Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zejdush Kastrati: Ah pushtet, pushtet...!

Shko poshtë

Zejdush Kastrati: Ah pushtet, pushtet...! Empty Zejdush Kastrati: Ah pushtet, pushtet...!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 2:13 am


Zejdush Kastrati: Ah pushtet, pushtet...! U1_ZejdushKastrati
Ah pushtet, pushtet...!
(Me qeverisje të keqe humbet edhe pushteti më i madh)
(S .Publilius)
Nga Zejdush Kastrati
Është shumë vështirë të gjendet dikund njeri i cili thotë “unë nuk di....”Në veqanti ne shqiptarët jemi “univerzal” për gjithëcka. Sidomos kur janë në pytje temat nga sfera politike dijmë të “rrahim gjoks”dhe te krekosemi se jemi ata që kemi bërë gjëra të mëdha për vendin e që nuk i kanë bërë të tjërët për vendin e tyre. .Pothuaj, që nga bariu e deri tek Akademiku, pa ngurrim flasim e flasim jo vetëm për tema që kanë të bëjnë për dhe me Kosovën por edhe për rajonin e herë herë edhe boten. Nuk është cudi kur dëgjohen opinione se ne Kosovë të merresh me politikë është bërë bizenes dhe se profesioni i politikanit është ndër më profitabilët.Pa ndonjë rrezik, mund e sakrificë të madhe,kuptohët nëse i ke punët mirë me “bosat” e Partive Politike e ne veqanti me “Më të Madhin”, Kryeministrinë Hashim Thaçi, shumë shpejt del prej krize. Edhe nëse nuk ke shkollim e përvojë të duhur, edhe nese nuk ke besimin e popullit, ( ndoshta as te familjes) edhe nëse je i përfolur për afera e skandale, pa ndonjë problem bëhësh jo vetëm drejtor i ndonjë shkolle apo kompanie publike, mediumi publik, menagjer, zëvëndës ministër e ministër por edhe zëvëndës Kryeministër, ambasador, prokuror e gjykatës, epror policie e zyrtar në dogana, profesor Universiteti, e të mos flasim për deputet.
Kryeministri Thaçi i cili në zgjedhjet e fundit fitoi më së shumti vota në Kosovë, pothuaj nga askush nuk u kontestua se ato i vodhi për ta rritur numrin e votave për te dalë vet më i votuari, por reagime, kundërshti dhe kontestime sa i përket vjedhjes së votave për kandidatë tjerë të këtij subjekti politik e që janë bërë kryesishtë me “izën” dhe “listën “ e përpiluar nga ai ka pasur që nga fushata paraelektorale para 12 dhjetorit të vitit të kaluar.
Në veqanti, shumë nga ishë deputët e PDK se të vetmin “arsyetim” per humbjen e tyre ne këto zgjedhje e kanë pasur dhe po e përsërisin edhe tani, është deklarimi i tyre se “i janë vjedhur votat” dhe se ky është një skenar i Kryeministrit Thaqi.
Janë kryesishtë keto arsyetime të ish deputetëve të cilët tash “vajtojnë” “me lotë krokodilli” duke shfaqur (kinse) brenga për fatin e Partisë e cila sipas tyre tani është futur në “qorrsokak” dhe e presin ditë të vështiara.
Cili deputet e ka alltinë më të madhe ?
Cila është struktura profesioanle, morale.... , e depuetëve të Kuvendit të Kosovës sa i përket kësaj përbërje parlamentare e cila ka pësuar ndryshime të medha , pasi që mbi 7o deputetë janë për herë të parë në ulëset e Paralemntit të Kosovës, ditët dhe javët në vijim do të tregojnë e që mvaret kryesishtë me angazhimin dhe ballafaqimin e tyre me qështje me interes për Kosoven dhe problemet me të cilat po ballafaqohemi.
Sa i përket deputetëve të PDK/së, karshi deputetëve të subjekteve tjera politike që janë pjesë e kësaj përbërje të Parelamentit është nje opinion i përgjithshëm se është nje diskrepancë e madhe në cdo aspekt.
Deputetët e LDK së , një subjekti politik me përvojë të gjatë dhe përsona te rryer në rrethanat politike kosovare, të zhdërvjelltë për lojëra e skenarë që herë herë befasojnë edhe ndërkombetarët , ne momente kur atyre u duhesh të pranueshëm per biseda , imponues, janë një strukturë deputetësh që nëse organizohen dhe ruajnë kompaktesinë , pa ndonjë problem të madhë do të refelektojnë pozitivitet dhe besueshmëri me cka mund te jenë faktorë determinues jo vetëm si grup opozitar por shume kyq per (de)stabilitet institucional.
Levizja “Vetëvendosja” edhe pse është krijuar një opinion se pas “shkrirjes” së raporteve me ambasadorin Dell nuk është në “linjë paraparlamentare”, me perjashtim të ndonjë deputeti do të “kacafyten” dhe do te “kujdestarojnë”me ne krye “Ce Gevaren” dhe do ti krijojnë telashe jo vetëm “Kupës” por edhe Thaqit i cili është mësuar të dirigjojë dhe udhëheqë (me sukses) Parlamentin deri me tash pa ndonje problem te madhë në momente dhe kohe kur atij i duhet,
AAK/ja si subjketi politik i cili në përbërjen e kaluar me të drejt llogaritej si grupi më i organizuar Parlamentar opozitar, edhe pse po përfolet se ka humbur në “ekuilibër” për shkak të problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet,në veqanti disa deputetë me përvojë te prirë nga Haradinaj i Ri, nëse arrijnë te merren vesh me LDK në dhe Vetëvendosjen mundë të jenë promotorë të proceseve pozitive por jo duke i dhënë “ultimatume” dhe afate Qeverise Thaqi,( pasi ky është mandati i dytë i tij) por duke i prezentuar publikishtë të metat, defektet, dështimet dhe devijimet e kësaj qeverie që duhet ti identifikojnë ata.Opozita e mirëfillte kudo ne bote e ka këtë detyrë dhe obligim ,andaj duhet punë angazhim dhe këte duhet ta bejnë edhe keta si opozitarë.
Deputetët e PDK së edhe pse numerikishtë më të shumtë në Parlament nuk mund të mburren se kanë ndonjë bagazh të pasur profesional dhe pervojë në menagjimin e rrjedhës së Parlamentit e në veqanti në raport me deputetët e opozitës kam bindjen se nuk do të mundë të perballojnë dhe të dalin fitimtarë me ndonjë kundërakuzë qoftë edhe e bazuar në fakte.
“Loja” në Parlament vetëm sa ka filluar,akoma nuk janë hapur tema dhe debate që ngrisin ne maksimum “adrenalinën”, akoma nuk është ”qel kuleta” (bugjeti). bisedimet me Sërbinë janë një alibi për opozitën,qështja e rritjes së pagave është akoma pezull, por edhe qështje tjera janë një sfidë e madhe për Thaqin dhe deputetet e këtij subjekti në Parlamentin e Kosovës të cilët(ndoshta) kane të drejtë të mburren më së shumti me alltitë e mira që kanë dhe atë duke i treguar se cili prej tyre e ka alltinë më të madhe dhe të cfare ngjyre i kane.( kuptohet i kane me leje pasi që shumica prej tryre kanë qenë strukturë para sa të bëheshin deputet).
Se sa jetegjatë do jetë ky Parlamentë dhe keta deputete është vështirë të dihet por nje gjë është me rëndësi për Kosovën duhët të japin dhe ta duan më së shumti ata që po e vjelin dhe mjelin, pasi që edhe po e qeverisin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi