Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… !

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… ! Empty Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 17, 2009 7:56 am

Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… ! U1_AlfredPapuciu«Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… !

Nga Alfred Papuçiu

Këto mendime për shkollën më kanë shtyrë të lexoj, të vështroj, të kuptoj se çfarë mund të marrë si shembull edhe shkolla jonë shqipe, e pasur dhe me traditë, që i ka rezistuar pushtuesve, nga shkollat e tjera edhe të vendeve të tillë të vegjël, si Zvicra, që në rrugën e dijes dhe të shkencës, nuk e kanë patur gjithashtu të lehtë. Ideja për formimin në shkollë, shkolla për jetën, për të ardhmen, ka evoluar vazhdimisht edhe në Zvicër dhe përsëri edhe kur po shkruaj këto radhë, bëhen përpjekje për ta përsosur atë, duke marrë shembull edhe nga ecuria e shkollës në vendet fqinjë të saj, nga vendet e tjera europiane, apo edhe më tej nga shkolla amerikane e gjetiu. Gjithçka bëhet duke përshtatur përvojën e tyre në konteksin zviceran dhe duke marrë anët më përfaqësuese që mund të shkojnë për mjedisin zviceran. Natyrisht mendimet e mija nuk janë të një specialisti të mirëfilltë, por si ish gazetar e mësues, do të përpiqem të jap një imazh për disa momente të shkollës së larmishme dhe të përkryer zvicerane.

Pak kohë më parë u festua tek « Château de Coppet » ku është « Qendra Europiane për Institutin e Gjenevës », 40-të Vjetori i krijimit të tij dhe ku ishin të pranishëm edhe studentë nga Shqipëria. Nuk e di por u mallëngjeva kur në botimin shumë të bukur me këtë rast « Të mendojnë si Europë » përmendeshin dhe punimet për Europën të ish-studentëve shqiptarë. Duke u nisur nga ky rast mendova t’u dërgoj këtë shkrim për Zvicrën, vendin ku edhe pse me tre kultura e katër gjuhë, popullsia e saj është e prirur drejt Europës, bën pjesë gjeografikisht në të, por ka edhe zgjedhjen e vet lidhur me marrëdhëniet me Europën dhe me shtetet e saj anëtare. Nëse flasim për Zvicrën, një vend pra ku fliten tre gjuhë të huaja (frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja – zyrtare-, si dhe romanshë), rruga drejt dijes, artit, drejt prosperitetit, paqes sociale, nuk ka qenë e lehtë. Vetëm në sajë të punës dhe shpirtit krijues të popullit zviceran, të institucioneve të tij politike, ekonomike dhe shoqërore, artistike, të frymës humaniste, për një mjedis të pastër, të vëllazërisë dhe dashurisë për njeri tjetrin, Zvicra ka arritur stadin që dihet sot.


Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… ! U1_1
Universiteti i Gjenevës
Le të kthehemi tani tek ndërtimi dhe struktura e shkollës zvicerane, e cila është shumë e larmishme dhe për mua është e vështirë të jap një imazh shumë të saktë për të. Megjithatë, duhet thënë se në etapa të caktuara, shkolla zvicerane ka qenë privilegj. Për shembull, në vitet gjashtëdhjetë, një kolegj në Gjenevë ka qënë i frekuentuar vetëm nga djem dhe një pjesë e vogël ishin vajza. Fillimisht, objektivi kryesor ka qenë: t’u jepet mundësi drejtuesve të ardhshëm në fusha të ekonomisë, për të zotëruar dijet në teknikë dhe shkencë, që të jenë jo vetëm njerëz të mësuar dhe me kulturë, por në radhë të parë të jenë humanistë dhe të sinqertë. Arsimi i mesëm u reformua duke shtuar disiplina të reja, si ekonominë, gjuhët moderne, si dhe lëndë të tilla që tashmë quheshin të domosdoshme për të ecur në shoqërinë e gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Në vitin 1968, u miratua një ligj për njohjen e çertifikatave të maturës, i cili pas shtatëdhjetë vite diskutimesh, dha mundësinë e njohjes në shkallë të Konfederatës Zvicerane, të maturës në degën shkencore. Për ta spjeguar më mirë këtë fakt, për të cilin do të flasim edhe më poshtë, shkolla zvicerane është e ndërtuar në mënyrë të tillë: pas nëntë vjet shkollë primare, është shkolla e mesme - zakonisht katër vjet- e pastaj mund të shkosh në shkollën e lartë, ose në drejtim profesional.


Drejtimet kryesore të saj janë: matura klasike, shkencore dhe artistike. Aktualisht tre kolegjet e Gjenevës kanë edhe një seksion artistik, kolegji “Volter” (seksioni u krijua në 1970), “Klapared” dhe “De Sosyr”, ku kanë studjuar dhe studjojnë dhe nxënës shqiptarë. Ky seksion përfshin dy ndarje: artet vizuale dhe muzikën. Këto dy ndarje përmbajnë disiplina të cilat zhvillohen nga profesorët afro 40 orë në javë, të ndarë në katër vjet. Seksioni artistik është një nga seksionet më i ngarkuari në orë, pasi përveç italishtes, nxënësit kanë të njëjtat orë mësimi në disiplina të tilla që bëhen edhe në seksioni modern. Përveç kushteve të pranimit që janë të njëjta, si në gjithë kolegjet, hyrja e një nxënësi në seksionin artistik, bëhet mbi bazën e një takimi paraprak me profesorët, ku shihen aftësitë e tij specifike të fituara më parë. Për ndarjen “artet vizuale”, nxënësi është i detyruar të paraqesë një sërë punimesh personale dhe nëse ka aftësi për muzikë (seksioni “muzike”) ai paraqet një pjesë instrumentale apo vokale sipas dëshirës së vet.


Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… ! U1_2
Shkolla e Europës ku mësojnë fëmijë shqiptarë
Ideja kryesore që mbizotëroi në krijimin e seksionit artistik në një kolegj të caktuar lidhej drejtpërdrejt me objektivin e formimit të nxënësit nga ana e kulturës së përgjithshme: nuk mund të mohohej fakti se disiplinat e artit vizual apo muzikor luajnë një rol formues po aq sa edhe gjuhët e vjetra apo shkencat e quajtura ekzakte. Mbi këtë bazë lindi ideja që edhe në kantonet e Gjenevës, Zyrihut dhe Bazelit të njihet nga ana e Konfederatës, matura artistike. Nëse përfundon për shembull kolegjin Klapared, në seksionin artistik, duke dhënë provim edhe gjuhën italiane, ke të drejtë të hysh në universitet në një degë moderne, kjo në rast se nuk ke aftësi të veçanta për pikturë apo muzikë.


Në vitin 1969, kolezhi në Gjenevë bëhet më i gjerë dhe fillon të rigrupojë ndarjen e shkollës së lartë të kolegjit Kalvin, asaj të shkollës së lartë të vajzave (që më vonë prishet për t’u kthyer tek kolegji Kalvin) dhe kolezhi Ruso.

Le të bëjmë këtu një digresion. Një ditë (para disa vitesh) pata fatin të jem i ftuar në një mbledhje të prindërve, në darkë, në kolegjin Klapared. Ishte një mbledhje e thjeshtë, gjatë së cilës profesorët dhe dekanët e seksioneve (klasike, moderne dhe artistike) kishin ardhur të përgatitur për t’i spjeguar auditorit se çfarë zhvillonin fëmijët e tyre në shkollë, cilat ishin interesat e tyre dhe ecuria e tyre. Në ekspozenë e dekanëve përkatës u hodhën idetë që përmendëm pak më parë lidhur me disiplinat që zhvillojnë nxënësit gjatë javës në seksionet e tyre. Ndjehej një preokupacion i dekanëve
Alfred Papuçiu: «Leksion» zviceran për shkollën, kulturën, artin… ! U1_3
Shkolla e Kaila ku studjojnë nxënës shqiptarë
për të spjeguar sa më qartë punën e tyre, premisat për të ardhmen, gjë që u konkretizua pastaj në mbledhjet e klasave përkatëse. Aty referuan me radhë mësuesit e lëndëve, të cilët hodhën idenë e formimit të nxënësve për t’u përgatitur për jetën. Përveç faktit se ekzistojnë libra shkollorë, profesorët i jepnin rëndësi edhe mbajtjes së shënimeve nga ana e nxënësve, pasi mendimi për një disiplinë evoluon, siç evoluon për shembull mendimi për “historinë moderne”, “historinë e artit” (këndvështrimi), bile edhe për edukimin fizik. Shqetësimi kryesor, edhe i profesorit të edukimit fizik, ishte që nxënësit të arrijnë të gjithë nivelin mesatar, por duke bërë përpjekje vetiake. Rëndësi kryesore iu dha edhe punimeve vetiake të nxënësve, detyrave me shkrim, për të parë formimin e tyre, vizionin e tyre.Rëndësi i jepej sidomos fitimit të dijenive në shkollë. Nxënësit që kanë nevojë të forcojnë dijet e tyre në gjuhë të huaja, marrin pjesë në kurse përforcuese për gjuhët. Ideja e shkollës- përgatitje për jetën, për të ardhmen, për shkencën, teknologjinë, informatikën, arkitekturën, etj., mbizpotëron dhe nxjerr forma të reja për përgatitjen e brezit të ri. Duhet theksuar se edhe reforma e shkollës zvicerane lidhet me nevojat, sidomos për të ardhmen. Duhet nënvizuar gjithashtu, siç pranohet edhe nga vetë specialistët zviceranë në fushën e arsimit, se në krahasim me atë që ndodh në vendet e tjera, shkollat e mesme zvicerane, edhe të artit, janë në një gjendje më të privilegjuar, pasi “liria e veprimit dhe marzhi i manovrimit të institucioneve arsimore është i konsiderueshëm”. Një anketë e bërë kohë më parë dëshmoi se “shumë novacione janë rezultat i nismave të ardhura nga baza, bile shihet njëfarë ngurimi për t’i bërë të njohura këto përvoja, nga frika se ato humbin karakterin e tyre intim, të vetë institucionit arsimor…”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi