumi dhe u zhyt menjëherë për të shpëtuar fëmijën e pafuqishëm. E shpëtoi djaloshin nga mbytja dhe hipotermia. Ai djali i vogël ishte Adolf Hitleri, vetëm 4 vjeçar. Më vonë gjatë jetës së tij, Adolf Hitleri nuk do të përmendte asnjëherë se në vogëli i ishte kanosur vdekja. Historia u zbulua kohët e fundit nga copëzat e prera të një gazete gjermane të kohës, e cila kishte raportuar lajmin. Shpëtimtari i tij, Kuehberger më vonë do të bëhej prift.
I shpëtuar nga turma e zemëruar
Pak vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet në Gjermani, ai kish qenë thjeshtë një tjetër agjitator i krahut të djathtë, që mbante fjalime të nxehtë në Munih. Pas një fjalimi veçanërisht provokues, Hitleri u ndoq nga një turmë e egërsuar prej 200 burrash. Tetar Adolf Hitleri u shtri në tokë, ndërkohë që ata e shkelmonin deri sa e gjakosën. Disa prej pjesëtarëve të turmës së egërsuar nxorrën bajonetat dhe u bënë gati t’i jepnin fund Hitlerit. Por pikërisht në atë moment, tetë burra të armatosur ndërhynë dhe i ndaluan. Njëri nga ata burra ishte një irlandez i quajtur Michael Keogh. Një koençidencë e çuditshme është se Hitleri kishte luftuar përkrah Keoghut në Luftën e Parë Botërore. Michael Keogh më vonë pothuajse u ekzekutua nga agjitatorët nazistë, gjatë të famshmes “Nata e Thikave të Gjata”.
Sulmi me gaz gjatë Luftës së Parë
Në një betejë në vitin 1918 në Belgjikë, një tetar i ri i quajtur Adolf Hitler u godit nga një predhë britanike me gaz mustard, e cila mund t’i kishte marrë lehtësisht jetën. Dhjetë mijë ushtarë ishin vrarë nga gazi në Luftën e parë Botërore, por Hitleri nuk ishte njëri prej tyre. Pasi Hitleri u godit nga predha e gazit, ai u verbua përkohësisht dhe u dërgua në një spital gjerman pranë fushëbetejës. Për fatin e keq të pjesës tjetër të botës, Hitleri nuk pati dëmtime serioze, dhe verbëria shumë shpejt u zhduk. Ai mundi të vazhdojë të luftojë në Luftën e Parë Botërore, menjëherë pasi u shërua. Kohët e fundit, dokumenta mjekësore kanë treguar se Hitleri nuk e kishte pësuar prej gazit atë verbërimin e përkohshëm. Ky kishte ardhur si pasojë e sëmundjes nervore, ose siç e quanin doktorët: “Histeria ambliopike”. Hitleri ishte kaq i trembur nga incidenti saqë ai e ndaloi përdorimin e gazit mustard në fushëbetejat e Luftës së Dytë Botërore.
Një luftëtar britanik i kursen jetën
Nga fundi i luftës, ushtarët britanikë morën dhe riparuan një urë që gjermanët e kishin shkatërruar enkas për të ndaluar trafikun e makinave drejt një qyteti të pushtuar francez. Pasi lufta e tyre ishte fituar, një ushtar i ri britanik, Henry Tandey, u ndal për të pushuar, pasi ishte plagosur prej ushtarëve gjermanë gjatë luftës për marrjen e urës. Pikërisht në ato momente, ai vuri re një ushtar të vetëm gjerman që kish dalë jashtë nga mbulimi dhe kish shkuar prapa disa shkurreve. Tandey mori shenjë, por e uli pushkën e tij kur vuri re se ushtari ishte i plagosur. Ai ushtari i plagosur gjerman ishte Adolf Hitleri, 29 vjeçar. Kur u pyet për këtë akt mëshire në 1940- ën, Tandey tha: “Unë nuk doja të qëlloja një burrë të plagosur”. Më vonë Tandey do të kish dashur të kish qenë më pak i mëshirshëm, kur ai dhe britanikët do të përballeshin përsëri me Hitlerin, në Luftën e Dytë Botërore.
Aksidenti me makinë
Sipas Otto Vagener, një gjeneral-major nazist dhe këshilltar ekonomik i Hitlerit, diktatori nazist pothuajse gjeti vdekjen në një aksident me makinë në vitin 1930. Në 13 mars 1930, një kamion i madh me gjysmë-rimorkio u përplas me Mercedesin e Hitlerit. Shoferi i kamionit frenoi në kohë dhe ndaloi kamionin, përpara sesa të shkërmoqte veturën e Hitlerit me Adolfin brenda saj. Otto Vagener ishte pasagjer. Gjashtë muaj më vonë, Hitleri dhe partia Naziste morën pushtetin në Gjermani. Asnjë fjalë s’u tha për sa i ndodhi shoferit të kamionit pas saj. Sikur të kishte qënë një sekondë më vonë nga frenimi, ai mund ta kishte ndaluar ardhjen në pushtet të Hitlerit, ose të paktën do ta kishte dëmtuar aq sa për ti ndalur karrierën. Një deklaratë për sigurimet e firmosur nga Hitleri për dëmtimet që pësoi Mercedesi i tij doli në eBay në vitin 2000. Shitësi pretendon se një kompani sigurimesh gjermane e kish zbuluar 70 vjet pasi ishte dokumentuar.
Vetëvrasja
Megjithë nacionalizmin ekstrem të Hitlerit, një gjerman i arsimuar në Harvard dhe gruaja e tij amerikane ishin pjesë e rrethit të brendshëm të tij, përpara se ai të vinte në pushtet në Gjermani. Ernst “Putzi” Hanfstaengl dhe gruaja e tij Hellen u takuan si fillim me Hitlerin kur ata lëvizën në Mynih nga Nju Jorku, në vitin 1921. Pak kohë më pas, Hellen do të shpëtonte jetën e Hitlerit. Çifti dëgjoi fjalimin e tij në hollin e birrës në Mynih dhe më pas, mbetën gjithmonë të fiksuar pas thirrjeve të tiranit. Hitleri u bë mik i afërt personal me Putzi-n dhe Hellen-ën, madje duke frekuentuar shpesh apartamentin e çiftit. Ata madje morën pjesë në puçin me anë të të cilit nazistët u përpoqën pa sukses që të mernin pushtetin në Gjermani. Më pas, të tre fluturuan për në shtëpinë e çiftit jashtë Mynihut. Këtu Hitleri u bë histerik, pasi po përballej me akuzat për tradhëti të lartë. “Tani gjithçka ka marrë fund; s’ka kuptim të vazhdohet!”, kish thënë ai. Më tej, kish kërkuar pistoletën në një sirtar aty pranë. Por, përpara se ta kthente nga vetja, Hellena ia mori armën dhe e largoi tutje. Pak më vonë, shtëpia u rrethua nga policë. Policia bastisi shtëpinë dhe e morën Hitlerin me vete.
Shmangia e dënimit me vdekje
Pas arrestimit, Hitleri u akuzua për tradhëti. Dënimi për tradhëti në kohën e Republikës së Veimarit ishte vdekja. Dhe prapëseprapë çuditërisht, Hitleri asnjëherë nuk dënua me vdekje në lidhje me akuzën për tradhëti në vitin 1923. Pak përpara gjyqit të Hitlerit, qeveria e Veimarit shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe në mënyrë drastike e ndryshoi sitemin e vet të drejtësisë. Si pasojë, Hitleri nuk do të kishte një gjykim nga një trup gjykues, por për fatin e tij do të vendosnin gjykatës të vecantë. Gjykatësi i caktuar për rastin e Hitlerit, George Neithardt, ishte në fakt simpatizues i pikëpamjeve fashiste të Hitlerit dhe madje ai mori pjesë edhe në grupet naziste të krahut të djathtë gjatë kësaj kohe. Ai as nuk u përpoq të kryente një seancë gjyqësore të denjë për këtë emër dhe e lejoi Hitlerin që të mbante leksione publike, duke e shndërruar gjyqin në një lloj makinerie propagande për të përhapur mesazhet e tij politikë. Ndërsa fjalimet e ashpra të të Hitlerit u përhapën në publikun e gjerë, ai shkoi në majën e politikës fashiste, e cila do ta lejonte të merrte pushtetin me partinë naziste pak kohë më pas. Hitleri u dënua teknikisht për tradhëti, por në vend që të merrte dënimin me vdekje, ai u dënua me pesë vjet në burg, nga të cilët kreu vetëm nëntë muaj.
Vdekja e papritur e nënës së Hitlerit
Ju mund të prisni të lexoni për mospranimin nga shkolla e artit si një aksident që formoi jetën e tij dhe më pas historinë, por ai nuk ishte aksident. Hitleri ishte një artist i tmerrshëm, aq sa nuk do të pranohej nga çfarëdo shkolle arti ku kishte aplikuar. Sidoqoftë, një ndodhi rreth kësaj kohe mund të kishte patur një ndikim më të madh; vdekja e nënës së tij. Mamaja e Hitlerit, Klara ishte diagnostifikuar dhe vdiq shpejt nga një kancer, në moshën 47 vjeçe. Hitleri ishte shumë i afërt me nënën e tij, dhe e quajti vdekjen e saj një “goditje të frikshme” tek Mein Kampf. Supozohet se ai besonte që vdekja e nënës së tij nuk ishte rezultat i kancerit të gjirit. Ai mendonte se ajo ishte helmuar nga një doktor çifut. Më vonë, kjo ngjarje e papritur mund të ketë frymëzuar urrejtjen e Hitlerit për çifutët, që më vonë do ta shtynte të vinte në zbatim Holokaustin. Ishte nëna e Hitlerit, Klara, e cila e bindi të ndiqte ëndrrën e tij që të bëhej artist, ëndërr të cilën ai do ta braktiste pas vdekjes së saj.
Ataku i papritur i Leninit
Një nga kthesat më të mëdha në historinë e njerëzimit duhet të ketë qenë goditja e papritur dhe vdekja rezultuese e revolucionarit sovjetik, Vladimir Lenin. Sikur Lenini te mos e kishte pësuar atakun, ose sikur ai t’i kishte mbijetuar pasojave aq gjatë sa të mund të caktonte Leon Trotsky-in si trashëgimtarin e tij, bota nuk do të ishte mallkuar me regjimin e Joseph Stalinit dhe ndoshta as me regjimin e Adolf Hitlerit. Në testamenitn e tij të fundit, Lenini urdhëroi që Stalini të hiqej nga pozicioni i tij si sekretar i përgjithshëm. Ai sigurisht nuk do ta kishte dashur atë të qeveriste Bashkimin Sovjetik. Sidoqoftë, Stalini censuroi amanetin e Leninit dhe shtroi rrugën e tij drejt pozicionit të udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik. Një pjesë e mirë e ngjitjes së Hitlerit në pushtet dhe e strategjisë së tij për Luftën e Dytë Botërore u bazua mbi paktin e mos-sulmimit me Stalinin, i cili e frenoi Bashkimin Sovjetik që të sulmonte Gjermaninë, teksa kjo niste përpjekjet për dominimin e botës. Sikur Lenini të mos kish pësuar atakun, ose sikur të kishte qënë Trotsky udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, një pakt i tillë nuk do kishte ekzistuar ndonjëherë. Trotsky ishte i pari udhëheqës botëror që denoncoi Hitlerin dhe fashizmin që po përhapej në Europë në atë kohë. Ai shkruante: Çfarë janë Hitlerianët përveçse pluhur njerëzor?” Ai punoi aktivisht me Partinë Komuniste Gjermane që të ndalonte Hitlerin dhe nazistët, përpara se ata të vinin në pushtet. Ai mund të kishte ndërhyrë ushtarakisht për të ndaluar Hitlerin, që në fillimin e luftës së dytë botërore, nëse Lenini do të kishte patur mundësi ta emëronte atë si pasues. Trotsky ishte gjithashtu çifut. Nëse ai do të ishte bërë udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, do të kishte qënë çfuti më i pushtetshëm në historinë moderne. Nëse dikush do t’i kishte vënë fre Holokaustit, ky do të kishte qënë Trotsky. Fatkeqësisht për njerëzimin, pasi Stalini mori pushtetin pas vdekjes së Leninit, Trotsky kishte mërguar nga Bashkimi Sovjetik. Ai u vra më vonë nga njerëzit e Stalinit në Meksiko.
Atentati i dështuar i Johann Georg Elserit
Ndoshta keni dëgjuar për atentatin e famshëm nga zyrtarë të rangut të lartë për të vrarë Hitlerin në korrik 1944, siç është paraqitur në filmin e Tom Cruise “Valkyrie”. Por ka një tjetër atentat më pak të njohur, dy vjet përpara fillimit të Luftës së Dytë. Jo i ngjashëm me komplotin Valkyrie, ky atentat u zbatua nga një “ujk i vetmuar”, i cili nuk mbante pozita të pushtetshme në partinë naziste. Ai ishte një zdrukthëtar gjerman i quajtur Johann Georg Elser – emri origjinal Travis Bickle. Elser ishte një majtist i flaktë në Gjermani, gj që e vendoste krejt në krah të kundërt nga Hitleri dhe partia naziste. Komunistët do të ishin nga të parët që Hitleri dhe nazistët do t’i ekzekutonin kur të vinin në pushtet. Pasi nazistët morën pushtetin, Elser zhvilloi një përbuzje kaq të madhe për Hitlerin dhe për politikën e tij saqë ai e la punën si zdrukthëtar dhe nisi të punojë në një fabrikë bombash. Qëllimi i tij specifik ishte ta përdorte karrierën e re për të vrarë Adolf Hitlerin. Në punën e tij të re në fabrikën e armatimeve Valdenmaier në Heidenheim, Elser siguronte furnizime për të ndërtuar një bombë të tijën. Pasi ndërtoi një bombë në gjendje për ta vrarë Hitlerin, ai kaloi një muaj për të zbrazur nga brenda një shtyllë, nën platformën ku Hitleri do të mbante fjalimin e tij vjetor. Ai e futi bombën përpara se të vinin Hitleri dhe të besuarit e tij, duke e graduar atë që të shpërthente ndërsa Hitleri mbante fjalimin. Por, ky fjalim i veçantë i Hitlerit qëlloi të ishte më i shkurtër se zakonisht. Për shkak të motit të keq, Hitleri e la podiumin pak minuta përpara se bomba e Elserit të shpërthente. Kur kjo ndodhi, tetë vdiqën dhe 60 u plagosën, por Adolf Hitleri nuk ishte njëri prej tyre. Babai i gruas së Hitlerit, Eva Braun ishte plagosur nga sulmi. Pas atentatit, Elseri u përpoq të largohej për në Zvicër, por u kap në kufi. Ai u burgos dhe në fund u ekzekutua.
Pergatiti: www.bota.a
l
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çfarë kishte thënë Hitleri për Serbinë dhe pse serbët mendojnë se Hitleri kishte bërë pakt me shqiptarët!?
» Alma Lama: Për shkak të diskriminimit gjinorë, kuota gjinore e nevojshme edhe në Qeveri
» Zejdush Kastrati: Ah pushtet, pushtet...!
» Ne shenje respekti për viktimat e aksidenteve rrugore....Shpërndajeni
» Azem shkreli u ngjit ne maje te letrave shqipe dhe vetes i krijoi pavdeksine

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi