Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Matoshi: Enveristët e përbetuar, ish spiujt e Sigurimit të shtetit i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!

Shko poshtë

Halil Matoshi: Enveristët e përbetuar, ish spiujt e Sigurimit të shtetit i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!    Empty Halil Matoshi: Enveristët e përbetuar, ish spiujt e Sigurimit të shtetit i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2015 9:48 pm

Halil Matoshi: Enveristët e përbetuar, ish spiujt e Sigurimit të shtetit i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!    Matoshi5-840x420

Halil Matoshi: Enveristët e përbetuar, ish spiujt e Sigurimit të shtetit i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!    

Në Vetëvendosje nuk ka liri mendimi. VV-ja është si një kamp përqendrimi -një Gulag i mendimi politik, prandaj edhe po e mbyll ciklin e vet të shtrirjes në masë, duke i trembur njerezit qe t’i bashkohen, është shprehru Halil Matoshi për Botapress
 

Kritikat e bëra publike në rrjetet sociale dhe në aktivitetet partiake lidhur me çështje të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë kushtuar Arben Gecajt fillimisht me shkarkim nga pozita e koordinatorit të Qendrës së këtij subjekti në Deçan, e më pas edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.
Një fat të  tillë e ka pësuar edhe aktivistja Ajnishahe Halimi. Diferencimet e tilla të Lvëizjes Vetëvendosje ndaj atyre aktivistëve që kanë mendim ndryshe është vlerësuar nga analistët si një përpjekje totalitare për të mbytur demokracinë e brendshme në një parti politike.
Ku diferencim që po ndodhë në Vetëvendosjes ndaj atyre zyrtarëve që menojnë ndryshe apo që shprehim mendimin e tyre për rrjedhat politike në parti, për analistin Halil Matoshin është tendencë e Vetëvendosjes për të penguar fjalën e lirë në Kosovë , sepse mendësia e tyre leniniste nuk duron mendimet ndryshe “Një mori aktivistësh të padijshëm por brutal janë të organizuar nga një Komitet i veçantë për me sha, denoncu, e dezinformu ndaj qytetarëve kosovarë, ma zi se SHIK-u dikur, sepse VV-ja ka rrëshqitur në esktremizëm politik, duke mësy rrënimin e mbatjes në këmbë të shoqërisë kosovare dhe Republikës që e kanë në pronësi, e që e kanë ndërtuar me flijime të vazhdueshme për një shekull me radhë”, shprehet Matoshi për Botapress.
Sipas tij në Vetëvendosje nuk ka liri mendimi.”Pastaj këto Komitete të VV-së jo që nuk e durojnë mendimin ndryshe por po angazhohen me të gjitha mjetet për shuarjen e fjalës së lirë në Kosovë – sepse sipas mendësisë së tyre leniniste – pos forcave të shëndosha – pos vetë atyre pra – askush tjetër nuk e ka të drejtën për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhë, si dhe për të folur, shkruar e angazhuar për Kosovën”, tha Matoshi.
Ai, duke folur për diferencimet e fundit të Vetëvendsojes tha se fatin e filozofit Afrim Kasolli e përjetuan edhe një aktiviste e guximshme si Ajnishahe Halimi, por edhe Arben Gecaj e të tjerët, sepse kanë guxuar të flasin dhe të thonë atë që e mendojnë. Analisti Matoshi, Lëvizjen Vetëvendosje e quan kamp përqëndrimi ku nuk ka liri mendimi . “Në Vetëvendosje nuk ka liri mendimi. VV-ja është si një kamp përqendrimi -një Gulag i mendimi politik, prandaj edhe po e mbyll ciklin e vet të shtrirjes në masë, duke i trembur njerezit qe t’i bashkohen. Më këso veprimesh VV_ja po dëshmon se synimin e ka dominimin e shoqërisë kosoavre dhe jo çlirimin e saj nga frika dhe frikësimi, nga nënshtrimi dhe zhvatja. VV-ja, një të ardhme do të shfaqet edhe më staliniste, sepse sapo e vërtetova faktin se të gjithë enveristët e përbetuar, ish spiujt e Sigurimit të shtetit i janë bashkuar kësaj lëvizjeje duke mësyrë vendosjen e një diktati, pra për t’ua imponuar kosovarëve mënyrën se si duan ata të jetojnë”, është shprehur Matoshi për Botapress.



BOTAPRES
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi