Speciale: Alfred Papuçiu
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Speciale: Alfred Papuçiu
Nuk ka më të bukur, sesa urimi i sinqertë i një miku, buzëqeshja e çiltër e një shoku, apo përqafimi i një njeriu të dashur...
Përmbledhur të gjitha këto së bashku në një tufë lulesh, me aromën e fillimverës, në ditën e 26 qershorit, ditëlindjes së shkrimtarit, publicistit dhe mikut, z. Alfred Papuçiut nderuar me disa çmime dhe medalje, ndër të tjera edhe me urdhrin Naim Frashëri, si gazetar, shkrimtar dhe njeri diplomat...stafi ynë, i uron ditëlindjen, gazetarit dhe publicistit të Zemrës Shqiptare...duke i uruar shëndet, jetë të qetë dhe të lumtur familjare, dhe shumë suksese në fushën e letrave shqipe, në të cilën ai jep një kontribut mjaft të çmuar, sidomos në aspektin kulturor.
Urime i nderuar z. Alfred...Është kënaqësi të urosh një njeri si ju...Paçi vetëm mirësi në jetë...
Këtij urimi i bashkangjitet edhe www.agim.poeticforum.com!
________________
Alfred Papuçiu ka lindur në Tiranë, më 26 qershor 1947. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për gjuhë, letërsi shqipe dhe françeze, duke marrë në të njëjtën kohë një formim si përkthyes. Ka dhënë mësim frëngjishten në Fakultetin e Inxhinjerisë së Universitetit të Tiranës. Ka punuar si gazetar në Radion e Jashtme dhe si shef redaksie. Më vonë ka punuar në diplomaci.
Ka ndjekur Universitetin e Gjenevës ku ka mbrojtur “ Diplomën e Studimeve të Larta Evropiane ”. Ka dhënë provimin e formimit për funksionarët ndërkombëtarë në gjuhën frënge, organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe ka marrë çertifikatën e aftësisë në gjuhën angleze.
Ndër të tjera ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), në Departamentin e Edukimit Punëtor dhe Departamentin e Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare të Punës (BIT), në OMS (Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë), në një shoqëri multinacionale, përkthyes mediator kulturor, si dhe konsulent për botimet në gjuhën shqipe apo frënge të organizatave ndërkombëtare. Është anëtar i Komitetit të Shoqatës së Përkthyesve të Gjenevës - Mediatorë Kulturorë dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është anëtar i Bordit të Medias së lirë shqiptare.
Alfred Papuçiu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, të Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën, të UNCTAD-it, BIT, OMS, UNIDIR, të PNUD-i etj, në Gjenevë, Bazel, Nju Jork ( në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ), Vjenë, Paris, Bruksel, Rhodes, Bazel, Nairobi, Kajro, Tiranë, Limasol, Singapur, Dubai etj. Ka qënë anëtar i grupit të botimit në gjuhën shqipe të “ Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ”. Ka botuar një libër me temë nga politika ndërkombëtare, si dhe ka shkruar në botimet e Kombeve të Bashkuara. Ka botuar disa libra dy gjuhësh me skica, tregime dhe meditime. Në shtypin shqiptar dhe atë zviceran, midis të tjerash tek “ Tribune de Genève ”, “ La Suisse ”, “ Journal de Genève ” , « Le Courrier » është paraqitur me artikuj, tregime, skica, kujtime dhe përkthime të autorëve zviceranë. Alfred Papuçiu ka botuar disa libra me tregime.
Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF) dhe konsulent i Fondacionit Zviceran “RFEM”..
Ka botuar pesë libra të BIT (Byrosë Ndërkombëtare të Punës), si dhe një numër botimesh që kanë shërbyer për seminaret e organizuara në vendet e Evropës Lindore dhe veçanërisht në Shqipëri . Ka realizuar studimin prej mbi 100 faqesh “ Shqipëria dhe Evropa – perspektiva të integrimit ” ( botim në frëngjisht në Universitetin e Gjenevës), “ Problemet e vendeve të Evropës Juglindore ”, Aktet e Konferencës së UNIDIR-it, Rhodes, Greqi (botuar tek UNIDIR- Kombet e Bashkuara); studimin për Maqedoninë (Kombet e Bashkuara); studimin “ Mundësitë e bashkëpunimit të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare ”, si dhe ka ndjekur një numër projektesh bashkëpunimi të Shqipërisë me PNUD-in dhe vendet e Ballkanit etj.
Alfred Papuçiu ka përkthyer botimin “ Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore ”, botuar në Zvicër nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Qendra e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Civile, librin e prof. Jean-Philippe Assal dhe Anne Lacroix me titull: “. Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike” dhe librin e prof. Alain Golay: “Të njohim diabetin tonë”. Është duke përgatitur në shqip librin e profesor Alain Golay, botuar nga shtëpia botuese franceze “Payot” : “Të dobësohemi sipas personalitetit tonë”. Ka në dorë një botim në gjuhën shqipe dhe frënge, me tregime dhe meditime.
Kohë pas kohe është paraqitur në shtypin shqiptar dhe atë zviceran me përkthime të autorëve zviceranë. Ka botuar në shqip “ Karuzeli i ëndrrave ”, i autores së dëgjuar zvicerane Marie- Luce Dayer. Ka realizuar me sukses botime dy gjuhëshe, si librin dygjuhësh frëngjisht shqip të profesoreshës zvicerane Francine Koch “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ” (Botimet TOENA), si dhe « Përrallat e Zvicrës » të prof. Bedri Dedja (Botimet TOENA) . Është duke përgatitur një libër dy gjuhësh me tregime, skica dhe kujtime nga jeta në Zvicër, një vëllim me tregime për fëmijë, dygjuhësh frëngjisht shqip, një botim dygjuhësh me autoren zvicerane Marie-Luce Dayer.
Ka botuar ndër të tjera dhe librat dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht: « Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara »(Toena), « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » (Toena), ”Me zemër të pastër” (Alor).
Për veprimtarinë gazetareske, si shkrimtar dhe në diplomaci, ka marrë disa çmime, ndër të tjera edhe ”Urdhërin Naim Frashëri” dhe me medalje pune. Në vitin 2008 është nderuar me çmimin e parë në Konkursin Mbarëkombëtar të organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës.
_________________
Botimet e Alfred Papuçiut
°« Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara »(Toena), dy gjuhësh shqip – frëngjisht.
°« Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » (Toena) dy gjuhësh shqip – frëngjisht.
°”Me zemër të pastër” (Alor), dy gjuhësh shqip-frëngjisht.
°« Problemet e vendeve të Evropës Jugore »- UNIDIR, Aktet e Konferencës së Rodosit (1991) -frëngjisht
°« Shqipëria dhe Evropa – perspektiva të integrimit » (Université de Genève, 1993) frëngjisht
° Pesë botime në shqip të Byrosë Ndërkombëtare të Punës, Gjenevë.
Përkthime, midis të tjerash :
° Marie – Luce Dayer : «Karruzeli i ëndrrave » (shqip)
° Francine Koch : « Fëmija shqiptar me sy të zinj »(Toena) (frëngjisht-shqip)
° UNEP : « Konflikti i Kosovës- pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore » (shqip). Botim i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Gjenevë
° Prof. Jean-Philippe Assal dhe Anne Lacroix: “Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike”
° Prof. Alain Golay : « Të njohim diabetin tonë”
Libra për fëmijë :
° « Genti dhe gardalinat »
° « Tregim për Arbanin dhe Dalinën »
Artikuj, meditime, tregime, skica, përkthime :
« Tribune de Genève », « La Suisse », « Journal de Genève », « Le Courrier » ; si dhe në shtypin shqiptar
në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë.
________________
Kujtime të një shoqërie të pastër
Tani që po shkruaj këtë radhë, mendja më shkon tek dita e parë kur erdha këtu në shkollën e mesme: Ra zilja dhe hyra në klasë i emocionuar. Bashkënxënësit e mij ishin të rinj e të reja që i shihja për herë të parë. Të gjithë zunë nga një vend, ashtu si u pëlqeu. Edhe unë u struka në një qoshe , andej nga bangat e fundit.
Para meje rrinte një vajzë shtatlartë, me triko të kuqërremtë, mbi të cilën varej një gërshet i dëndur ngjyrë ari. Nuk e di pse në atë çast më pëlqeu të kisha edhe unë një shok në bangë, me të cilin do të kaloja rrugën e gjatë, të vështirë e aq të bukur të shkollës së mesme. Me siguri do të kisha të tillë, por pse të mos e gjeja që ditën e parë! Ndoshta edhe ajo mendonte kështu si unë, po dukej ishte më e shkathët. Ktheu kokën, më buzëqeshi dhe foli e para:
- Pse rri vetëm? Eja të rrimë bashkë!
Unë u skuqa nga vështrimi i saj plot dashamirësi dhe pa folur mora çantën e librave dhe u ula gjithë ndrojtje pranë saj.
Kështu u njoha me shoqen e bangës sime.
Ditët kalonin dhe mua më doli ai turp që kisha pasur në vitet e shkollës tetëvjeçare, kur rrija me vajza. Ne shpesh bisedonim dhe e ndihmonim njeri tjetrin në mësime. Qëndronim bashkë dhe bisedonim edhe gjatë pushimit, atje në oborrin e shkollës. C'kënaqësi ndjente ajo kur unë merrja nota të mira; apo sa kurajo më jepte me vështrimin e saj, kur unë ndonjëherë hutohesha përpara dërrasës së zezë. (Të them të drejtën kam qënë pak i drojtur më tepër se ç'duhet, ndoshta edhe pse prindërit më kishin mësuar pak si të mbyllur). Ne u lidhëm kaq shumë me njëri tjetrin sa që dhe gëzimet dhe kur diçka nuk na shkonte mbarë, i ndanim bashkë me njëri tjetrin.
Qëlloi njëherë që unë mora një dysh në algjebër. Sa nuk qava nga inati. Kisha mësuar një natë më parë, por ja që problemën s'munda ta zgjidhja. Ashtu i dërmuar dhe kokëulur u ktheva në bangë. Ajo më zuri nga dora dhe më pëshpëriti:
- Mos u dëshpëro, s'ka gjë, e përmirëson!
Kur mbaroi ora e mësimit dhe nxënësit filluan të dalin, unë qëndrova palëvizur. Ajo përsëri foli:
- E pse e humbe kështu? Nuk u prish dynjaja. Përsëri do ta përmirësosh notën.
- Më vjen inat me veten- i thashë- Disa herë hutohem kot së koti.
- A e di ç'ke- foli ajo duke buzëqeshur.- Ti me të vërtetë je ca i dobët në algjebër. A mësojmë bashkë?
- Mirë- ia ktheva unë me gjysëm zëri. -Por mos të pengoj dhe ty?
- E pse mendon kështu?- foli shoqja ime.- Ne duke mësuar bashkë do ta ndihmojmë më tepër njëri tjetrin...
Qysh prej asaj dite kaluan tre vjet e gjysëm. Ne e kaluam klasën e nëntë, të dhjetën dhe të njëmbëdhjetën dhe tani jemi maturantë. Të dy në një klasë, të dy në një bangë. Na është bërë zakon të mësojmë bashkë, në kinema shkojmë bashkë. Shpesh dhe shëtisim bashkë.
Po ka pasur midis bashkënxënësve të mi ndonjë që ka menduar keq për miqësinë tonë. Sa u revoltova një ditë kur dikush nga ata më tha:
- E, si shkon me bjondinen? Nuk iu shqite, po dhe ajo ama.
- Nuk të vjen turp- i thashë duke ja prerë fjalën në mes.- Si mendon kështu? Ajo është shoqja jonë e klasës. C'të keqe ka që mësojmë e shëtisim bashkë?
Ja thashë dhe shoqes sime se çfarë më kishte ndodhur dhe bile me mendimin që të mos qëndronim shumë bashkë, pasi nuk doja që t'i prishja asaj punë.
- Pse e prish gjakun?- më tha. Ata që llomotisim kështu nuk e njohin shoqërinë. Sidoqoftë unë mendoj se dhe në universitet rrugët nuk duhet të na ndajnë. Nuk e di, por e ndjej se dua të të kem pranë, se flas hapur me ty për gjithçka, kaluar vëllait.
Ashtu pa dashur më përqafoi dhe unë e shtrëngova fort, duke e shprehur lumturinë time për atë shoqe të mirë, të çiltër, të pastër dhe njerëzore. Kujtim i një shoqërie të pastër.
1965
__________________
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Speciale: Alfred Papuçiu
Vajza ime dhe nëna
Isha në një shërbim në spitalin e fëmijëve në Gjenevë dhe infermiere Shantal, e cila është shumë e sjellshme dhe e qetë, më tha: “Telefonuam në shtëpi pasi kishim nevojë të na përkthenit diçka në telefon drejtpërdrejt dhe na doli vajza juaj. Sa bukur që fliste. E bëri rolin e përkthyeses për mrekulli ”.
M’u bë shumë qefi. M’u kujtua, Nausika ishte tepër e vogël atëhere, por çuditërisht shumë e zgjuar dhe e dashur. Shpesh qëndroja me të dhe kishte qef t'i tregoja përralla nga librat e gjyshit të saj, Tunit, si edhe përralla të tjera që sajoja për të. Ajo donte sidomos përrallën e arushit Lulush që e pëlqente shumë mjaltin. Dhe unë ja tregoja shpesh herë, në variante të ndryshme, sa që ajo shkrihej me gjetjet e mija. Vite më parë, im atë i paharruar bënte të njëjtën gjë me fëmijët e profesor Mahir Domit, Etlevën dhe Benin, që çdo darkë qëndronin në shtëpinë tonë dhe ishin komshijtë tanë më të mirë dhe më të afruar…
Nausika mbështetej në kraharorin tim dhe pasi mbaroja, përsëri më drejtohej si me lutje: "Të lutem, edhe një tjetër, se i tregon bukur". E unë vazhdoja të sajoja përralla, një pjesë të të cilave më vonë i mblodha në një vëllim të veçantë dhe i botova. Por kur e jëma ishte në shtëpi, i pëlqente më tepër të qëndronte me të. Bile qante shpesh kur ajo detyrohej të shkonte të jepte mësim, megjithëse shoqet e kishin lënë të lirë nga ato mbledhjet e bezdisëshme. Natasha nuk e mirrte në zbor, apo drejtori i shkollës e kishte lënë të lirë nga veprimtari të tjera të dorës së dytë. Një ditë, në mëngjez, Nausika nuk po e linte t'ëmën të ikte dhe për një çast, me një buzëqeshje të lehtë, karakteristike e saj, u drejtua: "Pse mami nuk bëhet si gjyshja e gjyshja të bëhet mami, të paktën ndonjëherë, që mami të qëndrojë me mua në shtëpi".
Tani Nausika është rritur dhe nuk do t’i vijë shumë mirë që unë ja kujtoj historitë e së kaluarës, pasi mbi të gjitha është edukuar në shkollën zvicerane, është serioze, tepër e ndërgjegjshme. Ajo ka nje zgjuarsi të veçantë dhe shpesh më bën vërejtje, si e ëma, ër “shakatë e tepruara” që unë bëj kur jam midis miqsh të vërtetë, apo kolegë të punës sime të përditshme.
______________
Ylli i bariut
Tregim
Nga malet filluan të zbresin retë. Ato shkuan drejt perëndimit dhe u shkrinë në korridoret e shelgjeve ku kulloste bagëtia, duke lëshuar blegërima gazmore.
Filloi të fryjë një erë e fortë dhe qielli u bë pus. Dukej se do të kriste një rrebesh i madh. Dhe me të vërtetë, një vesë e hollë shiu nis të bjerë, pastaj ai ia krisi me vërtik.
Bariu i ri, një djalë truphedhur, me cullufe të rëna mbi ballë dhe me faqet buçko, u shqetësua. Thithi dhe njëherë fort cigaren dhe pastaj e flaku tej në barin e buisur. Librin dhe fyellin i futi thellënë gji.
Curka uji i rrodhën nëpër mollëzat e faqeve dhe nga qafa në kurriz. Ai hodhi gunën krahëve dhe ngjeshi kapuçin në kokë. Hodhi vështrimin rrotull. Nga malet po zbrisnin rrëkera të mëdha mbi luadhin e blertë. Përroi që kalonte aty afër u mbush me furi.
" U tërbua përroi. Duhet ta drejtoj shpejt bagëtinë në ndonjë shteg. Nuk i zihet besë kësaj kohe"- tha me vete.
Qeni qëndronte pa lëvizur. Bagëtia ishte turrur drejt bariut dhe e kishte rrethuar. Edhe qingjat e vegjël, që pak më parë hidheshin e kërcenin si fëmijtë e vegjël kur dalin fushave, tani strukeshin pas deleve që kishin një pamje të zymtë. Leshi i tyre i cili zakonisht ndrit sikur të jetë lyer me vaj, ish mbledhur topa topa, ngaqë ishte qullur.
Shiu u bë më i egër. Nuk shihje asnjë çap më tej.
Bariu i ngau dhentë përpara, eci nëpër lajthishte ku nga të gjitha anët t"r rrihte suferina. Ai mendonte me vete: "Ta marrë djalli, ta marrë! Sot do të kisha bërë mirë ta mbaja bagëtinë pranë vathës. Megjithatë kush dreqin ja di teket kësaj kohe. Në mëngjes ajo ishte qelq."
Dhe i kujtohej kur ishte ngritur, sapo kishte dalë ylli i bariut dhe e kishte ngarë bagëtinë përpara në kullotë. Këtej përroit, kullota ishte më e mirë se matanë. Edhe i jati i thoshte gjithmonë: "Coje bagëtinë në kullota të mira. Bari është melhem për to".
Apo nuk vinte dhe një freski nga përroi dhe shelgjet, që ta kënaqte shpirtin. Sa të gëzuar dukeshin ata qingjat e vegjël në mëngjes! Hidheshin e kërcenin ashtu siç bëjnë fëmijët në obborin e kopshtit.
Dhe ai vetë, ashtu ulur rrëzë një peme, duke i rënë një melodie gazmore me fyellin e tij, kënaqej kur shikonte këtë tabllo të bukur e kujtonte fjalët e Naimit:"Nëpër shesh'e nër bregore janë përhapur shqerrat...".
Muskujt e fytyrës filluan t'i lëvrinin. Shkrepëtiu vetëtima dhe pemët u dukën të lëviznin me forcë, nga era që të fshikullinte.
Nata dalngadalë filloi të bjerë. Gjithçka u errësua. Lipja me kërrabën në dorë, mundohej ta largonte bagëtinë nga bregu i përroit. E dinte se ato s'përmbaheshin. " E liga bëhet sa të fërkosh sytë"- thoshte ai shpesh. Nuk duhej që ndonjëra të merrte arratinë andej, se pastaj ajde t'i mbaje të tjerat. Të hidheshin të gjitha njëra pas tjetrës dhe ai të mbetej me kërrabë në dorë. Ishte pjesë e pasurisë që bashkëfshatarëve që ja kishin lënë për t'u kujdesur. Cdo të thoshin vallë ata po t'i humbte qoftë edhe një dele e vetme? Ata gjithmonë e kishin shprehur besimin tek ai, për kujdesin që tregonte. Delet e kopesë së tij kishin pjellëtë gjitha dhe jipnin qumësht me bollëk. Ai ishte i ri, por nga ata që ja kishin mësuar huqet bagëtisë qysh të vegjël. Asnjëherë nuk i ishte kuqur faqja. Dhe tani s'donte t'i kuqej.
Trupi i tij ndjente freskinë e tokës. Bari fëshfërinte nën këmbët e tij. Era përzier me shiun ja rrihte fytyrën e pjekur nga dielli.
Telat e elektrikut që s'kishin shumë kohë që ishin vënë nëpër shtylla, s'dukeshin. Vetëm kur shprepëtinte, ai i dallonte ato. Pastaj vështrimi i tij rrëshqiste tek shelgjet, bari i njomë dhe përroi. Ai rridhte me rrëmbim dhe kishte filluar të gërryente brigjet e tij.
"Va s'gjen se përroi po arrin buzët"- mendoi me vete Lipja. Duhet të drejtohem tek ura e vogël. Po ec e gjeje në këtë pus. Mos e kam lënë pas? Po sikur të jetë vidhisur? - këto mendime i vinin duke ndjellë pas vetes tufën. I dukej sikur për herë të parë ndodhej në një udhë pa krye.
Shiu vazhdonte të binte. Bënte ftohtë. Bagëtia dridhej. Sidomos ata qingjat e vegjël dhe akoma të pamësuar. I shikonte Lipja dhe i vinte keq për ta. Iu duk sikur kishte përpara djalin e tij të vogël, Nasin, që aq shumë e donte. Në të vërtetë për të ai ishte i qetë. Nasin e kishte në shtëpi, ndoshta duke lexuar ndonjë revistë "Fatosi", apo duke luajtur me lodra në atë dhomë të ngrohtë.
Ndërsa qingjat mundoheshin të ngroheshin nën trupin e nënave të tyre dhe s'mundin.
Lipja iu afrua atyre dhe filloi t'i përkëdhelë si për t'u dhënë zemër.
Hodhi përsëri vështrimin nga përroi i egërsuar. Sytë e tij të murrmë u bënë më të rreptë. Sa herë e kishte kaluar atë edhe kur koha kishte qënë kallkan. Tani ai ishte bërë i rrëmbyer dhe i prishte punë. S'mund të kalonte dot me bagëtinë. Megjithatë dhe përroi kishte të mirat e tij në atë kohë. Fshati kishte ndërtuar një hidrocentral të vogël.
Befas qeni i tij zgjati veshët, tundi bishtin dhe filloi të angullijë sikur donte të qante. Pastaj ai s'u përmbajt më, u hodh andej nga dukej një hije dhe zuri të kacafytej me të.
Dhëntë u strukën kokë më kokë.
" Ujku- tha Lipja me vete dhe u vërsul andej nga qeni. Do të hyjë në bagëti i flamosuri. Por jo, more jo, nuk të lë Lipja ty të bësh si të duash."
Balua i kishte ngulur egërsirës dhëmbët në zverg dhe s'e lëshonte. Ujku turfullonte si i tërbuar dhe mundohej të shkëputej.
Lipja vetëtimthi hodhi gunën mbi bishën dhe i ra përsipër, pastaj me një të lëvizur nxori thikën dhe e nguli dy a tri herë mbi gunë.
U dëgjua një ulurimëe tmerrshme dhe ujku ra shakull mbi baltë.
- M'a more të keqen- thirri Lipja. -S'turpërohet kollaj Lipja, është kockë e fortë.
Si i ra dhe njëherë me një gur kokës, e zuri nga këmba, dhe e tërhoqi zvarrë.
Shiu vazhdonte të binte dhe i kishte kulluar bariut mbi qafë.
" Pa ç'ka, sa të shkoj në shtëpi do ndërrohem"- tha me vete.
Pastaj duke kthyer kokën nga ujku që hiqte zvarrë tha nëpër dhëmbë:" Kot s'thonë se ujku ka lindur për të bërë plaçkë, por edhe për të rënë pre."
Tundi kokën dhe qeshi. Balua që qëndronte aty pranë tundte bishtin dhe lëpinte gjuhën. Lipja e përkëdheli.
Pastaj iu afrua deleve, u dha zemër dhe i ngau përpara. Ua kishte mësuar gjuhën atyre. S'kishte frikë t'i iknin më. Tani duhej të gjente urën...
x x x
Së largu Lipja pa të vezullonin disa drita. Pastaj dëgjoi të lehura qensh dhe zëra njerëzish. Lipja ua vuri veshin këtyre zhurmave që afroheshin. Gishtrinjtë e tij të ashpër që tërhiqnin tërkuzën, me të cilën kishte lidhur ujkun, filluan të gjallëroheshin. Ndjeu që gjoksi iu lehtësua.
"Vallë të jenë shokët?!"
Fytyra i shkëlqeu kur barinjtë e tjerë u afruan me fenera në duar. Në ato çaste donte t'i përqafonte të gjithë. Njerëz me karakter të vendosur.
- O Lipe, o Lipe! Po ç'u bëre more djalë? Nga humbe?- tha xha Trifoni, bariu më i vjetër dhe ngriti fenerin për të parë më mirë Lipen. - Po atë, çfarë e ke more, dele? Babaxhan, qënka ujk. Siç duket , ke hequr keq, xhan i xhaxhait. Po ta paska marrë të keqen".
Dhe e përqafoi.
- A s'ju thashë unë? S'jepet kollaj Lipja. Merrjani ujkun, se është lodhur.
- Jo, more xha Trifon, s'ndjej më lodhje unë. - ja priti Lipja duke buzëqeshur. Ai ishte gjallëruar në fytyrë dhe e kishte harruar lodhjen.
- Ajdeni, djema! Ngaeni bagëtinë drejt urës! E duam nga një të fortë sonte.
Pastaj xha Trifoni iu afrua Lipes dhe i hodhi dorën në qafë.
Bagëtia u nis drejt urës.
Qentë vazhdonin të lehnin, sikur donin të jepnin lajmin. Udha ndriçohej nga fenerët. Pas pak u dukën dritat e fshatit.
_______________
E verbëra me fytyrën e bukur në tren
Kisha zënë vend me vajzën në tren aty në Bazel dhe po niseshim për në Hamburg, kur ndërkohë në tren hypin një burrë me një grua. Ecnin pranë njeri tjetrit, përqafoheshin me dashuri herë pas here, flisnin diçka me zë të ulët, të kapur për dore. Më në fund gruaja u ul diku, ndërsa burri qëndroi në këmbë. Pas pak çastesh u përqafuan përsëri me njëri tjetrin dhe burri u largua. Sidoqoftë ai zbriti poshtë në peron dhe shihte me sytë ngulur drejt dritares ku ishte vendosur gruaja që kishte shoqëruar deri aty. Ajo nuk reagonte. E kuptova që ishte e verbër. Edhe ai e ndiqte sipas meje me sy dritaren ku ishte vendosur ajo. U dëgjua sirena e trenit. Burri qëndronte i palëvizur. Me largimin e trenit nga stacioni, i lëshoi një puthje me dorë. Edhe ajo instiktivisht bëri të njëjtin veprim. Burri qëndronte përsëri mbi peronin e trenit, por edhe ai nuk shihte. Mbante pranë, pas kapistallit qenin e tij besnik…
_________________
Kujtimi i fabrikës së çimentos
Djali i inxhinjerit të dëgjuar ishte kthyer nga Zvicra ku punonte prej vitesh dhe po shihte nga dritarja e makinës, në hyrje të Shkodrës fabrikën e çimentos dhe nënqeshte...
I kujtohej se shumë vite më parë i jati i kishte treguar: „Isha ndalur aty, në hyrje të Shkodrës bashkë me një njeri që kishte pasuri dhe po mendonte se çfarë mund të bënte diçka të mirë. Ishin vitet 30-të. Më në fund, pasi njeriu që kishte pasuri nuk po dinte ç’të thoshte, aty për aty si inxhinjer me erdhi mendimi dhe ju drejtova: “Zotëri, këtu mund të investoni për të bërë një fabrikë çimento. Eshte vend shumë i volitshëm, mali është pranë dhe investimi do të jetë tepër I frytshëm. Mbi të gjitha dhe rrugët e kalimit mund të rregullohen kollaj”.
Zotëria kishte kthyer sytë nga mali dhe pa u menduar shumë kishte thënë: “Dakord jam me mendimin tënd, po kur të mbarohet mali çfarë do të bëjmë?” Djali i inxhinjerit kur kujton këto fjalë pas dhjetra dekadash nënqesh, pasi mali është përsëri aty ku ka qënë. Vetëm në rrëzë të tij, mali është gërryer disi dhe duhen shekuj që ai të soset. Zotëria që bëri investimin tashmë është larguar nga kjo jetë dhe janë trashëgimtarët e tij që drejtojnë fabrikën…
_____________

Marjeta e vogël
Ajo erdhi atë ditë në punë për herë të parë në kolektivin tonë simpatik në Radio. Ashtu si pa dashur, dikush tha: „Marjeta, mirë se erdhe, por ne e kemi zakon që e lagim kur vjen dikush për herë të parë“. Marjeta u skuq dhe nuk dinte ç’të thoshte. Shoku ynë vazhdoi: „Mos u çudit, është tepër e lehtë. Nesër në mengjez, sill pak raki, ca qofte, djath dhe ne e festojme mbritjen tënde në gjirin tonë“.
Kaq ishte shakaja dhe ne nuk menduam se Marjeta do ta merrte seriozisht.
Sapo kishim filluar me diskutimet për shkrimin e komenteve të ditës, kur papritur hyn Marjeta e vogël në zyrë, me duart plot. E kuptuam se e kishte marrë seriozisht këtë punë. Atëhere edhe ne vendosëm ta fillonim mëngjezin me „çështjet serioze“, një rit që na ka mbetur kudo që jemi, një jetë të tërë, pra me shoqërinë ku punojmë nuk fillojmë me raki e verë, por me nga një kafe e “ croissant ” ditën e punës.
Le të vijmë tek tregimi ynë. Pra vendosëm ta mbyllim derën e zyrës, atë ditë të dytë të ardhjes së Marjetës së vogël dhe filluam ta urojmë me pak raki, qofte, djath e ç’kishte sjellë. Edhe kur trokiti Faikaja e bibliotekës për të kërkuar diçka, nuk e hapëm zyrën, por vazhduam “çështjen tonë serioze”…
Pak më vonë ju turrëm makinave të shkrimit pasi duhej të përgatisnim shkrimet e ditës që do t’i shihte shefi ynë tepër i rreptë dhe serioz.
Një kujtim i bukur i një shoqërie të pastër, bashkë me të paharruarin Oti kompozitorin, Shabanin, Ladin, Marikën, Ilirjanën, Arshin…
__________________
Në timon
Tregim
Shoku im e la timonin dhe shkoi në karroceri. Në vend të tij u ula unë. Pranë më qëndronte instruktori i kursit të shoferave.
Lëviza çelsin dhe shkela gazin. Timonin e shtrëngoja fort. Motori u ndez, unë futa marshin. Makina bëri përpara.
Kisha disa herë që e ngisja vetë makinën dhe gjithmonë kur e ndizja më dukej sikur isha para ndonjë provimi të vështirë. Më dridheshin duart dhe nuk isha i sigurtë në veprime. Por shpejt e mora veten.
Makina rrëshqiste në rrugën e asfaltuar. Vështroja përpara sa më hante syri. E shkela më shumë gazin. Gjilpëra e kilometrazhit shkonte nga e djathta. Instruktori e nxorri nga xhepi paketën, mori një cigare dhe e ndezi. Herë herë kthente sytë nga unë, por s'më fliste. Dëgjohej vetëm zhurma e motorit dhe fërkimi i gomave në asfalt. Rruga gjarpëronte. Kishte kthesa shumë. Gjithmonë në ato rrugë shkonim ne. "Në këto rrugë duket sa i vlen lëkura shoferit", na thoshte shpesh instruktori.
U mërzita ashtu pa folur dhe iu drejtova atij:
- Ama bukur luajti "Dinamua", instruktor.
Instruktori nënqeshi pak dhe pasi thithi cigaren më tha:
- Megjithatë edhe "Tirana" nuk luajti keq. Të dyja skuadra të mira janë.
Përpara, në rrugë po kalonte një vajzë. Ndoshta do ta përshëndesja me dorë, por ishte instruktori. Vetëm sa i rashë pak bories.
- Qerrata- tha instruktori duke buzëqeshur.- Lëri vajzat të qeta në punën e tyre.
Ashtu pa e kuptuar u skuqa dhe një afsh i nxehtë më kaloi në fytyrë. M'u kujtua Albana. "Sa e mirë është ajo me atë trup të zhdërvjellët dhe me shtat të derdhur! Sa të bukur i ka ato sy. Vezullojnë si yjet në një liqen kur e puthin rrezet e hënës. Leshrat e saj ngjyrë ari duken sikur i prehen mbi supet e bëshëm e të lëmuar. Ne djemtë, jemi pak të pacipë", mendova me vete.
Disa dallëndyshe, si shigjeta të shpejta, kaluan mbi rrugë, prekën tokën me krahët e krusura, pastaj u ngjitën me vërtik në qiell.
Edhe makina jonë u ngjit në një rrugë malore me mundim si ndonjë karrocë, pastaj zbriti me të shpejtë poshtë.
Shtrëngoja fort timonin dhe padashur rashë në mendime. Një natë më parë isha takuar me Albanën. Sapo iu afrova e tërhoqa pas vetes. E përqafova. Ajo rrinte në krahët e mija e lumtur. Mbanë kokën të përkulur në supin tim. Si njëri dhe tjetri, ne jemi të dhënë shumë pas punës. Por në parajsën tonë, ne kishim dëshirë të flisnim vetëm për dashuri. Ndjeva afshin e buzëve të sajë. Qëndruam ashtu disa çaste. Pastaj u ulëm në një stol. Munda të shquaja se tiparet e fytyrës së saj kishin marrë një shprehje trishtimi. Këtë ja vura në dukje. Ajo më tha se i vëllai i saj e kishte marrë vesh se ne dashuroheshim dhe i paskish thënë:
-"Lëre atë!
-Pse?
- Ai do të bëhet shofer dhe gjithmonë udhëve do të jetë.
- E pastaj?
- Ja pastaj. Kur të tjerët do të mblidhen në shtëpi me gratë e tyre, ai do të bredhë me makinë. Eshtë puna e tillë, motër".
Makina ecte në rrugën me kthesa dhe kur unë frenoja pak para tyre, frenat lëshonin atë tingullin e zakonshëm "çuufff".
Po kalonim një rrugë të pashtruar. Gurët thepa-thepa dilnin mbi të si thika.
- C'heqin të shkretat goma- tha instruktori. - C'dreqin kanë xhanëm ata që rregullojnë rrugët? Pse nuk vendosin ndonjë pengesë? Kanë kaluar gjithë ato makina dhe e kanë prishur asfaltin.
Unë nuk fola. E kisha mendjen tek fjalët e Albanës: "Kujtim! Unë e kundërshtova vëllanë. I thashë bile: nuk pëlqehet tjetri nga veshja, apo nga profesioni. Ai Kujtimi është njeri i mirë, rasti e dha të njiheshim më tepër me njeri tjetrin, dhe megjithëse dukemi si të kundërt, në të njëjtën kohë kemi shumë gjëra të përbashkëta . Ka edhe ai botën e tij shpirtërore, mbi të gjitha është njerëzor e unë nuk mund të ndahem më prej tij".
Toni i saj kishte shprehur atë dashuri, ato ndjenja të thella që shpesh m'i shfaqte kur takoheshim. Albana gjithmonë e çiltër, tepër joshëse dhe e dashur…
Shikoja gjithmonë përpara. Në anë të rrugës nga e djathta, po luanin futboll disa fëmijë. Njëri prej tyre po i afrohej portës. Shutoi dhe bëri gol. Nga gëzimi u hodh pas topit që doli në rrugë. E kisha shumë afër. Frenova. Më hypën nervat, por e mbajta veten. Kisha vendosur ta zotëroja veten dhe të mos bërtisja, sidomos pas takimit me Albanën. Djali që luante futboll ndoshta nuk kishte faj.
Sidoqoftë, instruktori menjëherë reagoi:
- Mirë- tha- Vazhdo! Ule pak shpejtësinë!
Koha kishte filluar të prishej. Qielli rrudhi vetullat. NJë gjarpër i kuq drite dredha-dredha u duk lart në qiell dhe u zhduk sakaq pa lënë gjurmë. U dëgjua një krismë e fortë. Nisi të bjerë një shi i imët. Herë pas here dora më shkonte tek e prera në faqe që m'a kishte bërë brisku. Kisha harxhuar shumë kohë për ta ndaluar gjakun. S'më hiqej nga mendja biseda e Albanës me të vëllanë. Duhej të bisedoja edhe unë me të. Do t'i llafos shtruar- mendoja me vete- Nëqoftëse dikush atij nuk mund t'ja heqë me kohë mendimet e gabuara, ato do t'i shumohen siç shumohet grëmi kur nuk e shkul nga rrënjët".
Më kishte hypur gjaku në kokë. Mendova ta nisja kështu: "Ajde, kungull, ajde! Më je mësuar si veshka në mes të dhjamit dhe të bukur mendim që ke për shoferët. S'ke dalë akoma në jetë ti. Ajo është e bukur, edhe duke shkuar rrugëve, vëllaçko!..."
Dëgjova një borie. Pashë në pasqyrë. Prapa makinës sime vinte një tjetër. Unë nuk doja t'i hapja rrugën. Shtova shpejtësinë.
Rizonte një shi i pandalur. Era frynte me tërbim sa që i përkulte pemët. Ajo gumëzhinte në radiator. Shtrëngoja timonin dhe i merrja kthesat me lehtësi. Përsëri s'më hiqej nga mendja i vëllai i Albanës.
"Nejse, mund të mos i them kungull. Do ta kem kunat dreqin. Duhet më me takt, ta bind- mendoja me vete.
"Dëgjo, more mik, do t'i thoshja. Mos rri kështu para meje, sikur të është mbytur gjemia. Albana më do dhe unë e dua. Ajo kërcen në të njëzetat, nuk është më fëmijë. Bëju më i arsyeshëm. Gjithçka do të shkojë mirë midis nesh. Edhe unë s'kam ndërmënd të qëndroj ditë e natë rrugëve. Do të gjej mundësi të jem edhe pranë gruas e fëmijëve..."
Makina prapa vazhdonte t'i binte bories. Shiu trokiste në dritare. Era frynte me të madhe. Pashë përpara të dilte një grup i madh me dele. Unë i rashë bories. Po afrohesha drejt kopesë. Por dhentë s'luanin. As bariu. Ai ishte mbështjellë me gunën e dhirtë, kishte hedhur kapuçin mbi kokë dhe s'i dukeshin as veshët, as sytë, vetëm kërraba që mbante në dorë. U detyrova të frenoja. Më kishin hypur nervat. "Do t'i flas ashpër kunatit"- mendoja me vete.
Kur isha shumë pranë bariut, nxora kokën në dritare dhe padashur lëshova disa fjalë që nuk duhej t'i thosha.
- Ore ti, ç'më rri ashtu si hu gardhi? Nuk e dëgjon borien?
Ashtu siç kisha rënë në mendime qeshë detyruar të frenoj shumë, saqë dhe vetë trupi im kishte bërë përpara në timon.
- S'dëgjova, more vëlla- tha bariu.
- Ku i kishe veshët? Ajde ngae bagëtinë anash!- i fola unë dhe i dhashë gaz makinës duke ecur midis deleve. Nxirrja kokën jashtë dhe shikoja se mos ndonjë dele futej nën rrotë. "Të gjen belaja me ato".
Delet blegërinin dhe dëgjohej melodia e këmborëve. Ishin lagur dhe dukeshin si dhi të zgjebosura.
Hodha sytë nga instruktori. Fytyra e tij që zakonisht ishte e qeshur dhe e qetë, ishte vrejtur dhe kishte marrë hije të rëndë. Vuri re që po vështroja dhe m'u drejtua:
- S'veprove mirë, Kujtim.
- Pse?
- Po ja, more babam, era ishte në drejtim të kundërt. Ti s'duhej ti flisje ashtu bariut. Ai s'kishte faj. S'dëgjonte gjë.
E pashë që ishte nxehur pak. Edhe unë e teprova me atë gjaknxehtësinë time. Për shka të atij kunatit, nuk u tregova i matur.
- Kujdes tjetër herë me njerëzit. Shoferi duhet të jetë shumë gjakftohtë. Ndale makinën. I thuaj Edit, tëvijë. -më tha instruktori.
Dola jashtë. Era m'a fshillëlloi fytyrën. Zemra më rrihte fort. Mora frymë thellë. M'u duk sikur kisha bërë një dush me ujë të ftohtë. Në atë kohë kaloi makina që kishte qënë prapa. Unë as që e ktheva kokën. Qëndrova një copë herë ashtu pa lëvizur nga vendi. Gjymtyrët i kisha si të ngurrosura dhe nuk i bindeshin vullnetit tim. Më nëfund ngrita trupin drejt dhe mposhta drithmat. Hypa në karroceri dhe i thashë Edit të shkojë përpara. U ula në një vend dhe ndeza një cigare. Makina u nis. Mendimet sikur filmoheshin para meje. Nganjëherë më dukej sikur dëgjoja zërin e instruktorit. "Kujdes me njerëzit, Kujtim. Shoferi duhet të jetë shumë gjakftohtë..."
Eh, ta dinte instruktori pse ja lëshova ato fjalë bariut!
Pastaj më dukej sikur dëgjoja fjalët e vëllait të Albanës. "Lëre atë. Ai do të bëhet shofer dhe gjithmonë udhëve do të jetë".
Ashtu pa e kuptuar më hipte gjaku në kokë dhe belbëzoja: "Jo, more, jo do të ta mbush mendjen unë ty. Le që Albana vendos vetë..."
Makina ecte dhe herë herë dëgjohej boria e saj. Unë në ato çaste ëndërroja ditën kur do të merrja në dorëzim makinën e me të do të shkoja në çdo skaj. I kisha thënë edhe Albanës që do të shkonim njëherë së bashku. Më vonë edhe me kalamaqët.
1968

Senatori amerikan dhe shqiptarët
Cuditërisht vendi i delegacionit shqiptar binte gjithmonë prapa ose afër atij amerikan. Por nuk bëhej fjalë t'u flisje. Ishte e ndaluar. Shpesh Arbani kujtonte atë të njohurin e tij, diku në një vend të Amerikës Latine, i cili pse i kishte dhënë dorën një diplomati rus dhe një kolegu i tij e bëri problem, e kthyen në atdhe. Një paradoks ky në Amerikë, ku në ambientet e ndryshme diplomatët shqiptarë flisnin lirshëm me amerikanët e thjeshtë.
Atë ditë ministri i jashtëm do të mbante fjalimin dhe si zakonisht përgatitjet ishin bërë. Ishin ftuar edhe shqiptarë që qëndronin në Amerikë, si dhe familjet e kolegëve të Misionit. Fjalimi filloi disi me emocionet e zakonshme të folësit. Sapo mbaroi fjalimin dhe ministri u ul, dikush që ishte para delegacionit shqiptar, i moshuar, tha duke buzëqeshur duke u drejtuar nga ata:"Good speech". Pranë tij ishte dhe një vajzë e re, e cila gjithashtu buzëqeshi.
Në një moment pushimi ajo u afrua dhe kërkoi të fliste. Ishin dy persona të delegacionit shqiptar, megjithatë Arbani nuk kishte ndonjë frikë të madhe nga ai, pasi ishte mik i mirë dhe shpesh kishin biseduar bashkë hapur. Ajo ju drejtua atyre:
- Më falni, desha vetëm t'u them se im atë, që ju drejtua pak më parë, ka qënë në vendin tuaj, shumë vite më parë dhe ruan kujtime të mira për shqiptarët".
Arbani me shokun e tij nuk dinin ç'të thoshin më tepër, pasi natyrisht përmbaheshin duke kujtuar historitë e hidhura të ndonjë kolegut të tyre që për një shkëmbim batutash me amerikanët apo sovjetikët e kishte "ngrënë". Sidoqoftë ju përgjigjën vetëm kaq:"Faleminderit për konsideratën".
Ajo e pa që ata nuk mund ta zgjasnin më tepër dhe u largua me takt. Përsëri atyre u vinte inat me veten dhe me rregullat strikte që ishin dhe mbeteshin paradoks e sidomos kur kujtoje se dikur ai që jepte urdhëra dhe shante “djallin” amerikan apo rus, kishte studjuar e jetuar jashtë shtetit. Mbi të gjitha kishin dëgjuar se edhe nga familjet e vjetra shqiptare që kishin emigruar prej kohësh në Amerikë kishte fëmijë që i kishin hyrë edhe rrugës së diplomacisë. Do të ishte turp të mos bisedoje me ta. Por nuk kishte rrugëdalje tjetër në ato vite...Në të kundërt do të pushonin nga puna dhe do të detyronin të shkoje të punoje "në gjirin e klasës punëtore" për t'u edukuar.
1991
___________________
Çadra e Frankut
Kisha simpati të veçantë për atë njeri dhe gjithmonë e kujtoj me respekt. Qysh me shikimin e parë, në fjalën e parë që shkëmbyem, midis nesh u krijua nje lidhje kuptimplote. Ne kishim të njëjtin vështrim të gjërave. Franku ishte nje britanik i vërtetë, nga ata që lexojmë nëpër libra. Vinte në punë në këmbë, duke ecur nëpër rrugët e bukura të Gjenevës dhe buzë liqenit Leman. I qetë, me buzëqeshjen e tij karakteristike, antipod i bashkëatdhetares së tij, që nuk dua t'ia përmend emrin. Ajo e kishte pikë të dobët L.D. dhe njëherë në bisedë e sipër unë pa dashur thashë: "Gazetat për ditë shkruajnë për të, sikur çfarë ka bërë". Nisi sheri sikur unë t'i kisha sharë ndonjë të afërm, por e kalova me një "të falur" të lehtë. Vendosa duke thënë me vete:" Më mirë qepe shtatë herë para se të shprehësh se çfarë mendon, sidomos para njerëzve të ligj".
Nejse. Le të kthehemi tek Franku, sepse nuk dua ta përmend më atë grua. Ai nuk e prishte kurrë gjakun dhe e kishte zakon të pinte dy herë kafe në ditë. "S'kanë çtë më thonë, përsëriste ai. Jam në prag të pensionit". Atij i pëlqente qetësia, por ishte shumë njerëzor. Ai ishte zakonisht paqësor, vetëm se kur e "gërricnin", reagonte.
S'e prishte gjakun, por shprehte njëfarë përçmimi edhe kur "shefi i vogël" që gërricej nganjëherë dhe e shante, pa arsye, lidhur me punën e tij. Megjithëse ai ishte një specialist në zanat dhe kishte dhjetra vite që e zbatonte. Dhe Franku, kur "shefi i vogël" largohej thoshte:" Natyrisht, jo të gjithë mund të jemi në nje mendje. Por duhet bërë përpjekje për pajtim, kjo është rruga më e urtë. Ai do ta kuptojë se e ka gabim. Ai nuk bën jetë njeriu. Eshtë si një robot. Ai nuk e kupton se çfarë ndodh me të, nuk e kupton se ç'bën". Dhe me të vërtetë, pas një çasti, "shefi i vogël" vinte dhe fliste me të sikur të mos kishte ndodhur gjë më parë. Pastaj Franku më thoshte:" Ah, more mik, jeta nuk është e lehtë. Unë së shpejti do iki. Por ti, ki kujdes, mos u trego shumë i sjellshëm, sepse dikush mund të abuzojë me të". Një ditë ra shi e unë do të kthehesha në shtëpi, por nuk kisha marrë çadër. Duhej t'i hypja autobuzit, por duhej të bëja një copë rrugë deri në shtëpi. Franku, si gjithmonë i respektonte miqtë, dhe më tha:"Të jap unë çadrën time", tha Franku. Dhe më zgjati çadrën e tij. E pashë dhe u habita. Ajo nuk ishte si çadrat që kisha parë deri më sot.
- Shiko, mik, më tha. Mendja e britanikut të thjeshtë e ka shpikur këtë çadër me dy koka. Edhe kur bie shi, edhe kur shkon të shohësh ndonjë ndeshje futbolli, pasi mund ta kthesh edhe si karrige të vogël".
Isha me të vërtetë i mrekulluar me këtë ide gjeniale.
_________________
Shqiptarët dhe dyshtetësia
Zvicra prej në tokën e saj prej 41 293 km katrorë dhe me banorë rreth 7 milionë vete, rreth 200.000 shqiptarë, si dhe një numër të konsiderueshëm italianësh, gjermanë, portugezë, spanjollë, afrikanë e popuj të vendeve të tjerë. Zvicra është konfederatë dhe në këtë vend të vogel, që nuk është as sa dyfishi i Shqipërisë punojnë e jetojnë në harmoni banorë që flasin katër gjuhë kombëtare: gjermanisht, frëngjisht, italiasht dhe romanshë. Autoritetet e Gjenevës para disa vitesh pranuan bustin e Heroit tonë Kombëtar Skëndebeu që është ngritur buzë liqenit Leman, pranë Organizatës Ndërkombëtare të Tregtisë. Italianët në Romë shohin çdo ditë monumentin e heroit tonë kombëtar tek “Piaca di Skanderbeg”. Janë bërë përpjekje për të ngritur bustin e Skënderbeut në Londër, Paris, Nju Jork dhe bile edhe në Gjermani. Dhe ndoshta një ditë ne apo brezat tanë të ardhshëm do ta shohin këtë ëndërr të realizuar. Ky simbol i atdhedashurisë mendoj se duhet të shtrihet edhe tek çështja e dyshtetësisë. Po shprehem më qartë: disa shtete në bazë të legjislacionit të tyre i detyrojnë shqiptarët por edhe të huajt të braktisin kombësitë e vendeve nga kanë ardhur, nëse duan të marrin atë të shtetit ku jetojnë. Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe kudo që jemi në çdo shtet të botës, kemi bërë emër për korrektësinë, jemi punëdashës, familjarë, ruajmë zakonet tona dhe të tjerët na respektojnë. Pa çka se ndonjë, për hesapet e veta ngre anatema kundër shqiptarëve se janë njerëz që merren me shitjen e drogës, me prostitucion e nuk e di çfarë. Një pakicë e bashkëatdhetarëve tanë për arsye ekonomike mund të bien në prerin e krimit, shtyrë edhe nga ai dikushi që nuk na e don të mirën. Por ne jemi krenarë që jemi shqiptarë dhe këtë e tregojnë edhe kolokiume si ai për Kushtetutën tonë në Universitetin e Gjenevës, apo edhe organizimi i ekspozitave dhe veprimtarive të ndryshme për Shqipërinë, organizuar në Pallatin e Kombeve e kudo në botë, ku marrin pjesë me kënaqësi personalitete të shquara të politikës, të shkencës, të ekonomisë, kulturës dhe bashkëatdhetarët tanë. Unë nuk mund t’i harroj kurrë ato mbrëmjet apo veprimtaritë me shqiptarët në Nju Jork vite më parë, apo edhe tani ku marrin pjesë edhe përfaqësues nga brezi i ri nga Kosova e viset, Shqipëria. Pra e përsëris, jemi krenarë që jemi bij të tokës mëmë: Shqipëri. Jemi krenarë siç janë italianët e kinezët të vendosur prej dhjetravjeçarë në Shtetet e Bashkuara dhe që kanë lagjen e tyre “italiane”, „kineze“, gazetat e tyre, ruajnë kombësinë e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me popuj e breza të tërë që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për një arsye ose një tjetër. Ky është një fenomen jo vetëm i vendeve të varfëra dhe në tranzicion por edhe i shteteve të pasura. Le të sjellim përsëri shembullin pozitiv të Zvicrës. Zvicra, një vend i vogel, në sajë të legjislacionit zviceran, edhe nëse ke marrë nënshtetësinë zvicerane, mund ta mbash edhe atë italiane, spanjolle, portugeze, somaliane, turke, srilankeze. Pra mund ta ruash dyshtetësinë. Pra, një vend që ka katër gjuhë kombëtare, respekton gjithashtu qytetarët e vendeve të tjera që kanë zgjedhur si vend të dytë të tyre Zvicrën. Po të shohësh termin “nacionalitet” në fjalor thuhet: “përkatësi juridike e një personi në popullsinë e një shteti: të kesh nacionalitetin e dyfishtë”….”Grupim individësh të së njëjtës origjinë ose që kanë të njëjtën histori dhe tradita të përbashkëta, por që nuk përbën shtet”.
Prandaj sygjerova dhe përmenda se mund të japim ndihmesën tonë për botimin e temave të kolokiumit. Me ndihmesën e profesorëve zviceranë, italianë dhe shqiptarë, por edhe të studentëve, ne mund të bëjmë shumë për mbrojtjen e shtetësisë shqiptare. Unë nuk mund të kem të njëjtin mendim me atë studenten shqiptare që u shpreh në konfidencë se kish qe¨në për disa vite në një shtet të huaj dhe atje vete shqiptarët kishin pranuar shtetësinë e atij vendi. Ajo mund të pohonte më mirë se shqiptarët si popuj të vendeve të tjerë, për një arsye ose një tjetër, kishin qënë të detyruar të merrnin shtetësinë e vendit ku ishin vendosur. Nuk kishin zgjedhje tjetër, pasi ai vend nuk u jep mundësinë si Zvicra e vende të tjera të kenë dyshtetësinë. Por kurrë ndonjë shqiptar i ndershëm nuk do të pranonte me dëshirë heqjen e të qënit shqiptar, një komb i lashtë, një komb që ka ruajtur të pastër gjuhën, zakonet dhe gjithçka të mirë për t’ua lënë trashëgim brezave të ardhshëm, që një ditë do të kthehen në tokën e tyre të bukur, buzë detit, në fushat e Myzeqesë apo Devollit, në malet e lartë e të bukur në Valbonë e gjetiu. Fatmirësisht ka në botë vende me demokraci shembullore dhe një legjislacion të përshtatshëm dhe bashkëkohor si Zvicra që respekton prejardhjen dhe rrënjët e banorëve të huaj që kanë zgjedhur të banojnë qoftë edhe përkohësisht apo përherë tokën zvicerane, me njerëz të mirë, punëtorë dhe të lumtur.
________________
Kujtimi i Bornerit
Isha në Dorf tek Ruth dhe Walter Borner, atë ditë të vitit 1991 kur Ruth më tha se ajo dëshironte të ndihmonte fëmijët shqiptarë. Ajo më drejtoi pyetjen se çfarë duhej të dërgonte në Shqipëri dhe unë i sygjerova… Qysh nga ajo kohë, ajo bëri një fushatë në gazetën e saj në Zyrih dhe gjatë disa javëve, kutitë ishin plot triko, çorape, doreza, libra, lapsa, fletore dhe shumë gjëra të vlefshme. Gjithçka ishte gati. Shkrimet dhe publiciteti i saj në gazetë kishin bërë punën e tyre… Ruthi dhe Walteri ikën vetë në Tiranë për të çuar ndihmat. Swissair-i mori përsipër dërgimin falas të atyre kutive të mëdha.
Një kujtim i bukur për fëmijët shqiptarë dhe një kënaqësi e madhe për miqtë e mij zviceranë Borner për të cilët ruaj ndjenjën më të lartë të simpatisë… Shumë zviceranë të tjerë, si ata, në kuadrin e projekteve të ndryshme kanë ndihmuar dhe ndihmojnë shqiptarët…
1991
____________________
Vizita tek fshatarja e urtë zvicerane
Kur shkoj në fshatin zviceran jam i habitur nga lulet nëpër ballkone, nga flamurët me emblemën e Zvicrës apo të kantonit ku ndodhesh, nga njerëzit e thjeshtë që të përshëndesin në rrugë që më kujtojnë vitet e fëmijërisë kur shkoja në Fier tek të afërmit e mij, apo edhe në Tiranë, Përmet, Lezhë, Valbonë, Sarandë, Pogradec dhe çdonjeri përshëndeste tjetrin edhe pa e njohur. Në Zvicër, njerëzit nuk flasin me zë të lartë, nuk ngacmojnë vajzat në rrugë apo në autobuza, gjithçka është e pastër dhe e “qëndisur” nga puna e njerëzve të mirë e të ndershëm zviceranë që nuk rreshtin së punuari, por që edhe dijnë të argëtohen…
Atë ditë isha me një mikun tim nga Shqipëria në një fshat pranë Neuchâtelit. Shkuam tek një i njohuri ynë dhe ai na ndali tek një fermë e vogël. U përshëndetëm me të zotët e shtëpisë të cilët na përqafuan dhe na ftuan të pijmë nga një gotë të vogël vere të prodhuar nga vreshta e tyre… U ulëm në dhomën e pritjes dhe e zonja e shtëpisë na nxorri një tas të madh me reçel, ose liko, siç i themi ne nga anët tona. Miku nga Shqipëria që ju zgjat të parit tasi me reçel, filloi të hante…Hante dhe hante dhe nuk kishte të mbaruar…Pas pak, ai i skuqur tha: “Nuk ha dot më”…
Unë me zë të ulët i thashë: “S’ka gjë, pasi zakoni edhe këtu si tek ne është të merret një lugë reçel dhe tjetra lihet”…
Unë u përpoqa ta ndreq gabimin, duke u thënë të zotërve të shtëpisë se në një vend në Shqipëri e kishin zakon si këtu që nxirnin tasin e madh me reçel, por edhe atje kishte njerëz që nuk e dinin si të vepronin dhe hanin pak si tepër, duke menduar se respektonin të zotët e shtëpisë.
Fshatarja zvicerane, me faqet e kuqe flakë u përgjigj: “I bëftë mirë mikut nga Shqipëria. Deri sa e pëlqeu, unë jam tepër e kënaqur. Gëzuar dhe të mirupafshim vitin e ardhëshëm në Shqipëri”….Deshirë që u realizua dhe miqtë zviceranë e pëlqyen fshatin dhe mjedisin shqiptar…

Fëmija shqiptar me sy të zinj
Fondit të bibliotekës së autorëve të huaj për Shqipërinë dhe shqiptarët ju shtua kohët e fundit edhe një titull tjetër tepër tërheqës “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ” e veprimtares humaniste, profesoreshës zvicerane Francine Koch. Ky libër dygjuhësh, shqip dhe frëngjisht, botuar nga „Toena“ është i një natyre të veçantë. “ Ky është një libër me përshtypje vetjake, siç shkruan autorja në fund të tij, për të cilin përgjigjem vetëm unë. I kam grumbulluar gjatë udhëtimeve të mia të rregullta në Shqipëri nga janari 1994 e deri në shkurt 1997, në kuadrin e një projekti zhvillimi për çerdhet e fëmijëve në Tiranë. Ky libër është fryt i një takimi. Ashtu si në çdo takim të vërtetë, ka edhe çaste kënaqësie, afrimi, suksesi, ka edhe çaste dyshimi, bllokimi, shqetësimi, por gjithmonë ruan vlerësimin për gratë dhe burrat, që punojnë dhe jetojnë në kushte, të cilat për mua do të ishin të papranueshme…”
E bëmë këtë hyrje për të treguar se vetëm dëshira e mirë për të bërë diçka për fëmijët shqiptarë e shtyu profesoreshën zvicerane të vijë në Shqipëri…
Ne u takuam një ditë dhe Francina më tha se kishte dëshirë të botonte diçka nga kujtimet e saj nga Shqipëria dhe se kishte dëshirë që unë ta lexoja më parë. Kujtimet i kishte lexuar edhe shkrimtari i njohur zviceran Georges Haldas, si dhe disa kolegë të saj… Me kënaqësi e nisa leximin e tyre dhe pasi i vlerësova çiltërsinë dhe natyrshmërinë e të shprehurit të saj, theksova se për mua ishte një kujtim shumë i bukur dhe mbi të gjitha me një vlerë të veçantë për njerëzit që punojnë me brezin e ri në Shqipëri, pavarësisht nga disa kritika dashamirëse që janë për ecurinë e punës me ta. E vetmja vërejtje që i bëra ishte ta ulte pak dozen e kritikave duke i theksuar “se disa shqiptareve nuk u pëlqejnë edhe kritikat dashamirëse, kështu që do të ishte mire t’i shmangëte”.
Aty për aty, Francinës pasi i pëlqeu mendimi im, m’u shpreh se kishte dëshirë që unë të përktheja librin. E pranova me dëshirë. Të them të drejtën atë libër e lexova me një frymë dhe përkthimi sikur shkonte vetë. Pas një kohe të shkurtër kënaqësia e saj dhe e imja ishte se botimi u paraqit në Panairin e Librit në Palekspo në Gjenevë, si dhe u prit mire nga shtypi zviceran, si dhe ai francez. Francina mbajti disa ligjërata në Zvicër dhe në Francë. Një gazetë ndër të tjera shkroi: “Lexuesi shqiptar, por edhe ai frankofon është i habitur nga përshkrimi realist i mjedisit shqiptar. Në kundërshtim me nihilistët apo entuziastët që vijnë, shpesh edhe në Shqipëri, këto vitet e fundit, Francine Koch është një vizitore që shkruan për vërtetësinë e jetës në Shqipëri. Dhe kjo është përshkruar me një ndërgjegje të thellë përgjegjësie, e stimuluar në çdo kohë me pyetjen e sinqertë:”Kush jam unë, përballë vetmohimit, kurajos, shpresës së madhe të shqiptarëve, unë që jam larg ndryshimeve të papritura dhe peshës së përditëshme?“…
Ndërsa gjendja emocionale, përballë këtij realiteti zbulon një tipar të përbashkët me vizitorët e tjerë të Evropës Perendimore që kanë shkruar me afeksion për shqiptarët dhe Shqipërinë. Kjo ndjenjë është e lidhur me përgjegjësinë që ndjen çdo evropian i kultivuar për fatin e popujve të tjerë të kontinentit apo të botës. Sidomos për një popull, gjuha e të cilit është një nga 9 gjuhët indo-evropiane, një nga gjuhët më të vjetra dhe që nuk vjen nga ndonjë gjuhë tjetër dhe që ka mbetur e paprekur megjithëse ka qënë pushtuar nga shumë të huaj…Një popull që kishte nënë Terezën si shtetase, një papë, guvernatorë, perandorë dhe vizirë të mëdhenj…
Të respektosh të tjerët, sidomos kur ata kanë preokupacione dhe vështirësi të mëdha është një shenjë dinjiteti dhe emancipimi. Ky humanizëm spontan shihet në të gjitha faqet e librit „Fëmija shqiptar me sy të zinj” që unë pata fatin e madh ta përkthej në gjuhën time amtare.
________________
Shqiptarët nga Zara dhe nga trevat e tjera të Kroacisë
Të ndjekësh rrugën tënde në diasporë, duke e mbajtur gjithmonë zemrën të hapur për tjetrin, për fqinjin, shokun, mikun, motrën, vëllain, përfaqëson pa dyshim një sfidë të madhe. Ti je i ndërgjegjshëm se duke folur për diasporën, për bashkëkombasit kudo që janë në Evropë, në Amerikë, Australi, Amerikë Latine e gjetiu, bën një shërbim sado pak për mbajtjen gjallë të frymës kombëtare, të prejardhjes së qindra mijra shqiptarëve që kanë marrë rrugën qoftë edhe përkohësisht jashtë tokës mëmë, por që një ditë ose ata ose fëmijët e tyre, do të mundin të dijnë se janë shqiptarë dhe se vijnë nga Ballkani, nga Shqipëria apo Kosova, nga Maqedonia, Greqia, apo Kroacia, Rusia apo Egjipti, nga Arabia Saudite apo Argjentina, nga…
Bëmë një digresion për t’u kthyer tek tema kryesore e këtij shkrimi. Kësaj radhe, të dashur lexues, dua të flas për një shqiptar të brezit të tretë, që e ka për nder që e ka prejardhjen nga Shqipëria, nga Dukagjini. Ai flokëthinjur 65 vjeçar, flet me thjeshtësi, pa u mburrur se gjithçka që ka grumbulluar për familjen e tij të madhe, përbën një histori të vërtetë e të dhimshme, të shqiptarëve që menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut u detyruan të lënë vatrat e tyre, për t’i shpëtuar invazionit të huaj. Ai e pranon kur i them thënien e një filozofi të shquar i cili ka theksuar jo pa qëllim se ngjarjet më të mëdha nuk janë orët tona më të zhurmshme por ato më të heshtura. Por kur i them se historia e familjes së tij duhet hedhur në letër, ai më thekson se e ka menduar një gjë të tillë, por ajo s’ka ndonjë gjë të veçantë, është tepër e zakonshme, si edhe përpiqet t’i shmanget duke theksuar se pasioni për profesionin e tij, arkitekt, e ka afruar me artin, me dëshirën për të bukurën, për historinë e shqiptarëve, por nuk i ka lënë kohë më tepër…
Një miku im mjek më tha një ditë: „Ndoshta nganjëherë jemi shumë pranë njerëzve të mëdhenj, por nuk e kuptojmë filozofinë e tyre“. Këtë ndjeva kur e takova së fundi Frankon, shqiptarin me prejardhjen nga Dukagjini, erudit dhe njohës i thellë i historisë së popullit prej nga e ka prejardhjen, prej „Arbanasi“ të Zarës. U njoha me të krejt rastësisht para 12 vitesh, diku në një vend të Evropës. E ruajtëm miqësinë tonë. Më ftoi disa herë në shtëpinë e tij, diku në një fshat të Francës. Një shtëpi e ndërtuar mbi bazat e një ish ferme, ku edhe tavolinën e tij të punës, mobiljet dhe pajisje të tjera të ndërtesës tre katëshe, i ka skalitur me duart e tij të arta. Ai pret atje miq e dashamirës të shumtë, shpesh herë rreth një gote rakije rrushi nga Shqipëria që ja sjellin miqtë, ose edhe me një gotë verë të mirë e të vjetër që ai e njeh si degustator e prodhues i saj. I tillë është dhe në jetë, gjithmonë me atë buzëqeshjen e tij karakteristike, me respektin që gëzon tek kolegët, tek miqtë e shumtë. Edhe unë kam fatin e mirë të jem një prej tyre, që herë herë i marr ndonjë mendim edhe për artin, historinë e popullit tonë, letërsinë, si edhe arkitekturën. Me njohuritë e tij të thella, shpesh më ka folur për historinë e Ballkanit, për prejardhjen e familjes së tij, por nuk ka dashur që ajo të bëhej publike, pasi e quante diçka të zakonshme. Më së fundi ja mbusha mendjen dhe një pasdite më rrëfeu për orë të tëra këto rreshta në dhomën e tij të punës, ku ndodhet një bibliotekë e pasur. Aty gjen edhe fjalorin frëngjisht-shqip të profesorit tim të nderuar të frëngjishtes, Vedat Kokona, të botuar nga „Toena“, një fjalorth italisht-shqip dhe shqip-italisht, botime për „arbanasit“ e Kroacisë, për Zarën, për historinë e shqiptarëve, të Ballkanit, të Shqipërisë, si edhe relike nga Zara, ku shqiptarët kanë fshatin e tyre me emrin „Arbanasi“, kishën, korin e tyre dhe ku rrugët mbajnë emrat e paraardhësve të Frankos. Ai është këmbëngulës për të arritur diçka, pasi thotë jam si malësorët shqiptarë, pak kokëfort, por dua që gjithçka të jetë e përsosur...Diku, në shënimet e tij ka shkruar në frëngjisht: „Mon père était de langue maternelle albanaise“ (Babai im gjuhën amtare e kishte shqipen)…
Pikërisht nisur nga këto shënime, fillova punën time hulumtuese, gjeta shumë të dhëna historike për Marukët e lashtë dhe së fundi e shtyva mikun tim, duke u drejtuar shumë pyetje, duke i marrë orë të çmuara të punës së tij admiruese si arkikekt që kërkohet kudo, të më flasë për shqiptarët që kanë vendin e tyre të nderuar në bregun Dalmat. Duke u përqëndruar, me zërin e tij kumbues, me pamjen e tij krenare, filloi të më tregojë:
„Familja jonë, sipas burimeve familjare, por edhe sipas kërkimeve që janë bërë nga një historian i lagjes sonë, është me origjinë nga krahina e Sködar(Shkodrës), me sa duket në malet pranë Dukagjinit. Në fakt, meqënëse një familje me emrin Dukagjini (që bën pjesë në grupin tonë familjar- u quajt më vonë Duka-,) dhe fakti se emrat e peshqve të detit në Zara ishin me origjinë sllave, ka prirje të provojë origjinën malësore të familjeve tona nga Dukagjini
„Në fillim, emri ynë me sa duket ishte „MAR-UKU ». Emrat e familjeve të ndryshme u ndryshuan nën Austro-Hungarinë, me qëllim që t’u jepej atyre një tingëllim sllav, meqënëse në atë kohë favorizohej sllavizimi. Elementët italianë konsideroheshin si prishës të rendit, ose edhe si « risorgimento » që predikonte pavarësinë eitalianëve që ishin pjesërisht nën ndikimin e perandorisë austriake.
Kur e pyeta Frankon se kur ka filluar largimi i famljes së tij nga Dukagjini, ai duke u menduar thellë, më theksoi : « Migrimi i grupeve të ndryshme familjare u realizua me anën e dy rrugëve të ndryshme : një nëpërmjet Barit (Itali) ku një prej paraardhësve të mij u martua me një italiane ; tjetra gjatë bregdetit dalmat : data e mbritjes së tyre në Zara (tani quhet Zadar) për një pjesë të tyre është në vitin 1726, dhe për një pjesë tjetër në 1733. Paraardhësit e mij ikën nga Shqipëria në atë kohë, pasi kishin luftuar kundër otomanëve që pushtuan tokat tona. Në shekulllim e 16-të, shumica e shqiptarëve ishin Kristianë, me Kishën Katolike Romane që sundonte në Veri, dhe me Kishën ortodokse në Jug. Në fillim, vetëm një numër i vogël qytetesh u kthyen nga feja Islamike, për të mbajtur pozitën e tyre ekonomike dhe privilegjet e tyre nga pushtuesit otomanë. Ndërsa në mëse 100 vjet, megjithë presionet ekonomike dhe pengesat e shumta, pjesa e shqiptarëve që ishin kristianë e ruajtën fenë e tyre. Kur otomanët filluan islamizimin e vendit, ne u larguam nga Dukagjini… ».Në 1726, 21 familje shqiptare ikën nga vatrat e tyre dhe u vendosën një kilometër në jug të Zarës. « Arbanasit » u vendosën rreth Zarës ku kishte përparësi Kisha Romane dhe kjo bëri që ata të vendoseshin nën mbrojtjen e « Republikës Veneciane të Dalmacisë ». Ata u ndihmuan të ndërtonin shtëpi dhe të kishin stane për bagëtitë e tyre, dhe në rastin e Zemunikut, disa kilometra larg Zarës, ju dhanë livadhe për kullotje, si dhe u pastruan tokat nga gëmushat…Në regjistrin e 15 gushtit 1726 përmenden mbiemrat e disa familjeve shqiptare që u vendosën në Zara, ndër të tjera : Luca d’Andrea Gezghenovich, Nicolo di Luca Marghievich, Prem Vuka Marghicevich, Giesh Prend Marghicevich, Giech Pepa Marghicevich, Prenz Prema Marghicevich, Petar Vuka Gianova, Niko Matessich, Luka Prend, Lesh Pero Marghicevich, Luka Lucich, etj. Tek « Zara Cristiana », Monsinjor Bianki i Zarës thekson mbritjen e « Arbanasi » pranë Zarës. Ai shkruan se në 1726, të udhëhequr nga dy vëllezërit me mbiemrin PETANI, erdhën 24 familje shqiptare. Profesori Vjekoslav Klaic, shkruan për « Arbanasit » në librin e tij « Opis zemalja u kojim stanuju Hrvati (Raport mbi vendbanimet e banuara nga kroatët), i botuar në 1881. Aty ai thekson se ishin 1354 Arbanasi, rezidentë nga Skutari (Shkodra) që u vendosën aty.
Në 1733, shtatë vjet pas migrimit të parë, grupi i dytë i « Arbanasi » lanë tokat e tyre amtare dhe kaluan në Gjirin e Kotorit, disa nga toka dhe disa nga deti, mbritën në Hercegovinë, ku qëndruan përkohësisht dhe pastaj hypën anijeve për në Zara dhe u vendosën në vendin e quajtur Zemunik, që ja u dha qeveria veneciane. Raportet e 11 marsit 1735 dëshmojnë se ishin rreth 28 familje dhe rreth 199 vetë. Disa nga emrat e tyre janë : Stjepo Gjuri, Leka Marko, Paolo Marussich, Mar Mazia, Paolo Prendi, Prento Stani, Jovan Vuci, Andrea Toma, Rado Ruço, Marko Pertu, Prento Markov, Stiepo Luco, etj.
Në vitin 1756, qeveria e Venetikut bëri një regjistrim të tokës për familjet « Arbanasi ». Regjistri kishte si qëllim të nxirrte numrin e vendndodhjeve dhe të njerëzve që ishin në çdo familje. Në librin « Erber » ndodhen disa nga këto mbiemra : Duka, Petani, Marsan, Marsiga, Kovacevic, Marsig, Sestan, Bargela, Gjoka, Kalmeta, Markuz, Marusic, Nikagi, Skopelja, Vuk, etj. A janë këto mbiemra nga migrimi i parë apo i dytë? Këtë nuk është e lehtë ta spjegosh, por sipas Don Mijo Curkovic, janë dy teori:
- e para, që thekson se mbiemrat e familjeve të para u zëvëndësuan nga mbiemrat e familjeve “Arbanasi” që erdhën pak më vonë. Gjithashtu, ekziston edhe mendimi se familjet fillestare lëvizën prej andej;
- teoria e dytë është pak më komplekse dhe bazohet në faktin se emrat e fundit u ndryshuan mbi bazën e nofkave, mbiemri mbi të cilin personi ishte krishtëruar, dhe ndoshta dhe në bazë të mbiemrit të babait apo gjyshit të tij. Për shembull, në një dokument që daton në gusht 1726, theksohet se kryetari i popullimit të “Arbanasi” ishte Luki Andric. Në regjistrin e pare ishte shënuar emri i Luca d’Andrea Ghesghenovich, i cili duhet të jetë i njëjti Luki Andric. Ai vetë e ndroi mbiemrin e tij dhe mori një tjetër, duke përdorur mbiemrin kristian të të jatit.

Pra sipas përfundimit të Mijo Curkovic, në studimin e tij “Povijest Arbanasa kod Zadra”, 1922, mund të pranohet teoria se nga mbiemrat e familjeve nga regjistrat e pare dhe më vonë, në të vërtetë del se nuk janë familje të ndryshme. Në realitet janë mbiemra të familjeve shqiptare që i ndryshuan mbiemrat e tyre, duke marrë mbiemrat e tyre të vërtetë, ose të baballarve dhe gjyshërve të tyre kristianë.
Në një dokument të 15 gushtit 1726, për « arbanasit », ndër të tjera thuhet : « Migrimi i parë i bë për shkak të persekutimit fetar dhe dhunës nga ana e otomanëve ; është e shkruar se familjet shqiptare ranë dakord të largohen nga barbarizmi otoman, duke lënë tokat e tyre dhe çdo pasuri të tyre, duke u strehuar dhe marrë në mbrojtje nga Republika ». Në një dokument tjetër të 30 dhjetorit 1726 theksohet lidhur me migrimin e dytë të shqiptarëve : « këto familje u detyruan të ikin nga tokat e tyre, për shkak të persekutimit të shkaktuar nga ana e dy pashallarëve otomanë nga Bar (port që është quajtur edhe Antivari). Vetë turqit kanë njohur se persekutimi nga ana e Akmet Pashës ka qënë i gabuar dhe se kjo i detyroi « Arbanasit » të lëvizin nga tokat e tyre amtare. Sipas legjendës, një nga rrugët që përdornin otomanët për të persekutuar shqiptarët ishte rrëmbimi i grave të reja të krishtere. Si hakmarrje ndaj këtij veprimi çnderues, shqiptarët sulmonin natën otomanët ku ndodheshin, digjnin fshatrat e tyre dhe largoheshin nga vatrat e tyre, për t’i shpëtuar një persekutimi të ri nga ana e pushtuesve
Sipas tregimit të Frankos, “Republika e Venetikut në atë kohë na kishte dhënë toka (një hektar për çdo njeri, pasi vendndodhja ishte e shkretë) pranë fshatit Zemunik, por shumë shpejt një pjesë u transferua në gadishull, atje ku është vendosur qyteti Zara. Në fillim, lagja jonë e kishte emrin e « Borgo Erizzo » (emër i përfaqësuesit të Venetikut). Pas Luftës së Dytë Botërore, ky emër u shndrua në « ARBANASI ». Në brigjet e Dalmacisë erdhën dhe popullata të tjera : « marlaki ». Ata ishin barinj që mbanin pushkën në krah dhe kullosnin bagëti. Një nga taktikat e luftës së otomanëve për të shuar revoltën e popullit, ka qënë dërgimi i kavalerisë së lehtë. Dhe pastaj kur ndodhnin përleshje me vendasit dhe vrasje, ata thoshin se nuk ishin ata që i kishin dërguar…”
Franko më flet edhe për një botim shkruar nga një kroat i vjetër, me titull : « Povijest Arbanasa kod Zadra » (Historia e shqiptarëve pranë Zadarit). Libri është i shkruar në gjuhën kroate, por mendohet të përkthehet edhe në anglisht së shpejti. Sipas autorit të librit, shumë pak njerëz e dijnë se një vendndodhje e vogël shqiptarësh u krijua, para tre shekujsh, në jug të Zadarit në Dalmaci. Kjo vendndodhje quhej në fillim « Borgo Erizzo », pastaj mori emrin « Arbanasi ». Sot kjo vendndodhje përfshihet në qytetin e Zadarit, në Kroaci. Shumë banorë të Zadarit sot, pa asnjë dyshim janë me origjinë nga migrimi i parë dhe i dytë e Arbanasajve. Në shkrimet për Zadarin e sotëm theksohet se ai është një qytet kozmopolit. “Nga kohët e para popullsia ishte ilire, romake dhe slave. Në Mesjetë u vendos aty një komunitet i vogël çifutësh dhe grekë, kurse para pushtimit ottoman aty ishin vendosur komunitete të Arbanasve dhe serbe…Aty mund të dëgjosh edhe sot gjuhën Zaratine dhe dialektin Shqip të gjuhës italiane apo shqipe, si edhe në traditën e këngëve popullore në kishat katolike dhe në ceremonitë e ortodoksëve…”
Shkrime historike dëshmojnë se “Arbanasit” i përkisnin Arshidiogjezës së Barit (Bar, ku është i vendosur tanimë Mali i Zi, gjatë bregdetit të Adriatikut), pranë kufirit me Shqipërinë. Legjendat lokale thonë se ata kanë ardhur nga dy fshatra të ndryshëm : nga Briska dhe nga Sesta.
Sipas tregimit të Frankos, nga mesi i vitit 1850, pushtuesit e huaj austriakë donin të mbanin qytetin dhe në të njëjtën kohë kërkonin të merrnin nderin e grave. « Arbanasit » i dërguan gratë dhe fëmijët në mal, në « Musapstan » (Stani i Musapit) dhe qëlluan mbi pushtuesit…Këtë ndeshje të ashpër e ndali vetëm kryepeshkopi i Zarës, i cili ndërhyri midis dy palëve që të ndalej gjakderdhja. « Arbanasit » kanë pasur gjithmonë frymën e solidaritetit, të ndihmës për njeri tjetrin. Ata ishin të bashkuar përballë të huajve. Shpesh martoheshin në rrethin e tyre, natyrisht jo me kushërinj të afërt…
« Sipas burimeve familjare, vazhdon “arbanasi” Franko , në fillim, në Zara mbritën tre vëllezër. Një nga këta vëllezër ishte gjyshi im nga babai (1867-1938). Unë i njoh shumë pak jetën dhe zakonet e familjes, për periudhën midis mbritjes së tre vëllezërve dhe historinë e gjyshit tim. Përveç faktit që e quajtën degëzën e familjes sime « PERE-JAKY » (baba Jaku), për t’i dalluar, duke parë se kishte shumë Marussiçë. Në kohën e sllavizimit, sipas familjeve, ata ishin ose filo-kroatë (Sokolossi), ose filo-italianë (Bersaglieri). Gjyshi im ishte filo-italian, dhe bile bëri dhuratë një tokë për të ndërtuar një shkollë italiane në lagje. Ai merrej me të vëllanë me shitjen e bagëtisë me shumicë, pastaj me një punishte ku regjen lëkurët dhe me një dyqan shitje mishi. Ai kishte fituar namin se ishte i sjellshëm në lagjen e tij, sidomos ndaj njerëzve që kishin nevojë për ndihmë. Ai shpëtoi jetën e një tezeje të cilën e kishin vënë përmbri një muri për ta vrarë… »
Pasi e shoqja e Frankos, me flokët e thinjura nga vitet, por me një pamje fisnike, na serviri një kafe dhe çokollata të vogla (« truffes »), para të cilave nuk mund të përmbaheshe, megjithë këshillat e mjekes, Franko vazhdoi tregimin e tij : « Im atë ka qënë një sportist i nivelit të lartë, sidomos në kanotazh (vozitje), në shkallë ndërkombëtare, por gjithashtu si nën-kampion ushtarak italian i hedhjes së shtizës. Ai ishte themeluesi i seksionit socialist klandestin në Zara, në kohën e fashizmit… »
« Me një grup miqsh vozitësish si ai, ata përshkruan bregdetin dalmat me një anije me rrema, një aventurë e madhe prej nga u shkrua libri « Remi sull’Adriatiko » (Rremat mbi Adriatik). Fatkeqësisht, unë nuk pata fatin ta lexoj këtë libër, pasi ekzemplarin që e kishte babai ja mori hua dikush që nuk e ktheu më kurrë… Babai, pak kohë pasi u martua, në 1939, emigroi në Etiopi, pa asnjë para në xhep. Shumë pak kohë më vonë, ai krijoi një ndërmarrje të prodhimit të likerit me një bashkëpronar italian. Pas fillimit të luftës, atë e morën si aviator dhe pas kapitullimit të Italisë u burgos dhe u dërgua në një kamp të burgosurish në Kenia. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në Zara, ku u bë drejtor i një kooperative ushqimesh. Por regjimi komunist nuk i përshtatej mënyrës së tij të jetesës, dhe me rastin e një zbutje të regjimit, arriti të emigrojë në Itali, ku u bë tregtar. Ndërkohë, ai ishte divorcuar dhe u rimartua përsëri dhe pati dy fëmijë të tjerë. Tërheqja pas aventurës e çoi në Venezuela, ku ushtroi zanate të ndryshme : bashkëpronar i një ndërmarrjeje të punëve publike, pronar i një bari deri sa doli në pension. Sëmundja e rëndë e së shoqes e detyroi të kthehej në Zara, sepse dhe ajo e kishte origjinën nga ky vend. Ajo donte të vdiste atje, si edhe im atë « albanasi ». Unë jam i vetmi djalë nga martesa e parë e babait. Nëna ime është italiane, me origjinë nga Faenza. Ajo rron akoma… »
« Duke qënë se kam lindur në Zara tek « Arbanasi », vazhdon Franko tregimin e tij, trashëgova shtëpinë e tim eti, ku mendoj të kaloj pleqërinë time, me gruan, me të cilën kam tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Itali, unë përfundova studimet për arkitekturë në Gjenevë, ku mora dhe diplomën, më 1969. Duke qënë si arkitekt i pavarur, kam pasur mundësi të punoj në Amerikë (Porto Riko), në Afrikë, si edhe në Evropë : Zvicër, Portugali, Itali, Angli dhe Francë. Djali im (1966) është valltar-koreograf, si edhe regjizor për dritat në teatër dhe ka dy djem ; vajza ime e madhe (1969) është beqare dhe organizuese e kongreseve ; kurse vajza e vogël (1975) ka studjuar për arkitekturë të mjediseve të brendshme në Gjenevë, por shumë shpejt ju dedikua skulpturës dhe pikturës së enëve prej porcelani . Ajo është e martuar dhe ka një vajzë 7 muajshe ». Dëshira e tij është që një ditë të vizitojë trevat e të parëve të tij në Dukagjin , si dhe të më fton të vizitoj shtëpinë e tij në Zara dhe trevat e shqiptarëve atje dhe në brigjet e Dalmacisë ku ata punojnë me nder e japin ndihmesë në prosperitetin e asaj zone të bukur turistike.
Kur e dëgjoja Frankon, tek fliste shkurtimisht për familjen e tij, ndjeja respekt të veçantë për këtë njeri të thjeshtë që nuk donte të vinte në dukje madhështinë dhe rravat e jetës së njerëzve të familjes së tij, me emër jo vetëm në « Arbanasi » të brigjeve të Dalmacisë, por edhe në Itali, Zvicër, Amerikë e gjetiu. Mbaja shënime, bëja pyetje por nuk e di nëse munda t’u jap me hollësi në këto faqe të pakta atë histori të madhe të « Arbanasi ». Pas një bisede tjetër të gjatë me të, do përpiqem t’u jap shkurtimisht, të më falin lexuesit, disa çaste shumë domethënëse të « arbanasi », të familjes MAR-UKU (Marussich).
Sipas Frankos, në Zemunikun e ulët dhe Zemunikun e lartë, rajone në Kroaci, jo shumë larg Zadarit, banorët vendas thonë se « ne jemi kushërinj ». Ata kanë ardhur nga Veriu i Shqipërisë. Arkitekti me origjinë shqiptare më tregon se një ditë kur ishte duke restauruar shtëpinë e tij në Zara, kishte kërkuar një kamion për të transportuar disa pajisje. Shoferi ishte nga Marussichët… ». Vendbanimi i « Arbanasve » i vendosur nga Republika e Venetikut në 1727, në Zemunik, 14 km larg Zarës është po ashtu tepër domethënës. Një dokument i 12 shkurtit 1728, thekson emrat e shqiptarëve të vendosur aty : Gjeçi d’Andrea, Pietro di Marko, Giovanni di Vucchia, Giovanni Prençi, Nicolo Giovi, Giovanni di Giovo. Sot në Zemunik ka familje me mbiemrin : Paleka, Sestan (Shestani i sotëm), Prenda dhe Curkovic. Ndoshta dhe një pjesë e « arbanasëve » janë asimiluar me kalimin e kohës, pasi nuk kanë mundur të zhvillojnë gjuhën e tyre amtare…Megjithatë, ata që kanë vdekur në Zemunik, kanë bërë rrëfime dhe kungime para se të vdesin tek priftërinj « arbanasë » dhe janë bërë ritet fetare tek kisha e tyre « Zonja Jonë Loreta ».
Gjithashtu dokumentat dëshmojnë edhe për praninë e « Arbanasve » në fshatin Plloce, 5 km larg Zarës. Aty jetojnë në fshatin Malpaga (Dracevac) si dhe në fshatrat rrotull, të cilët u bënë dhe pronarë të tokave të papunuara dhe me djersën e tyre ja shndruan faqen zonave ku banojnë. Sipas dëshmive të shkruara, në çdo brez « Arbanasët » kanë folur gjuhën shqipe. Dhe sipas Don Mijo Curkovic, në librin e tij të botuar në 1922, « edhe sot, familja Curkovic flet shumë bukur dhe në mënyrë korrekte, gjuhën që flitet në Shqipëri ». Ata janë njohur se kanë pasur karakter të ashpër, por kanë qënë dhe mbeten « njerëz të mirë dhe me zemër fisnike ». Cdonjeri në fshat thotë se shkon me fqinjët sikur janë nga një familje…
Në brigjet e Dalmacisë, në Zara ndodhet dhe « San Maria di Loreto » një vendndodhje shumë e bukur, buzë detit. Franko thotë se venecianët në shekujt e kaluar shkonin aty për të marrë ujë të pijshëm për anijet e tyre. Është interesant se uji i pijshëm aty është në një burim që ndodhet shumë më ulët se niveli i detit. Ai kujton gjithashtu se 85 për qind e Zadarit në vitin 1943 u pushtua nga të huajt. Sllavët « qoftëlargë », jo vetë populli sllav, kishin përhapur se qyteti ishte zonë strategjike. Në fakt aty ishin vetëm dy fabrika likeri të dëgjuar në botë që quhet « Maraskino » e prodhuar nga « arbanasit » duar artë. Qyteti i vjetër « Arbanasi », është më i vjetër se Roma. Aty janë gjetur eshtra të njerëzve që kanë egzistuar 3 mijë vjet para lindjes së Krishtit. Popullsia në fillim quhej « liburnë », që ishin ilirë në Zara. . Ata merreshin atëhere më tepër me kullotjen e bagëtive, por edhe për jetën e përditshme kishin edhe zanate të tjera. Ishin njerëz krenarë, fisnikë, të bukur dhe me karakter, si gjithë shqiptarët e mirë e të ndershëm, kudo që janë në botë. Nuk e njihnin as drogën, as kriminalitetin, as prostitucionin, që në kohët moderne disa të paudhë, sëbashku me ata që s’ja duan të mirën shqiptarëve, përpiqen t’i fusin disa të rinj të papjekur në rrugën e mbrapshtë të fitimit të të hollave pa djersë, pa mund… »Arbanasit » kanë bërë restaurime dhe janë nderuar për punën e tyre nga kushdo. Përmendet me mirënjohje Sergio Papuçi, për restaurimin e « Vetratës së Duomo di Arezzo », Giovanni Marussich për restaurimin e « Maestra di Santa Trinita » dhe emra të tjerë të shquar shqiptarësh, për të cilët do flasim njëherë tjetër…Në Apenine tek « Luogo di Romagne » ndodhet « Bivacco Marussich » që është një vendndodhje në mal ku alpinistë e turistë ndalen, bisedojnë, pushojnë dhe pastaj marrin rrugën për më tej, në lartësira të tjera. Në jug të Dalmacisë ndodhet një fshat me emrin « Marussich ». Interesant është se edhe në Peloponez të Greqisë ndodhet një fis me mbiemrin « Maroussi » që thuhet se janë shqiptarë…

Nga familja e të jatit, arkitekti Franko ka pasur një vëlla dhe katër motra të gjithë kanë vdekur. Por ai ka njerëz të afërm në Itali, dy arkitektë, një arsimtare, punonjës bankash, profesorë Universiteti në Kroaci e deri në Amerikë. Një i afërm i Frankos, Giovani Marussich, edhe ai « arbanasi », jeton akoma, dhe profesionin fillestar e ka pasur marangoz. Sipas tij fjala marangoz, vjen nga « marangon » - nga gjuha veneciane. « Unë kam punuar me një turk, thekson Franko, dhe ai më thoshte se ishte « marangoz ». Dikur kam folur me një diplomat italian në Gjenevë, për fjalët që huazohen midis gjuhëve. Ai më thoshte se fjala « maranga » vjen nga Venetiku, një sëpatë e posaçme që përdorej në marinë për të prerë. « Marangon »- është zanatçiu që përdor marangën ».Franko mendon se këtej e ka prejardhjen edhe fjala në shqip marangoz…
Banorët e „Arbanasit“ flasin sot më pak shqip, megjithatë ruajnë fjalë të parardhësve të tyre. Fjalët „bregdeti“, „pirun“, „marangon“, „kaiço“ (varkë e vogël), „stan“, „jam i angër“ (Kam uri) etj., përdoren gjërësisht në mjediset me shqiptarë në Zara. Një port i vogël në Zara quhet « Bregdet » dhe atje banonin « arbanasit ». Pot ë shohësh fjalorin e folur nga « Arbanasit » të Dr. Kruno Krstic gjen një ngjashmëri të çuditshme të fjalëve që fliten edhe sot në shqip atje. Për shembull tek fjala « bregdet » thuhet : « era po fryn pe bregdetit » ; « faculet » që thuhet në Shkodër, « arbanasit » thonë : « e ko mbluo krenin me faculet » ; « fjal » : « me dhan fjalën » ; « fol : « un po të flas si mik mikut » ; « flok » : « kur s i kren flokët » ; « grabit » : « vajzat kan vot në pus me grabit » ; « kap » : « shkon me kap zogj në vishç » ; « këput » : « mos ma këput udhën », « këcye » : « këcen si liepuri » ; « kopësht » : kopshti n’o mas shpie » ; « mbyll » : « mbylli syt në daçësh më flet » ; « mujt » : « sot nuk munj me punua » ; « punua » : « i ati i ti punon në gjutet » ; « rush » : ko rush për me angër e për me bo ven » ; « vogël » : « mere voglin me vete », « Zadër » : « Arbénesh jan sot nji vend me Zadër »Shpesh mblidhen sëbashku dhe këndojnë në kor këngët e tyre në kishën shqiptare. „Arbanasii“ janë katolikë dhe praktikues të fesë së tyre.
Në 1729, « Arbanasit » i kërkuan autoriteteve të ndërtonin një digë me shpenzimet e tyre, për të krijuar një gji që do të mbronte punishtet e tyre nga dëmtimet që mund të vinin nga përmbytjet. Nga ana tjetër, ata kërkuan të ndërtonin një port për të mundur që të kishin mundësi të peshkonin. Autoritetet e pranuan këtë kërkesë dhe ajo u bë e ligjshme (dokumenti i 10 prillit 1729). Në 1735, si rezultat i vdekjes së disa pronarëve të tokave dhe lëvizjes së popullsisë në pjesë të ndryshme të Dalmacisë, shumë toka të punueshme mbetën pa zot. E njëjta gjë ndodhi edhe në 1739. Disa « Arbanasi » i drejtuan një kerkesë autoriteteve që tokat që ishin pa zot t’u ndaheshin atyre. Guvernatori mori një vendim duke ja u dhënë vetëm një pjesë të tokave atyre. Disa nga « Arbanasit » u zëmëruan me këtë vendim dhe ikën në Zemunik. Ndërsa në 1749, disa nga « Arbanasit » punonin në Zara si muratorë. Ata ishin njerëz punëtorë dhe të ndershëm. Siç e kemi përmendur më sipër, « Arbanasit » ishin të fesë katolike romane. Kur « Arbanasit » e parë mbritën aty, kishat e Shën Donat në Zara dhe ajo e Shën Ivanit, pranë tregut, ju dhanë atyre si vende për të ushtruar kultin e tyre. Pra Arbanasit në fillim nuk kishin kishën e tyre. Megjithatë, nën drejtimin dhe vizionin e Arqipeshkut Zmajevic, në 1734 filloi ndërtimi i një kishe për « Arbanasit ». Ajo pra u quajt « Zonja Jonë Loreta » dhe përfundoi pas tre vjet pune nga ana e vetë muratorëve dhe mjeshtrave shqiptarë. Të gjitha ritet fetare, si martesat dhe ceremonitë e vdekjeve janë bërë atje.
Le të kthehemi tek historia e Giovani Marussich. Ai është „arbanasi“ i dëgjuar në gjithë botën, pasi bën restaurimin e mbështetesve prej druri, të tabllove të piktorëve të mëdhenj, në Itali, në Amerikë e kudo në botë. Ai ka marrë pjesë në restaurimin e tabllove të piktorit të madh italian Cimabue. Ai ka restauruar tabllonë e Xhiotos.
Franko erudit, por tepër i rezervuar për të folur për familjen e tij, nuk më flet për të birin, Yann Marussich, „arbanasin“ që është kërcimtar i njohur në botë. Unë, në aq vend sa do të më lejojë lexuesi , do të jap një përmbledhje tepër të shkurtër të rrugës së këtij artisti të madh. Qysh nga 1989 ai ka realizuar më se 20 arritje (Performance) të shkëlqyera dhe koreografi. Nga 1993 deri në vitin 2000, ai ka qënë drejtor i „Teatrit të Uzinës“ në Gjenevë. Sot ai merret sidomos me kërcimet vetiake dhe body-art. Spektakli i tij “Ble Provisoire” (Bluja e përkohshme) është paraqitur në shumë festivale në Zvicër dhe jashtë shtetit dhe ka qënë i ftuar nderi në edicionin 2003 në “Montpellier Danse” të Francës. “Bluja e përkohshme” është një vepër vizuale që merret me trupin për t’i dhënë bukurinë e tij fillestare: një ballë për ballë i mrekullueshëm ku spektatori merr përvojën intime të lëkurës dhe përbërjes së tij. Le t’ja lëmë fjalën për këtë vepër unikale, ekspertes së artit, Aleksandra Bodelo, e cila shprehet ndër të tjera për “Blunë e përkohshme”: “Yann Marussich, i cili që nga 1996 ka zgjedhur suprimimin e plotë të vallzimit në veprat e tij, sjell me këtë konstatim si vektor unikal i kësaj “Bluje të përkohshme”. Nuk ka kthesa, as efekte stili. Shprehja është e qartë: kemi të bëjmë me tregimin e trupit në atë që ai ka më të “thjeshtë”, të përbashkët me të gjithë trupat e njerëzve, edhe më sekret…Kjo vepër duhet pare më tepër në dimensionin e saj plastik dhe visual, larg çdo pathosi”.Në fund të vitit të kaluar, Yann ka marrë pjesë me artin e tij në “Muzeun e Artit Modern dhe Bashkëkohor të Trentos dhe Roveretos”. Në Milano nga 19-21 shtator 2003 në Festivalin e Artit u paraqit me dinjitet me “première-performance”( performance ose arritja e parë). Në Qendrën Kulturore Zvicerane të Parisit, që është anëtare e Forumit të Instituteve të Huaja Kulturore, u cilësua nga shtypi i Parisit si « eksploratori i të gjitha zhanreve, koreografi dhe valltari Yan Marussich bën performance, vallzim, art plastik dhe body-art që zgjat 3 deri 5 orë, por që do të deshim të vazhdojë akoma… »
_________________
Krijimi i fundit i Yann është vendosja trupore Autoportret në një fole thneglash.
A ka kujtim më të bukur për mua kur shoh se “arbanasi” me prejardhje nga Zara e Kroacisë ka arritur shkallët më të larta të artit në Gjenevë, paçka se ai nuk flet shqip, paçka se jetën e tij, fëmijërinë e tij e ka kaluar në Zvicër ku jeton me gjithë familjen… Megjithatë, ai nuk e harron prejardhjen e tij, ashtu si ai shqiptari që ka marrë nënshtetësinë zvicerane, por që njëkohësisht ka edhe pasaportën e vendit ku ka lindur, Shqipërisë, pra gëzon dyshtetësinë dhe është mirënjohës ndaj vendit që e ka pranuar, por edhe krenar që fëmijët e tij do ta dijnë se nga kanë ardhur. Ai ruan, si edhe disa miq të tij pemën gjenealogjike të familjes, si edhe Franko nga Zara, apo shqiptarë të tjerë në Sunio, Stamboll, Nju Xhersi, Florida, Largo, Toronto, Gjenevë, Paris, Nju Jork, Stokolm, Bazel, e kudo në botë… Ashtu, siç thotë ai miku im i urtë: afroju bashkëatdhetarëve të mirë, punëtorë, edhe atyre që e kanë në venat e tyre gjakun shqiptar, atyre që janë pasardhës të Nënë Terezës, të Isa Boletinit, të Rilindasve tanë, të…; atyre që e gëzojnë jetën, që pijnë nga një gotë raki, edhe pse janë larg Atdheut, por largoju “qoftëlargëve”, atyre që kanë frikë nga hija e tyre, atyre që nuk njohin miqësi e shoqëri, që vetëm lëshojnë anatema ndaj bashkëatdhetarëve, mos kij frikë nga i ftohti i dimrit, ji më i fortë se vuajtjet, shqetësimet, brengat, bujar si një pemë mbushur me mollë, ik diku pa kërkuar diçka, prano vetëm atë që të jep e ofron jeta e përditshme. Tek njerëzit e kombeve të ndryshëm që kanë të njëjtin karakter si ne mesdhetarët, ballkanasit, shqiptarët kudo që janë në Kosovë, Maqedoni e në botë…
Marrë nga libri « Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara » (Toena), dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht
___________________
Skicë letrare
Përfaqësuesi i grave
Në atë kohë në Nairobi u zhvillua konferenca botërore e gruas. I propozuan edhe Arbanit të shkonte me delegacionin e grave, meqë ai kishte një përvojë me organizatat ndërkombëtare. Natyrisht, ai pranoi, me dëshirën për të parë atë vend të bukur afrikan dhe jo për të dëgjuar fjalimet që shpesh herë janë monotone dhe nuk sjellin asgjë të re. Mbi të gjitha, me të mbritur në Nairobi ai kishte dëshirë të dilte në natyrë, larg, si në një autostradë pa drita të kuqe. Cfarë bukurie ishte tek parku i madh me kafshët e egra, tek Giri-Giri ku ishin banorët indigjenë. Shoferin e kishin simpatik, nga Skrapari, një rajon në jug të Shqipërisë. Megjithëse Arbani e ngacmonte pasi i thoshte: "C'skraparlli je ti kur nuk shkon dot në hotel rrugës drejt (ishte me një drejtim) por duhet t'i biesh rrotull". I tregoja edhe historinë e kalit të Ali Pashë Tepelenës që kur e shpuri në Skrapar për t'ja dhënë të parit të vendit, ata e kthyen, sepse të gjithë ishin të parë.
Më e bukura ishte se duhej të përtypnin edhe fjalët e njërës prej bashkëudhëtarëve tanë...Shoferi skraparlli, me atë butësinë e thjeshtësinë e tij i bënte bashkëudhëtarët edhe për të qeshur. Megjithëse tregu i Nairobit ishte plot, por fuqia blerëse e vendasve e ulët dhe çmimet të arsyeshme për dikë që vinte nga jashtë shtetit, përsëri ai matej për të blerë. Arbani e ngacmonte: "Blije ore derëbardhë, se lirë është dhe qyl e ke, rroga të ecën dhe këto që merr këtu i ke të tepërta, zëre se nuk i kishe".
Një ditë, zonja bashkëudhëtare, po matej shumë për të blerë një palë këpucë, e skraparlliu me atë çiltërsinë e tij i tha: "Po bliji o shoqja... pasi qyl i ke". Të gjithë u shkrinë së qeshuri. Më e bukura ishte se kur do të largoheshin nga Nairobi dhe po përgatiteshin të hipnin në avion, ai tha: "Dje ka rënë një avion kur po nisej prej Nairobit". Bashkëudhëtarja u bë dyllë e verdhë…
Nejse. Por një nga ngjarjet më interesante ishte gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve. Shumica e delegacioneve përbëheshin prej grave, por kishte tek tuk edhe burra që i shoqëronin ato. Konferenca vazhdonte dhe një ditë prej ditësh, kur kryetarja e konferencës thirri që të mbajë fjalën kryetaren e delegacionit të K. për çudi në tribunë doli një burrë. Të gjithë u habitën. Por ai kryetari i delegacionit të K. pa e prishur terezinë tha: "Të nderuar delegatë, unë përfaqësoj gratë e vendit tim..."
Ilaritet në sallë. Arbanit ju kujtua se edhe në vendin e tij në vitet e para pas çlirimit, në një qytet të vogël të jugut, dikush kishte mbajtur një fjalim, duke përmëndur fillimisht: "Ne gratë...".

Stabiliteti në Ballkan dhe Evropa Juglindore
Në radhë të parë desha të falenderoj Zotin Jayantha Dhanapala dhe Serge Sur, respektivisht Drejtor dhe Nën-drejtor të UNIDIR-it, si dhe sekretariatin e Fondacionit Helenik për Mbrojtjen dhe Politikën e jashtme që ka ftuan në Rhodes, në ishullin më nadh të Dodekanezit që të kujton jo vetëm një vend ideal për pushime, kulturë, por gjithashtu një vend për t'u mbledhur në një konferencë të tillë të rëndësishme si "Sigurimi evropian në vitet 90-të: problemet e Evropës jugore". Gjatë shekujve, historia ka dëshmuar se Rhodes ka qënë shpesh herë i shkatërruar dhe i grabitur nga pushtuesit. Por "kryeqyteti i Evropës" si e cilësojnë miqtë tanë mikpritës grekë ka rezistuar dhe është kthyer në një qendër të madhe politike, tregtare, turistike dhe nga historia e saj na jep një shembull të bashkëpunimit që ne mund ta rrisim sëbashku, qoftë kjo nga vetë vendet e Ballkanit apo jashtë Ballkanit.
Meqënëse kemi ardhur këtu me cilësi individuale dhe jo si përfaqësues zyrtarë të vendeve të ndryshme apo organizmave ndërkombëtare, më lejoni të them disa fjalë për temën e paraqitur, duke shprehur pikpamjet e mija personale, në kuadrin e diskutimit të përgjithshëm.
Do të doja të theksoja se nisma e UNIDIR-it dhe e ELIAMEP është shumë e volitëshme në këtë kuptim: zhvillimi i situatës në fushën e sigurimit ndërkombëtar në planin botëror, por gjithashtu rajonal është shumë i shpejtë. Duke patur parasysh ngjarjet e fundit të ndodhura në Evropën Lindore dhe në perspektivën e ndryshimeve të reja demokratike që do të kenë ndikime në nivelin e vendeve dhe rajoneve të tëra, është me të vërtetë e domosdoshme të shihet situata në Ballkan. Historia ka dëshmuar se Ballkani ka vuajtur nga dy luftra botërore, nga të cilat të gjitha vendet ballkanike kanë vuajtur shumë. Gjithashtu a nuk ka treguar ajo se siguria e vërtetë dhe e qëndrueshme në Evropë nuk mund të vendoset dhe të sigurohet pa qënë real sigurimi i Ballkanit ? Por ky sigurim do të ishte jo i plotë dhe i brishtë nëse duan ta realizojnë vetëm në fushën ushtarake, pa e mbështetur fuqimisht në raporte të qëndrueshme. Ne jemi mbledhur këtu për të dhënë sëbashku një kontribut, për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë asaj që dëgjojmë shpesh në gazeta "ballkanizimit", për të na treguar se jetojmë në një zonë të pasigurt. Janë realizuar përparime të rëndësishme dhe vendet ballkanike janë angazhuar të punojnë me të gjitha forcat në drejtim të paqes dhe të mirëkuptimit në Evropën Juglindore. Optimizmi që lulëzon pak e nga pak kudo duhet të bëhet një realitet dhe mendimet e avancuara duhet të favorizojnë stabilitetin në Ballkan. Problemet që përballon Evropa ballkanike, si e cilëson një dokument i Institutit me prestigj të Kombeve të Bashkuara për punën kërkimore mbi Carmatimin (UNIDIR) janë të mëdha: duke filluar nga problemet e minoriteteve, të kufijve, të tensioneve dhe të mosmarrëveshjeve ndëretnike dypalëshe, të mjedisit, por sidomos, nga pikpamja e sigurimit, të problemeve të zhvillimit ekonomik. Sidomos ky problem që preokupon qysh prej kohësh Evropën jugore- një zonë kontakti dhe kooperimi me gjithë Evropën dhe botën, provokon migracione, tensione dhe ndoshta rrezikun e një lufte. Për këtë përpjekjet që janë bërë gjatë mbledhjeve të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit dëshmojnë për domosdoshmërinë jo vetëm të shkëmbimeve të pikpamjeve, si këtu në Rhodes, por gjithashtu të hapave konkrete që duhen ndërmarrë. Kjo mund të realizohej jo vetëm me anën e mbledhjeve të këtyre ministrave, ose të funksionarëve të lartë, respektivisht në kryeqytetet e tyre për problemet e sigurimit, por sidomos gjithashtu për të nxitur kooperimin ekonomik dhe në fushën e mjedisit. Përveç Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Këshillit të Evropës, nismat e kooperimit multilateral në kuadrin e Pentagonales etj,. duhet të zgjerohen. Personalisht, mendoj se ne duhet të përdorim gjithashtu UNIDIR-in në Gjenevë dhe organizma të tjera të kooperimit rajonal që do të kenë një peshë gjithmonë e më të rëndësishme në ndërtimin e një Evrope të re. Mendoj se UNIDIR-i mund të organizojë mbledhje periodike, jo vetëm në këtë vend të bukur, mikpritës si është Greqia, por gjithashtu në vende të tjera, si edhe në Gjenevë, në të ardhmen. Mendoj se një nga organizmat rajonale të përshtatshëm për organizimin e veprimtarive të tilla është edhe Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropën. Nga përvoja ime personale, jam i bindur se ka mundësi të mëdha kooperimi në kuadrin e sigurimit evropian dhe sidomos për të zgjidhur problemet ekonomike të vendeve të Ballkanit apo të Evropës juglindore. Komisioni Ekonomik për Evropën përfaqëson një organizëm ku të gjashtë vendet e Ballkanit mund të kooperojnë dhe të përfitojnë nga asistenca e tij. Pse? Mund të realizohen projekte në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të energjisë dhe të mjedisit, disa nga fushat midis të shumtave që mbulon KEE. Dhe që paraqesin interes për vendet e Evropës juglindore. Tashmë është një përvojë e frytshme në ndërlidhjen e rrjeteve të elektricitetit të vendeve ballkanike.
Ne jemi mbledhur këtu si ekspertë, por në një mënyrë që çdonjeri i njeh më mirë problemet e vendit nga vjen dhe përpjekjet që duhen bërë për të zgjedhur mekanizmat ndërkombëtare që mund të sigurojnë një organizim të përbashkët të përpjekjeve. Meqë KEE si organizëm i OKB-së, mblidhet rregullisht në Gjenevë, përfaqësuesit e vendeve ballkanike, por edhe të vendeve të tjera evropiane.,etj që kooperojnë me Evropën Juglindore, mundet, që me anën e Komisionit, të organizojnë mbledhje periodike me qëllim që të realizojnë projekte që mund të përfitonin nga ndihma e KEE, PNUD-it, por gjithashtu të vendeve donatore, të interesuara që të nxisin tregtinë, kooperimin në fushën e energjisë, mjedisit, turizmit, etj. Për Evropën Juglindore shtrohen probleme shumë të vështira, siç janë problemet e pasigurisë politike ose ushtarake, por sidomos ekonomike. Këto vende janë më të varfëra në krahasim me vendet e tjera evropiane: akoma ekziston njëfarë proteksionizmi ndaj këtyre vendeve në shkëmbimet tregtare rajonale. Këto vende nuk kanë të njëjtin nivel jetese me pjesën tjetër të Evropës. Ndërkaq nuk do të ishte e drejtë që të mendoje se mund të realizohet sigurimi evropian pa marrë parasysh sigurimin e Evropës Juglindore. Historia dëshmon se nëse ka shumë probleme të minoriteteve, të pasigurisë politike, të kalimit drejt demokracisë me sadopak dhimbje, ky është një refleks i mungesës së zhvillimit ekonomik të domosdoshmëm të këtyre vendeve. Prandaj, në vend që të harxhohen shuma kolosale për të vrarë njerëzit, në vend që të prodhohen armë të reja klasike më të sofistikuara që përodren aktualisht bile edhe në vende të tilla që kanë pranuar Kartën e Helsinkit, duket menduar për paqen sociale, ekonomike, për t’i dhënë fund ndotjes së mjedisit që shkatërron në mënyrë të çfrenuar brigjet tona, pyjet tona, qytetet dhe fshatrat tona të bukur, viset tona mesdhetare. Unë jam i të njëjtit mendim të shprehur këtu nga ambasadori Todor Ditchev kur u shpreh : “ Ne kemi një prioritet. Ne duhet të ecim përpara në fushën teknologjike, energjetike, dhe jo ushtarake ”.
Falenderoj edhe njëherë UNIDIR-in dhe ELIAMEP që na dhanë mundësi të shkëmbejmë mendimet tona, si edhe të përpiqemi të gjejmë në gjuhë të përbashkët dhe të heqim dorë nga disa klishe të së kaluarës dhe nga mëritë e kohës së luftës së ftohtë. Ne duhet të veprojmë me një ndjejnë të lartë përgjegjësie jo vetëm për të mundur që t’u bëjmë ballë problemeve shumë preokupuese të aktualitetit, por gjithashtu për të bërë detyrën tonë ndaj brezave të ardhëshëm, për të mos u lënë atyre probleme të vështira për t’u zgjidhur për shkak të akumulimit të gabimeve dhe të hapave të gabuar të politikës së sotme.
Botuar tek “ Un publications : “ Actes de la Conférence de Rhodes ”(1991) : “ Les problèmes des pays du Sud-Est de l’Europe ”. Genève 1991.

Vaçe Zela- Ikona e muzikës shqiptare përshëndet lexuesit me rastin e 70-të Vjetorit të lindjes
Mëngjezi i 7 prillit 2009 ishte i bukur dhe me diell në Bazel, qytet i Zvicrës në kufi me Gjermaninë dhe Francën. Tek kutia e postës në “Burgfelderstrasse 11, 4055, Basel, Suisse” kanë ardhur letra dhe kartolina të shumta të tjera nga miq e dashamirës bashkëkombas dhe të huaj që përgëzojnë Vaçen tonë kombëtare, me rastin e 70-të vjetorit të lindjes së saj. Kanë mbritur edhe gazeta ku është shkruar për të. Bashkëshorti i saj fisnik, Pjetër Rodiqi dhe e bija Irma ja tregojnë Vaçes dhe ajo e përmalluar lëshon disa lotë nga sytë e saj të ëmbël. Telefonat dhe mesazhet këto ditë nuk kanë rreshtur, jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga Shqipëria, Kosova dhe nga Diaspora. Zilja e telefonit me numër: 0041613216186 sapo mbaron një urim, bie përsëri.
Kur i them Vaçes se “Zemra Shqiptare” ka botuar me dhjetra faqe për rrugën e saj të gjatë si këngëtare dhe si “Vaçja jonë kombëtare”, ajo mrekullohet dhe më thotë që të përshëndeten të gjithë lexuesit e “Zemrës Shqiptare”, me mirënjohjen e saj të thellë për fjalët prekëse dhe vlerësimin për të. Ajo përsëri me modestinë që e karakterizon shprehet ndër të tjera se gjithçka e ka bërë për të dhënë një mesazh artdashësve në Shqipëri, Kosovë, vise dhe Diasporë. E bija, Irma, enkas për “Zemrën Shqiptare” e merr në një fotografi në sallonin ku e kalon pjesën më të madhe të kohës.
Në orën 11.00 të datës 7 prill 2009 dëgjohet një zë nga larg prej receptorit të telefonit. Është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi që uron nga zemra Vaçen për 70 Vjetorin e Lindjes. Ajo është tepër e emocionuar dhe e falenderon nga zemra Kryetarin e Shtetit me mirënjohje për kujdesin e tij të veçantë. Ajo mban pranë mikrofonin e larë në ar që është dhuruar prej tij për këtë dite feste të madhe. E mrekulluar ajo shikon pllakatin ku shkruhet “Vaçe Zelës si një grua, si një zë, si një mit. Nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e parë Teuta Topi”. Ndërsa dhurata e dytë ështe një “letër” në formë papirusi e gdhendur në dru, ku shkruhej: “Perlës së muzikës shqiptare nga të gjithë shqiptarët”. Gjithashtu e nënshkruar nga Presidenti dhe zonja e parë. Me thjeshtësinë që e karakterizon dhe me emocion më shprehet se shpreson që një ditë kur të jetë me mirë me shëndet ka dëshirë të veçantë të ndodhet në Shqipëri, në Lushnjën ku ka lindur, në Myzeqe, në Kosovë, por edhe në Diasporë, për të takuar bashkëkombasit e saj. Pjetri dhe unë i themi se së shpejti do vijë ajo ditë...
Përsëri emocion shihet tek Vaçja. Pret me padurim të shohë videokasetën me mbrëmjen “Gala”, për nder të saj, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, nën patronazhin e Zonjës së Parë, Teuta Topi. Miqtë i kanë telefonuar dhe i kanë thënë se këngët më të mira të interpretuara prej saj u shoqëruan me kujtime kolegësh e miqsh. Janë kënduar ndër të tjera “Valsi i lumturisë”, “Natën vonë”, “Mesnatë”, “Nënave shqiptare”, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Nuk e fshehim dashurinë”, “Flakë e borë” etj. Irma Rodiqi, e bija e Vaçes kujdeset me githë dëshirë të fotografojë të jëmën në këtë ditë të shënuar, për t’u përgjigjur kërkesave të shumta të Medias në Zvicër, por edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë. Vaçja buzëqesh dhe është tepër e lumtur. Ashtu siç buzëqesh në këtë fotografi të freskët, që po ju paraqesim, të Vaçes sonë të mirë. Pranë ka edhe mesazhet e shumta të miqve dhe dashamirësve të saj. Kujton me respekt shkrimtarin Dritëro Agolli, i cili ndër të tjera është shprehur për të:” Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarën e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë. Ajo këngën e zgjoi dhe e bëri një organizëm të gjallë, ku lëvizën e vibruan të gjitha molekulat dhe celulat. Në këtë organizëm ajo nuk la asnjë pjesëz të fjetur dhe të dremitur. Edhe lashtësinë e e këngëve popullore e afroi dhe e bëri të sotme dhe moderne.Edhe krijimet e kompozitorëve i pasuroi dhe ua rriti vlerat. Me mjeshtërinë e një këngëtareje të shquar ua rriti dëshirën kompozitorëve për të krijuar këngë dhe ua nxiti zellin në një garë të madhe artistike, ashtu siç hyjnë në garë vrapuesit në një stadium madhështor”.
Ndërkohë zilja e telefonit dëgjohet përsëri. Ai nuk rresht. Cdonjëri don të urojë Vaçen dhe t’i shprehë mirënjohjen për gjithçka ka dhënë për muzikën popullore dhe të lehtë shqiptare. Ajo nuk e fsheh dot përmallimin dhe me zërin e saj të ëmbël dhe të ulët shpreh me modesti gëzimin e saj. Kujtimet janë të shumta dhe duhen qindra faqe që të shkruhet për to...
Vaçja nisi të këndojë kur kishte ishte vetëm 9 vjeçe. Kishte vetëm 23 vjeç kur fitoi çmimin e parë me këngën “Fëmija e parë” me muzikë të Abdulla Grimcit dhe tekst të Dionis Bubanit. Pastaj prej vitit 1962 deri më 1980 fitoi 11 herë çmimin e Festivalit të Këngës në Radio dhe Televizionin shqiptar. Vazhduan më tej titujt që mori ndër të tjera “Nderi i Kombit”, “Artiste e Merituar”, “Artiste e Popullit”, “Mjeshtre e Madhe e Punës”, “Qytetare Nderi e Lushnjës”, “Qytetare Nderi e Qarkut të Fierit”, “Disku i Artë” nga SHBA, “Gruaja e vitit 97-98 nga Kembrixhi i Britanisë së Madhe, “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës së Kosovës, “Cmimi i Karrierës”, Vaçja është ndër 500 njerëzit më me influencë në botimin e Institutit Biografik Amerikan etj etj. Këto trofe ruhen me kujdes në sallonin e pritjes të Vaçes në Bazel.
Vaçja ka kënduar me qindra e qindra këngë shqiptare, por edhe në gjuhën italiane, spanjolle, ruse, rumune, greke etj. Disa nga këngët e saj më të njohura janë: “Çelu si mimoza”, “Zunë fushat të lulëzojnë”, “Qeshu Myzeqe”, “Djaloshi dhe shiu“,“E dua vendin tim,“Ëndrra ime”, “Fëmija i parë”,“Gjyshes“, “Këngët e vendit tim”, “Lemza“, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “ Nuk e fshehim dashurinë”, “ O diell i ri”, “Për Arbërinë”, “Shoqet tona ilegale”, “Shqiponja e lirisë”, “Të lumtur të dua”. etj. Këngët e saj kompozohen nga kompozitorët më të mirë të vendit, ndër të tjerë si Avni Mula, Feim Ibrahimi, Tish Daija, Pjetër Gaci, Ferdinand Deda, Baki Kongoli, Agim Prodani, Agim Krajka, Llazar Morcka, Aleksandër Peci, Abdulla Grimci, Luan Zhegu, Aleksandër Lalo, Tonin Harapi, Naim Krasniqi etj. Autorët e teksteve të këtyre këngëve janë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Robert Shvarc, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Mark Gurakuqi, Zhuljana Jorganxhi, Gjoke Beci, Adelina Mamaqi, Kudret Isai, Gjergj Zheji, Kol Jakova, Sulejman Mato, etj.
I pasur është repertori i Vaçes edhe në interpretimin e këngëve të huaja, ndër të tjera: “Sei stato il primo amore”, “Esperanto”, “Gjinkalla” (ruse), “Na u prish karroca” (rumune), “Gjithë bota je ti” (Greke), “Granada” (spanjolle) e sa e sa të tjera.Kujton këngën e kënduar prej saj “Firence stanotte” në Pallatin e Sportit në Milano, kur mori duatrokitje të stuhishme nga publiku italian, apo në turneun në Norvegji kur i kërkuan të këndojë në gjuhën norvegjeze një këngë të tyre dhe ajo shpalosi talentin e saj që ngjalli emocione të shumta. Vaçja kujton me nostalgji kur ishte në Prishtinë vite më parë dhe megjithëse ka kënduar në shumë salla të botës i ka bërë përshtypje publiku i mrekulleushëm i Kosovës. Përmallohet me këngën “Jetë na dhuruat”, të kënduar nga Naim Krasniqi, me teskt të poetit Ekrem Kryeziu, dedikuar Vaçes në Fest’98, kur ajo ishte ftuar nga organizatorët, si kryetare e Jurisë.
“Fenomeni Vaçe Zela”, shkruan Prof. Dr. Fatmir Hysi, fenomen që në tërësinë e vet është i pandashëm nga jeta e njëkohshme e shqiptarëve, nga shijet, dëshirat e shpallura e të pashpallura të tyre, nga aspiratat për një jetë shumëdimensionale dhe të ndryshme nga ajo që ofronin ditëpasditet e njëtrajtëshme e të kufizuara të kohës...Myzeqeja, Lushnja, shtëpia e vjetër, çezma e qytetit, Shtëpia e Kulturës, Kinoteatri i Fierit, Tirana, gjimnazi “Qemal Stafa”, Estrada e Ushtarit, Estrada e Shtetit, Instituti i Lartë i Arteve, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore- të gjitha këto krijojnë një përfytyrim të saktë, jo vetëm për shkallët e formimit institucional të artistes, por edhe për atë pjesë të jetës shqiptare që për disa dekada me radhë ishte e vetmja shenjë identifikimi artistik ose, thënë më thjeshtë, ishte i vetmi terren i mundshëm arti, sidomos kënga, arrinin të zhvilloheshin e të afirmoheshin”.
..Kur e pyetën kritiken Zana Shuteriqi për mendimin e shprehur prej saj që, e konsideron Vaçe Zelën një Edith Piaf të këngës shqiptare, ajo u përgjigj: „Natyrisht, unë kam patur parasysh këngëtaren franceze si vlerë kombëtare që arriti me muzikën e lehtë të vendit të saj. Edhe sot emri i saj përmendet si pikë referimi edhe pse kanë dalë këngëtarë të rinj. Prandaj, duke parë te Vaçe Zela të njëjtën vlerë historike, si fenomen artistik, dhe po atë glorifikim të personalitetit të saj, e kam konsideruar këngëtaren tonë si një Edith Piaf të muzikës shqiptare“. Ndërsa As. Prof. Nexhat A. Agolli që ka bërë një punë të shkëlqyer me monografinë e tij me titull “Vaçe Zela- magjia e këngës shqiptare” ndër të tjera shprehet: « Vaçe Zela ishte një nga këngëtaret më në zë të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi,e cila pushtoi skenën shqiptare : fillimisht me këngën popullore dhe, krahas saj, në vazhdimësi, edhe me këngën e muzikës së lehtë. Në të dy këto zhanre muzikore, ajo arriti një kulm që nuk do të shlyhet nga kujtesa artistike. Një yllësi që ndriçoi mendjen muzikore shqiptare për afër dyzet vjet radhazi me zërin e saj aq të ngrohtë e të gjithpushtetshëm. Dy zëra në kohë të ndryshme të fenomenit Vaçe : në të parën, adoleshente dhe në të dytën, madhore. Mes tyre një periudhë e gjatë, e shtrirë në kohë dhe në hapësirë mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenithin këngëtarja jonë e shquar. Një lëvizje drejtvizore, e pangjashme me atë të tokës rreth vetes dhe diellit, por me një trajektore më të gjatë, do të thoja kozmike. Në kufijtë e kësaj trajektoreje ne përjetuam zërin e saj të magjishëm”.
“Interpetim brilant”, “talent i lindur”, “vokal i shkëlqyer”, “Këngëtare e rrallë”, “mahnitëse” janë disa nga vlerësimet për interpretimin artistik të Vaçe Zelës...Një pasdite ajo hapi letrat e shumta që merr çdo ditë. Janë letra edhe nga njerëz të panjohur që shprehin çiltër ato që ndjejnë kur dëgjojnë akoma këngët e saj të rregjistruara. Takimet me njerëzit janë emocionuese, direkte dhe të sinqerta për Vaçen. Një personalitet i tillë shumë i respektuar, flet me modesti për veten, e më tepër flet për të tjerët. Ato shpesh përmbajnë një rrëfim, duke patur parasysh klimën e intimitetit që krijohet nga vetë ajo, besimit, duke i lënë shpesh përgjegjësinë intervistuesit, pa dashur të rishikojë përsëri tekstin që ai ka shkruar. Shpesh, fjalët e Pjetrit dhe Irmës japin mundësi të thellohesh më tepër në personalitetin e pasur dhe kompleks të këngëtares sonë të shquar.
Megjithëse është e rrethuar nga bashkëshorti, e bija dhe të afërm që i kanë ardhur me rastin e 70 Vjetorit të lindjes, ajo shprehet me mall për vendlindjen. Ka tre vëllezër dhe dy motra që jetojnë në Tiranë. Ajo ka qenë e lidhur shumë me familjen. Ishte më e madhja dhe gjithmonë ka patur dëshirë t’i kishte pranë ata. Dhe ashtu i mbajti deri sa jetoi në Shqipëri...
Shprehet me emocion dhe mirënjohje për shpalljen e saj si “Personaliteti i Vitit 2009”, bashkë me poetin Lasgush Poradeci dhe skulptorin Odhise Paskali. Gjithashtu dhe atmosfera e anëtarësimit në NATO e ka mallëngjyer. Ashtu siç ndjek ecurinë e demokracisë në Shqipëri, ndoqi në televizion atmosferën festive me rastin e pranimit të Shqipërisë në NATO, fjalimet e presidentit Bamir Topi dhe të Kryeministrit Sali Berisha, si dhe koncertin e Madh në Tiranë me këtë rast."Jam e mrekulluar. Sa bukur ishte". .. Për çdo 28 Nëntor flamuri shqiptar shpaloset në shtëpinë e këngëtares sonë me zemër të madhe në Bazel. Ashtu siç valëvitet ai me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Me këto kremtime tashmë janë mësuar edhe fqinjët zviceranë, të cilët vijnë dhe e urojnë familjen e saj. Ashtu siç admirojnë lulet e saj, pasioni i hershëm qysh në vogëli, por edhe më vonë në Tiranë e këtu në Bazel.
Urojmë që legjenda e muzikës popullore dhe të lehtë shqiptare të festojë dhe 100 Vjetorin e Lindjes dhe ta kemi midis nesh jo vetëm në vatrat tona por dhe në skenat shqiptare!
Më poshtë, lexues të “Zemrës Shqiptare” po ju japin vetëm disa nga dhjetra e dhjetra vlerësime të shumta të këtyre ditëve që janë paraqitur në shtypin shqipfolës. Cdonjëri nga ju mund të shfaqë mendimet e veta që do t’i transmetohen Vaçes sonë Kombëtare e cila i pret si buqeta me lule, sëbashku me lulet e saj të shumta që ka mbjellë në Bazel të Zvicrës. Sëbashku me lulet e shumta që zbukurojnë akoma apartamentin e saj në Tiranë, një kujdes i veçantë i të afërmve të saj të mirë. Atje, ashtu si edhe në Bazel të Zvicrës, fotografia e Vaçes qëndron e varur në mur, me buzëqeshjen e saj karakteristike. Ndoshta, në një ditë të afërme, këto fjalët tona, do t’i mbledhim sëbashku në një libër-kujtim për t’ja lënë brezave të ardhëshëm për të mos harruar kurrë Vaçen me zërin e saj të ëmbël që ka ngritur peshë artdashësit në Shqipëri, Kosovë e Diasporë. Dhe fotografinë e saj do ta ruajmë si një ikonë, ashtu siç i kanë ruajtur breza të tërë...
Zvicër, më 7 prill 2009

Koncerti në kishën e Sakrë-Kër të Gjenevës
S’ka shumë kohë që isha ftuar në kishën e Sakrë-Kër për një koncert , të realizuar nga Koralja Ibéro amerikane në Gjenevë. Grupi i 36 koristëve të 18 kombeve quhet « Kantares ». Ai drejtohet nga Alfredo Lavalley, qysh nga nëntori 2000. U mrekulluam nga këngët e të gjithë koristëve, (përfshirë dhe mikeshën tonë Karolinë dhe të shoqin tepër human Michel Porcher), që na shpinte në një botë hyjnore, të qetë, plot emocione dhe dashuri për njëri tjetrin. Ne dëgjuam këngët tradicionale meksikane, këngët popullore argjentinase, portorikene, braziliane, venezueliane, kolumbiane, peruane. Cdonjëri nga ne duartrokiti këtë grup të mrekullueshëm.
Mendoj se është një arritje për Zvicrën dhe sidomos për Gjenevën multietnike që në sajë të mirëkuptimit të autoriteteve kantonale apo federale, grupet artistike të popullsive që vijnë nga katër anët e botës mund të shprehin kulturat, këngët e tyre : qoftshin portugeze, spanjolle, shqiptare, franceze, afrikane, arabe etj. Ata kanë të gjitha të drejtat për të krijuar grupe artistike, siç janë grupet artistike shqiptare që shpesh na japin shfaqje në sallat më të mira të Gjenevës. Apo fëmijët e tyre ose ata vetë mund të ndjekin kurse në gjuhën amtare në Universitetin Popullor shqiptar, në Bibliotekën Ndërkulturore të Kryqit të Kuq të Gjenevës, në « Camarada » etj. në Gjenevë. Ata kanë libraritë e tyre ku mund të gjejnë libra dygjuhësh, si edhe në gjuhën e tyre amtare. Personalisht, kam dhënë ndihmesën time modeste për integrimin e shqiptarëve në Zvicër : kam realizuar me profesoreshën Francine Koch përmbledhjen dygjuhëshe shqip dhe frëngjisht: « Fëmija shqiptar me sy të zinj », « Përrallat e Zvicrës » (dygjuhësh shqip dhe frëngjisht) të akademikut, shkrimtarit dhe profesorit shqiptar të pedagogjisë dhe psikologjisë Bedri Dedja, si edhe « Karruzelin e ëndrrave » të shkrimtares zvicerane, Marie-Luce Dayer në shqip. Me shkrimtaren zvicerane jemi duke përgatitur një vëllim tjetër dy gjuhësh me tregimet e saja të bukura që përfshijnë edhe motive shqiptare. Ajo është edhe profesoreshë në një kolegj dhe ka shumë nxënës shqiptarë.
Të gjithë popujt që jetojnë në Gjenevë, në sajë të legjislacionit, edhe pse janë natyralizuar zviceranë, për të cilën ata i janë mirënjohës Zvicrës, mund të ruajnë nacionalitetin e tyre të vendit nga kanë ardhur : atë italiane, spanjolle, afrikane, etj. Pra, ato kanë të drejtë të kenë dyshtetësinë, fëmijët e tyre mund ta dijnë se nga vijnë dhe cila është prejardhja e tyre, një mundësi që nuk është e zakonshme në vende të tjera të botës. Një ditë, këta fëmijë mund të vendosin të kthehen në vendet nga e kanë prjardhjen, si edhe të qëndrojnë në Zvicër. Bravo për Gjenevën, një qytet ndërkombëtar, i qetë dhe i begatë, një qytet i turizmit, i bankave, por që pret gjithashtu në gjirin e vet mijra të huaj që punojnë dhe jetojnë aty në harmoni.
Botuar në gazetën zvicerane „Le Courrier“
_________________
Në njëqindvjetor të Nonda Bulkës (Chri-Chri)…
Mbushen 100 vjet nga lindja e njërit prej korifejve të letërsisë shqipe, shkrimtarit Nonda Bulka. Kushdo që ka patur fatin të bisedojë me të, të dëgjojë fjalët e tij, të shohë fytyrën e tij të vrarë nga jeta, por të qeshur, ndjen një nostalgji të thellë, pasi ai nuk ndodhet më midis nesh, qysh nga viti 1972. E shihje gjithmonë të menduar me ato flokët e tij të gjatë, që e fisnikëronin atë burrë jo shtatgjatë, me një shikim të mprehtë. Në jetën e tij të shkurtër 66-të vjeçare (1906-1972), ai kishte qënë një prej penave më të mira midis shkrimtarëve të sërës së vet. Kishte shkruar shumë, por botuar pak. Kishte shumë për të thënë, por fliste pak. Kishte tepër merita, por kurrë nuk u mburr ! Ishte trim dhe krenar që ishte shqiptar gjë që e kishte shprehur edhe gjatë kohës që kishte bërë burg në Kështjellën e Ali Pashë Tepelenës. Më 1934 botoi me pseudonimin e tij Chri-Chri shkrimet e tij therëse, fejtone dhe skica, nën titullin « Kur qan e qesh biblili ». Bashkëpunoi tek « Besa », « Flaga », « Rilindja » (Korçë), « Bota e re » (Tiranë), « Diana ». Nonda bashkëpunoi dhe me gazetat dhe revistat « Arbënia », « Përpara », « Përpjekja shqiptare » etj., ku trajtoi probleme të shumta politike dhe shoqërore. Vite më pas çlirimit ai ju përkushtua punës si pedagog i gjuhës shqipe dhe frënge, por dha dhe një ndihmesë të çmuar me shkrimet e tij therëse në revistën « Hosteni ». Në vitin 1962 botoi « Bota siç ish kur qante dhe qeshte bilbili », si dhe një numër vëllimesh në prozë, por që janë më tepër publiçistikë letrare.
Kur i thashë njëherë profesorit tim të nderuar të letërsisë frënge në Universitet, me të cilin kuvendoja shpesh, se shokët e tij e kishin cilësuar jo më kot : « Biblil i Përmetit », ai m’u kthye duke ndezur si zakonisht atë gjysëm cigaren e tij : « Dëgjo, i dashur Fredi, Përmeti dhe Shqipëria kanë patur dhe kanë njerëz të shquar, më tepër se unë ». Nuk e zgjata, pasi nuk i pëlqente lavdërimet. Ishte tepër modest. Edhe kur bënte vërejtje për ndonjë shkrim të botuar apo shkruar nga studenti i tij, përpiqej që të « vriste me pambuk ». Bënte vërejtje shoqërore, por me tepër takt dhe maturi. Asnjëherë nuk i duroi padrejtësitë shoqërore, bile edhe kur ishte me ne si profesor letërsie. Nuk e përtypi mirë meskinitetin e një pedagogu profan që pengoi një grup të studentëve të tij të vazhdonin studimet jashtë shtetit, pasi sipas atij pedagogu « ishin akoma të rinj ». Nonda ishte ngritur kundër, por ai pedagogu me ofiq i vitit…66 « kishte fituar » me argumentat e tij banale. Nuk pranoi lavde, megjithëse i takonte për qëndrimin e tij të paepur, për prozën e tij poetike me nerv, për skicat humoristike nga më të mirat gjatë viteve 30-të e më tej, kur vazhdoi të botojë sidomos në « Hosteni ». Merrej edhe me përkthime nga letërsia frënge, të cilën na e shpjegonte me aq pasion e bukuri. Shpesh qëndronin me sy të ngulur te shikimi i tij serioz, te pamja e tij njerëzore, shprehëse dhe e zgjuar kur na tregonte për Hygoin, Rabelenë, Dumasin, Merimenë, Mopasanin, si dhe pena të tjera të shquara të letërsisë franceze, atje në katin e dytë të Fakultetit të Histori-Filologjisë. Megjithëse ishte një nga personalitetet e shtypit të viteve ’30, polemist i shtypit të atyre viteve, ai fatkeqësisht është përmendur pak nga kritika e viteve të mëvonshme ose mund të themi se është anashkaluar pa të drejtë. E vërtetë se ishte modest së gjalli dhe nuk pranonte të jepte intervista apo të afishonte dijet, zgjuarsinë e tij të pamasë, por meritat e tij njihen nëpërmjet poezive, prozave poetike e sidomos skicave humoristike... Nonda Bulka njerëzori, i urti, i dashuri, i dhëmshuri, e meritonte më tepër të përmendej jo vetëm për to, por edhe për përkthimet me vlerë nga shkrimtarët francezë, për përmbledhjet e « Tregimeve të moçme shqiptare » të Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko), etj etj. Nga skicat, fejtonet dhe shkrimet e tij më të mira mbaj mend « Intervistë me Shën Pjetrin », « Mësim gjeografie », « Vija e vdekjes », « Kujtime tragjikomike », « Përralla abisine » etj. Profesor Nonda ishte tepër mirënjohës dhe gjatë kohës që kurohej në Rumani la këtë shënim : « Atdhetarit veteran Dhimitër Kristesku, i dhuroj këtë vepër modeste, në shënjë mirënjohjeje, për mikpritjen, dashurinë dhe ngrohtësinë që ka treguar ndaj meje, me gjithë familjen e tij »(Bukuresht, 31 maj 1972). Gjyshi i sime shoqeje, Dhimitër Kokoneshi që e kishte patur profesor Nondën, shok të ngushtë, pasi qëndronin bashkë në pushime në Pogradec, tregonte se ishte njeri me karakter, nuk mashtronte kurrë kur luanin sëbashku me letra, apo edhe e quante tepër modest, kur shokë të tjerë të një moshe pak a shumë të avancuar, nxirrnin meritat e tyre të « Luftës ». Ai vetëm buzëqeshte dhe vështronte me shikimin e tij të mprehtë, por tepër domethënës…U nda nga ne nga kjo jetë, më 14 nëntor 1972, pasi e breu sëmundja e pashërueshme, njeriun e mirë, të çiltër, të madhin Nonda Bulka. Vepra « Gazetarë dhe publicistë të shquar » (Fjalor enciklopedik) (botuar në 2005 nga Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut (UGPV), i jep një vend të dukshëm figurës së publicistit dhe shkrimtarit pendëartë, Nonda Bulka
Ja një kujtimet e mija të paharruara me profesorin tim Nonda Bulka.
Atë ditë pranvere të vitit 1966, profesori ynë hyri në klasë dhe nuk na kërkoi si zakonisht leje për të pirë një gjysëm cigare, siç e kishte zakon, por na tha : “ Sot letërsinë, nëse jeni dakord, do ta bëjmë jashtë në natyrë, afër kodrave të liqenit artificial ”. Nuk e di por ishte diçka e veçantë që do ta ruaj si kujtim gjithë jetën time. Chri-Chri, pseudonimi i tij letrar në vitet 30-të, na shpjegonte me aq dashuri dhe përsosmëri ecurinë e letërsisë frënge, sa ne shpesh kishim dëshirë të qëndronim akoma me të gjatë, edhe pas rënies së ziles që tregonte mbarimin e orës së mësimit. Kishte udhëtuar dhe lexuar shumë dhe dukej që kishte një formim të përkryer që shprehej dhe në shkrimet e tij realiste dhe tepër të forta në ide. Na fliste me aq pasion e dashuri për Viktor Hygonë, Romen Roland, Henri Barbusse dhe shkrimtarë të tjerë dhe me shpirtin e tij romantik na tërhiqte në atë botën e bukur të letërsisë frënge. Përkthente dhe vepra të letërsisë frënge, sidomos romane të shekullit XIX. Dhe po ta shohësh me kujdes veprën e Nonda Bulkës së paharruar ajo është një polemikë e një gazetari pendëhollë, e poetit, e narratorit apo e një kritiku dashamirës letrar. Pamfletet e tij të shkurtër në përmbledhjen e tij “Kur qante e qeshte bilbili”, botuar në 1932, “Vjershat satirike”, “Fabulat” dhe “Maska të çjerra” janë një pasqyrë e shpirtit të tij të pastër, njeriut me karakter të fortë, gjithmonë i buzëqeshur dhe tepër zemërmirë. Flisnim bashkë për letërsinë, i tregoja shkrimet e mija ku më bënte vërejtje të sakta, si fëmijës së tij, « pa më vrarë », por thjesht si një prind i vërtetë. Ishte njeri i madh dhe na donte si fëmijët e tij, na qëndronte pranë, na këshillonte, sepse jeta e tij tërë dallgë, nuk i kishte falur një fëmijë të vetin…
Profesor Nonda na thërriste herë pas here në shtëpinë e tij në rrugën e Durrësit, ku diskutonim me pasion për letërsinë frënge dhe shqipe dhe ku na servirte edhe ndonjë raki nga Përmeti i tij. Shihnim ndonjëherë televizion, pasi në atë kohë ishin të rrallë. Kishte marrë në Rumani, një xham me ngjyrë për televizorin dhe shikimi ishte me një refleks disa ngjyrësh. Në Rumani kishte shkuar për t’u kuruar nga gryka, sëmundje që fatkeqësisht ja shkurtoi jetën. Dhe një ditë e përcollëm në banesën e fundit në vitin 1972, në moshën 66 vjeçare.
Profesor Nonda kishte një bibliotekë shumë të pasur, sidomos me autorë francezë dhe herë pas here na jepte libra për t’ lexuar.
Njëherë një shok i fakultetit tonë u bë gati të merrte një libër nga biblioteka. Profesori, pa u ngritur, por me zërin e tij impulsiv, pjesë e karakterit të tij, e ndërpreu në hovin e tij : “ Djalë, para se të marrësh atë libër, ki parasysh se duhet të kthesh tjetrin që ke marrë ”…Dhe shtoi: “Dua t’u le dhe brezave të tjerë të shfletojnë librat e mi”. Kujtimi, shoku ynë i klasës, që u largua shpejt nga kjo jetë, me atë të qeshurën karakteristike, na bëri edhe neve që të shpërthenim në gaz.
Ky ishte një mësim i bukur për çdonjerin nga ne. Qysh atëhere më ka mbetur pasion i veçantë t’i ruaj librat me kujdes kudo që kam qënë, në banesën time në Tiranë dhe kudo që më kanë çuar rrugët e jetës.
Marrë nga libri « Me zemër të pastër”, botimet “Alor”, 2008

Vedat Kokona, profesori i fjalorëve
Ai u largua nga kjo botë me kujtimin më të mirë, të profesorit flokëbardhë që na dha nocionet e para të artit të përkthimit. Shumë nga botimet e tij mbajnë autografin e tij të cilat i ruaj me kujdes në bibliotekën time. Më shkruante pak para se të ndronte jetë se shqipot nuk mendojne për fjalorë e lexim…Dolëm në fotografi bashkë me të në Tiranë, në shtëpinë e tij, ku i qëndronte pranë e shoqja, një grua e urtë dhe pafjalë, diskutuam për fjalorin e madh që kishte në dorë, për një botim tjetër që kishte dëshirë që unë ta sponsorizoja…Fliste me atë zërin e tij karakteristik, me gjuhën e pastër shqipe, për të cilën kishte punuar shumë dhe kishte botuar së fundi “Thërrime me mjaltë”-gramatikë e vogël e gjuhës shqipe. Më thoshte me keqardhje se “me kalimin e kohës në shtyp e në mjetet e komunikimit masiv përdoreshin shumë fjalë të huaja, duke e lënë pas dore gjuhën amtare, për të cilën u munduan aq shumë rilindasit që e shkruan edhe me gjak”.Mbi të gjitha kujtuam edhe vitet e shkuara, ato vite të 1965-66 kur shkonim bashkë me profesorin flokëbardhë në malin e Dajtit, duke u ngjitur në këmbë. Rrugës ai na mbante gjallë dhe megjithëse binte dëborë dhe bënte ftohtë na tregonte pambarim barcoleta me kripë dhe me “bum”. Kujtuam edhe vitet e fakultetit kur profesori i shquar na dha nocionet e pastra të përkthimit që më shërbyen pastaj tepër gjatë viteve. Kujtonte me nostalgji romanin e tij “Me valët e jetës”, si dhe dramën “Hijet e natës”, që ai ish kryeministri e kishte ndaluar pa kuptim. Sidoqoftë vite më vonë, ajo u vu përsëri në skenë dhe profesor Vedati ndjente një kënaqësi të veçantë. Kujtuam edhe raste të shumta kur ndonjë nga bashkëstudentët i emocionuar bënte gabime në shqiptimin e fjalëve frënge, e ai me dashamirësi e korigjonte, ose shtonte me shaka: “T’i shkruajmë Akademisë Franceze që ta përfshijë këtë fjalë të re në fjalor”.Kujtuam edhe Rudinën e cila pyeti a ka në frëngjisht fjalë “përtoj” e ai ishte përgjigjur se nuk ka francezë përtacë, prandaj edhe folje të mirëfilltë në frëngjisht nuk ka. Ose mbaj akoma pranë letrën e tij të fundit që më dërgonte së largu, midis shumë të tjerave ku më shkruante me dashuri: “I dashur Alfred. Të uroj nga zemra, pak me vonesë ç’është e vërteta për dhuratën që më pate bërë shumë kohë më parë dhe për të falat që më ke dërguar disa herë. Nuk të kam shkruar, por ta dish se të kujtoj shpesh me dashuri. Je nga fort të pakë ish studentë të mi që të kam pranë shpirtërisht dhe shpesh e kujtoj shëtitjen në Dajt 30 vjet më parë dhe fjalët që shkrove për profesorin flokëbardhë. Me rastin më të parë që do të gjej do të të çoj një botim, me disa sonete të Shekspirit. Këtu gramatika thuajse s’po shitet. Shqipot s’kanë nevojë për gramatikën e gjuhës së tyre, të cilën e njohin shumë mirë. Urimet e mija më të përzemërta për Vitin e Ri dhe Krishlindjen ’96. Të përqafoj me mall. I Yti Vedati”…
Ai u largua nga ne, por me kujtimin më të mirë të një njeriu zemërmirë, me pasion për jetën, për gjuhën, për frëngjishten që aq mirë e zotëronte, duke na lënë së fundi një dhuratë të çmuar për gjuhën: fjalorin 35 mijë fjalësh shqip-frëngjisht, botuar nga kmiku ynë i përbashkët Fatmir Toçi, i botimeve “Toena”…
Nga vëllimi “Nxënësja e etur e gjuhës romanshë” (Toena), dy gjuhësh shqip-frëngjisht
___________________
Muzikologu zviceran Marcel Cellier dhe shqiptarët
Nuk e mbaj mend mirë se si lindi miqësia jonë, vetëm se atë mbrëmje e ndjeja veten tepër të lumtur që isha në shtëpinë e Marcel Cellier, bashkë me gruan time. Ishte edhe për të një gjë e mirë, pasi shpesh nga që lodhej gjatë javës parapëlqente të qëndronte e të çlodhej në shtëpi, përveç punëve të shumta që e prisnin. Marceli na nxorri aperitivin dhe na shërbeu gjëra të tjera, me atë buzëqeshjen e tij karakteristike. Gjithmonë faqet i rrinin të kuqe. Kujtonte udhëtimin e tij në Shqipëri e sidomos në festivalin e Gjirokastrës ku kishte bërë rregjistrime të bukura e me shumë vlerë. E vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte se atëherë dikush atje në Tiranë nuk kishte pranuar ta shoqëronte e shoqja e cila donte të realizonte fotografitë, siç bënte në udhëtime të tjera me të. Edhe unë kisha mbetur i mërzitur atëhere, por të paktën nga Zvicra shkuan tre personalitete të artit: Marcel Cellier, Pierre Barde dhe Antoine Bordier, të dy gazetarë të televizionit të Gjenevës...
Atë darkë aty ishte edhe Aleksandri, djali i Marcelit, një virtuoz i vërtetë, që e kishte azhendën e tij të mbushur plot, për muaj të tërë. Ai kishte kënaqësi të merrte pjesë nëpër dasma dhe të kënaqte të pranishmit me lojën e tij të mrekullueshme. Ishte dhe djali tjetër si edhe e shoqja e tij. Pas një kohe, mbasi kishim dëgjuar Aleksandrin në piano, si dhe Marcelin duke na treguar muzikën e tij të rregjistruar shqiptare, Marceli më tha: „Do të të jap një dhuratë. Ky është disku i ri që kam bërë me muzikë shqiptare, realizuar në Francë... U emocionova kur e mora atë disk me nënshkrimin e Marcelit…Mbi të gjitha më kujtoheshin emisionet e tij pasionante tek “ Radio Swis romandë ” për muzikën shqiptare. Ato fjalë të bukura e plot dashuri të Marcelit për këngët tona popullore, për folklorin shqiptar: „ Këngët ishin shumë dinjitoze“, „qënja `shqipëtare` e kësaj pasurie“ kur ai u drejtohej „miqve të muzikës tradicionale të Zvicrës“, siç e përsëriste vetë shpesh. Më kujtoheshin fjalët e tij shumë poetike: „Ngjitem me manjetofonin tim Nagra, mbajtur krahëqafë, në rrugën e mundimshme dhe me gurë që shkon zigzag deri tek kalaja e Gjirokastrës. Duke marrë përsëri frymë, shikimi im shkon tek çatitë prej guri të qytetit piktoresk...“ Dhe më tej, ai thekson kur shiu i rrëmbyeshëm fillon të bjerë mbi skenë: „Shqiptarët janë shumë krenarë dhe nuk braktisin me asnjë pretekst... Artistët kanë ardhur nga disa fshatra dhe lugina të largëta, në mënyrë të çuditshme me dhunti, për të na shfaqur diçka me origjinalitet të habitshëm“... „Të gjithë ngrinin shëndet me të gjithë, me konjak Skënderbej për miqësinë me Shqipërinë ”. Ai tregon: „Papritur, pas meje, dëgjoj të flitet për emra që janë tipikë amerikanë. Pra shkoj në atë drejtim dhe menjëherë bëj një pyetje: „Nga keni ardhur?“ „Ne jemi shqiptarë nga Detroiti i SHBA“- më përgjigjen ata. „A e ndjeni veten si në shtëpinë tuaj këtu në Gjirokastër“- i pyes. „Jo, këtu ne jemi në shtëpinë tonë“.
„Ky grup, sapo ngjitet në skenë, thotë Marceli, la një përshtypje shumë të mirë, të stilit me të vërtetë shqiptar...“
Më tha se para pak kohe kishte marrë Oskarin për muzikën bullgare dhe të njëjtën gjë donte të realizonte me muzikën shqiptare. Propozoi që të bënte një disk tjetër me muzikë shqiptare, duke futur elementë të rinj...
Le të shpresojmë se dikush do të bëj një hap për të realizuar dëshirën e mikut tim Marcel dhe të gruas së tij shumë të devotshme Katerina që e shoqëron në çdo udhëtim pune, me fotografitë e saj të arrira...
Darka kaloi në një atmosferë të këndëshme, megjithëse ne na u desh të ktheheshim vonë në Gjenevë, nëpër rrugën me dëborë dhe të lodhur. Në mendje më mbetej melodia e luajtur në mënyrë të përkryer nga Aleksandri që e bëri enkas për neve, si dhe buzëqeshja e shprehur në faqet e kuqe të Marcelit që ishte tepër mirënjohës se kisha bërë përçapje për ta shpënë në Shqipëri, megjithëse unë kisha bërë detyrën time. Në radiokasetën e makinës sime, kisha lëshuar „simfoninë pastorale të shtetit mëmë“, sipas fjalëve të mikut tim muzikant, një muzikë polifonike arkaike të Jugut të Shqipërisë...
________________
Meditim për doktoreshën humane zvicerane, mike e shqiptarëve
...Prej vitesh kam ndarë me personelin human mjekues, mjekë dhe infermiere në Gjenevë, para fillimit të një konsulte, « kruasantin » (croissant) dhe kafen e mëngjezit, duke diskutuar lirshëm dhe si midis kolegësh që na bashkon një qëllim : si të përmirësojmë bisedën me një pacient nga Shqipëria, Kosova apo nga viset, Maqedonia, apo me bashkëkombas shqiptarë që janë vendosur në Zvicër, qoftë edhe përkohësisht. Flasim për atë gruan shqiptare që nuk dinte asnjë fjalë frëngjisht dhe dëshirën e saj për të kuptuar gjithçka nga biseda, për prindin e asaj fëmije që nuk ka konsultuar asnjëherë mjek në fshatin e saj, për mungesë mjetesh dhe personeli mjekësor…Midis tyre, kam pasë rastin të marr pjesë dhe të diskutoj me doktoreshën zvicerane Marinette Wyss, një njeri i qetë, në pamje e ashpër, por tepër modeste, njerëzore dhe e urtë, kur e njeh nga afër. Për të gjithë ata që kanë pasë fatin ta njohin, ajo nuk linte asnjerin prej tyre indiferent. Kureshtare, njerëzore dhe e dashur, ajo vazhdoi në rravat e jetës, duke ecur në një « udhë » profesionale që dallohej nga autorësia e saj për një trajtim të ri të sëmundjeve gjenetike, duke përfshirë edhe Talaseminë, që është e përhapur sidomos në zonat mesdhetare : Greqi, Itali, Qipro, Shqipëri, Francë, Britani e Madhe por edhe në vendet arabe, si edhe në Kanada, SHBA, si rezultat i migrimit. Doktoreshë Wyss kishte aftësi të bashkëpunonte ngushtë dhe me kolegët e saj të spitaleve të tjera në Zvicër, por edhe jashtë, si për shembull edhe me profesorët shqiptarë të hematologjisë, Selaudin Bekteshin dhe Enis Boletinin. Ajo komunikonte edhe me profesorin e shquar francez Robert Girot lidhur me pacientët shqiptarë që kuronte në Departamentin e Pediatrisë së Spitalit Kantonal Universitar të Gjenevës. Kohët e fundit para rastin të shfletoj letërkëmbimet e saj me prof. Enis Boletinin, si dhe me prof. Robert Girot. Ajo shquhet për shpirtmadhësi dhe këmbëngulje për të trajtuar pacientët talasemikë me një terapi sa më bashkëkohore. Ajo ka shpëtuar shumë jetë fëmijësh dhe adoleshentë që vinin nga kontinente të ndryshëm, duke përfshirë edhe nga Shqipëria, Kosova dhe viset. Gjithçka që po shkruaj më poshtë, është një nga mijra dëshmitë që mund të shkruheshin nga qindra njerëz që kanë biseduar dhe kanë ndeshur me këtë doktoreshë të jashtëzakonshme.
Megjithëse i kam shprehur disa herë dëshirën që të shkruaj për jetën e saj, ajo me modestinë që e ka karakterizuar nuk ka pranuar, pasi e quante veprën e saj, si përkushtim modest ndaj profesionit që e kishte pranuar me dëshirë. Lindi në vitin 1930 në një familje modeste zvicerane dhe shumë shpejt prirja e saj ishte mjekësia, studimi i sekreteve të trupit të njeriut dhe gjetja e rrugëve për të ulur sadopak dhembjet e atyre mijra të sëmurëve që prisnin diçka më të mirë…Ajo me punën e saj si mjeke, qysh e re fitoi besimin e ekipit tjetër mjekësor, si dhe të pacientëve të shumtë. Komunikonte me ta me një gjuhë të thjeshtë, në frëngjisht, gjermanisht, italisht apo anglisht, kur kishte të bënte me pacientë, dhe me gjuhën mjekësore të mirëfilltë, me kolegë zviceranë apo të huaj. Shumë shpejt mori titullin e lartë Doktore në mjekësi dhe në vitin 1973 krijoi Qendrën e Hematologjisë dhe Onkologjisë Pediatrike në Spitalin Universitar të Gjenevës. Në këtë spital kanë kryer sidomos studimet e tyre universitare dhe pasuniversitare edhe shumë mjekë shqiptarë që sot kanë marrë edhe titullin profesor në mjekësi. Sot kujtohet akoma me respekt nga ish-kolegët e tij në Spitalin Kantonal Universitar të Gjenevës, profesori i dëgjuar shqiptar, Isuf Kalo, i cili ka qënë për një kohë të gjatë edhe funksionar i lartë i OMS-it në Kopenhagë. Ai nuk i ka ndërprerë lidhjet me ish-kolegët dhe profesorë zviceranë edhe pas largimit nga Gjeneva ; vazhdon edhe sot e kësaj dite që është kthyer në Shqipëri. Me ndihmën e tij do botohet së shpejti një libër në shqip i profesorit të dëgjuar zviceran Jean-Philippe Assal. Edhe doktor Met Dybeku, i cili është nga Shqipëria dhe po përgatit me një profesor të shquar zviceran një projekt për geriatrinë shqiptare (mjekimin e të moshuarve). Kardiologia Adriana Keta pas aftësimit në Spitalin Kantonal Universitar të Gjenevës jep përvojën e saj, të fituar në Zvicër por edhe në Francë, në Spitalin Kantonal të Lozanës, dhe së shpejti do të shkojë si konsulente në Spitalin me famë botërore të Zyrihut. Mjekë të tjerë nga Shqipëria janë aftësuar në Spitalin Universitar të Gjenevës, diabetologë, dentistë, gjeneticienë etj, si dhe një numër infermeriesh që kanë marrë edhe diploma në shkollën e Lartë « Bon Secours » në Gjenevë, partnere e privilegjuar e Spitalit Kantonal Universitar të Gjenevës…

...Doktoreshë Wyss, ashtu si edhe profesor Jean-Philippe Assal që është njëkohësisht anëtar nderi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe drejtor i një qendre të OBSH-së në Gjenevë, profesor Pierre Dayer, drejtori shkencor i Spitalit Universitar të Gjenevës, prof. Afksendyos Kalangos kryekirurgu i famshëm botëtor në Sherbimin e kardiologjisë vaskulare (ka realizuar me shumë sukses edhe operacione të zemrës të pacientëve shqiptarë dhe ka shpëtuar mëse njëherë, jashtë territorit spitalor me përvojën e tij shëmbullore, një paciente shqiptare që pati një vdekje klinike), kanë pritur dhe formuar shumë mjekë shqiptarë si dhe kanë bërë të mundur ardhjen në Gjenevë edhe të personelit tjetër mjekues shqiptar. Ndjenjat e tyre dhe respekti për shqiptarët kanë bërë që shkëmbimet dypalëshe në fusha të ndryshme të mjekësisë bashkëkohore të vazhdojnë.
Doktoreshë Wyss, siç e quanin kolegët e saj, si dhe pacientët dhe prindërit e tyre ishte një nga pionieret e mjekësisë moderne zvicerane, por modestia, urtësia dhe krenaria e saj, bënë që ajo shpesh çdo arritje të saj ta kalonte në heshtje…Tani, ajo nuk mund të më qortonte ndoshta me shikimin e saj me buzëqeshje por edhe njëkohësisht qortues : « të kam thënë të mos shkruash për mua se gjithçka që kam bërë ka qënë e zakonshme dhe gjithë personeli mjekësor ka dhënë ndihmesën e vet »…Unë e mora këtë guxim, pasi ajo s’ka shumë ditë që u largua nga kjo jetë, në moshën 76 vjeçare. Ky është një homazh që i bëj një mjeke zvicerane, por edhe mike e shqiptarëve, që u dha gëzim dhe optimizëm për jetën qindra e qindra vogëlushëve dhe adoleshentëve, si edhe prindërve të tyre, qofshin këta zviceranë apo të huaj, por me sigurinë se e ardhmja e tyre do të ishte më e mirë. Ajo iku ashtu e heshtur, me vështrim të patronditur në çastet e fundit, e urtë, pa u qarë njëherë. Ajo iku por qindra e qindra pacientë të saj, që tani janë në moshë madhore, zviceranë dhe të kombeve të tjerë që kanë zgjedhur Zvicrën si tokë qëndrimi, edhe për disa vite, do ta kujtojnë Doktoreshë Wyssin, si një qënie të hijshme, të gjallë, me fytyrën që i shkëlqente para çdo pacienti. Personalisht, do të kujtoj ditët që kemi kaluar bashkë, jo vetëm kur ajo ushtronte profesionin e mjekes hematologe, por edhe kur ajo doli në pension. Kujtonim çastet e vështira por edhe gëzimin e saj kur pacienti bëhej më mirë ose shërohej fare, në sajë të teknikave të reja në mjekësi. Kujtonim pjesëmarrjen e saj në programe kërkimore për transplantimin e palcës së kockës tek fëmijët Talasemikë. Çdo herë që vija nga ndonjë udhëtim jashtë shtetit, nga kononferencat ndërkombëtare për Talaseminë, më dëgjonte me vemendje. Ashtu si ai profesori i nderuar shqiptar, Aleko Vesho që megjithëse ka mbushur 80 vjet, i shprehet një mikut tim mjek që t’i dërgoj botime të reja për Talaseminë, edhe ajo ngaqë nuk kishte mundësi të lëvizte më, i priste si ujët e pakët botimet në përgjithësi për hematologjinë, por në veçanti për Talasemikët. I fola për takimin me babain e transplantimeve të palcës së kurrizit, profesor Guido Lucarellin, i cili ka arritur të bëjë transplantime edhe në raste kur nuk ka përputhshmëri të plotë BMT. I theksova se profesor Lucarelli më ishte shprehur se s’ka shumë kohë që kishin realizuar rezultatet tek pacientë me Talasemi Major që nuk kanë përshtatshmëri BMT me donatorët e mundshëm. Ky është një studim i shumanëshëm dhe premtues ». I thashë doktoreshës Wyss se profesori i nderuar italian që ka realizuar transplantime me sukses edhe tek fëmijë shqiptarë do të më dërgojë së shpejti përmbledhjen e re të transplantimeve për hemoglobinopatitë në të ardhmen. I theksova se ai do të shkojë dhe në Shqipëri për një program bashkëpunimi të mëtejshëm në këtë fushë. Ju mbushën sytë me lotë dhe më kujtoi rastin e një fëmije që shumë kohë më parë kishte luftuar për ta mbajtur në jetë, por për shkak të teknikave jo të avancuara ato vite në këtë fushë, ajo nuk kishte mundur ta shpëtonte…Më thoshte shpesh se biblioteka e saj ishte e hapur për mua në çdo kohë për ta shfletuar. Me mijra faqe të shkruara nga dora e saj, nga përvoja e pasur e jetës mjekësore. Shumë nga to nuk i botoi, pasi nuk i quante si vlera të krijuara prej saj. E gjeta me lot në sy kur shfletonte së fundi revistën me prestigj « American Journal of Medical Genetics » ku ishte botuar një punë kërkimore e saj në fushën e hematologjisë. Kolegët nuk e harronin, por gjithmonë merrnin mendimin e saj, megjithë moshën e thyer. Botimi i saj, së bashku me kolegun, docentin Pierre Wacker, « Regresi i insuficensës kardiake pas administrimit ambulator intravenoz të Desferalit në Talaseminë Majore » që do përkthehet edhe në gjuhën shqipe, është një udhërrëfyes dhe një dëshmi e punës së saj me pasion, e ndjekjes me përsosmëri edhe të pacientëve shqiptarë. Kishte qënë anëtare e Byrosë së Ligës kundër kancerit të Gjenevës, drejtuese e Departamentit të Pediatrisë në Qendrën Mjekësore Universitare të Vodit (CHUV), ku kanë punuar edhe punojnë akoma mjekë shqiptarë që kanë bërë emër në fushën e tyre të specialitetit mjekësor. Ka qënë konsulente e Spitalit të dëgjuar « La Tour » në Gjenevë, si dhe ka marrë pjesë në shumë programme kërkimore për transplantimin e palcës së kokcës në Evropë…
Doktoreshë Wyss, duke e parë pasionin tim për të mësuar më tepër për Talaseminë, më tha një ditë, pas leximit të dy librave të mij të fundit dy gjuhësh frëngjisht dhe shqip « Meditime për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara », si dhe « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » , ku unë kam përfshirë përveç tregimeve, skicave dhe refleksioneve edhe artikuj të mij lidhur me hapat në luftën kundër Talasemisë : « Mesazhet lidhur me mjekimin klinik të talasemisë janë të shumta dhe premtuese. Shkencëtarët punojnë në këtë drejtim, por realizimet e tyre do të varen edhe nga pranimi i një mjekimi klinik të përshtatshëm nga ana e vetë pacientëve talasemikë, për të arritur pastaj tek mundësia e një kurimi më të efektshëm”. Ajo i jep rëndësi edhe informimit të familjeve që kanë predispozicion të kenë paraardhës me genin e Talasemisë, depistimit të tyre me anë të anketave në familje, gjatë konsultave mjekësore të përditshme apo paralindjes, çka ndikon në parandalimin e sëmundjeve te fëmijët e ardhshëm ; shtron si domosdoshmëri diagnozën prenatale, që falë përparimeve të teknikave të marrjes së materialit gjenetik dhe biologjisë molekulare, është zbatuar që nga vitet 1970.
Një ditë duke kërkuar në dosjet e saj të panumërta, ku kishte shkëmbimet e saj me mjekë të vendeve të ndryshme, më nxorri edhe letërkëmbimin me Doktor Enis Boletinin dhe, nëpërmjet tij, me profesor Selaudin Bekteshin, lidhur me trajtimin klinik fillestar të një pacienti shqiptar në klinikën e saj. Bile më tregoi edhe letërkëmbimin me profesorin e dëgjuar francez Robert Girot, një nga njohësit më të mirë të Talasemisë në botë. Ai i shkruante se prof. Enis Boletini kishte komunikuar me të lidhur me mjekimin e disa pacientëve shqiptarë dhe e quante me interes bashkëpunimin me atë mjek shqiptar që e njihte shumë mirë problemin e Talasemisë. Ai ka trajtuar për herë të parë me sukses, me eliminues të rinj të hekurit, që grumbullohet në trupin e talasemikëve, edhe pacientë shqiptarë. Doktoreshë Wyss kishte miqësi me të, ndaj konsultohej gjithmonë edhe për pacientët shqiptarë që ajo kuronte me tepër përkushtim e dashuri. Prof. Robert Girot ka shumë botime për Talaseminë. Ai tashmë është një nga bashkëpunëtorët më të njohur të Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), që kohët e fundit i ka zgjeruar kontaktet me Ministrinë tonë të Shëndetësisë, me mjekët tanë hematologë dhe me shoqatën shqiptare të luftës kundër Talasemisë. Presidenti i saj, Musa Zenelaj, është një anëtar i TIF, me të drejtë vote, midis shoqatave të vendeve të tjera anëtare.
I kujtoja Dr. Wyss, sidomos në këtë vitin e fundit, se ajo ishte gjithmonë e pranishme në shërbimin e hematologjisë dhe rrezatonte akoma me këshillat e saj atje. E kuptonte se i jepja kurajo dhe i vinte keq se, për shkak të sëmundjes së saj, nuk mund të ishte më e pranishme atje … ; megjithatë shprehte një kënaqësi kur e cilësonin akoma si të domosdoshme në shërbimin hematologjik…Bisedonim në apartamentin e saj në Shampel të Gjenevës, tepër modest për një mjeke të njohur si ajo, me piktura të shumta, dhuruar nga dashamirës të saj. Më tregonte për pasionin e saj, qysh në rini, për librat, për pikturën, për udhëtimet, për dëshirën e shprehur nga një qytetar belg, mik i saj, për t’u vendosur në vilën e tij, diku në rrethinat e Brukselit…Ajo megjithëse kishte mbetur mik me të, nuk kishte pranuar të largohej nga shërbimi hematologjik pranë Spitali Universitar të Gjenevës, pasi aty ishte kënaqësia, jeta e saj si mjeke. Kujtonte udhëtimet e saj në Europë, etj., shërbimet lidhur me transplantimet, bashkë me mikeshën e saj të vjetër, Karolinën…Kujtonte ato netë pa gjuhë të mikeshës së saj, Roza, e cila i qëndronte pranë, e qetësonte, i jepte pak e nga pak për të ngrënë dhe ia ledhatonte flokët e saj të bardhë…Disa kohë më parë, pasi pa librat e mi, si dhe botime të shkrimtarëve shqiptarë, që i kisha dhuruar apo diskun me muzikë shqiptare të realizuar në Festivalin Foklorik shqiptar nga miku im Marcel Cellier, fitues i Oskarit për muzikën e tij, ajo më tha : « Kam letra shqip nga pacientë shqiptarë, por siç e di, unë shqiptoj vetëm disa fjalë shqip : « Mirëdita », « Si ndiheni », « Faleminderit », « Mirupafshim » dhe disa fjalë të tjera. Do të doja të mësoja më tepër »…Unë e dija se gjendja e saj shëndetësore nuk e lejonte të bënte një sforcim të tepërt, por për ta qetësuar i përgjigjesha : « Do ta mësojmë bashkë pak e nga pak ».
Më lejoni t’u tregoj një kujtim të bukur dhe të paharruar për doktoreshën Wyss.
« Mbrëmja e asaj të shtune tek « Victoria Hall », salla më me prestigj në Gjenevë ku shfaqen operat, ishte e mrekullueshme. Çasti më prekës ishte kur orkestra, nën tingujt e "Ditëlindjes së gëzuar" i bënte thirrje një gruaje të moshuar, serioze dhe që nuk flet shumë, por ka një zemër dhe ndjenja njerëzore të jashtëzakonshme. Quhet Marinette Wyss, por të gjithë e thërresin Doktor Wyss. Ajo u emocionua kur Natalia i dha një buqetë të madhe me lule dhe e përqafoi fort si nënën e saj, shënjë e mirënjohjes për vitet e një jete të lumtur, në sajë të kujdesit të treguar nga Doktoreshë Wyss. Ajo vazhdonte ta mbronte atë dhe Natalia e adhuron me një pasion të jashtzakonshëm. Ajo u përgjigj me shumë modesti kur kolegu i saj më i ri fliste për jetën e saj në shërbim të qindra e qindra njerëzve.
Ajo ka punuar qysh prej afro tre dhjetëvjeçarësh në spitalin e fëmijëve në Gjenevë. Ajo ka parë të kalojnë para saj fëmijë që vuanin, që luftonin për një jetë më të qetë e me më pak halle, që diti t'ua ulë dhimbjet; ajo ka parë fëmijë që në fillim kishin frikë nga spitali, dhe analizat, që vinin nga zona të thella të Kosovës apo vise të tjera, por me butësinë e fjalët e saj, ajo mundi t'i bindë për dobinë e trajtimit. Sëbashku me ekipin simpatik dhe kompetent të Hematologjisë, ajo bën gjithçka për t'u kujdesur dhe shëruar fëmijët e prekur nga sëmundjet imuno-defiçitare etj. Shpesh ajo qëndron vonë në spital, pranë fëmijëve të sëmurë ; diskuton me ta dhe gjen ilaçin më të mirë duke u konsultuar me kolegët e tjerë specialistë që përfaqësojnë një ekip kompakt. Megjithëse e ka kohën shumë të zënë, ajo është gjithmonë e gatshme t'i dëgjojë. Ajo jep mendimin e saj dhe bashkëpunon me shoqatën ARFEC në Gjenevë që organizon shumë veprimtari për fëmijët e sëmurë, eskursione në Zvicër, Francë, kampe pushimi, udhëtime tek Eurodisnei etj.
Mbrëmja tek Viktoria Hall do të mbetet e paharrueshme për të gjithë ata që morën pjesë dhe admiruan gjithashtu orkestrën e artistëve të Lozanës. Ishte një kujtim i bukur për punën e përkryer që doktoreshë Marinette Wyss ka bërë dhe vazhdon të bëjë në shërbim të njerëzve , të fëmijëve dhe të adoleshentëve zviceranë, shqiptarë, arabë, italianë, portugezë e kombeve të tjerë që e përbëjnë Gjenevën multietnike »
Nga libri „Me zemër të pastër“, dy gjuhësh shqip frëngjisht, Gjenevë 2008
__________________
Meditim për shqiptarët, Europën dhe Ballkanin
Bashkëbesëlidhësi im shqiptar më gëzoi sot, pasi edhe gjuha politike e një vendi të vogël si Shqipëria po dëgjohet nga Europa e përfaqësuar në Bruksel. Gjithashtu, edhe bashkëbesëlidhësja kryeparlamentare e Republikës së Shqipërisë gjatë vizitave të saj në Gjermani. Pra ka një hap të dukshëm përpara në krijimin e një klime reale për një vend të vogël si Shqipëria, por me histori të lashtë dhe autoktonë në tokën shqiptare që i përket Europës qindra milionëshe. Pra hapat e ndërmarrë dëshmojnë se nuk janë më të tjerët që duan akoma të na përfaqësojnë atje me fjalimet dhe shënimet e tyre konfidenciale për „Shqipërinë e egër“, për ata „shqiptarë të pagdhendur“ „shqiptarë të çuditshëm“…Sidoqoftë, gjuha që po përdoret nga kushdoqoftë, më jep parandjenjën e kohës së gjatë që do na duhet, derisa evropianët ta quajnë edhe kombin tonë „evropian“. Megjithatë dua të kujtoj se një mik i imi shkrimtar i huaj, jo më kot është shprehur „Një njeri i urtë nuk e le veten ta sundojnë, ai as nuk kërkon të sundojë të tjerët; ai don që arsyeja të ushtrojë ndikimin e vet tek cilido, i madh apo i vogël qoftë, për jetë të jetëve“.

Në këtë shkrim nuk pretendoj të bëj një vlerësim të posaçëm dhe të hollësishëm lidhur me marrëdheniet e Shqipërise me Europën sot. Vetëm se si pjesëmarrës aktiv në tetë sesione të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, apo edhe për çështje që kanë patur të bëjnë ndër të tjera me Europën, Shqipërinë dhe Ballkanin, në Gjenevë, Paris, Vjenë, Bruksel, Nairobi, Kajro, Rhodes, Limasol, Bazel, etj., mendoj të shpreh mendimet e mija modeste. Këto janë mendime personale, të cilat më angazhojnë vetëm mua, të mbledhura gjatë vitesh, por dhe të rifreskuara nga ecuria e marrëdhënieve të Shqipërisë aktuale me Europën dhe Ballkanin.
Me kalimin e moshës, kujtimet sikur ecin shumë më shpejt se koha. Shpesh herë u rikthehem atyre dhe ndjej një kënaqësi të veçantë, por edhe brengë për diçka që nuk është bërë si duhet. Megjithatë, e ngushëlloj veten, edhe me miq të mirë në Diasporë, dhe them se duke qënë të krishterë, apo myslimanë, për të folur me Zotin e Plotfuqishëm, Allahun, kur shkojmë dhe lutemi në kishë apo në xhami, si banorë të shoqërisë multietnike në Gjenevë : arabë të krishterë apo myslimanë, zviceranë, afrikanë, shqiptarë, boshnjakë, bullgarë, maqedonas, grekë, italianë, francezë, britanikë, amerikanë etj., duhet të jemi të pastër shpirtërisht. Por cila ka qënë ajo qënie njerëzore, që, në një mënyrë ose në një tjetër, nuk ka gabuar? Kështu që edhe Zoti, besoj se na i bën „kabull“ disa gjynahe të bëra jo enkas. Prandaj, pa dashur të mbaj anën e ndokujt, nuk më pëlqen polemika midis bashkëbesëlidhësve qofshin këta në Shqipëri, Kosovë apo jashtë, në Diasporë. Pasi ajo çon sado pak ujë në mullirin e keqdashësit, që don t’i shohë Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Europës edhe për shumë vjet. Nuk më pëlqen tulatja e një pjese të intelektualëve të pavarur shqiptarë që diktatura e viteve 1944-1985, i ka lënë akoma në heshtje për këto probleme madhore të Kombit tonë, përkatësia në Europë. Këto radhë mund t’i lexojë edhe ai „qoftëlargu“, i pakët në numër kudo në Europë, që vegjeton dhe qesh pse grinden bashkëkombasit e tij dhe fërkon duart, pasi don që të kthehet një kohë e kaluar, megjithëse edhe ai po t’i ketë mbetur pak logjikë, e kupton se ajo kohë tanimë ka perënduar njëherë e përgjithmonë Ajo nuk u kthye as në kombe të tjerë në Evropë, qoftë në Lindje, Perendim, Jug apo Veri…
Përsëris, hezitova shumë që t‘i shkruaj këto radhë për shqiptarët dhe Europën, pasi dikush mund të mendojë se nuk kemi të drejtë ne, në Diasporë, të shprehemi për Kombin tonë. Por një miku im i mirë më bindi se sado keq që të jenë shkruar ato, mund të përmbajnë një dritë të vërtete, që brezi i ri, mund t‘i vlerësojnë sadopak. Pra i lejova vetes këtë luks për t‘iu rikthyer shënimeve të mija për Europën dhe përkatësinë e shqiptarëve në të. Të shkruash është një mënyrë të komunikuari, pa të ndalur njeri kur shpreh mendimet e tua. E dua akoma profesionin tim „jo të këndshëm“ që më lidh me gjuhën dhe tokën time amtare, me ecurinë e saj drejt Evropës, për të dhënë një mesazh modest. Ashtu, si ata marinarët që urrejnë stuhitë dhe trëngatat, por vazhdojnë të lundrojnë, edhe unë do të vazhdoj në udhën time të nisur prej katër dekadash…
Pra më lejoni, të nderuar lexues, të përmend shkurt që më se njëherë kam biseduar çiltër me profesor Filip Braillard, drejtor e Institutit Europian të Universitetit te Gjenevës dhe ish profesor i imi për Historinë e Europës, i cili sëbashku me stafin e Institutit dhe kolegë shqiptarë punojnë për krijimin e një Instituti të vërtetë evropian në Tiranë. Pasuniversitarë shqiptarë që studjojne tani në këtë Institut dhe të tjerë që e kanë përfunduar atë me sukses do të përbëjnë bërthamen e tij, krahas profesorëve të tjerë të nderuar shqiptarë që punojnë prej kohësh që Shqipëria të përfshihet në Europë, si dhe në organizmat që e përbëjnë atë në Bruksel, Strasburg e forume të tjera evropiane.
Nuk mund të lë pa përmendur sidomos fjalët e këshilltares federale të Konfederatës Zvicerane, Ministre e Jashtme e Zvicrës, Michelinë Calmy-Rey, lidhur me angazhimin e Zvicrës në çështjet ndërkombëtare, por edhe për vendet e Ballkanit, në Europën Jugore, pra dhe Shqipërinë dhe Kosovën. Ja si shprehej ajo tek gazeta zvicerane « Le Monde », më 25 janar 2006 : « Si edhe Bashkimi Europian që ka përparuar në vlerat e pajtimit, të demokracisë, të lirisë individuale dhe të tolerancës, edhe Zvicra, është e vendosur të nxisë gjithçka që është thelbësore për paqen në Europë. Në fund të fundit, vetëm nëpërmjet solidaritetit, ne angazhohemi në favor të popullsive të lënduara të Ballkanit. Por ndërse ky angazhim është jetik për vendet që i përfitojnë, është edhe në interesin tonë, sepse kjo kontribuon në sigurinë dhe në mbarësinë tonë të ardhshme. Prandaj, Zvicra ngulmon në përpjekjet e saj për stabilitetin në rajon dhe për pavarësinë e Kosovës ».
Më lejoni të shtoj edhe disa fjalë të zonjës së nderuar dhe kurajoze, Michelinë Calmy- Rey , botuar tek gazeta zvicerane « Le Temps » (Koha), më 25 nëntor 2005 : « Me mondializimin, ndikimi i një vendi varet nga angazhimi dhe pjesëmarja etij në shkallë ndërkombëtare. Zvicra ndjek një politikë të jashtme, të bazuar në universalitetin. Ajo është një aktore e besueshme, e parashikueshme dhe jo ithtare. Konkretisht, kjo do të thotë një neutralitet në shërbim të paqes, me qëllim që të parandalohen konfliktet që mund të kenë pasoja negative mbi vendin tonë. Prandaj me një politikë të neutralitetit aktiv dhe solidar, ne mbrojmë më mirë interesat tona. Rasti i Ballkanit Perendimor është shembull. Dhjetë vjet pas marrëveshjes së Daytonit që i dhanë fund luftës në Bosnje dhe Herzegovinë dhe gjashtë vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, në rajon ka një qetësi relative. Megjithatë, stabiliteti politik, ekonomik dhe social nuk është arritur në mënyrë të vazhdueshme Ndërkaq, ky rajon është nga ana gjeografike pranë Zvicrës. Bashkësia e shtetasve të huaj nga ish-Jugosllavia, i pranishëm në Zvicër- afro 400.000 vetë, nga të cilët 150 deri 200.000 nga Kosova- është më i madhi nga komunitetet e huaja tek ne. Këto lidhje të ngushta kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në fluksin migrator, të ligjshëm dhe të paligjshëm. Si rrjedhim, është në interesin tonë që të përkrahim paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona me Europën Juglindore dallohen nga një angazhim financiar të rëndësishëm të Zvicrës. Midis 1996 dhe 2004, ne kemi mbështetur këto vende me 1,5 miliard franga. Ndihma zvicerane ka marrë forma të ndryshme : koperim teknik, prani ushtarake në Kosovë dhe Bosnje, mbështetje vullnetare e refugjatëve, ndihmë humanitare, kontribut për Paktin e Stabilitetit. Në ballkan, veprimi ynë do të përqëndrohet këto vitet e ardhëshme në intensifikimin e marrëdhënieve politike, mbështetjen e reformave institucionale dhe ekonomike dhe promovimin e paqes. Është fjala që të mbështeten këto Shtete në përparimin e tyre drejt demokracisë, drejtësisë, prosperitetit. Në fund të fundit, këto vende do të integrohen në Bashkimin Europian, perspektivë që Brukseli ka hapur për të gjitha Shtetet e rajonit… »
Sjell në kujtesë edhe fjalët e fundit të invervistës së Ministres së Jashtme zvicerane tek gazeta « Koha » (Le Temps) e sipërpërmendur : « Bashkimi Europian mishëron qysh prej një gjysëm shekulli, vlera demokracie, tolerance, lirie. Rënia e murit të Berlinit lejoi që të integrohet Europa Qëndrore dhe Lindore. Sot Zvicra dhe komuniteti ndërkombëtar përpiqen që të bashkojnë popujt e Ballkanit Perendimor, me synimin e madh paqen ». (Micheline Calmy- Rey, Këshilltare Federale, Shefe e Departamentit federal të punëve të jashtme të Zvicrës).
A nuk na bëjnë të mendojmë mirë, këto fjalë të Ministres së nderuar të Jashtme zvicerane, një vendi të vogël, Zivcrës, si edhe Shqipëria, por që edhe pse nuk është në Bashkimi Europian, për arsye të zgjedhjes së përkohshme nga ana e vetë autoritetit të më lartë, popullit zviceran, thotë fjalën e vet hapur për përkatësinë europiane të vendeve të Ballkanit, apo edhe për interesin e këtyre vendeve për t’i parë një ditë të integruar edhe Shqipërinë, dhe vendet e tjera të Ballkanit ? A nuk duhet të mendohen mirë ata parlamentarë shqiptarë që akoma ngurojnë të afishojnë dëshirën e një populli të tërë shqiptar në Shqipëri dhe Diasporë, që i kanë zgjedhur me votën e tyre, se e mira e Shqipërisë dhe e bashkëbeslidhësve është në Europën e Brukselit, si dhe në Aleancën e Atlantikut verior, apo me SHBA dhe vendet e tjera mike të Shqipërisë dhe Kosovës ? Nuk duhet t’i vihen më gurë udhës së nisur nga demokracia shqiptare, edhe për « inat të sime vjehrre ». Ky është shërbimi më i madh që i bëjmë Kombit në këto çaste, duke lënë mënjanë mërirat e kaluara, mllefet personale. Kështu e ngrehim më lart figurën e shqiptarit trim, me karakter, të çiltër, mirënjohës, mikpritës, qoftë ai malësor, fshatar, intelektual, por që ka një aspiratë të madhe…
Nuk mund të harroj takimin e shkurtër, vite më parë, Presidentin e atëhershëm të Konfederatës zvicerane, të ndjerin dhe njerëzorin, zotin Zhan Paskal Delamura. Pasi më shtrëngoi dorën, më foli me respekt për popullin krenar të një vendi të vogël si Shqipëria, por me histori të pasur. M’u ngulitën në mendje fjalët e këtij burri shteti shumë popullor në Zvicër, sidomos në pjesën romande, pasi ai në çdo çast ka luftuar pa ndërprerje për afrimin e Zvicrës me Europën. Megjithatë, Zvicra ruan marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët e saj evropianë, si dhe ka marrëdhënie të veçanta dhe me interes reciprok me të gjitha vendet evropiane. Konfederata zvicerane përbëhet nga 26 Shtete sovrane (kantone dhe gjysëm kantone) dhe çdonjeri nga këto shtete ka një numër komunash. Konfederata zvicerane është një shtet i vogël, prejardhja e të cilit fillon nga Mesjeta. Në shekullin e XIII, tri bashkësi malore vendosën të bashkohen për të krijuar një shoqatë të lirë kundër zotërimit të dukatëve rrethues. Kjo aleancë u konsolidua pak e nga pak duke përfshirë rreth vetes bashkësi të tjera të fshatit dhe komuna urbane, për t’u shndëruar në një konfederate të vërtetë shtetesh. Ajo mundi të sigurojë autonominë e vet, megjithë mosmarrëveshjet e brendshme. Pas luftës civile të Sonderburgut, më 1848, Konfederata e Shteteve u shndërrua në një Shtet Federal…
Lexova ne shtypin zviceran këto ditë një fakt interesant: nje shqiptar kishte gjetur nje portofol në rrugë dhe e kishte dorëzuar. Njeriu që e kishte humbur portofolin donte t'i jepte pak të holla për gjestin e tij, por shqiptari nuk kishte pranuar. Një shenjë e mirë për një popull që është punëtor dhe i ndershëm. Vetëm një pakicë „qoftëlargësh“, me keqdashje, i vënë kapelen e njerëzve që merren me drogë dhe nuk e di çfarë tjetër akoma. Sjellja e atij shqiptari në Zvicrën që kufizohet me vende që janë në Bashkimin Europian dhe Zvicra me to ka marrëdhënie të shkëlqyera, është një nxitje per ata qindra mijra shqiptarë që punojnë me nder në dhé te huaj. Gjithashtu ata ndihmojne edhe familjet e tyre atje ne Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi. Zvicra ka dhene mundësi që fëmijët tanë të mësojnë krahas frëngjishtes, gjermanishtes, anglishtes, italishtes, edhe gjuhën shqipe. Gjithashtu ata kanë të drejtë, falë mirëkuptimit të popullit dhe autoriteteve zvicerane, të kenë dyshtetësinë. Shqiptarët bashkëjetojnë me zviceranët, si shumë përfaqësues nga popuj dhe shtete të ndryshëm të botës, të cilët identitetin e tyre kombëtar e ruajnë me ligj. Mjerisht, në botë vazhdojnë padrejtesitë për këtë problem, por kam bindjen, bashkë me bashkëbiseduesit e mij, se e drejta do triumfojë dhe shqiptaret që janë vendosur në vende të ndryshme të botës do të gëzojnë të drejtën e identitetit të tyre.
Miqtë e shumtë të shqiptarëve, janë këtu në Zvicër, por edhe në Shqipëri, Amerikë, (Teksas, Nju Jork, Florida, Nju Xhersi etj), Kanada, Suedi, Greqi, Qipro, Turqi, Itali, Francë, Austri, Britani e Madhe e deri në Argjentinë. Me ata shkëmbejmë këtu në Diasporë mesazhe të rregullta, edhe për përkatësinë europiane të Shqipërisë apo edhe të vendeve të Ballkanit, që na ngrohin zemrën. Mund ta quajmë edhe ne tani një « lob » të fortë dhe të besës, siç janë edhe lobet greke, sllave, çifute e kombeve të tjera në botë.
Përsëris : hezitova në fillim të hidhja në letër këto radhë. Por duhet ditur se dikujt mund t’i kujtohet, si shumë bashkëbeslidhësve tanë, se edhe Atdheu ynë dhe i autorit të këtyre rreshtave, Shqipëria, është edhe një atdhe vlerash. Mbi varrin e tim ati të ndjerë, gazetar i thjeshtë i një reviste për fëmijë, por që kishte nxjerrë me Jakov Xoxën « Përpjekjen e rinisë » qysh më 1943, apo si kryeredaktor i parë i « Sportit », shokët e tij të mirë që më ndihmuan edhe mua në jetë, vunë këtë mbishkrim nga një poezi e tij : « E dini pse nëna folenë në zemër e ka, sepse bashkë me qumështin e saj, dashurinë për Atdhenë m’a dha ».
Prandaj në këto çaste, shpreh bindjen, si shumica e bashkëbesëlidhësave shqiptarë në Shqipëri dhe në Diasporë se 27 shefat e Shteteve dhe të qeverive, ministrat, komisarët europianë, kur të mblidhen në Bruksel në të ardhmen e afërt, do të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të zgjeruar Bashkimin Europian, jo si gjest për Shqipërinë, por për të mirën e tyre. Ashtu siç kanë vepruar vite më parë për Spanjën që shpëtoi nga frankizmi, për Portugalinë që u shkëput nga diktatura në 1964, për Greqinë që është rindërtuar edhe në sajë të ndihmave europiane, për……..
Dihet se shteti i krijuar nga Skënderbeu u bë në kohën e vet faktor aktiv pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai bëri përpjekje të krijojë një front të përbashkët europian kundër osmanllinjve. Ai u përpoq ta realizojë këtë edhe me Janosh Huniadin, gjeneralin e madh hungarez. A nuk pati Skënderbeu mbështetjen e fuqishme të Papës së Romës dhe Mbretërisë së Napolit? U përpoq të bashkëpunojë dhe me Republikën e Venetikut, por që nganjëherë haste ndesh për shkak të synimeve të atëhershme të Venetikut. Sot është krejt ndryshe. Europa apo Amerika nuk janë “armike” ndaj nesh apo që duan “të na sulmojnë”. Ka ikur koha e bunkerëve, në kohën që tashmë ka rënë edhe muri i kobshëm i Berlinit.

Edhe Shqipëria dhe vendet e Ballkanit mund të kontribuojnë në Bashkimin Europian qysh sot me përparimin e tyre kulturor, ekonomik dhe social. Përfaqësuesit e këtyre vendeve, si dhe media, kanë pohuar më se njëherë dëshirën e pohuar më se njëherë tek një numër burrash shteti, apo politikanësh, parlamentarë europianë. Afishimi i kësaj dëshire nga ana e autoriteteve aktuale më të larta të Shtetit shqiptar, për të marrë pjesë aktivisht në Komunitetin Politik, Ekonomik europian, është një shenjë e respektit të tyre për vendet europiane që e përbëjnë atë. Në të njëjtën kohë ajo është shenjë e kontributit që mund të japë Shqipëria me qënien « de jure » në gjirin e saj. Një bashkëpunim i tillë i ngushtë do të japë mundësi t’u sigurojë të gjithë qytetarëve në Europë, dhe jo vetëm disa të privilegjuarve, gëzimin e të gjitha të drejtave ekonomike, politike, sociale, kulturore, të njeriut, të daljes dhe hyrjes në Europë, dhe kthimit në vend pa kufizim. Kjo do t’i shërbejë tepër edhe Europës, edhe asaj të menduar nga Shumani, Denis de Rougemont dhe atyre që e aspironin atë. Më lejoni të përmend pak fjalët e Robert Shumanit të shprehura dekada më parë tek libri i tij, botuar edhe në shqip për Europën : « Kjo Europë nuk drejtohet kundër askujt ; ajo nuk ka asnjë synim agresioni, asnjë karakter egoist apo imperialist as përbrenda gjirit të vet dhe as ndaj vendeve të tjera. Ajo mbetet e hapur për këdo që dëshiron të antarësohet …Fryma e vërtetë europiane është ndërgjegjësimi për realitetet, mudnësitë dhe detyrat që na dalin të gjithëve, pavarësisht kufijve, përtej antagonizmave dhe mërive tona » (Robert Shuman, « Në emër të Europës »).
Rruga e demokracisë në Shqipëri , ashtu si dhe në vende të tjera që kanë kaluar stadin tonë, si fqinjët tanë italianë, apo ata grekë, spanjollët, austriakët, portugezët, gjermanët, francezët, australianët, britanikët, sllovenët, hungarezët, çekët etj., nuk është e lehtë. Është e vërtetë se shqiptarët e duan të renë, janë për Europën, por duket se është e vështirë që një pjesë e tyre, qoftë edhe e vogël, të shkëputen nga ato vite të diktaturës. Qeveria demokratike ka kohë pas kohe probleme, sidomos me nostalgjikët që nuk shohin më larg se drita e tyre e syrit. Harrojnë ata se u rropatën gjithë jetën për të patur një pension qesharak, ndërkohë që pinjollë të diktaturës shijnë me paratë e popullit dhe ndjellin armiqësi në shtypin shqiptar, gjë që ishte e pamundur në kohën e diktaturës, kur opozitarë të regjimit dhe demokratë, shkrimtarë, e pësuan thjesht për një fjalë të shprehur ashtu çiltër për ndryshime edhe në Shqipëri.
Njerëzit e thjeshtë mendonin se me ardhjen e demokracisë së brishtë, „parajsa“ do të vinte menjëherë. Por si edhe pas çdo fitoreje, duhet duruar, duhet pritur. Dëshira për ndryshim nuk është e njëjtë midis që gjithë aktorëve të jetës politike shqiptare, qofshin këta parlamentarë, opozitarë, pozitarë, në instancat rajonale, apo të komunave. Dihet se miqtë në Diasporë janë të shumtë që mbështesin demokracinë. Instituti i Diasporës dhe Drejtoria e Nismave në Ministrinë e Jashtme, stafi i tyre i përkushtuar, do të kenë shumë punë për të bërë, se çdo shqiptar është gati të japë qoftë edhe një ndihmesë modeste, jo vetëm për hir të qeverisë demokratike, të instaluar në bazë të votave të Supremit Popull, por edhe për qindramijë vëllezër dhe motra të tyre, bashkëatdhetarë në Shqipëri. Vetëm se është urgjente të rregullohet kuadri juridik që çdonjëri që bën një „donacion“ (dhuratë) të ketë mundësi t’i heqë ato nga taksat në fund të vitit…
Le të bëjmë një digresion. Nuk do ta harroj kurrë deri sa të kem jetën atë mbrëmje madhështore, në vitet 90-të, tek “Noga Hilton” në Gjenevë kur dha shfaqje Ansambli shqiptar. Këngët dhe vallet u pëlqyen shumë. Kishin ardhur shumë bashkëbesëlidhës edhe nga rajone të tjera të Zvicrës e jashtë saj, por edhe diplomatë dhe funksionarë të lartë të Kombeve të Bashkuara. Atë shfaqje e kishte sponsorizuar një intelektual i pavarur dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare, në Diasporë, Imer Cacaj. Salla ngrihej peshë nga brohoritjet e të pranishmëve. E pashë atë funksionarin e lartë të atij organizmi ndërkombëtar, të cilin e kisha mik, që u skuq kur pas çdo kënge filluan thirrjet “Kosova Republikë”. Në pjesën e dytë i propozova, për të mos e vënë në pozitë të vështirë, ndaj ndonjerit që nuk i shkonte për hosh ajo thirrje, që të largohej, po të kishte dëshirë. Por duke buzëqeshur më tha: “Alfred, qëndro i qetë, pasi këto janë ndjenja të një populli të vuajtur dhe krenar”.
Më kujtohet si sot 17 shtatori 1991. Kisha shkuar në Bruksel, si i dërguar i Sekretariatit Ekzekutiv të Komisionit Ekonomik për Evropën të OKB-së, së bashku me sekretarin e Komisionit, Brian Duke, një britanik me përvojë shumë vjeçare me organizatat ndërkombëtare. Do ndiqnim punimet e mbledhjes së vendeve të Bashkësisë Evropiane, si edhe të grupit të 24-shes për ristrukturimin e ekonomisë në Shqipëri. Nga delegacioni shqiptar kishin ardhur një zëvëndëskryeministër, Profesor Gramoz Pashko, disa ministra dhe ambasadori shqiptar në Bruksel sëbashku me Agron Agalliun, shokun tim të Fakultetit, njeri serioz dhe tepër i mprehtë, njohës i disa gjuhëve të huaja, por edhe i ndjekjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai ishte caktuar të punonte në ambasadën tonë në Bruksel, bashkë me bashkëshorten e tij, Ilirjanën, gazetare dhe njohëse e disa gjuhëve të huaja, përfshirë dhe portugalishten. U çmallën sëbashku. Mbledhja vazhdoi dy ditë dhe unë megjithëse isha në rolin e funksionarit ndërkombëtar, ndihmoja disi mbarëvajtjen e punës së delegacionit shqiptar. Mbledhja kaloi në përgjithësi mirë. Pjesëmarrësit vlerësuan disa hapa që janë bërë drejt demokracisë në Shqipëri, lidhur me pesë kërkesat politike dhe ekonomike kryesore: përparësia e së drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut, futja e multipartitizmit, organizimi i zgjedhjeve të para të lira dhe evolucioni drejt një sistemi të ekonomisë së tregut. Në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së Brukselit, zëvëndëspresidenti i Komisionit të Bashkësisë Europiane, Frans Andriessen theksoi se Shqipëria ka disa avantazhe: procesi i reformave në këtë vend është shfaqur më vonë ( në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore-shënimi im) dhe përvoja e këtyre viteve të fundit në vendet e tjera ka qënë fitimprurëse; në radhë të dytë, Shqipëria e braktisi KNER-in qysh prej mëse 30 vitesh: ajo nuk ka qënë e detyruar të çlirohet nga ndarja e sforcuar ndërkombëtare e punës; në radhë të tretë, Shqipëria ka patur një zhvillim shumë të ngadalshëm, kështu që ajo mund të fillojë të ndërtojë pa qënë nevoja që të shkatërrojë; dhe më në fund, Shqipëria, duke ndjekur në të ardhmen një politikë të drejtë ekonomike, me një mbështetje të përshtatshme nga jashtë, do të mundë shumë shpejt të arrijë rezultate për të rivendosur besimin. Kur u zhvillua konsulta e Brukselit u hodh mendimi i një marrëveshjeve bashkëpunimi dhe të tregtisë midis Bashkësisë Evropiane dhe Shqipërisë.
Që nga ai shtator 1991 kanë kaluar 15 vjet. Gjithashtu po bëhen 15 vjet që më së fundi edhe Shqipëria u detyrua të nëshkruajë Kartën e Helsinkit. Të paktën në analet e historisë të mos mbetej prapa edhe ky vend dhe sidomos populli i tij që ka aspiruar prej kohësh, që nga Skënderbeu për Europën, duke qënë gjeografikisht në Europë, por jo „ de jure“. Të kësaj Europe, tanimë moderne që ka vazhduar trashëgiminë e Greqisë antike, të perandorisë romake dhe të kristianizmit. Studimi i çështjeve europiane më ka shtyrë të gërmoj më tepër për vlerat e individit, lirinë, pluralizmin, Shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe përparësinë e demokracisë. Nuk i kemi njohur më parë, apo më mirë të themi nuk na i kanë mësuar në shkollë figurat e atyre që shkrinë energjitë për Europën, si Denis De Rougemont, Alfred Borel, Jean Monnet, Robert Shuman.
Nuk më harrohet ajo mbrëmja e marsit 2004, kur shkova në Annecy, pasi isha takuar me atë shkrimtarin dhe parlamentarin shqiptar, që gjeti kohë, megjithë angazhimet e tjera dhe më nderoi me praninë dhe bisedën e tij të frytshme dhe tepër domëthënëse. Isha i ftuar nga Klubi Ambasador në Annecy të Francës që në fakt nuk ka të bëjë me diplomacinë, megjithë titullin që mban. Shkoj atje me Joëlle dhe Frankon. Franko, arkitekti me origjinë shqiptare, flet për Ballkanin dhe historinë e tij, po aq bukur sa di të jape mendimin e tij në ndërtimin e lagjeve të bukura në Francë, në rajonin e famshëm të skive në Chamonix, apo rikonstruksionin e kështjellave në Angli, apo ndërtimin e pallateve të sheikëve në Arabinë Saudite. Franko përmend se banorët e parë në Ballkan janë ilirët, pastaj vijnë Thrakët e popujt e tjerë. Ai thekson se romakëve ju desh të luftonin më tepër se 200 vjet për të thyer Ilirët, megjithëse këta të fundit në ato kohë nuk kishin struktura kombëtare por vetëm tribale. Ai flet për karakterin e shqiptarëve, si njerëz të ndershëm dhe punëtorë, për “Arbanasit” që janë vendosur në brigjet e Dalmacisë, në Zara, pasi u larguan nga Shqipëria, në vitet 1700, sepse ishin në konflikt me pushtuesit otomanë. Ai thekson se edhe mbiemri i familjes së tij Marussich ishte sllavizuar pa dëshirën e paraardhësve të tij por ishte i imponuar. Ai kujton se paraardhësit e tij e kishin mbiemrin Duka dhe Maruku…Pastaj Franko më jep fjalën mua. Nuk e di sa vështirë e kisha të flisja pas Franko eruditit, analistit të çështjeve dhe historisë së Ballkanit, përballë një auditori me juristë, mjekë, arkitektë, artistë të dëgjuar. Fola për historinë plot gjallëri të Ballkanit dhe të Europës. Për ata shqiptarë që në vitet 90-të u larguan nga Shqipëria për të parë një jetë më të mirë. Por edhe për ata shqiptarë që kanë dhënë dhe japin ndihmesën e tyre të çmuar në Francë e kudo. Darka kaloi tepër mirë dhe mua m’u bë zemra mal kur shumë prej tyre më shprehnin simpatinë për shqiptarët, apo edhe kishin kaluar në Shqipëri, nëpërmjet udhëtimeve turistike, si edhe shprehën dëshirën për t’u rikthyer atje përsëri…
vijn

Në shënimet e Ditarit tim gjej ndër të tjera, këto fjalë: Më 11 maj në Bruksel nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Bashkësisë Evropiane dhe Shqipërisë. Vënia në jetë e kësaj marrëveshje do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut në bazë të Aktit Përfundimtar të Helsinkit dhe të Kartës së Parisit. …Në tetor 1992, Bashkësia Europiane vendos, duke patur parasysh ashpërsimin e gjendjes ekonomike në Shqipëri, ta fusë këtë vend në listën e vendeve përfituese të programit ECIP (European Community Investment Partners), domethënë për të shpejtuar investimet e vendeve të Bashkësië në Shqipëri…Në nëntor 1992, shumë biznesmenë shqiptarë që banojnë jashtë shtetit ndjekin me vëmendje të veçantë zhvillimet në Shqipëri. Disa prej tyre kanë ndërmarrë studime dhe po bëjnë investime për të krijuar baza të shëndosha sidomos në fushën e tregtisë, e në përgjithësi të ekonomisë, me vendin e tyre të origjinës. Konstatohet një veprimtari në rritje sidomos e shqiptarëve të Kosovës që banojnë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, sidomos në fushën e shërbimeve dhe tregtisë me pakicë. Shpesh ata kanë edhe njerëz të familjeve të tyre në Shqipëri, kështu që lidhja është më e lehtë dhe fitiprurëse për të dy palët. në fushën ndërkombëtare shihet një rritje e bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkësinë Ekonomike Evropiane/ programi PHARE, me PNUD-in, UNICEF-in, OMS, Komisariatin e Lartë për Refugjatët, Organizatën Ndërkombëtare të Punës, Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën etj. Duke parë numrin në rritje të partnerëve të huaj, qeveria shqiptare vendosi të krijojë në gjirin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, një departament të ngarkuar me koordinimin e ndihmës nga jashtë. Shqipëria do të ishte e udhës që të krijonte sa më parë “zona të lira”, sepse ato do të japin mundësi për tërheqjen e kapitalit të huaj, por akoma këtë nuk e lejon konteksi politik. Megjithatë, programi i tranzicionit drejt ekonomisë së tregut– objektiv drejt të cilit shumica e kandidatëve e kishin afishuar gjatë fushatës elektorale, ishte për një privatizim të kufizuar për sektorët kryesorë të ekonomisë, tregtisë, industrisë së lehtë, asaj minerare, turizmit, transportit. Në fushën e bujqësisë, iu shpërnda toka çdo fshatari ish anëtar koperative ose banor i fshatit me 0,1 hektarë tokë për çdo fshatar. Por doli problemi se parcelat e tokës të shpërndarë, nuk jepnin mundësi për krijimin e një bujqësie të mjaftueshme, për të plotësuar nevojat vetiake, si edhe për konsum…Dhjetor 1992. Jam duke çfletuar librin e ish-profesorit tim të ekonomisë së shërbimit në Intitutin Europian të Gjenevës, profesor Orio Giarinit, me titull: “Rreziqet e sigurisë”. Profesori i shquar, që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara, në Universitetin Austin, jep disa mesazhe të qarta se si duhen përballuar rreziqet, në një ekonomi të re shërbimi. Libri do të më vlejë shumë për studimin tim: “Shqipëria dhe Evropa: perspektiva të integrimit”. Më pëlqen kur spjegon profesori, pasi i ka frazat shumë të qarta dhe jep shembuj konkretë e domethënës. Është ndër të tjera sekretar i përgjithshëm nderi i Lëvizjes Federaliste Europiane dhe anëtar i Klubit të Romës…Dhjetor 1992. Në kohën kur shoqëria dhe morali shqiptar kalonin një periudhë tranzicioni drejt ekonomisë së tregut, në Tiranë, por edhe në qytete të tjerë, dyqanet e artikujve të luksit, të importuar, afishonin me gërma të mëdha reklamat për “Koka-Kolën”, “Marlboron”, si dhe reklama për ndërmarrjet që prodhonin kostume popullore. Në gazeta shihet të flitet për ndërmarrje private të ndërtimit që ndërtojnë hotele, objekte tregtare etj. Mentaliteti ka evoluar në Shqipëri. Vete shqiptarët e kanë parë nevojën e “informacionit publicitar”, si dhe në gjithë Europën. Lindi dhe një treg publicitar që as ekzistonte më parë. Cdo ekonomi tregu ka një industri të rëndësishme reklamash. Një bashkëpunim mbi baza të shëndosha me agjencitë perendimore të reklamës do të jepte mundësi të gjenden dhe rrugë të tjera të mundëshme për të tërhequr klientelën…. Sipas dokumentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERD) “Strategy for Albania”, BERD po kryen tani veprimtari konkrete të privatizimit dhe të ristrukturimit në dy sektorë kyçe: kromin dhe turizmin që me sa duket do të luajnë një rol model për transakcionet e ardhshme në industritë kryesore. Janë vënë re disa përparime të rëndësishme në vendosjen e një kuadri ligjor për zhvillimin e sektorit privat. Janë miratuar një numër ligjesh nga ana e Parlamentit shqiptar. Fushat që mbulon legjislacioni janë: ndërmarrjet shtetërore, falimentimet, përparësia e zhvillimit ¨të zonave turistike, liberalizimi i çmimeve dhe i tarifave, investimet e huaja, ndërmarrjet private.
Në shënimet e mia të viteve 90-të, gjej edhe këto fraza : Megjithatë, kapitali kombëtar është jo vetëm i pamjaftueshëm por edhe i ndarë keq. Në veçanti, një pjesë e rëndësishme ndodhet akoma në duart e ish nomenklaturës që përfitoi nga mungesa e legjislacionit përkatës, për të akaparuar pasuritë e popullit. Dhënia e pronësisë kësaj kategorie njerëzish nuk është e pranuar tanimë as nga populli, as nga qeveria e re demokratike. Duhet theksuar se një nga faktorët negativë që pengojnë fluksin e kapitaleve të huaja në Shqipëri është fakti se gjatë më tepër se 45 viteve, investimet e huaja nuk lejoheshin në vend. Domethënë ky është një faktor politik. Ka më tepër se një vit që tensionet shoqërore dhe pastabiliteti politik ishin gjithashtu në disfavor të investimeve të huaja. Tani nuk ka më tensione sociale të dukshme, por pranë kufijve të Shqipërisë, sidomos në Veri të saj, në ish-Jugosllavi, gjendja është e acaruar. Topat dhe lufta në Bosnjë –Herzegovinë nuk shkatërrojnë vetëm Sarajevën, por ushëtima e tyre godet edhe projektet e investimit në vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë…Janar 1997. Napolon Roshi nga Ljubljana më dërgon me një dedikim librin e tij “Terminologji, ngjarje, organizata, Personalitete shqiptare dhe botërore”. Në të ndër të tjera ai shkruan” Shokut tim të paharruar, Alfred Papuçiu, me respekt dhe dashuri, Ljubljanë, 21.01.1997”. Më kujtohet se kur u botua libri im, vite më parë, për “eurokomunizmin”, pra për ish të vetëquajturin « komunizëm europian », nëse më lejohet ta cilësoj kështu, Napoloni i paharruar, më përshëndeti përzemërsisht dhe në faqet e gazetës “Bashkimi”, si dhe në “Drita”. Në atë kohë, kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” ishte Hamit Boriçi, gazetar i shquar, profesor në gazetari dhe kryeredaktori i Fjalorit enciklopedik “Gazetarë dhe Publiçistë shqiptarë”. Ai bashkë me Napolonin na kishte si bashkëpunëtorë të rregullt të faqes së katërt të gazetës, bashkë me analistin dhe gazetarin Shaban Murati, si dhe gazetarin dhe kompozitorin e ndjerë, Kastriot Gjinin. Për librin “Eurokomunizmi” citimi doli rregullisht për 3 javë rresht. Pastaj, papritur një heshtje. Më thanë se libri ishte hequr nga qarkullimi (ndërkohë ishte shpërndarë një pjesë e mirë e tij), pasi siç duket E.H. (që kisha qënë i detyruar ta përmendja në libër) nuk e kishte përdorur deri atëhere akoma termin “eurokomunizëm” në fjalimet e tij. Megjithatë, libri u pëlqye dhe ishte një punë e gjatë e skedimeve dhe analizave të mija lidhur me “eurokomunizmin”, figurat e tij kryesore, Marshenë në Francë, Kariljon në Spanjë dhe Berlinguerin në Itali. Libri përmbante sidomos fakte nga jeta e këtyre “eurokomunistëve” apo manjatëve të tjerë “eurokomunistë” që shpesh mendonin për interesat e tyre vetiake dhe aspak për popujt e tyre…
…Miqtë e tillë të mi më kujtojnë gjithmonë thënien e “Kathleen Partridge” që shkruante për “Miqësinë”: “Miqtë e vjetër janë si këpucët e vjetra, ne kemi kaluar sëbashku shumë rrugë. Le t’i njohin ata përpjekjet tona dhe të ndajnë frikat tona më sekrete. Ata kanë ecur me ne dhe ne i kemi pritur, kur ne shpresonim për ditë më të mira, si në shqetësim apo në lavdi, të varfër si Xhobi, krenar si një mbret, dhe megjithëse për arsye të ndryshme, këpucët grisen dhe miqësia shteron, ne humbim një pjesë të jetës sonë, pas çdo zënke me një mik”.
Sot një mik, diku në Zvicrën romande, më dërgoi një mesazh elektronik që më emocionoi : « Jam shumë i gëzuar që je me shëndet mirë, familjarisht. Me moral të fortë kapërcehen të gjitha vështirësitë. Ai shkrimtari i madh shqiptar që u largua para kohe nga kjo jetë, thoshte gjithmonë : ‘Njeriu i madh është ai që rrëzohet 1000 herë dhe ngrihet për të 1001-tën herë. Ne po përgatisim numrin jubilar të revistës për 600 vjetorin e lindjes së Skënderbeut. Po përgatisim edhe koncertin në Viktoria Hall në Gjenevë dhe i propozova dje botuesit ta përkthesh ti dhe të bëhesh patjetër bashkëpunëtor i kësaj reviste që botohet dhe shpërndahet në Zvicër, në shqip, frëngjisht dhe gjermanisht. Bashkëngjitur me këtë shkrim po të dërgoj edhe dosjen e punës së koncertit, për të parë se ku kemi shkuar me punët… »
Njeriu është i ndërgjegjëshëm për pavetëdijen e tij. A mund të pritet që fëmijët tanë të mendojnë një ditë se kanë ardhur në jetë në sajë tonë ? Natyrisht këtë duhet ta meritosh, duke gëzuar respektin e tyre, duke ju qëndruar afër atyre, duke i ndihmuar në rravat e tyre të jetës, pa u imponuar diçka, duke u treguar për paraardhësit, kombin, kulturën, me dëshirën që ata të gëzojnë një jetë më të mirë, në paqe, në harmoni me fqinjin, me shokun, me bashkëkombasin, në Europë… Në këto çaste mendoj: Shqipëria me kanalizimin e të hollave për investime në vend, do të mundë shumë shpejt të kthehet në një vend të begatë me standarte europiane dhe shumica e tyre që rropaten rrugëve të Europës do të kthehen një ditë në tokën amtare. Shqipëria ka një bregdet të bukur, tokën pjellore, minerale. I duhet vetëm të zhvillojë industrinë ushqimore, turizmin, shërbimet, dhe të krijojë lehtësira për investitorët e huaj seriozë, të krijojë infrastrukturën e përshtatshme në këtë drejtim. Mundësitë janë të shumta. Shumë shqiptarë shkojnë e studjojnë tani në universitetet më të mira të botës, për biznes, marketing apo probleme që kanë të bëjnë me ecurinë sociale, ekonomike të Shqipërisë. Por ata duhet të ofrohen që të japin ndihmesën e tyre për vendin. Vetëm kështu mund të ecet dhe t’i jepet rrugë përparimit të vendit. A nuk duhet marrë shembull nga një vend i vogël si Zvicra, gjë që e kanë ëndërruar të parët tanë, Rilindasit. Gjithçka që është realizuar dhe realizohet nga zviceranët vjen nga puna, mundi i tyre. Po të shkosh në muzeun “Alimentarium” në Vevei, merr vesh se zviceranët vite më parë hanin vetëm bukë të zezë, nuk kishin mundësi të hanin mish. Vetëm në sajë të progresit të vendit, të investimit nga ana e banorëve që e përbëjnë Zvicrën, në sajë të marrëdhënieve të shkëlqyera me fqinjët europianë por edhe me vende të tjera të botës, zviceranët kanë arritur një stad zhvillimi të përkryer. Një vend me katër gjuhë e kultura, me temperamente të ndryshme, por kur vjen puna për çështjen kombëtare, të gjithë janë në unison. Unë nuk jam dakord me ata nihilistë e keqdashës që thonë se Shqipëria nuk mund të përparojë, po nuk u bënë ndryshime në mentalitetin e njerëzve. Nuk jam dakord edhe me shprehjen e atij profesori, apo me nofkën që ndoshta ja kanë vënë padashje, se është më mirë të jesh lopë në Zvicër. Zvicrën unë e admiroj dhe çdo herë që shkoj tek miqtë e mij të shumtë zviceranë, si dhe bashkëkombas, apo udhëtoj diku nëpër territorin e saj, mrekullohem me ndryshimet galopante që shoh. Por në asnjë çast nuk mund ta harroj vendin nga kam ardhur, Shqipërinë. Nuk mund të harroj atë kafen e mëngjezit aty në restorantin e vogël pranë shtëpisë, ku shpesh bisedoja miqësisht dhe lirshëm me mikun e mirë të tim eti, Xhevat Beqaraj apo me profesorin e nderuar të Historisë së Francës në fakultet, Koli Xoxi. Nuk mund të harroj ato ditët e bukura, të kaluara buzë detit Adriatik dhe Jon, si dhe Semanit, Vjosës. Nuk mund të harroj udhëtimet në rivierën shqiptare, ditët e bukura të kaluara në Sarandë, në atë mrekullinë e kafes së “Gjuetisë”, në Lezhë, në Valbonën ku u mrekulluan miqtë e mij brazilianë, në Drilon, në Korçën me ato rrugët karakteristike, si dhe atje buzë Gjanicës, në Fierin prej nga e kam prejardhjen nga prindërit. Nuk mund të harroj Apolloninë, ku në fëmijërinë time shkoja shpesh tek të afërmit dhe takoja dhe bisedoja me xha Pilon e Muzeut, por edhe shkrimtarin Jakox Xoxa që shkruante “Lumin e Vdekur”. Nuk mund të harroj lagjen “Liri” dhe “Konferenca e Pezës”, po në Fier, ku jetonin gjyshërit e mij dhe ku kam kaluar çaste të këndshme dhe të lumtur.

Ashtu si dhe për europianët, gjenealogjia është kthyer në një nga argëtimet më të preferuara, edhe për mua është kthyer në një argëtim, për të plotësuar pemën gjenealogjike, të lënë me kujdes nga im atë i paharruar Tuni. Shpesh pyes edhe nënën si dhe motrën time, apo edhe të afërm për emra dhe ngjarje të ndryshme. I shënoj ato me kujdes, për kënaqësinë time. Të ndërtosh pemën tënde gjenealogjike, do të thotë të studjosh gjeografinë, historinë, demografinë, të gjesh kuptimin e fjalëve që janë përdorur nga paraardhësit. Gjenealogjia jep një ndihmesë të madhe edhe për gjenetikën. Mjekët kur duan të kuptojnë marrëdhëniet midis prindërve që janë të prekur nga e njëjta sëmundje e trashëguar, i drejtohen gjenealogjisë që dëshmon në shumë raste lidhjen midis grupeve të popullsisë.
Historia e Europës, e lidhur me atë të vendit tim, Shqipërisë, më tërheq së tepërmi. Kam edhe unë argumenta për t’i bindur bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë edhe « de jure » në Europë. Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë « orthodokse », duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ndihmë që ju dha italianëve gjatë « kapitullimit » të Italisë që u strehuan tek vatrat e shqiptarëve të thjeshtë. E njëjta gjë u bë edhe me hebrejtë e shumtë që gjetën strehë në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit, edhe ata popuj që ëndërrojnë të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Evropë », në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë.
2006
___________________
Diplomaci bashkëkohëse
Si çdo shqiptar në diasporë, i kam ndjekur me interes zhvillimet e fundit në Shqipëri. Nuk i përkas asnjë partie politike, por si shqiptar i thjeshtë, si ish diplomat, dhe funksionar i pavarur në disa organizma ndërkombëtare për rreth 25 vjet, dhe me pjesëmarrjen time në shumë konferenca ndërkombëtare desha të jap një mesazh modest për lexuesin shqiptar. Gjithçka që them është personale dhe nuk përbën ndonjë qëndrim të ndonjë grupimi politik apo të një krahine të Shqipërisë apo Kosovës.
Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, kam dhënë provimin për funksionarët ndërkombëtarë në 1991 dhe kam marrë diplomën përkatëse nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Me ardhjen time këtu në Zvicër, qoftë edhe përkohësisht, vendosa të aftësohem sidomos në problemet europiane, të cilat më duheshin edhe për punën që kryeja këtu, si funksionar i pavarur i Komisionit Ekonomik të OKB-së për Europën, në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, apo edhe në Byronë Ndërkombëtare të Punës, në UNCTAD, si konsulent për botimet në organizatat ndërkombëtare etj., por edhe për prirjen time për të njohur më thellë çështjet evropiane. Profesorët e mi ishin nga kombe të ndryshëm, jo vetëm zviceranë, por edhe britanikë, francezë, hungarezë, kroatë, gjermanë, italianë. Mbi gjithçka afishonin qëndrimet bazë politike, ekonomike, rajonale, të së drejtës, të ekonomisë së shërbimit, të historisë europiane, qysh nga fillimet e saj. Ishte me të vërtetë një shkollë e dytë për mua, pasi fitova një vizion tjetër të Europës së krijuar nga « baballarët » e saj, Robert Shuman dhe Jean Monet. Europa e cila shpëtoi nga hitlerizmi, në sajë të energjisë dhe kurajos së Winnston Curçillit, si dhe nga komunizmi, në sajë të nismës amerikane të Georges Marshall. Nuk është e rastit që para më tepër se 14 vitesh, në studimin tim prej mbi 100 faqesh për » Shqipërinë dhe Evropën- perspektiva të integrimit », një pjesë e të cilit ishte nga tema ime e « Diplomës së studimeve të larta evropiane », në Universitetin e Gjenevës (Instituti Evropian), kam përmendur edhe fjalët e shkrimtarit tonë të shquar, fjalëpak, dhe kurajoz, Besnik Mustafaj, për tokën mëmë dhe ecurinë e saj drejt Europës. Jo pa qëllim, por në shërbim të përkatësisë europiane edhe të Shqipërisë, ai ka botuar në vitin 2002, dhe përkthyer prej tij nga frëngjishtja, librin e Robert Shumanit « Në emër të Evropës » (shtëpia botuese « Ora »), me parathënie të Pjetër Arbnorit. Zoti Arbnori, në parathënien e tij, shprehet ndër të tjera « ne duhet të ndjekim shembullin e Robert Shumanit, për të arritur zgjidhjen e problemeve të Ballkanit nëpërmjet integrimit shkallë-shkallë europian. Zgjidhja sipërfaqësore është absurde, ne na duhet zgjidhja tridimensionale ose shumëdimensionale. Ajo duhet t’i bashkojë pesë tradita, gjashtë histori, shtatë kryeqendra, tetë gjuhë, nëntë shtete, dhjetë korridore rrugore që të përshkojnë kryqetërthor fushat e malet e këtij gadishulli pa i lëvizur kurrsesi kufijtë shtetërorë por duke i zëvëndësuar telat me gjemba me shkurret dekoratike ».
E përmenda këtë fakt jo për t’u marrë kohën e çmuar, por për të menduar çdonjeri nga ne, në Shqipëri dhe Diasporë, se si t’ia arrijmë që gadishulli ynë të mos përmendet më si « fuçi baruti », « fushë luftimi » e Europës, apo me nofkë « Ballkanizimi », siç thuhet edhe për vendet diku atje larg në Afrikë, kur ka konflikte ndëretnike apo luftra vëllavrasëse. Nuk e di, por me përzjerjen tonë, të gjithë, në Shqipëri dhe Diasporë, si « politikanë të kulluar» që e « njohim në majë të gishtave politikën » që duhet të ndjekë qeveria demokratike në Shqipëri apo ajo në Kosovë e gjetiu, po çojmë pa dashje në çoroditje, me mendimet tona plot mllef e urrejtje për njëri tjetrin, tek stafi i Bashkimit Europian në Bruksel, por edhe tek shumë miq tanë, për rrugën e drejtë të reformave të qeverisë demokratike. E përsëris : nuk jam anëtar i një partie politike në Shqipëri, as nuk kam ndonjë interes personal, apo përfitim vetiak, pasi jetoj dhe punoj në Zvicër, ku ndodhem qoftë edhe përkohësisht, kam dyshtetësinë, jam krenar që konfederata multietnike zvicerane më ka dhënë të drejtën të mbaj edhe pasaportën e vendit tim mëmë, të punoj e jetoj denjësisht. Por e ndjej si shqiptar i thjeshtë se i duhet thënë « mjaft » varianteve të ndryshme që dalin në shtypin « e pavarur » shqiptar, lidhur me deklaratën e ministrit të jashtëm shqiptar për Kosovën, apo edhe deklarata të tjera. Apo edhe për emërimin e stafit diplomatik, me përvojë diplomatike, apo edhe me gjak të ri, të përkushtuar, me universitete të mbaruara në Europë, apo në SHBA që do të afishojnë me mirëgjykim e kurajo të ligjshme politikën e qeverisë demokratike, në krahasim me ndonjë të mefshët në të kaluarën që nuk di apo nuk dinte më tepër se rrezja e tij. Ai ka patur frikë të ndeshet apo të « takojë » bashkëatdhetarët e tij në Diasporë, paçka se ata janë më të ndershëm dhe më të përkushtuar për kombin se ai. Nuk m’a do mendja se kur ndrrohet qeveria në vendet më demokratike të botës, SHBA, Britani e Madhe, Kanada, Francë, Belgjikë, Egjipt, Afrikë e Jugut, Brazil e kudo, të bëhet kaq zhurmë e madhe dhe të kërkohen « koka » të lindura të diplomacisë, siç kemi parë edhe këto vitet e fundit në Shqipëri. E kuptoj se "zelli" është i madh, sidomos nga disa parlamentarë që vrasin e presin se janë zgjedhur nga populli, por nuk mund të arrij ta kuptoj se për çfarë interesa shijnë akoma mbi kurrizin dhe djersën e atij populli të vuajtur. Ky popull hedh sytë edhe nga Europa dhe Nato, disa qindra milionëshe. Dhe ata parlamentarë ndërsejnë dhe hedhin anatema ndaj hapave të Shqipërisë drejt Euvropës. Këtë nuk arrij ta kuptoj dhe ta zbërthej. Ne kemi patur dhe kemi diplomatë të mirë që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë vendin e nderit në Europë dhe në botë, diplomatë me përvojë, si dhe të rinj në këtë profesion, por me bagazh tepër të pasur.
Le të më lejojnë lexuesit të përmend profesorin tonë të shquar Aleksandër Sallabanda, i cili në Konferencën e fundit botërore të Talasemisë që u zhvillua nga 7 deri në 10 janar 2006, në Dubai, la një përshtypje tepër të mirë, tek figurat kryesore të Talasemisë në botë, si profesori dhe babai i Transplantimeve të kockës, Guido Lucarelli ( i cili ishte muajin e kaluar në Shqipëri), Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), Panos Englezios, drejtoresha shkencore e TIF, Androulla Eleftheriou, mjeku më i mirë i Vitit në SHBA, Alan Cohen, i cili është dhe President i Bordit të « Cooley’s Anemia Foundation » në Nju Jork, gjeneticieni i shquar dr. Matthew Demetriades (Ph.D) drejtor projekti në TIF, me të cilin po bisedoj këto ditë çiltër në Gjenevë dhe ruan kujtimet më të mira nga dy vizitat kohët e fundit në Shqipëri dhe nga takimet tepër të frytshme me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në veçanti me njohësin e disa gjuhëve të huaja, por edhe mjek me tepër përvojë, A. Sallabandën. A ka shembull më të mirë se si ai do të përfaqësojë vendin tonë në SHBA ? Si edhe shembuj të tjerë të diplomatëve të vjetër jo në moshë, por në profesion që qëndrojnë akoma në diplomaci, megjithë ndrrimin e qeverisë ; apo edhe më të rinjve me përvojë që do të jenë shumë më përpara se ndonjë diplomat « qoftëlarg » që çirrej se bashkëatdhetari i tij « i kishte zënë vendin në organizatat ndërkombëtare » dhe tregonte fytyrën e tij të vërtetë prej cmirëziu apo mospërkrahës i bashkëkombasve të tij. Të kuptohemi, historia e diplomacisë botërore dëshmon se me ardhjen e një qeverie të re, në çdo shtet të botës, stafi që përbën ambasadorët, sidomos në vendet kryesore me të cilat ai shtet ka marrëdhënie diplomatike, caktohet nga partia në pushtet. Le të marrim shembujt vetëm tek diplomacia amerikane, e shtetit më të madh në botë që nga koha e Ajzenhaurit, Bushit, babait të presidentit të tanishëm Bush junior, Reganit, Klintonit. Bile shumë shtete të botës së qytetëruar dhe me staf shumëfish më të madh se Shqipëria, për arsye të madhësisë dhe potencialit të tyre, dërgojnë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Paris, Vjenë, diplomatë të rinj me kulturë por edhe që mësojnë nga diplomacia dhe marrëdhëniet multilaterale. Nuk ka shkollë më të mirë për diplomatët e rinj se në këto vende, pasi jo vetëm zhvillohen shumë mbledhje e konferenca gjatë vitit, por aty gjen dhe kolegë zviceranë, amerikanë, britanikë, francezë, egjiptianë, algjerianë etj., me të cilët ke kontakte shumë më të shpeshta, se sa në një ambasadë në një vend ku ndiqen vetëm marrëdhëniet dypalëshe e ku nuk ka organizma ndërkombëtare. Ruaj nga kujtimet më të mira kontaktet me fqinjët tanë algjerianë në Nju Jork, me egjiptianët, francezët, por edhe të Kombeve të tjerë. Nuk mund të harroj zëvëndës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe ish drejtorin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, suedezin Jan Martenson, këshilltarin e posaçëm të ish sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, francezin Francis Blanchard, ish drejtor i përgjithshëm i ILO-s, danezin Ivan Elsmark, drejtor i Shërbimit të Botimeve dhe Licensave në BIT, britanikun Xhon Barley, shef i Departamentit të Kooperimit dhe Koordinimit në UNCTAD, britanikun e ndjerë Norman Skot, ish drejtori im në Departamentin e KEE të Europës, drejtoreshën amerikane në Departamentin e Botimeve të BIT, miken belge në BIT Helène Chassaing, ambasadorin brazilian, turk, bullgar, grek, argjentinas në Kombet e Bashkuara në Gjenevë e shumë të tjerë që më bënë të aftësohem në fushën e diplomacisë, por edhe në ndjekjen e problemeve me organizatat ndërkombëtare…

Desha të shpreh shkurt, edhe diçka tjetër : se në çdo vend të botës, dhe ato që janë demokratike prej shumë dekadash, shtypi spekullon me deklaratat, sidomos të MPJ që janë shumë më të zbuluar në shtyp, në Televizion, sesa ministrat e tjerë. Prandaj shpesh edhe këtu, edhe në Francë, edhe në Britaninë e Madhe, Gjermani, SHBA, Kanada, Brazil, Singapur e gjetiu, ndodh që zëdhënësi i ministrisë së jashtme të vendit jep versionin zyrtar ndaj deklaratave të deformuara nga shtypi, qoftë edhe pa dashje, apo nga mosmbajtja mirë shënim e një gazetari apo edhe keqinterpretimi i tyre. Dhe as i shkon në mend Parlamentit, Këshillit të Shteteve, apo Këshillit Kombëtar psh. në Zvicër, apo Parlamentit në vende të tjera demokratike prej dekadash, të bëjë thirrje për të hequr ministrin e jashtëm të vendit, për një deklaratë të "x" apo "y" gazete apo agjencie lajmesh. Bile dua të theksoj se këshilltarja federale zvicerane, Micheline Calmy-Rey, është tepër e guximshme dhe me dinjitet, e prerë dhe e sinqertë, sa që disa herë ka përmendur qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Kosovës dhe fatit të popullit kosovar. Dhe për këtë shumica e opinionit publik janë dakord. Të njëjtën gjë ka bërë ajo, kur Zvicra ka afishuar dëshirën e saj që të bëhej mediatore për çështjen midis Palesntinës dhe Izraelit, apo zgjidhjen e problemit arab në përgjithësi. Nisma të tjera zvicerane janë të tilla që ndoshta nuk u pëlqejnë disa vendeve, por mund të them me bindje se Konfederata Zvicerane gëzon respektin e thellë, jo vetëm nga fqinjët, por edhe nga shtete të mëdhenj në botë. Zëri i saj në organizmat e Kombeve të Bashkuara është i fuqishëm dhe rezultativ. Megjithëse është vend i vogël, Zvicra e thotë fjalën e saj për çdo problem. Ashtu edhe ministri i jashtëm shqiptar, i një vendi sovran, që ka një detyrë të vështirë por fisnike, ka të drejtë të afishojë me takt, por edhe me pak forcë qëndrimet e reja dhe të guximshme të Shqipërisë demokratike. Ai gëzon një prestigj të madh jo vetëm në rrethet letrare, por edhe tek parlamentarët dhe grupimet politike, apo me organizmat ndërkombëtare në Francë, por edhe në Gjenevë, Romë, Nju Jork, e gjetiu. Ai ka ndërmarrë një numër nismash të qeverisë demokratike për afrimin dhe shkëmbimet sa më të mira me çdo vend europian dhe më tej. Ai ka të drejtë të shprehë qëndrimin e vendit të tij për problemet më kardinale të kohës sonë dhe bile të ofrojë mundësi për ndërmjetësim. Apo siç mund të veprojë në të ardhmen për probleme që lidhen me Ballkanin. Le ta mbështesim diplomacinë dinjitoze ! Pse vetëm një përfaqësues i një vendi fqinj me Shqipërinë ka të drejtë, (qoftë ky i gjuhës sllave apo një gjuhe tjetër), të paraqesë në tryezën e madhe europiane apo botërore, me argumentat që i shkojnë për hosh, çështjet që lidhen me Ballkani, apo me vetë Shqipërinë ? Jo ! I takon edhe Shqipërisë, pasi tanimë ka ikur koha e lajkave, e frikës për « ndëshkime », për « mbetje qefi » e ku ta di unë. Ka ardhur koha e diplomacisë së zgjuar, e ekuilibrit midis fqinjëve, e barazisë së shteteve qofshin këta të mëdhenj nga territori, apo numri i popullsisë, e miqësisë me vendet europiane pa dallim, por edhe me vende të tjerë, qofshin këto arabe, vende islamike. Pse vetëm disa demokraci qofshin këto perendimore apo vendeve të Europës Lindore apo Jugore, kanë të drejtë të kenë marrëdhënie shumë të mira edhe me vendet ku ka shumicë kristianësh (ortodoksë, katolikë, apo protestantë), apo edhe me vende ku shumica janë myslimanë, vendet arabe dhe interesat ekonomike primare të vendeve që përmenda më sipër, por edhe të tjera si to, janë të tilla që marrëdhëniet me to, edhe pse bëjnë pjesë në konferencën Islamike, janë të shkëlqyera ?
Prandaj nuk më duken me vend insinuatat ndaj qeverisë demokratike në Shqipëri, qoftë kjo edhe e brishtë, apo sa po e ka nisur punën e saj. Lidhur me politikën e jashtme që mbron interesat e popullit shqiptar duhet që të gjithë të jenë në unison. Të mos harrojmë vëllezër, se janë me qindra mijra shqiptarë në Europë dhe në botë që japin ndihmesën e tyre modeste, si punëtorë, ekonomistë, mjekë, shkencëtarë, arkitektë, artistë, profesorë, arsimtarë dhe hedhin një gur të sigurtë në themelet e këtyre shteteve. Por edhe ata kanë të drejtë që familjet e tyre një ditë të lëvizin në Europë dhe në botë, si edhe parlamentarët apo politikanët që e kanë shumë të lehtë të marrin një vizë. Një qëndrim në unison mbajnë të gjitha partitë politike, të krahut të djathtë, të qendrës edhe të majtë në të gjitha vendet që kanë një kulturë demokratike prej dhjetra dekadash…
Sa për insinuatat për lëvizje kufinjsh, më duket se edhe diku mund të jetë shprehur në mënyrë të moderuar, apo edhe nga mllefi i dhembjes, i vuajtjeve, nga vetë shqiptarë të thjeshtë të Kosovës në diasporë, pas vrasjes mizore të vëllezërve dhe motrave të tyre nga regjimi satrap i Milosheviçit që i shpëtoi dënimit të Gjyqit me prestigj të Hagës, pas atyre krimeve të pandëshkuara të Karaxhiçit apo Mlladiçit e kompani, as qeveria shqiptare dhe as parlamenti shqiptar nuk mund të vendosin se çdo të bëjë Parlamenti apo qeveria e Kosovës, apo vetë populli atje, kur të fitojë pavarësinë, apo zgjidhjen më të mirë të vetë popullit të Kosovës. As Europa, m'a do mendja nuk është e prirur të shtrëngojë darën e vet, siç lejoi ndarjen nga ish RFSY, Sloveninë, Kroacinë, apo ndoshta së shpejti Malin e Zi. Nuk dua të theksoj më tej më tepër se dy fjalë, siç ndodhi edhe me bashkimin e dy Gjermanive. Ashtu ka ndodhur edhe me ndarjen e shumë ish republikave sovjetike në shtete më vete, qoftë edhe ato me pëlqimin fillimisht edhe Moskës, pasi në OKB dhe në organizma të tjera ndërkombëtare, ato përfaqësohen tanimë prej vitesh si shtete më vete, përfitojnë asistencë më vete, apo kanë funksionarë ndërkombëtarë të pavarur. Ne nuk jemi në asnjë çast për rishikim kufinjsh, apo ndasi fetare, etnike. Nuk jemi për rishikim kufinjsh të ndarë në Londër në tetor 1913. Megjithëse shqiptarët dhe historiografia botërore gjykojnë thjesht për të vërtetën historike se këto kufinj ishin shumë të favorshëm për Greqinë dhe Serbinë dhe shumë pak në përputhje me realitetin etkografik. Atëhere, në disa kryeqytete pranë nesh, kishte nga ata që ishin të pakënaqur nga krijimi i një shteti shqiptar. Bile për një çast, për shkak të konflikteve nga jashtë, Shqipëria u rrezikua të shuhej. Vetëm në dhjetor 1920, ajo u pranua si anëtare në Shoqatën e Kombeve. Fan Noli qysh atëhere ju drejtua shteteve europiane që ta njohin Shqipërinë dhe të kenë marrëdhenie normale dhe të interesit reciprok me të.
Historia natyrisht do ta kujtojë të kaluarën, por edhe shqiptarët kudo që janë : arvanitas, arbëreshë, arbanasit, bashkëkombasit që janë vendosur në botë, nuk janë aspak për ndryshime kufinjsh. Ata duan që pasardhësit e Ilirëve, për të cilët ka studjuar dhe shkruar linguisti i madh francez Robert d’Angely, si popull autokton dhe një nga më të shumtët në numër të Europës antike, të jenë zot në tokën e tyre. Ashtu si edhe vëllezërit e Kosovës dhe në vise, të gëzojnë si edhe popujt e tjerë, pasi janë banorë tepër të hershëm të Ballkanit. Jo më kot historiani i shquar francez, Georges Castellan, në librin e tij « Histori e Ballkanit » thekson se nga ballkanasit më të vjetër janë dhe iliro-shqiptarët. Në mozaikun e popujve që e përbëjnë Ballkanin dhe Europën, shqiptarët kanë qënë autoktonë. Jo më kot Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s), natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar « Naturalis Historia », në vëllimin VII, shkruan : « Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët ». Cdo shqiptar i ndershëm, megjithë padrejtësitë, nuk don kursesi të lëvizë kufijtë shtetërorë ; nuk don më të shohë tela me gjemba midis kufinjve të shteteve sovrane. Ai kërkon shkëmbime të ndërsjellta ekonomike, kulturore, vetëm « ndarje kufiri me shkurre dekoratike », me lule e gjithçka të mirë, midis vendeve të Ballkanit. E tillë është sot edhe Europa demokratike. Midis Zvicrës dhe Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë, Zvicrës dhe Italisë, natyrisht ka ndarje kufiri, shpesh që nuk dallohet nga tokat e mbjella me grurë, apo me bimësi në të dy anët, ka kontrolle doganore, ka ekipe të lëvizshme për të ndaluar kriminelët që egzistojnë akoma në botën moderne. Megjithatë, ka më shumë lule, pemë simbol të paqes, i vëllazërisë, solidaritetit, mirësisë, mirëkuptimit…
Mjaft më me ndërhyrje foshnjarake të politikanëve të dështuar që nuk kanë shkëlqyer asnjëherë në qëndrimet e tyre për çështjet e Ballkanit, të Kosovës, të Shqipërisë, të Europës dhe shqiptarëve ! Ata vetëm e kanë lënë çështjen e pranimit të Shqipërisë në Europë, apo çështjen e asistencës, të donacioneve nga organizmat ndërkombëtare apo donatorë të tjerë, të shtyhet në « kalendrat greke ». Ka ardhur koha që diaspora shqiptare në Europë, përfshirë edhe forcat politike në vend, të bëjnë më tepër, duke lënë mënjanë mëritë e së kaluarës dhe të së tashmes dhe të dëgjohet zëri dhe dëshira e një populli që nuk do të përsëriten më tragjeditë e së kaluarës. Edhe pse ligjërisht vendi ynë dhe përfaqësuesit tanë nuk janë në departamentet e Europës së Bashkuar në Bruksel, si shumica e përfaqësuesve të vendeve tanë fqinjë dhe europianë, ku shqiptarët punojnë dhe japin ndihmesën e tyre , Shqipëria i përket Europës së menduar nga Shumani, Jean Monet, Denis de Rougemont, Alfred Borel, Germaine de Staël e sa e sa të tjerëve . Me një popullsi prej mbi 380 milionë banorësh, Europa e të 25-tëve që tashmë ka marrë formë, në fakt është dyfishuar nga madhësia e saj në krahasim me Europën e 9 vendeve që e përbënin atë para mbi 30 vitesh dhe për më tepër akoma, në krahasim me Europën e 6 vendeve të 1958 që kishte vetëm 167 milionë banorë. Të 3 milionë e gjysëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, si dhe ata disa qindra mijëra që janë vendosur në vendet evropiane, i përkasin « Europës pa kufi » për të cilën shkruante qysh më 1954 Françoix Perroux, i përkasin Evropës së individit, të lirisë, të demokracisë. Le ta përfundojmë këtë urim me fjalët e Robert Shumanit, disa dekada më parë : « Kufijtë tanë në Europë do të duhet të jenë gjithnjë e më pak pengesë në shkëmbimin e ideve, të njerëzve dhe të të mirave. Ndjenja e solidaritetit të kombeve do të ngrihet përmbi nacionalizmat e tejkaluara tashmë ».
Të më falin politikanët apo parlamentarët që nuk janë në një mendje me mua, apo edhe me shumicën e Diasporës së sinqertë në Zvicër, SHBA, Kanada, Francë, Austri, Gjermani, Australi, Zelandë e re, Argjentinë e kudo që duan të fshihet njëherë e përgjithmonë nga faqja e Shqipërisë etiketa që i jepet akoma nga ana e shtypit të bulevardit për njerëz « të egër » , « të pagdhendur », dhe të merret shembull nga ajo pjesë e madhe e shqiptarëve dhe miqve të Shqipërisë që i nderon bota e qytetëruar : « Nënë Tereza » shqiptare, Skënderbeu, Fan Noli, Edit Durham, Lord Bajroni, Liliane Perrin, Julien Emery, muzikologu Marcel Cellier, Robert D’Angely, Doktoresha Solange d’Angely, shkrimtarja Anne-Lise Thurler, profesori i shquar zviceran Jean-Philippe Assal, mik i shumë shqiptarëve mjekë dhe profesorë të nderuar, konceptuesi i Festivaleve folklorike të Friburgut Cyril Renz, profesoresha zvicerane Francine Koch , arvanitasi Aristidh Kola, arbanasi arkitekt i dhjetra e dhjetra veprave në botë Franco Marussich, Nobelisti shqiptar Murati, Fizikantja e shquar shqiptare në SHBA, Laura Mersini e shumë e shumë të tjerë…

Dashamirësia e shkrimtarit, gazetarit, publiçistit, Tuni Papuçiu
23 Mars 2008 - ..Ai u largua nga kjo botë shumë shpejt, në qershor të vitit 1975 në moshën 53 vjeçare. Në Shkodër, midis miqsh e dashamirës që i donte dhe e donin. Iku, megjithëse të dashurit e tij do të donin ta kishin shumë më tepër pranë tyre, për të dëgjuar zërin e tij melodioz që i jepte jetë darkave midis miqsh, dasmave të të afërmve, gëzimit të afrimit të një Viti të Ri midis komshinjve. Shpesh thoshte midis miqsh: “Nuk i dua ata që flasin keq për të tjerët, sepse më duket se u mungon dashamirësia, zgjuarsia dhe mirëkuptimi”…Mendoj gjithmonë për babanë aq modest, me karakter dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteristike që i dilte nga shpirti.
Më kujtohet se ishte i pashëm, me ato flokët e gjata që shpesh i drejtonte prapa. Dhe pyes veten, pse ishte aq i bukur me pamjen e tij engjëllore? Kur ishte 30 vjeç, apo pesëdhjetë e dy, apo pesëmbëdhjetë vjeç, kur shoh fotografitë e fëmijërisë së tij. Kjo pyetje vlen për të gjithë bijtë e baballarëve dhe në fakt ne nuk i dimë të gjitha të fshehtat e tyre.
E pëlqente natyrën, lulet dhe sidomos manjolat, qëndronte shpesh për të parë horizontin dhe buzëqeshte. Ishte besnik ndaj vetes, i qartë në mendimet dhe logjikën e tij. Pranonte mendimet e kundërta, pa dashur t’i «vrasë» bashkëbiseduesit, gjithmonë me dëshirën e mirë, politesën, drejtësinë. Nuk i gjykonte dashakeqët e paktë, nuk i përçmonte, por i linte të gjykonin vetë dhe të ktheheshin në rrugë të drejtë: kjo dhunti dua të jetë edhe e jotja mik, e jona, përjetësisht midis nesh…
Ai lindi në Fier. I ati kishte 5 vajza, ishte arsimdashës dhe duke njohur inteligjencën e të birit që në moshën dhjetë vjeç e çoi në Tiranë për studime, pasi Fieri, vendlindja e tij, në ato vite kishte vetëm shkollë fillore. Tuni pothuajse u rrit në Tiranë. I kreu studimet me shpenzimet e të jatit i cili shpesh shkonte e shihte për të ndjekur ecurinë e tij. Shpesh me bujarinë që e karakterizonte ndihmonte edhe shokët konviktorë të të birit. Siç tregon e motra e Tunit, Pandora: “Në familje shpërthente gëzimi i madh kur Tuni kthehej në pushime pranë nesh. Me vete gjithnjë do të sillte libra, ato vepra të pakta origjinale dhe përkthime që botoheshin në atë kohë.
Kështuqë në shtëpinë tone u krijua një bibliotekë e pasur për kohën, e cila na dha mundësi të lexonim. Fillimisht në netët e gjata të dimrit mblidheshim rreth vatrës dhe ne më të vegjëlve na I lexonte motra e dytë, e treat nga fëmijët Ksanthipi…Megjithëse Tuni u rrit me të gjitha të mirat nga prindërit, ai nuk e shpërdoroi asnjëherë përkujdesjen e tyre, përkundrazi, ai qe gjer në fund të jetës njeri shumë i dhemsur për familjen e vet, për prindërit, për motrat dhe kjo sjellje e bëri shumë të dashur jo vetëm për të afërmit e tij, por edhe për miqtë e shokët…
Në librin e tij patrioti Tafil Boletini, nga Kosova, i afërm i Isa Boletinit dhe mikut tim profesor Enis Boletinit, Nysretit, ndër të tjera shkruan për kohën që ishte prefekt në Fier: “ Si çështje kryesore e me qejf, në qendër të vëmendjes kisha ngrehjen e lagjes “Liri ” (Bishanak). Dhe tue pas se akulli u thye dhe ngrehjen e shpijave populli e ka marr me zell, gati çdo ditë me plan në dorë shkojsha për me i tregue parcelat e me iu nda troje. Por u prekën shumë. Bejlerët e Fierit, veçanërisht nga leja që iu dhashë Vangjel Lulës me hap dyqan e furrë pranë shpisë dhe Peçi Papuçiut me hapë dyqan këpucarie në Bishanak, sepse kjo gja damtonte monopolin e tregut të tyne dhe populli dita më ditë shkonte tue u kurajue e po largohej nga influenca e tyre. Populli i Fierit, ndonëse i butë e i dindun, ka pasë edhe asi burrash që nuk iu janë nënshtrue bejlerëve…
Më poshtë Tafil Boletini vazhdon:” Në nji rast me Sami Begun kemi pasë një polemikë të gjatë, bile në prezencë të dr. Musa Delvinës. Në mes të tjerash, me fjalë të ambla, më ceku punën e nji shpije…Pastaj ai vazhdoi : ”Në je burrë, ma thuej sinqerisht e haptazi, pse e me çfarë qëllimi po na damton kaq shumë?. “ Qe, besa, vetëm pse e quej për detyrë njerëzore që edhe populli i Fierit të ketë banimet e veta e mos t’u paguaj gjithmonë qira juve që e keni komplet nji qytet e shumë çifliqe me mijëra hektarë tokë. Kurrgja tjetër ”.
U çudit : « Domethanë, e keni vetëm për të drejtë të perëndisë?” Atëhere unë:”More, Sami Beg, çfarë interesi mund të kem prej Peçi Papuçiut që s’ka për veti, apo prej Vangjel Lules, që furrë e dyqan i ka ba me ndihmën e Taq Bozos e të Nazmi Skëndulit e të Elmaz efendi Poces? Të isha i interesit edhe ju do të më kishit kuptue deri tash”.
Në Historikun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të rrethit të Fierit, i hartuar në vitin 1975, ndër të tjera shkruhet në faqen 148: „….Në zjarrin e kësaj lufte kundër armikut, të rinjtë fierakë si Abaz Kondi, Tuni Papuçiu, Ndreu Dema, Milika Budo, etj., punojnë duke grumbulluar informata e materiale për Lëvizjen Nacionalçlirimtare, duke shpërndarë trakte e duke marrë pjesë në aksione luftarake kundër armikut“. Familja e Tunit dhe gjithë fisi ishin të lidhur me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dy nga dera e Papuçinjve, Miço dhe Loni Papuçiu ranë dëshmorë. Në radhët partizane ishte dhe një nga motrat e tij, Olimbia, atëhere vetëm 16-të vjeçare. Vetë Tuni u formua si gazetar gjatë Luftës kur nxorri në Sevaster të Vlorës, bashkë Jakov Xoxën e paharruar « Përpjekjen e Rinisë ». Pastaj, gazetari në moshë të re, 22 vjeçar, u bë kryeredaktori i parë i « Sportit » dhe më 1946, bashkë me Anton Mazrekun mbushën faqet e gazetës me njoftime tepër domethënëse për solidaritetin e sportistëve tanë që arritën të zinin vendin e parë në Ballkaniadë. Gazetari Besnik Dizdari e përmend në botimet e tij si veteran të sportit shqiptar. Nëna më thotë se kur isha fare i vogël, babai më merrte me vete tek studio e stadiumit « Qemal Stafa » ku shoku i tij Andoni transmetonte ndeshjet e futbollit dhe Tuni përgatiste kronikat për gazetën.
Më tej punoi 12 vjet natën në gazetë, më tepër si i « freskët », ku humbi dhe njerin sy, por me karakter gazmor dhe shokët e tij që rrojnë akoma kujtojnë me nostalgji ato mbrëmje madhështore të viteve 50-të, ku Tuni këndonte këngë të trevës së tij. Në Institutin e Folklorit dorëzoi një fletore të madhe me të gjitha këngët myzeqare, që i këndonte vetë aq bukur. Deri sa vdiq, organizoi lexime letrare duke shkuar tek lexuesit, bashkëpunoi me revista dhe gazeta të kohës, realizoi botime të vetat dhe të miqve të tij, afroi rreth vetes autorë që ishin të shquar apo që shpejt u bënë të shquar. Shkrimtar por mbi të gjitha njeri dhe qytetar, i tillë që portreti i tij mbetet mallëngjyes, pasqyrë e epokës që jetoi.
Punoi gjithë jetën me modesti, pa u qarë për meskinitetet që ju desh të përballojë nga një pakicë keqdashësish e arrivistësh. Ishte më i fortë se vuajtja, më i fortë se varfëria, i thjeshtë, këndonte ashtu pak melankolik nga hallet e jetës, por pranonte i lumtur jetën siç ishte, i lirë, i pavarur, besnik i shoqërisë dhe i të afërmve që i donte aq shumë. Mbi të gjitha ishte i ndershëm dhe krenar dhe ashtu mbeti deri në fund të jetës së tij të shkurtër. Për 17 vjet rresht, nga 1959 deri sa vdiq në fillim të qershorit 1975, fillimisht vetëm, pastaj me një kolektiv tepër të vogël, nxorri revistën « Fatosi ». Faqet e « Fatosit » ishin të mbushura me vizatime e ilustrime të piktorëve të rinj që hapat e para i kanë nisur ndoshta tek kjo revistë që botohej në fillimet e veta nga i vetmi redaktor përgjegjës, Tuni.
Revista kishte një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, nxënës por edhe shkrimtarë të dëgjuar që Tuni i afroi rreth vetes. Sa here shkonte tek Safo Marko për të krijuar një ilustrim të bukur që t’i joshte fëmijët. Aty qëndronte dhe bisedonte edhe me Petro Markon e madh që kishte një shpirt të pastër por që mbeti « një rebel », krenar që nuk i pranonte meskinitetet dhe njerëzit e ngushtë.
Shtëpia e Petro Markos pranë maternitetit ishte e mbushur me pikturat e bukura të piktores së shquar, gruas së tij Safos, e cila bashkë me piktorin e merituar Agim Faja kishin prioritetin në revistën « Fatosi ». Ai ofroi rreth saj pena të njohura që i dhanë hov letërsisë për fëmijë, Dritëro Agollin, Petro Markon, Kolë Jakovën, Bedri Deden, Odhise Grillon, Nasho Jorgaqin, Xhevat Beqaraj, Lajde Stakun, Shpresa Vreton, Skënder Drinin etj. Ai ka pasur temperament të gjallë. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, por pas çlirimit deri në fund të jetës së tij, i shërbeu atdheut në publiçistikë. Alfred Uçi e ka cilësuar Tunin si « njeri të pazëvendësueshëm ». Ishte idealist dhe besonte se një ditë do të fitonte e drejta, mirësia, solidariteti, do të zhdukeshin meskinët dhe do të ravijëzoheshin karakteristikat e bukura të shqiptarëve në shekuj. Te revista « Fatosi » ai shpalosi sërish talentin e vet. Piktori i merituar Agim Faja e ka cilësuar Tunin si njeri me zemër të madhe dhe shpirt fisnik. Tuni Papuçiu ishte edhe shpirti i festivaleve kombëtare te këngës për fëmijë ne Shkodër, ku laureohej çdo vit me çmimin e parë të nderit, bashkë me kompozitorët Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Avni Mula, Tish Daija, Pjetër Gaci, etj.
Tuni i përket elitës së publicistëve. Ai shkroi gjatë jetës së tij të shkurtër me qindra artikuj publiçistikë, për sportin shqiptar, profesonin e gazetarit, edukimin e fëmijëve, problemet sociale, të familjes, të shoqërisë në përgjithësi, pa artifica, ashtu thjeshtë, siç ishte dhe vetë. Me qindra e qindra poezi dhe poema të tij, apo tregime, skeçe për fëmijë, balada, skica u botuan në revistat për fëmijë dhe sidomos tek « Fatosi », si dhe në botime shkollore. Shumë prej tyre akoma nuk e kanë parë dritën e botimit, pasi ai ishte tepër kërkues ndaj vetes, por edhe miqve dhe dashamirësve të tij që u lexonte apo u botonte vjershat apo tregimet e tyre. Sa herë jemi ulur për të punuar mbi bocat e revistës, pothuajse rregullisht për çdo numur, e gjithmonë dashamirët e shtypshkronjës kur shihnin se maketi ishte gati, i bënin vend me kënaqësi për nxjerrjen e saj me prioritet.
Libri i tij « Një sirtar i veçantë » që u botua nën kujdesin e Pandora Dedes është një tregues i punës së tij të vyer ku ai çdo njerit i kthente përgjigje dashamirëse, për të bërë ndonjë korrigjim të duhur në shkrimin që i kishte dërguar revistës. Letërkëmbimet me miqtë e tij të përhershëm piktorë e shkrimtarë, me Agimin, Lajden, Skënderin, e shumë e shumë të tjerë që i ruaj në arkivin familjar, mbeten një shembull i dashurisë së tij për artin e letrarët, shkrimtarët qofshin këta të çdo moshe. Jo më kot, kolegu i tij i dikurshëm i revistës Llambi Blido e cilësoi në një shkrim përkujtimor për të "njeriu-redaksi".

Ishte observues i shoqërisë shqiptare, i pëlqente shoqëria e pastër, u shmangej karrieristëve dhe arrivistëve, nuk shante kurrë. Ai ishte pasqyra e mirësisë. Gjithçka e motivonte dhe e bënte për të mirën e atdheut të vet, të njerëzve të thjeshtë.Të afërmit dhe dashamirët e tij do ta kujtojnë si njeriun e çiltër, me karakter, që të bënte për vete me zërin e tij kur kishte një gëzim në familje apo shoqëri, por që shprehte edhe keqardhjen e tij të thellë për fatkeqësinë e një miku apo të njohuri, që u ndodhej pranë, me mish e me shpirt, për të kaluar dhembjen sëbashku. Sa herë, bashkëqytetarë e fshatarë të krahinës së tij vinin në Tiranë, për t'i ndihmuar Tuni i thjeshtë për një hall, për të takuar një mjek të mirë, për të treguar kujdesin e duhur, për t'i ndihmuar fëmijët që të shkolloheshin, duke njohur zemrën e tij të madhe, shpirtin e tij të dhimshëm, gjerësinë e tij, megjithëse e dinin se ishte vetëm një punonjës i zakonshëm i një reviste për fëmijë. Dhe ai me sa kishte mundësi i ndihmonte sikur të ishin njerëzit e familjes së tij.
Pa kërkuar si shkëmbim ndonjë favor apo privilegj për vete apo familjen e tij. E vetmja gjë që më kujtohet, kur vdiq babai erdhën për ngushëllim shumë e shumë njerëz që nuk i njihja por që me fjalë të thjeshta shprehnin mirënjohjen për të. Një tipograf i mallëngjyer ao ditë më tregoi se Tuni kishte retushuar bashkë me të me mijra kopje të revistës së fëmijëve, gabimin që ky tipograf kish kaluar pa dashje, që të mos paguante një shumë të madhe si çdëmtim. Tuni ishte i përkryer. I kthehej shpesh shkrimeve dhe poezive të tij. Mbaj në kujtesë bisedat e babait me akademikun Mahir Domi, për gjuhën e pastër shqipe që donte të përdorte në « Fatosi ». Profesor Mahiri ishte komshiu ynë më i afërt. Shpesh prof. Mahiri i madh dhe tepër i urtë dhe modest, merrte « Fatosin » dhe e lexonte me kujdes. Kopjet e para të revistës, sa dilnin nga shtypshkronja i jepeshin atij për Etlevën dhe Benin, fëmijët e tij që çdo darkë vinin e qëndronin tek ne për ta lënë sadopak të qetë të punonte për librat e tij të gjuhësisë profesorin e shquar Mahir Domi, fjalëpakë që jetonte vetëm në një dy dhoma e guzhinë. «Poema për Vedihanë », shoqen e Prof. Mahirit është një hymn që im atë ka shkruar për atë grua nikoqire nga Delvina, që kujdesej aq mire për fëmijët dhe burrin e saj professor që nuk shkëputej kurrë nga librat.
E kishte pasion gjenealogjinë dhe shpesh i rikthehem atij blloku ku ka shënuar pemën gjenealogjike të familjes sonë të madhe që nga vitet 1700 nga Voskopoja është vendosur në Fier, si edhe shumë familje nga Kosova martire. Papuçinjtë jane ndër të parët të vendosur në Fier. Ishte një nga familjet më të dëgjuara në Fier dhe që përmendet me dashuri e ngrohtësi nga shkrimtari fierak Jakov Xoxa tek romani disa vëllimesh«Lumi i vdekur». Më pas, sipas dëshmive të pleqve të kohës, Loni Xoxa dhe Grigor Dhima, kanë ardhur familje të tjera, si Demajt, Xoxajt, Plakajt, Pogaçajt, Tiçojt, Dhimajt, Verriajt etj. Dalëngadalë Fieri po rritej dhe pas ndërtimit te urës së Gjanicës dhe kishës së Shën Gjergjit, më 1864-n, Fieri u shndërrua në qytet.
Një nga miqtë e tij mendoi pas vdekjes së tij të botonte një libër me tregimet e tij, me titull: « Midis shelgjesh buzë lumit », si kujtim e mirënjohje për të. Në shtypshkronjë, kopjet e para të librit dolën me fotografinë e tij të madhe (të përgatitur nga dashamirët e tij tipografë) dhe të gjithëve u duk se e kishin pranë nesh dhe u përmalluam. Më vonë u botuan edhe vëllimi me tregime, përralla, vjersha e skeçe, mbledhur nga shkrimtari Xhevat Beqaraj dhe botuar nga « Toena».
Me këtë rast atij ju dha një çmim i veçantë pas vdekjes për veprimtarinë e pasur letrare, për vogëlushët që i donte aq shumë dhe që u shkruante tekstet më të arrira në Festivalet e Fëmijëve që organizoheshin në Shkodër. U organizua edhe një mbrëmje përkujtimore për Tunin e paharruar ku folën shumë dashamirës e miq të tij :prof. Alfred Uçit, shkrimtarët Xhevat Beqaraj, Nasho Jorgaqi, Shpresa Vreto, e sa e sa të tjerë. Libri « Një sirtar i veçantë » që u bot ua para tre vitesh është një kujtim i bukur për krijimtarinë e pasur të Tuni Papuçiut. Një rruge në qytetin e Fierit ju vu emri i i tim eti. I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tij, të mirit, të dashurit, njerëzorit. Mbi varrin e tij shokët vunë mbishkrimin tepër domethënës, nga një vjershë e tij : « E dini pse nëna folenë, në zemër e ka, se bashkë me qumështin e saj, dashurinë për Atdhenë m’a dha ».

Vështrim në « Europën tjetër » !
Për « Europën tjetër », jashtë 25 vendeve që e përbëjnë atë në Bruksel, po flitet akoma më tepër. Jo më larg se ditët e fundit amerikani, zyrtar i lartë, përfaqësues i presidentit Bush, shprehej me këtë fjalë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Zoti Frank Wisner vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere shumë e rëndësishme për arritjen e paqes. Ndër të tjera ai u shpreh :"Ishte një privilegj i veçantë dhe nder për mua që u takova me kryeministrin sot dhe ndava me të përceptimin e SHBA-ve në lidhje me negociatat që po zhvillohen mbi të ardhmen dhe vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Patëm një takim shumë të mirë me kryeministrin. Ju siguroj se në mendjen e amerikanëve, Shqipëria është një partnere shumë e rëndësishme për arritjen e paqes ». Ai shprehu nevojën për këshillën, ndihmën dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, sepse arritja e statusit përfundimtar të Kosovës do të jetë puna e të gjithëve në rajon dhe Shqipëria ka një rol me rëndësi jetike në këtë çështje.
Këto fjalë më kthyen në kujtimet e mija të para kur u vendosa në Gjenevë. Është kënaqësi e veçantë kur dal për shëtitje me familjen, pas punës së lodhshme të ditës. Buzë Liqenit Leman, ajri është tepër i pastër dhe në fytyrë vjen ai flladi i freskët dhe çlodhës. Pranë hotel « Presidentit », ndodhet dhe ndërtesa e madhe e të Drejtave të Njeriut, ose siç quhet ndryshe Pallati Uillson. Thomas Uillson ka qënë presidenti i SHBA për dhjetë vite rresht, rektor i Universitetit të Princetounit dhe guvernator i Nju Xhersit, strehë prej dekadash e shumë shqiptarëve të ndershëm. Mendimi për krijimin e Lidhjes së Kombeve është meritë e këtij burri të madh shteti, amerikan. Uillson, mëse njëherë ka mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Sidomos kuptimplotë është qëndrimi i tij i vendosur për këtë çështje në Konferencën e Paqes në Versajë të Francës…Prandaj edhe fjalët e mira të përfaqësuesit të lartë të SHBA tani, gjatë vizitës në Shqipëri më gëzuan pa masë. Siç më kanë gëzuar edhe vlerësimet e amerikanëve të tjerë më parë. Pra edhe Europa tjetër, ku bën pjesë Shqipëria po luan edhe ajo rolin e saj si ndërmjetësues për të ardhmen e Kosovës, të Ballkanit apo edhe më tej, të Europës.
Kush është Europa ? Përkufizimet janë nga më të ndryshmet, nga ata që e njohin mirë Europën dhe vendet që e përbëjnë, por edhe nga ata që shkruajnë për vende europiane, si Shqipëria, por që kurrë nuk kanë shkelur në të. Nuk dua t’i bëj një analizë të veçantë kësaj radhe librit në frëngjisht, viti 2004, « Ligjërata ballkanike : fjalë dhe njerëz ». Pasi përmend memorandumin famëkeq të 1937 të akademikut serbomadh Vasa Cubriloviç të titulluar « Iseljavanje Arnauta », ose në frëngjisht « L’expulsion des Arnaoutes » (Dëbimi i arnautëve ), ai thotë : « Fjala « Shqiptar » (Albanac, në shumës Albanci) e huazuar nga gjuhët perendimore, del vetëm me pavarësinë e Shqipërisë në 1913 » ( ?!!). Nuk e di në është një lapsus i autorit, apo i botuesit të librit, por m’a merr mendja se kushdo që shkruan për Shqipërinë apo shqiptarët, për përkatësinë e saj në Europë, apo jo, sipas orekseve dhe fjalëve të marra nga historianë serbë apo të tjerë, duhet më parë të konsultohet edhe me vetë historianët shqiptarë, apo edhe vetë shqiptarët që ndodhen tanimë kudo, pas kthimit në skenën europiane edhe të « Europës tjetër », pas ngjarjeve të vitit 1989, pas rënies së Murit famëkeq të Berlinit. Gjeografia, kultura dhe politika kanë bërë që edhe kombe që më parë kanë qënë vetëm objekt i historisë, tani janë bërë subjekt i saj dhe nuk janë më jashtë ndërgjegjes europiane. Albert Kamy jo më kot ka theksuar : « Mal nommer les choses ajoute aux malheurs du monde » ( Po të emërtosh gjërat keq ato ja u shton mjerimeve të botës)…Prandaj edhe kur të shkruaj përsëri, lidhur me librin e atij profesori të gjuhëve dhe letërsisë slave në Universitetin e Provansës, do të mundohem të marr mendimin edhe të miqve të mij historianë, gjuhëtarë, gazetarë nga Shqipëria, si Koli Xoxi, Kristaq Prifti, Hamit Boriçi, Gjovalin Shkurtaj, si dhe profesoreshes nga Franca Solange d’Angely, mikut tim dhe te saj, Saimir Lolja ne Kanada, Thani Naqo dhe Gjini ne Florida, Vladimir Cicani ne Las Vegas, Gjergj Biba në Nju Xhersi e të tjerë që të më falin që nuk po i përmend këtu për mungesë vendi. Ashtu, si edhe funksionarë ndërkombëtarë, qofshin këta të nivelit të lartë apo edhe në drejtoritë përkatëse që merren me « Europën tjetër », konsultohen me funksionarët shqiptarë, sado të paktë që të jenë ata. Kam pasur dhe kam respekt të veçantë për gjithë ata kolegë të kombeve të ndryshme që në një çast apo një tjetër merrnin edhe mendimin tim për çështje që kishin të bënin me Shqipërinë, por edhe rajonin rreth saj, Kosovën dhe viset, Maqedoninë, e cila më 8 prill 1993 u pranua si anëtare e Kombeve të Bashkuara me unanimitet nga 181 vende që e përbëjnë këtë organizatë me prestigj…Kam në dorë një libër rreth 500 faqesh, si dhe të tjera, me dedikim nga zvicerani Basil Shader (Schader), shembull tepër domethënës, larg lavdeve të dikurshme të m-l për E.H. , apo edhe nxirrjes së realitetit për shqiptarët nga shtypi dhe botimet e « bulevardit » dhe « kronikat e zeza ». Ai është profesor i Universiteteve të Zyrihut dhe Tiranës. Kur më dërgoi letrën e parë, me një kërkesë për t’i çuar librin tim « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë », me një shqipe të pastër, mendova se ishte ndonjë bashkëkombas ynë nga Kosova. Por kur më dërgoi librat e tij dhe sidomos atë prej 500 faqesh, botuar nën kujdesin e prof. Gjovalin Shkurtaj, u befasova dhe me të vërtetë u emocionova, se kisha të bëja me një zviceran që e di më mirë shqipen letrare dhe të folur, se një pjesë e bashkëatdhetarëve tanë. « Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjemranishtes në Zvicër » është libër voluminoz dhe i domosdoshëm për gjithkënd do të mësojë për shqiptarët në Zvicër, apo edhe për marrëdhëniet e tyre me zviceranët. Prof.Dr. Basil Schader ja u kushton « Shqiptarëve kudo në botë, me shpresën dhe dëshirën që të ruajnë gjuhën e tyre të bukur, kulturën e tyre të lashtë dhe identitetin e tyre si shqiptarë ». Ai në të nuk flet vetëm për gjuhësinë, por edhe për bashkëjetesën 30-të vjeçare midis zviceranëve dhe shqiptarëve ; për Zvicrën në perceptimin e mërgimtarëve shqiptarë ; për shqipen që i përket familjes së gjuhëve indo-europiane, për faktin se atë e flasin rreth 6,5 milionë shqiptarë ; për shqipen që është një prej gjuhëve më të lashta të Ballkanit dhe preardhjen e saj nga gjuha e ilirëve, të cilët kanë ardhur në Ballkan që në fillim të mijëvjeçarit të dytë para e.s. Gjithçka ky zviceran, mik i vërtetë i shqiptarëve e ka të bazuar në fakte historike, jashtë çdo lustre apo nxirrje të realitetit. Siç shprehet në parathënien e librit prof.dr. Gjovalin Shkurtaj : « Prof. Dr Basil Shader është një personalitet i dalluar dhe dashamirës i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i cili përveç ndihmesave që jep për shqiptarët në Zvicër, së bashku me gruan e tij, zonjën Erika, ka kontribuar shumë edhe për rindërtimin dhe pajisjen e shkollave të komunës së Balldrenit (Lezhë). Prej disa vjetësh ai është lidhur me mësues dhe drejtues të arsimit të asaj komune dhe ka sjellë ndihma të konsiderueshme financiare për ndërtimin e pajisjen e shkollës fillore të Torovicës dhe asaj tetëvjeçare të Kolajakut, si dhe për pajisjen me mjete mësimore të shkollës së mesme të Balldrenit. Për meritat e ndihmesat e tij të vyera, Këshilli Bashkiak i Balldrenit i ka akorduar prof. Dr. Basil Shaderit dhe bashkëshortes së tij, titullin « Qytetar nderi » në shtator 2002 ». Në hyrjen e librit të tij profesori i nderuar zviceran thekson : « Edhe pse diaspora shqiptare në Zvicër është shumë e madhe, edhe pse pjesa dërmuese e saj është ambientuar më së miri me Zvicrën, për çudi, nuk dihet shumë për këtë grup të rëndësishëm. » Me respekt Prof. Basil Shader kujton se libri i tij nuk do të kishte dalë në dritë pa ndihmën dhe mbështetjen e njerëzve dhe institucioneve të shumta si nga ana shqiptare, ashtu edhe zvicerane. Ai përmend me respekt profesorë shqiptarë që kanë dhënë një ndihmesë të veçantë në çdo rresht që ai ka shkruar për shqiptarët. Një shembull i një njeriu fisnik që i respekton shqiptarët, kombin shqiptar, por që edhe ata e respektojnë dhe e pranojnë në gjirin e tyre. Të tillë duhet të ishin dhe ata që shkruajnë « Ligjërata… » apo për « Bulevardin Zogu i Parë », në Tiranë, ku pasi kanë qeshur, por edhe nënqeshur, kanë pirë e ngrënë nga shqiptarët, vjellin vrer dhe përçmojnë bashkëbiseduesin e sinqertë që flet edhe për historinë e kombit të tij, me të vërteta historike. Kështu duhet të mendojë edhe ajo Ornela shqiptare kur të na japë libra të tjerë si ai « Vendi ku njerëzit nuk vdesin kurrë », sipas saj, fjala « përulësi » nuk egziston në leksikun shqiptar. Ajo na jep të përditshmen e lagjes ku jetonte në Tiranë, nëpërmjet shikimit të një vajze që pak e nga pak bëhet adoleshente. Tregtimtarja flet për librat e ndaluar, « gënjeshtrat e vendit », e vë njësh popullin e vendit të saj, me komunizmin, duke e cilësuar « parajsë e tokës » në mënyrë përçmuese, pa analizuar karakterin e vërtetë të shqiptarit mikpritës, burrëror, mirënjohës, duke mos vënë shënjë barazimi midis merhumit dhe popullit të tij punëtor…A është e udhës që kjo autore me humor therës negativ, të thotë për bashkëkombasit e vet « Jemi në Shqipëri. Këtu nuk bëhet shaka... » Dhe kritikja letrare frankofone, pa e parë Shqipërinë, por duke u nisur nga stili narrativ i tregimtares thotë se një fjalë e urtë shpreh për mrekulli Shqipërinë : « Vis que je te haisse, et meurs, que je te pleure ! » (Jeto që të të urrej, dhe vdis që të të qaj). O Zot deri ku arrin mendja e njeriut për kombin e vet që e ka nxjerrë në dritë, për ata fqinjë të pastër, punëtorë, gazmorë, paçka se ajo dhe ai historiani duan të vënë shenjen e barazimit, me atë diktaturë dhe me « rodhet » e nomenklaturës që shijnë dhe përfitojnë nga demokracia e brishtë. Shkrimtarja shqiptare bën mirë të marrë shembull nga e paharruara shkrimtare zvicerane Liliane Perrin për « Një bashkëshort pa rëndësi » që do shohë shpejt dritën e botimit në shqip. Apo librin e romancieres tjetër zvicerane Anne-Lise Thurler me romanin « Agimi i errët tek fusha e mëllenjave ». Ky roman është shkruar me vërtetësi dhe humanizëm, është si një biografi përfaqësuese e mijra e mijra shqiptarëve nga Kosova, të cilët si rezultat i dhunës dhe torturave të pësuara nga pushtuesit serbë, u detyruan të shkojnë në mërgim për të pasur një jetë më të mirë për familjet e tyre. Selajdin Doli që është edhe bashkëautor i librit, i torturuar dhe i burgosur për vite të tëra më kot, është mirënjohës ndaj shkrimtares zvicerane, pasi ëndra e tij u bë realitet me këtë libër ku shfaqen me realizëm karakteri dhe vuajtjet e një populli martir. Pas leximit të këtij libri, më vijnë ndërnend fjalët e Ismail Kadaresë, në tetor 1992, i cili në parathënien e romanit të Liliane Perrin, ka shkruar ndër të tjera : « Realiteti kafkajan dhe i përditshëm i këtyre të rinjve shqiptarë të Kosovës që përpiqen t’i shpëtojnë me ikje dhe migrim fatit të keq të një populli që nuk duket se mund të imponojë vendin e tij të ligjshëm në hartën e Ballkanit dhe të Europës. I vetmi komb i kontinentit të vjetër i ndarë në dy, që është akoma përballë Golgotës së tij…Nëse këto faqe të shquara janë larg çdo ambicjeje apo zhargoni politik, shprehet Kadaré, ato shkojnë më larg se sa një trillim i thjeshtë, më larg se sa një takim pat ë ardhme ».

Le t’i kthehemi përsëri Europës : me mbi 10 million km2, ose 6.5 për qind të tokave që e përbëjnë rruzullin tokësor, ajo përfaqëson vetëm një të pestën e Amerikës apo të Azisë, një të tretën e Afrikës…Emri Europë kur u shfaq për herë të parë në Antikitet, tregonte, në mitologjinë greke, një Feniciane të re dhe të bukur që e rrëmbeu Zeusi…Në shënimet e mija për « Europën tjetër », atë jashtë 25-shes kam shënuar ndër të tjera :
Po të shfletosh volumet e « Historisë së përgjithshme të civilizimeve » nuk gjen ndonjë referencë për Shqipërinë. Nuk është vendi këtu për të dhënë argumenta të tjerë, jo vetëm si ato të profesor Basilit, gjuhëtarëve, historianëve në botë, lidhur me historinë e civilizimit shqiptar, por kjo harresë të bën të mendosh : historianët që kanë shkruar historinë e Europës, edhe të « Europës tjetër » a mos i ka dhënë vetë shans E.H. të « sundojë » në Shqipëri nga 1944 deri në 1985, derisa vdiq ? E vërtetë është se në atë periudhë, veprat e tij kishin përparësi dhe përktheheshin edhe në gjuhë të huaj, ato përmbanin edhe fakte historike, por ata historianë që formulonin edhe historinë e Shqipërisë, krahas asaj të « Europës tjetër », diku atje në një vend të Europës, nuk mund të merrnin si bazë referenca të diktatorit. Por nga ana tjetër, në mos gabohem, janë botuar në gjuhë të huaj edhe në atë kohë libra si « Historia e Shqipërisë », në gjuhën frënge, nën kujdesin e profesorëve shqiptarë, mbi 25 vite më parë, që përmban edhe fakte historike të pakontestueshme për historinë e civilizimit shqiptar jo vetëm gjatë kohës së Skënderbeut, por edhe më parë. Për çudi, botimi i 2004 « Ligjërata ballkanike : fjalë dhe njerëz », i të njëjtës shtëpi botuese në Francë, nuk i referohet shumë veprës së francezit Zhorzh Kastelan (Georges Castellan) « Histori e Ballkanit » (shekulli XIV-XX), 1991, e cila përmban fakte historike bindëse dhe për civilizimin e « Europës tjetër », duke përfshirë edhe Shqipërinë, edhe për autoktoninë e shqiptarëve e shumë dëshmi të tjera, por autori i « Ligjëratës… » gjen me vend të përmendë nga libri i profesor Kastelanit vetëm faktin se « populli » i Shqipërisë « del shumë jashtë cakut të shtetit të tij eponim dhe duke bërë këtë ai kënaq dëshirat kontradiktore të lexuesve francezë dhe ballkanikë ». Autori nuk mungon t’i japë vend edhe Mira Millosheviçit, gruas së diktatorit të vetëvrarë, në një kohë që mund të merrte, ndër të tjera, të dhëna historike nga botimi i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti Historisë të vitit 1993 (mbi 11 vjet para botimit të « Ligjëratës… » , me titull : « The truth on Kosova » (E vërteta mbi Kosovën ). Ky botim voluminoz prej 350 faqesh ka dokumenta mbi ilirët dhe autoktoninë e shqiptarëve. Që populli shqiptar s’ka dalë jashtë « cakut » të shtetit të tij eponim, mjafton të përmendim vetëm shkrimin e studjuesit Aleksandar Stipeviç, me titull « Every story about the Balkans begins with the Illyrians » (Cdo histori mbi Ballkanin fillon me Ilirët »), apo të studjuesit tjetër Radoslav Katiçiç « Mbi antroponiminë dhe etnogjenezën e Shqiptarëve » ; të prof. Henrik Baric « Disa të vërteta mbi banimin e hershëm të shqiptarëve në Gadishullin e Ballkanit » ; apo prof. francez Alain Ducellier « A e kanë pushtuar shqiptarët Kosovën » ; ai libër përmban burime të shumta studimore , jo vetëm nga arshivat qëndrore shtetërore të Republikës së Shqipërisë, por edhe të Turqisë, të Austrisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, të Gjermanisë, të arshivave të Foreigh Office të Britanisë së Madhe dhe të vetë ish-Jugosllavisë.
Këto ditë mora librin e diplomatit dhe gazetarit penëartë, me një përvojë 40 vjeçare edhe në fushën e gazetarisë, apo prej një dekade, në atë të diplomacisë. E kam fjalën për Shaban Muratin, me të cilin vite më parë ishim kolegë. Atij ndoshta nuk do t’i vijë mirë që unë shkruaj për të, pasi ai është tepër modest, por leximi i librit, si dhe dedikimi që më ka dërguar, nuk mund të më lënë pa e përmendur. « Fredit, mikut tim të vjetër, në shenjë falenderimi dhe kujtimi vëllazëror për një miqësi që u ka rezistuar dekadave … ». Shaba, Stokholm 15 prill 2006. Do të uroja që libri i Shaban Muratit të ishte në tavolinën e çdo diplomati shqiptar kudo në « Europën tjetër » apo në vendet e Bashkimit Europian, dhe gjetiu, pasi është një analizë e thellë e procesit të « ndërrimit demokratik » në Serbi, pas rënies së regjimit famëkeq të Millosheviçit. Unë i jap fjalën mikut tim se jo shumë vonë do përpiqem ta përkthej librin e tij në frëngjisht që të ndodhet edhe mbi tavolinën e analistëve të Ballkanit, Serbisë, Shqipërisë, « Europës tjetër ».
Libri i tij « Serbia kundër Serbisë » - analizë e një gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm, botuar nga shtëpia botuese « Albin » në 2005, lexohet me nje frymë dhe s’ke dëshirë ta lësh pa e mbaruar deri në fund. Në të flitet me realizën edhe për « Europën tjetër ». Të më lejojnë lexuesit që para se ta gjejnë librin dhe ta blejnë t’u jap një paragraf se me sa mirëgjykim e realizëm shkruan Shaban Murati : « Ndërrimi demokratik, që ndodhi në Serbi, u shoqërua me një përpjekje të Serbisë për të përfituar nga rasti dhe për të forcuar pozitat e saj në rajon. U konstatua një avancim i pozitave serbe në rajon dhe kjo erdhi nga disa faktorë :
1- Nga dëshira e mirë e disa shteteve europiane për të parë Serbinë të inkuadruar në proceset e reformave demokratike bashkë me shtetet e tjera të rajonit.
2- Nga dëshira jo e qartë e disa shteteve të Bashkimit Europian dhe e Rusisë për të kundërshtuar praninë dhe rolin e NATO-s në rajonin e Ballkanit.
3- Nga dëshira e vjetër e disa shteteve të rajonit për të bërë një rikompozim të aleancave të vjetra në terrenin ballkanik me të njëjtën bazë antishqiptare. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë »se Serbia ia arriti këtij avancimi nëpërmjet nxitjes, pjesëmarrjes dhe fryrjes së vatrave të tensionit në rajonin tonë. Nuk ishte rastësi që ajo i lidhte vatrat e ndryshme të tensionit në Ballkan vetëm me emërtim shqiptar dhe me përrallën e vjetër të përpjekjeve për « Shqipëri të Madhe ». Fushata intensive e diplomacisë serbe për satanizimin e faktorit shqiptar në Ballkan, e kombinuar me veprimtaritë e lidhjeve të vjetra të shërbimeve sekrete dhe me idiotizmin apo mercenarizmin e disa grupeve revolucionare ose kriminale shqiptare, arriti të lëvizë për të keq në disa kancelari opinione dhe qëndrime kundrejt kombit shqiptar » :
Shaban Murati e meritonte të shkruheshin faqe të tëra për librin e tij « Serbia kundër Serbisë : analizë e një gjysëmrevolucioni të lënë përgjysëm » që ka në fund edhe një përmbledhje të shkurtër në gjuhën angleze. Dëshiroj të them vetëm një rresht me fjalë të mira për botuesin e librit « Albin », pasi jo vetëm përmbajtja e tij është e shkëlqyer, me argumenta bindëse dhe e shkruar nga një analist që mund të themi ka arritur perfeksionin në shkrimet e tij, por « Albin » ka paraqitur librin me faqosje por edhe në mënyrë dinjitoze. Uroj që i përkushtuari i panairit ndërkombëtar të librit dhe të shtypit në Palekspo të Gjenevës që hapet në 27 prill deri 1 Maj 2006, të na sjellë të paktën një numër ekzemplarësh të librit.
Shaban Murati shpreh një të vërtetë të pamohueshme në librin e tij të fundit që çdo historian apo analist i Ballkanit, « Europës tjetër » mund ta vërejë thjesht : « Cdo diplomat dhe analist e ndjen se bëhet e vështirë të kuptohet plotësisht kuadri i rolit dhe i veprimit të një shteti në Europën Juglindore, pa njohur edhe pikëpamjen e të gjitha kryeqyteteve rajonale, me të cilat shteti përkatës ka marrëdhënie dhe raporte historike e perspketive. Një pikëpamje nga Shqipëria del si një nevojë për çdo studjues, që kërkon të plotësojë njohjen e hartës historike, diplomatike dhe politike të rajonit. Nuk janë të paktë diplomatët dhe studjuesit europianë, që e kanë krijuar opinionin e tyre për Shqipërinë dhe kanë formuar kulturën e tyre për çështjen shqiptare në Ballkan nga literatura politike serbe. Nuk kam hasur ndonjë studjues apo diplomat, që ta ketë formuar opinionin e tij për Serbinë nga literatura politike e Shqipërisë. Serioziteti i analizës dhe kërkimit të së vërtetës këshillon njohjen e dy literaturave… ».
Këto postulata dhe libri i sipërpërmendur i analistit të politikës së jashtme, prej mëse 40 vitesh dhe diplomatit të urtë, modest, por me tepër kulturë, Shaban Muratit, duke njohur thellësisht jo vetëm historinë, politikën, kulturën, zakonet e vendit të vet, por edhe të vendeve ku ka qënë ambasador, do të dëshiroja të përktheheshin sa më parë në gjuhë të huaj, qoftë anglisht, frëngjisht, apo gjuhë tjetër. Ky do të ishte një shërbim i madh që do t’i bëhej edhe kombit tonë dhe vënies në vend të të vërtetave historike që të mos shtrëmbëroheshin enkas, apo edhe të prirur për t’i servirur opinionit publik dhe lexuesit « fjalë dhe njerëz » që mund të shkaktojnë keqkuptime apo fatkeqësi popujve dhe vendeve të « Europës tjetër ». Mjafton që këta autorë të shohin edhe « jetët e dymbëdhjetë Qezarëve », 12 biografi të ndara në 8 libra për Qezarin, Augustin dhe trashëgimtarët e tyre julio-klaudienë (Tiberin, Kaligulën, Klaudin, Neronin) ; apo për tre perandorët e vitit 69 (Galba, Othoni, Vitelliusi), ato të tre perandorëve të dinastisë flaviane (Vespasienin, Titysin, Domilienin). Në to mëse njëherë përmenden me respekt Ilirët, paraardhësit autoktonë të « shqipëtarëve », « arbanasve », « arbëreshëve », « arvanitasve ». Çfletoj kohë pas kohe edhe librin e Gaston Boissier i Akademisë Franceze « Ciceroni dhe miqtë e tij », studim mbi shoqërinë romake të kohës së Qezarit, botuar nga libraria « Hachette » në 1923. Në të përmenden me simpati dhe shqiptarët. Po t’i kthehem qoftë edhe me dy rreshta librit të profesorit francez Zhorzh Kastelan « Historia e Ballkanit » ke respekt për këtë studjues që i jep vendin që meriton edhe « Europës tjetër », pra ndër ta dhe Shqipërisë dhe librin ja dedikon : « Kolegëve dhe miqve të mi në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Rumani, Turqi e ish-Jugosllavi, të cilët gjatë një çerek shekulli më bënë ta kuptoj e ta dua Ballkanin ». Këtyre historianëve duhet t’u jepen në dorë dhe t’u besohen arkivat e shteteve europiane, në mënyrë që e vërteta historike të mos shtrëmbërohet dhe t’i shkojë për hosh keqdashësve të « Europës tjetër » për ta përçarë atë, për të futur pyka midis tyre. Zvicerani Urs Altermatt, profesor i historisë së sotme në Universitetin e Friburgut, dhe Bernës, Zvicër , në prologun e librit të tij « Etnonacionalizmi në Europë », botuar nën kujdesin e Fondacionit PRO HELVETIA në shqip nga « Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit », thekson : « Sarajeva nuk është aksident. Kryeqyteti boshnjak qëndron në një radhë të gjatë vendesh që ngrihen në murin e historisë se re europiane si përmendore ndarjesh etnike dhe dëbimesh me motive raciste, kampesh përqëndrimi, luftërash civile dhe genocidesh :Konstandinopoja, Auschwitzi, Katini, Belfasti, Nikozia, Hoyerswerda… »

Lexova në shtyp se Stambolli (Turqi) dhe Pecs (Hungari) duhet të jenë kryeqytetet europiane të kulturës në 2010. Vendimi do të miratohet këtë vjeshtë nga ministrat e kulturës së 25-të vendeve të Bashkimit Europian. Kryeqyteti turk ishte kandidat me Kievin për vendet e « Europës tjetër » (shënimi im- Europa tjetër) . Kjo nuk është « një zgjedhje politike », theksoi një anëtar i jurisë, Sër Xheremi Isaacs, në Bruksel. Janë marrë parasysh kriteret kulturore. Fakti se Stambolli ka një urë lidhëse midis Europës dhe Orientit luajti një rol.
Më bëhet qefi për këtë vend mik të Shqipërisë që ka pranuar me mijra shqiptarë në gjirin e vet dhe e meriton t’i përkasë jo vetëm « Europës tjetër », por Europës të gjithë kombeve që e përbëjnë atë. Këtë do dëshiroja edhe për vendin tim që i ka dhënë Europës figura të shquara dhe ku sot e kësaj dite me mijra e mijra shqiptarë japin ndihmesën e tyre në fushën e ekonomisë, të shkencës, të ndërtimit, arsimit, që ato të ecin më përpara. Hendeku midis « Europës tjetër » dhe Europës së 25-tëve nuk duhet të thellohet më. E vërtetë se epoka e E.H. e kishte hequr Shqipërinë nga historia e përgjithshme e civilizimeve europiane, pasi ishte cilësuar një « vend i mbyllur », « hermetik ». Por tani Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më si portugezët kur « flakën » diktaturën në 1974, apo spanjollët që fshinë frankizmin dhe hynë në Europën e Brukselit, megjithë mangësitë që kishin në ato kohë. Shqiptarët nuk janë më si italianët, grekët dhe popuj të tjerë që u detyruan në fillim të shekullit të 20-të, apo edhe më vonë të merrnin rrugën e kurbetit, atje në Amerikën e largët. Është e vërtetë që « arbanasit » kur u larguan nga vitet 1700 nga tokat e tyre amtare, u detyruan nga të tjerët të ndronin emrin, siç u detyruan edhe shqiptarët krishterë në kohën e otomanëve të ndryshonin emrat e tyre për të pasur një punë në administratën e asaj kohe. Megjithatë të vërtetat dhe vlerat e një kombi nuk mjund të shuhen. Është e vërtetë që nga « padija » apo enkas, bashkë me qingjat shqiptarë, u grabitën dhe u shitën për dy kacidhe edhe zbulime arkeologjike, siç ka ndodhur edhe me kombe të tjerë. Por ato nuk mund ta lënë Shqipërinë në një « Europë tjetër » për shumë kohë. Voskopoja, Apollonia, Butrinti, Berati etj., janë vlera që i përkasin civilizimit europian…
Në shënimet e mija të fundit kam shënuar në anglisht edhe fjalët e zotit Panos Englezios, President i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), i cili më shkruante pak kohë më parë pas kthimit nga Konferenca Ndërkombëtare e Talasemisë në Dubai :
“We were extremely pleased to learn the Albanian Ministry of Health, the health professionals involved in the treatment of patients with thalassaemia and the Albanian national Anti-Thalassaemic Association are now working closely together towards implementing further improvements regarding prevention and treatment protocols for Thalassaemia in Albania. This is extremely encouraging and soul-satisfying”.
Ja u dhashë versionin në anglisht, për të mos bërë edhe unë ndonjë lapsus në përkthimin në shqip të fjalëve të Presidentit të nderuar të TIF-I, si ai profesori francez i gjuhëve sllave atje në Provans: “Jemi shumë të kënaqur kur lexojmë se Ministria Shqiptare e Shëndetësisë, profesionistët e shëndetësisë që merren me mjekimin e pacientëve me talasemi dhe Shoqata kombëtare e Luftës kundër Talasemisë, po punojnë tani ngushtë për të vendosur vlerësime të mëtejshme lidhur me protokollet e parandalimit për Talaseminë në Shqipëri”.
Lexoj shënimet e sime motre, Milka Biba (Papuçiu) për babanë tonë të paharruar, tek libri i mbledhur me kujdes që përfshin një pjesë të krijimtarisë së tij “Një Sirtar i veçantë: “E donte jetën shumë, por të bukur. E mbaj mend mirë se sa herë vinte pranvera, në shtëpi futej me lule në dorë, mimoza, trëndafila, lule manjola e të tjera. Gëzohej kur vinin shokë e miq në shtëpi, ishte shumë mikpritës dhe e donte tryezën të mbushur plot, paçka se vetë kënaqej me pak. Këndonte bukur, i jepte gjallëri festive familjare dhe sot të gjithë kujtojnë “Jorgjicën” në gojën e tij. Dhe ngushëllimi më i madh për ne sot është respekti që ruajnë të gjithë miqtë e të njohurit e babait tonë…”
Lexoj tek adresa ime elektronike e sotme mesazhin e gazetares Laureta Roshi në Tiranë : » I dashur Fredi miremengjes. Lexoja emeilin dhe gezohesha dhe kur nuk me kthehej pergjigje me dukej se do ta prishja si pa dashur gezimin tim. Sa egoiste jam! Faleminderit për të gjitha, per kohen tende, njerezoren qe e fal aq natyrshem. Gezohem edhe qe do te jesh në levizje. Nese ja del per projektin per Shqiperine do te ishte vertet mirë. Arbi është në klasën e parë dhe jeton me prinderit e mi ne Fier. Eshte ne nje shkolle private, ecen mire, madje gezohet se eshte i pari i klases dhe une nuk paguaj per te. Ne fakt eshte i nxenes i mire vertetë, inteligjent, thone mesuesit, femije i lire them une dhe me femijeri…Ne fillim deshironte te behej karrocier, pasi i pelqenin kuajt, pastaj shofer, pastaj mjek per bebat, se nje shoku i tij eshte i semure dhe nuk i mpikset gjaku.. Keshtu Arbri jeton në ciklin e tij, ku fundjavave per dy dite ose vjen ose shkoj atje dhe ja bej rremuje rregullin. Eshte i mrekullueshem. E terheq muzika dhe kompjuteri, ka një shtat te imet dhe te qeshur te bukur. U bera si gjithe « sorrat », nëna, Fredi, më fal, që flasin për fëmijët e tyre. U gezova qe me kishe shkruar per familjen tende. Ne familjen time jane dy prinderit ne pension, nena ish mesuese gjuhe letersie, babai ish teknik ne nafte. Im vella eshte oficer, diplomuar prej 6 vjetesh.
Kjo eshte familja jone e levizshme, ku te gjithe jemi te perqendruar te Arbri.
Përshëndetje
Lori
Ky mesazh që më vjen nga « Europa tjetër », po në « Europën tjetër » në Zvicër më mallëngjeu për pastërtinë e tregimit të jetës së përditshme edhe atje në Tiranën e bukur, edhe për atje në Fierin e njerëzve të mirë, të urtë, të pastër, kur shkoja tek gjyshërit dhe gjyshet e mija, tek Mondi, xha Komi i paharruar, xha Vangjeli, teta Naja, tek xha Peçi dhe nëna Dhora, tek Nona dhe gjyshi Polizoi, tek hallat e mija Kristina dhe Ola, ish partizane 16 vjeçare, tek shokët e mi, djemtë e hallës, Raqi dhe Berti që para mbi 45 vite, për të blerë një top futbolli, luanin teatër dhe na mernin edhe neve nga 5 lekë… Nuk mund ta harroj kurrë atë kishën e qytetit ku gjyshi im psallte dhe unë e ndjeja veten pranë tij, atje në altar, si të çliruar nga çdo brengë, nga çdo hall dhe do të dëshiroja në këto çaste të Festës së Pashkëve, ta kisha atë pranë, por edhe Tunin e paharruar, nënën dhe motrën time, Pandorën, Bedriun, Todin, Marikën, Lidën, Jetën, Tipin, Glejdin, Bexhetin, Gjergjin me mustaqe, Sonilën, Aranitin, Danielën, Marion, Amelian, profesor Hamitin e nderuar,…Gjanicën dhe Apolloninë, Semanin dhe….
Miku im Franko, si edhe unë ruajmë si të shenjta pemën gjenealogjike të familjeve tona, si edhe shumë familje në Europën e të 25-tëve. Nxisim edhe fëmijët tanë t’i kenë ato, si dhe fotografi të familjes, gjyshërve dhe gjysheve. Bori mirë e krishterja Zografë që na dërgoi jetëshkrimin e gjyshit dhe gjyshes së saj që të mos e harrojnë brezat e ardhëshëm. Ato do transmetohen brez pas brezi. Është e vërtetë se gjuha jonë dihet se është e folur që në « kohën e Perëndive », por historiografia perendimore i ka anashkaluar disa herë të vërtetat historike të « Europës tjetër », sidomos të Shqipërisë dhe Kosovës. Deri në shekullin e XIV, kristianizmi ishte diçka e rallë, pasi vetëm elita e praktikonte në Europë. Por pas kësaj u bë si fe popullore, edhe në Shqipëri. Dihet se kristianizmi edhe në shekujt e mëpastajmë u forcua kundër tentativave të mosbesimit. Nëse disa popuj, duke përfshirë dhe shqiptarët, si rezultat i pushtimeve të huaja, u detyruan të ndronin fenë, apo i janë bërë dhe padrejtësi të tjera, kjo nuk do të thotë se nuk janë të denjë për të zgjeruar Europën e të 25-tëve dhe duhet të qëndrojnë përjetësisht në « Europën tjetër ». Të jesh në Europën e Brukselit apo edhe jashtë saj, është një mënyrë e përkohshme jetese në të përditshmen e një qytetari europian, për të cilën unë shprehen pa prapamendime…Të gjithë jemi të ndërvarur dhe të lidhur me njeri tjetrin. Sipas mendimit bashkëkohor « Individualiteti » ka kuptim vetëm kur je në një grup dhe kur shkëmben mendime, por edhe kulturën, etj., me të njëjtën barazvlerë. Shumë vende që hynë vite më parë, apo edhe vitet e fundit në Europën e Brukselit dhe u shkëputën nga « Europa tjetër », nuk kishin të njëjtin nivel zhvillimi, siç e kanë sot, pasi kanë marrë subvencione të shumta. Korrupsoni në « Europën tjetër » është i dukshëm dhe në anën e « civilizuar ». Kjo si rezultat i një të vërtetë, pasi njerëzit bëhen të pangopur por disa herë edhe nga xhelozia…Lexojmë çdo ditë lajme të mira…British Airways ka filluar fluturimet në Shqipëri. Urojmë që edhe shoqëri të tjera ajrore europiane, në interes të përfitimit reciprok, ta bëjnë këtë, përveç atyre egzistueseve. Dëgjojmë edhe se statusi i Kosovës do të përcaktohet shumë shpejt. Jetojmë në një epokë të jashtezakonshme, plot shpresa dhe shqetësime, një epokë ku zbulimet pasojnë njëra tjetrën, ku qëndrimet e kundërta nuk kursejnë as zakonet dhe as traditat më solide ; një epokë ku problemet që dje nuk viheshin në dyshim : të energjisë, të zhvillimit të vendeve europiane, të strukturave politike të botës së industrializuar, sot përbëjnë një shqetësim për disa ; tani jemi « të pushtuar » nga Televizionet publike dhe private, si dhe gazetat e shumta ; diku shprehen për paqe, për buqeta me lule, solidaritet ; diku tjetër vetëm kriminalitet, prostitucion e drogë… Fenomene që nuk ishin të dukshme në të kaluarën, si rezultat i « hermetizmit ». Shumë prej tyre u sollën enkas nga mafia italiane, apo edhe vetë ndonjë fqinj, enkas për ta lënë Shqipërinë në « Europën tjetër ». Thuhej për të qeshur se ekonomistët shqiptarë po të shkojnë në Amerikë do ta shkatërojnë ekonominë amerikane me padijen e tyre. Por shumë prej tyre punojnë edhe në Uoll Strit, edhe diku tjetër, në aeronatikë, apo si arkitektë, profesorë, edhe në Europën e të 25-tëve…Ka ndonjë që të shtyjë hyrjen e Shqipërisë « de jure » në Bruksel pasi u pëlqen fuqia e lirë punëtore shqiptare, mungesa e mbrojtjes së tyre nga « shteti i së drejtës » ku jetojnë…Ne jetojmë edhe në një epokë të solidaritetit ndërkombëtar, kur i jepet dora njeri tjetrit. Në këtë ndërvartësi të thellë, kufijtë pothuaj fshihen midis njerëzve apo edhe shteteve fqinje. Zvicra dhe Franca në kufijtë e tyre, nuk kanë mure ndarëse, apo tela me gjemba. Por kanë bimësi dhe lule. Natyrisht kontrollet « e lëvizshme » nuk mund të shmangen ndaj keqbërësve.

Lexoja këto ditë intervistën e një shkrimtareje, vepra të së cilës i kam lexuar edhe më parë, por që s’njihet nga lexuesi shqiptar. Do t’i kthehem asaj përsëri në shkrimet e mija. Ajo që më bëri përshtypje ishte kjo frazë e saj : « Jeta na punon renga të pabesueshme dhe për aq sa pranojmë dhe që ne mund të veprojmë, mund ta kthejmë çdo situatë në mënyrë pozitive dhe të dobishme, jashtë çdo situate që na ishte propozuar në fillim ». Pra edhe pse « funksionarët jugosllavë » në kufijtë me Shqipërinë u thoshin turistëve dhe vizitorëve të huaj që do shkonin nga ish-Jugosllavia në Shqipëri : » Kur të ktheheni, në rast se kaloni këtej, ne do t’u marrin çdo botim të nxjerrë në Shqipëri…Edhe broshurat turistike dhe librat e artit… ».
E njejta gjë ndodhte në 1988 kur shkruan gazetari francez shkruan në « GEO » për Shqipërinë si « vendi më i çuditshëm në Europë » ku ndër të tjera thotë : « Para se të nisesha nga Franca, agjencia e udhëtimit atje kishte shpërndarë një qarkore : « Materiali i shtypur jashtë Shqipërisë nuk është i autorizuar të hyjë në Shqipëri. Veçanërisht, prospektet mbi Jugosllavinë dhe revistat pornografike…Një pensionisti të Metz (qytet në Francë) iu konfiskua një e përjavshme sportive. Kurse një udhëtar tjetër duhet të lërë aty në doganën e Hanit të Hotit disa revista mode… »
Këto rregulla të dy vendeve fqinjë të « Europës tjetër » uroj t’i përkasin së kaluarës. Asaj të kaluare kur megjithë mbylljen, izolimin, shqiptarët në Durrës shihnin si para një TV në Amerikë me dhjetra stacione televizive italiane dhe ëndërronin që një ditë deti Adriatik të ngrinte dhe ata të shkonin në këmbë deri atje ; ato i përkasin së kaluarës kur ata qindra shqiptarë të të dy anëve të kufirit shihnin telat me gjemba që kishin ndarë për jetë vëllezër dhe motra të një fshati, apo kur krismat e pushkëve rrëzonin pa jetë trupat e të rinjve që donin të shihnin dhe të shkonin në Europën e Brukselit për të bërë një jetë më të mirë ; apo kur ai arsimtari atje në bjeshkët tona të bukura, krahas mësimit të letërsisë që u bënte vogëlushëve dhe adoleshentëve malësorë, mësonte dhe vetë një gjuhë të huaj, për të pasur një dritare më vonë në botën tjetër, atë të « parajsës perendimore » ku duhet punë shumë, për t’u argëtuar pastaj me familjen, me shokë e miq të mirë.
Më lejoni ta përfundoj këtë shkrim me mendime të mija modeste, pa mllef, pa nerva, pa prapamendime për vende që i përkasin « Europës tjetër », me fjalët e shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo, shumë dekada më parë : « Do të vijë një ditë kur bombat do të zëvëndësohen …nga një arbitrazh i nderuar i një Senati të madh sovran që do të jetë Europa, njëlloj si Asambleja Ligjvënëse është në Francë… ». Ai Viktor Hygo i madh që ne të « Europës tjetër » e kujtojmë me respekt drejtoi në vitin 1849 « Kongresin e Miqve të Paqes » ku u bë thirrje për « Shtetet e Bashkuara të Europës ».
22 prill 2006
________________
Meditim per librin, si një dritare ku shpaloset jeta në Shqiperi, Kosovë e vise dhe në Diasporë.
« Shqipja nuk është e ngjashme me ndonjë gjuhë tjetër dhe shqipja e folur për herë të parë vjen nga ilirët, paraardhës të shqiptarëve, mijra vite më parë »- theksohet në një enciklopedi britanike. Shqipja cilësohet si gjuhë indoeuropiane dhe është pjesë e asaj familjeje. Alfabeti shqiptar ka 36 gërma. Të gjitha gërmat janë si alfabeti latin, përveç « ç » dhe « ë ». Gërmat dyshe konsiderohen si një e vetme, për shembull th, dh, ll, gj, e të tjera por gjithsej janë 36. Anglishtja gjuha më e folur sot në botë ka disa ndryshime midis asaj që flitet në djepin e gjuhës në Britaninë e Madhe, me atë amerikane, por të dyja kanë 26 gërma. Edhe alfabeti frëng përbëhet nga 26 gërma dhe gjatë një pune mbi 40-të vjeçare, përveç të tjerave në lëmin e bukur, por tepër të vështirë me librin, përkthimet, tregimet, meditimet, të kthyera edhe në këto gjuhë, shpesh për shkak të mosdijenisë së një termi, që i përkiste dendrologjisëose iktiologjisë, më është dashur të shfletoj libra dhe fjalorë në disa gjuhë, për të gjetur fjalën e përshtatshme në shqip. Shpesh e kam pasur më të lehtë, pasi, shqipja duke më dhënë mundësinë të kem dhjetë gërma më tepër prej saj, fjala në gjuhën amtare ka dalë me shqiptim dhe kuptim të saktë. Jo pa qëllim, miku im i mirë dhe njohës i gjuhës dhe historisë shqipe, Gjergji, burrë me mustaqe, më dërgonte para disa kohësh mesazhin e mëposhtëm : « Gaius Plinius Secundus », i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s.-para Erës sonë), natyralist romak që njihet botërisht, botoi në vitin 77 e.s., serinë madhështore prej 37-të vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar : »Natularis Historia ». Ai shkruan, ndër të tjera, në vëllimin e shtatë të veprës së tij madhore : « Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët ».
As nuk kam pretendim të vihem njësh me gjuhëtarët tanë të shquar që i kanë dhënë shqipes vendin që meriton në historinë e shkrimit botëror, si me Eqrem Cabej, Mahir Domi erudit, i pastër nga shpirti dhe zemërgjerë, Shaban Demiraj, si edhe me albanologë të përkushtuar të gjuhës sonë të lashtë që sa vjen e shtohen në numër. Gjenia e gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet kërkuar në radhë të parë në traditën e bukur gojore, brez pas brezi, sidomos tek Arbëreshët, Arbanasit etj. Proverbat e vjetra përbëjnë në vetvete, një traktat të fjalëve shqipe, të trashëguara brez pas brezi…Nuk kam qëllim në këtë shkrim t’i kundërvihem studimeve tepër të diskutueshme që shkojnë për hosh metodat dhe argumentat e biologëve të evolucionit. Kam respekt të veçantë për gjuhën dhe kombin e atij vendi të Ballkanit që ka pritur në gjirin e vet dhjetra mijra shqiptarë, sidomos pas barbarisë serbomadhe, ashtu siç kam respekt dhe mirënjohje për të gjithë kombet që përbëjnë Ballkanin, Europën dhe më tej që kanë pritur në tokën e tyre, qysh në kohën e lashta e në ditët tona, shqiptarë, arbëreshë, arvanitas, arbanas që u detyruan të largohen nga toka mëmë, e lashtë, për një jetë më të mirë, si rezultat i pushtimeve të huaja, apo e transzicionit të vendit drejt demokracisë. Por desha të theksoj se në krahasim edhe me dy dekada më parë, nga pikëpamja e informacionit, nga ana e gjuhëtarëve të « paguar » enkas nga përfaqësues gjuhësh që ose e kanë humbur hapësirën e tyre për shkak të migrimeve, asimilimit të bashkëkombasve të tyre në kombet e tjerë ku janë vendosur, apo edhe të papaguar por të përkushtuar, janë shfaqur një numër i madh konceptesh, teorish dhe referencash të reja. Linguistika nuk e ka më atë rol si shkencë kryesore që mund të përdorej nga shtete të mëdhenj për të bindur përfaqësuesit e kombeve më të vegjël, se përkatësia e tyre mbetet vetëm tek gjashtë gjuhët e përdorura në Kombet e Bashkuara, apo edhe në konferenca shkencore për probleme të mjekësisë, sëmundjeve gjenetike, shkencës, letërsisë, artit etj. Kam marrë pjesë gjatë 25 viteve të fundit në shumë konferenca ndërkombëtare dhe kam vënë re se konkurenca është e ashpër, si për botimet që shpërndahen aty, ashtu edhe në përkthimet direkte (simultane). Natyrisht, shpesh i lihet vend edhe gjuhës së vendit mikpritës, psh në Dubai, në konferencën e dhjetë ndërkombëtare për Talaseminë nga 7-10 janar 2006, gjuha e përkthyer në mënyrë të njëkohshme ishte në arabisht, anglisht, por edhe greqisht, pasi organizuesi kryesor ishte Federata Ndërkombëtare e Talasemisë (TIF). Në konferencën e Rhodesit të Greqisë, mbi vendet e Europës Juglindore, gjuha e përkthyer ishte anglisht por edhe frëngjisht. Në konferencën e Bazelit për Mjedisin disa vite më parë, përveç gjashtë gjuhëve të përdorura në Kombet e Bashkuara, ishte dhe gjermanishtja. Francezët, nëpërmjet « Frankofonisë », si edhe përfaqësuesve të tyre diplomatikë, pjesëmarrjes në Panaire ndërkombëtare të Librit kudo, janë më të përparuar në këtë drejtim, pasi gjuha frënge, megjithëse është përdorur nga Molieri, Balzaku, Alfons de Lamartine, Zhan Zhak Ruso, Volteri, Marcel Panjol, Stendali, Aleksandër Dyma, Albert Kamysi, Zhan Pol Sartrë, André Malro, Robert Shumani, Denis de Rougemo, Moris Dryon, Fransua Nurisié, Albert Kohenit, Nikola Buvié, Zhorxh Haldas, Marie-Luce Dayer, Liliane Perrin, Anne-Lise Thurler, André Clavel, Fransuazë Sagan, Patrik Puavrë D’Arvor e shumë të tjerë të shquar, nuk zë më atë vend që ka pasur gjatë shekullit të kaluar, në fillimet e shekullit të 20-të deri nga vitet 50-të. Gjuha angleze e Shekspirit, Hemingueit, Xhorxh Uashingtonit, Danielë Still, David Baldacit, Cërçillit, Kenedit, J.K.Rowling e « Hari Poter » , Dan Brown i « Kodi i Da Vinçit » etj., sot zë vendin e parë dhe ka shumë arsye që nuk ezaurohen me këtë artikull…Të drejtë kanë edhe gjermanët, japonezët, portugezët, ballkanasit, duke përfshirë edhe grekët fqinjët tanë, italianët, por dhe shqiptarët, pasi diaspora shqiptare flet dhe shkruan gjuhën shqipe, por duke respektuar edhe gjuhët e vendeve ku janë vendosur. Shqiptarët në Amerikë e duan librin shqip, bile edhe dy gjuhësh, pasi kështu fëmijët e tyre në vend që të thonë « How are You », të të drejtohen në shqip : « Si jeni », kur u shkon në vizitë në banesat e tyre dhe tek prindërit e tyre mikpritës. Kam kënaqësi të veçantë kur shkoj dhe përsëri do shkoj tek miqtë e mij që prej 25 vitesh si tek Shyqyri Selimaj, Gjyste dhe Gjergj Kalaj, tek Selajt, tek Naqot, Gjini, Zefi, Luani, Eli, Bardhyl Pustina, Bytyqët, Petro Papanikolla, Paparistot, etj.

Le të kthehemi tek tema jonë kyç e këtij shkrimi. Nga data 27 prill deri në 1 maj 2006, Panairi i Librit dhe i shtypi në Palekspo të Gjenevës feston 20 Vjetorin e tij. Ideatori i këtij panairi, botuesi i suksesshëm dhe filantrop, Pierre-Marcel Favre, mik i shkrimtarëve dhe botuesve në botë, por edhe i shqiptarëve, ka dëshirë ta shënojë në historinë e botimeve këtë jubile, me një rekord lexuesish që do vijnë të kalojnë çaste të këndshme aty. Për këtë ai ka menduar një seri veprimtarish të posaçme, për të tërhequr një numër sa më të madh vizitorësh. Kështu lexuesit e lindur në vitin 1986 (20 vjeç tani si edhe nisma e Panairit) dhe gjithë klasat e shkollave të Gjenevës do të hyjnë gratis në të. Nga ana tjetër, agjencia e transportit publik të Gjenevës (TPG) do të vërë gratis autobuzët e saj për vajtjen ne Panair. Një biletë e kombinuar (tren + Panair i Librit dhe shtypit) është propozuar nga Shoqëria e Transportit zviceran të trenave (CFF). Ndërsa fqinjët francezë në rrethinat e Gjenevës nuk do të paguajnë për të parkuar makinat e tyre në parkingun e Palekspo-së.
Pierre Marcel Favre është i martuar dhe ka dy fëmijë. Fillimisht studjoi arkitekturën. Kur kishte vetëm 17 vjeç shkon në udhëtime në shumë vende dhe sidomos në Algjeri, disa muaj pas pavarësisë së atij vendi. Ky udhëtim i lë tepër mbresa kur sheh me sytë e tij, hendekun midis asaj që lexohet dhe thuhet në Europë mbi Afrikën e Veriut dhe realitetin algjerian. Ai e ndjen nevojën që të informojë vetëveten, duke qëndruar në Algjeri lidhur me hartimin siç duhet të historisë bashkëkohore të popujve të tjerë. 18 vjeçar merr patentën e pilotit privat, të cilën e plotëson me një provim të kaluar tek « Suiseri » i atëhershëm, si pilot profesionist, në Zyrih. Kur ishte vetëm 21 vjeç krijon një agjenci grafizmi dhe publiciteti. Hap një nga dy shtypshkronjat e para të « ofsejtit » të shpejtë, para se të paramendojë dhe të botojë librat e tij të parë…Arriti të botonte 850 tituj librash, nga të cilat shiti më tepër se një milion ekzemplarë. Vazhdon të botojë 50 libra në vit, pra më tepër se një vepër në javë. Disa libra të botuar tek shtëpia botuese që mban mbiemrin e tij, janë përkthyer në dhjetra gjuhë të huaja. Autorët e tij vijnë nga e gjithë bota…Në 1987, ai krijon Sallonin e parë Ndërkombëtar të librit dhe të Shtypit në Gjenevë. Pierre-Marcel Favre vazhdon të jetë President dhe Drejtor i këtij manifestimi të madh kulturor në Gjenevë, një nga më të mëdhenjtë në botë me 120.000 vizitorë në vit, ose i bie më tepër se 2 milion vizitorë qysh nga krijimi i tij, në një kohë që në qytete të mëdhenj të botës ku organizohen Sallone Libri nuk ka të njëjtin numër vizitorësh.
Në vitin 1991, me rastin e 700-të Vjetorit të krijimit të Konfederatës Zvicerane, Favre organizon një simpozium me temën « E ardhmja e të shkruarit dhe multilinguizmi ». Në vitin 1992, krijon Sallonin e parë të Studentit dhe të vetëaftësimit dhe Europ’Art, Panairin Ndërkombëtar të Artit, ku paraqesin punimet e tyre shumë galeri nga më tepër se 20 vende…Ka krijuar ndër të tjera Fondacionin për shkrimin. Pierre-Marcel Favre vazhdon të merret përsëri me Panairin e Librit dhe të Shtypit në Gjenevë dhe njëkohësisht organizon edhe ekspozita që vlerësohen shumë për Goya, Salvador Dali, Pikason, Miro, Xhyl Vernin etj. Në 9 qershor 1998, Presidenti francez Zhak Shirak e dekoron me titullin e « Légion d’Honneur » dhe pastaj bëhet edhe « Kalorës i Arteve dhe i Letërsisë ». Këtë vit në Panairin e 20-të që organizon do të ketë një ekspozitë për « Shagallin dhe gratë » dhe i ftuar nderi do jetë Algjeria. Në kuadrin e këtij Salloni të Librit do të jetë edhe tema : « Afrika : njohje dhe mirënjohje. A nuk është një e drejtë si edhe e drejta për historinë ». Si parterë kryesorë të kësaj, janë Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, nëpërmjet Drejtorisë së tij të zhvillimit dhe koperimit, por gjithashtu Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, Instituti Universitar i Studimeve të Zhvillimit (IUED), Bashkimi Ndërkombëtar i Shtypit Frankofon dhe institucione të tjera që kanë si mision të favorizojnë zhvillimin dhe koperimin. Është hera e tretë që Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë që ka në gjirin e saj 63 shtete dhe qeveri në 5 kontinentet, duke përfshirë dhe Shqipërinë, jep një mbështetje të madhe, pasi libri mbetet si një mjet i domosdoshëm për transmetimin e dijeve.
Si pjesëmarrës që nga Panairi i Dytë i librit në 1988 dhe në vazhdimësi, më lejoni të jap disa mendime modeste, duke pasur fatin të botoj këtu disa libra, si dhe të jem jo vetëm lexues por edhe pjesëmarrës aktiv në shtypin vendas, dhe në botimet e organizatave ndërkombëtare me bazë në Gjenevë. Dëshira ime do të ishte që një veprimtari e tillë, ndoshta me përmasa më të vogla, të organizohej edhe në Shqipëri, ku tanimë kanë marrë formë shumë shtëpi botuese të liçensuara, por edhe ato që përdorin shtypshkronjat për botimin e librave dhe vënë, ndoshta gabohem, siglën e tyre si botues. Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë kontribuon, nëpërmjet programeve të ndryshme, për vetëaftësimin e profesionistëve të fushës së botimit që të mësojnë teknikat e reja të multimedias, si dhe për zhvillimin, ndër të tjera, të shoqatave të profesionistëve, si të « Shoqatës ndërkombëtare të librarëve frankofonë » që kanë krijuar edhe dhënien e çmimeve letrare për vlerësimin e gjuhës frënge. Pra edhe vendi ynë, dhe botuesit, duke përfituar nga këto të mira që sjellin organizata të tilla si ONF, por edhe të tjera për gjuhën angleze, gjermane, spanjolle, portugeze, pse jo dhe të gjuhëve të Ballkanit do të kultivojë shijen për librin tek lexuesit shqiptarë. Natyrisht, në këtë drejtim është bërë një punë e lavdërueshme por edhe më tepër mund të bëhet.
Një vend nderi në Panairin e Gjenevës do të zërë edhe libri shqip, me librat që do të na sjellin botuesit tanë. Ata vijnë çdo vit dhe na servirin librat shqip apo edhe të autorëve të huaj. Por akoma nuk e dijmë se kush do të vijë përfundimisht. Presim botimin Enciklopedik « Gazetarë dhe publiçistë shqiptarë », nën kujdesin e profesorit doktorit të gazetarisë, Hamit Boriçi, libra të autorëve tanë të dëgjuar që nuk i gjen në kioskat apo librat e shumtë të përdorur në pazaret e së shtunës, por vetëm në bilbiotekat e bashkëbesëlidhësve shqiptarë dhe miqve zviceranë, apo të organizatave ndërkombëtare, apo në librari dhe biblioteka të pasura si ajo e Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku shkoj me kënaqësi dhe kaloj orë të tëra, apo ajo në BIT, OMS…Falë mirëkuptimit të autoriteteve zvicerane dhe të kantonit të Gjenevës, brezi i ri mëson shqip dhe ka libra shqip, si tek LAPSH, tek UPSH, tek Biblioteka e Kryqit të Kyq të Gjenevës dhe bilbiotekat në lagje. Unë dhe bashkëkombasit e mij e ndjejmë veten shqiptarë, këtu në diasporë, ruajmë rrënjët nga kemi ardhur. Mbaj si gjë të rrallë si edhe disa miq të mij, pemën gjenealogjike të familjes sime, të përgatitur me aq kujdes nga im atë i ndjerë, shkëmbejmë vizita me shqiptarët e ndershëm që janë integruar në Zvicër dhe s’kanë të bëjnë aspak me ata « qoftëlarg » të pakët që deri diku ishin futur në rrugën e drogës, shtyrë nga dëshira për një fitim të shpejtë dhe të pamerituar me punë dhe djersë. Autorët shqiptarë në shqip dhe gjuhë të huaj janë gjithmonë pranë nesh si Fan Noli, Lasgush Poradeci, Marin Barleti, Andon Zako Cajupi që ka studjuar në Gjenevë, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Jakov Xoxa, Dora d’Istria, Vedat Kokona, Nonda Bulka, Vath Koreshi, Bedri Dedja, Sterjo Spasse, Petro Marko, Dhimitër Shuteriqi, Xhevahir Spahiu, Naum Prifti, Basil Shader(zviceran që e njeh shqipen në mënyrë të përkryer), Besnik Mustafaj, Mehmet Elezi, Xhevat Beqaraj, Odhise Grillo, Tuni Papuçiu, Koli Xoxi, Ylljet Aliçkaj e shumë të tjerë që, për mungesë vendi, të më falin që s’po i përmend. Në këtë drejtim një punë të mirë kanë bërë edhe fondacioni zviceran « Pro Helvetia » dhe ndërmjetësimi i ambasadës zvicerane në Tiranë, për botimin dhe përkthimin e autorëve shqiparë dhe zviceranë.
Çdonjeri nga ne në diasporë në Zvicër, në Europë por edhe deri në Amerikë, jemi krenarë që mbajmë emrin shqiptar dhe kudo që kam shkuar pjesa më e madhe e tyre kanë bërë emër si artistë, mjekë, arkitektë, profesorë, ekonomistë e të profesioneve të tjera, për korrektësinë, punëdashës, familjarë, që ruajnë zakonet e bukura të shqiptarit dhe e duan dhe librin. Pa çka se ndonjë qytetar nga vendet fqinje tonat, për hesapet e veta, ngre anatema kundër shqiptarëve se janë njerëz që nuk e duan librin, se merren me njëmijë e njëqind të zeza, duke harruar se ata janë prekursorë dhe nxitës të asaj pakice shqiptarësh që bien në prehërin e drogës, prostitucionit, për arsye ekonomike. Pjesa më e madhe dhe e shëndoshë ruajnë identitetin e tyre, gjuhën, zakonet e mira të shqiptarit edhe në diasporë. Prandaj edhe kam sugjeruar disa herë që botuesit tanë të mendojnë edhe për botime dygjuhëshe, shqip frëngjisht dhe shqip anglisht, apo edhe në gjuhë të tjera, duke kultivuar dhe nxitur edhe lexuesin e huaj të blejë libra të autorëve shqiptarë. Unë nuk mund të harroj kurrë letrën e profesorit të nderuar të përkthimit dhe gjuhës frënge, Profesor Vedat Kokonës, i cili kur më dërgoi atëhere librin e tij « Thërrime me mjaltë », shprehte keqardhjen se një pjesë e shqiptarëve, nuk i japin rëndësi gjuhës shqipe dhe përdorin huazime të kota. Të jesh shqiptar dhe të flasësh dhe të shkruash gjuhën shqipe letrare, kudo që ndodhesh në botë, është një respekt për atë komb të lashtë, me figura të ndritura të kombit tonë.
Arkitekti me origjinë shqiptare nga Puka, Franco Marussich ka një Bibliotekë shumë të pasur. Ai e plotëson atë çdo vit me libra të rinj të blerë edhe në Salonin vjetor të Librit dhe të shtypit në Palekspo në Gjenevë. Aty gjen edhe fjalorin frengjisht-shqip, nje fjalorth italisht-shqip dhe shqip-italisht, botime per "albanasit" e Kroacise, per Zaren, per historine e shqiptareve, te Ballkanit, te Shqiperise, si edhe relike nga Zara, ku shqiptaret kane fshatin e tyre me emrin "Arbanasi", kishën, korin e tyre dhe ku rruget mbajne emrat e paraardhesve te Frankos. Ai eshte kembengules per te arritur dicka, pasi thote jam si malesoret shqiptare, pak kokeforte, por dua qe gjithcka te jete e persosur...Diku, ne shenimet e tij, ka shkruar ne frengjisht: "Mon père était de langue maternelle albanaise" (Babai im gjuhen amtare e kishte shqipen)... Pikerisht nisur nga keto shenime, fillova punen time hulumtuese, gjeta shume te dhena historike per Maruket e lashte dhe se fundi e shtyva mikun tim, duke i drejtuar shume pyetje, duke i marre ore te çmuara te punes se tij admiruese si arkikekt qe kerkohet kudo, te me flase per shqiptaret qe kane vendin e tyre te nderuar ne bregun Dalmat.
Flamuri ka menduar ta kthejë restorantin e tij në një mjedis kulturor, si edhe « Cajupi » tek Universiteti Popullor shqiptar. Pra bashkëatdhetarë dhe zviceranë, apo edhe të kombeve të tjerë në Gjenevën multietnike do kenë mundësi të shfletojnë dhe lexojnë edhe librat shqip, fjalorët disa gjuhësh, krahas shtypit ditor nga Shqipëria dhe Kosova, apo edhe shtypit zviceran. Është menduar të organizohen edhe mbasdite letrare me letrarë të rinj shqiptarë apo edhe shkrimtarë zviceranë, ekspozita pikture dhe shfaqje me pjesëmarrjen e artistëve tanë.

Ky shkrim i sotëm, është bashkëbisedim me bashkëkombasit e mi në Shqipëri dhe në diasporë. Sidomos pas dëshirës së shprehur këto ditë, nga ana e miqve të mi të mirë, të mbledhur tek « Çajupi » , në mjediset e Universitetit Popullor Shqiptar, ku të pret bashkëbesëlidhësit Meriton dhe Tomori, me gatimet tipike shqiptare, por edhe të jep mundësi të lexosh në bibliotekën e pasur librat e mbledhur prej tij vite me radhë, shqip dhe në gjuhë të huaj. Ky mjedis, kohët e fundit është kthyer në një tribunë e librit shqip ku autorë shqiptarë paraqesin botimet e tyre, por edhe nga miqtë zviceranë që shkruajnë për shqiptarët dhe zakonet e mira të tyre, si mikpritja, besa, integrimi, shpirti i pasur, burrëria etj. Ai është bashkëbisedim me Xhevdetin, Zejnullahin, Milazimin, Mevlanin, Ragipin, Arefinë, Ulviun e shumë të tjerë. Edhe me atë bashkëbesëlidhësin që pret libra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia në shqip për fëmijët e tij. Libri është një përçues dijesh edhe tek shqiptarët, edhe pse disa prej tyre, i japin përparësi blerjes së një makine të shtrenjtë dhe nuk u shkon dora tek xhepi shumë për të blerë një libër në Panairin e Librit në Palekspo të Gjenevës. Në këtë drejtim lindin disa probleme që duhen zgjidhur me maturi, edhe në Tiranë, sidomos me botuesit tanë të përkushtuar, por që shpesh harrojnë se konkurrenca është tepër e fortë edhe në fushën e botimit dhe të shpërndarjes së librave. Konkretisht :
- nëse botuesja e « Metropolis » në Gjenevë, apo « Acte Sud », « Albin Michel » në Francë, apo shtëpi të tjera me tepër prestigj në Amerikë, Gjermani, Britani e Madhe, Brazil e gjetiu, i propozon një shkrimtari botimin e një libri të tij, ajo jo vetëm që nuk u kërkon të holla shkrimtarëve për librin që do botojë, por botuesja i jep të holla atij nga fitimet që nxirren nga botimi i librit. Po nuk u kuptua kjo nga botuesit shqiptarë qofshin këta « të vegjël » apo « edhe të mëdhenj », libri shqip nuk do shpërndahet si duhet dhe atje ku duhet. Një botues që merr paratë për botimin e një libri pa dalë ai akoma nga shtypshkronja dhe kur e boton, as nuk e shpie në një librari të vetme në Tiranë apo gjetiu, nëse nuk ka kontroll ndaj tij për të drejtën e autorit, s’ka si të ecë puna e librit. Çuditërisht, me daljen e Internetit, shumë gjëra merren vesh edhe nga shkrimtarët shqiptarë, se sa shitet libri i tij, diku në një librari në Francë, apo Zvicër, sa ekzemplarë ka kërkuar një ambasadë e huaj në Tiranë, kur flitet për vendin e vet dhe bashkëkombasit e vet, sa franga apo euro e propozon një ent shitës, pasi është lidhur drejtpërdrejt me botuesin, pa marrë pëlqimin paraprak të shkrimtarit, publiçistit…
- Çmimet e librave shqip dhe në gjuhë të huaj, tek Panairi i Librit në Palekspo duhet të jenë më të ulta, se ato të bashkëbotuesve nga vende si Zvicra, Franca, Britania e Madhe, Gjermania e gjetiu, si për cilësinë, por edhe duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që vihet re në botimet në botë. Libra shumë të mirë aty shiten shpesh sa gjysma e çmimit të librave të propozuar nga botuesit shqiptarë. E kuptojmë se është edhe çështja e kostos, e rrugës deri në Gjenevë, e stendës. Por një gjest me dëshirë investimi të mëpastajm, do të bëjë që një numër më i madh shqiptarësh por edhe miqsh tanë të blejnë libra shqip.
Shqiptarëve nuk u duhen më libra ku i thuren lavde « unit » dhe diktaturës « popullore » në stendat e panairit, por libra për mikpritjen shqiptare, zakonet tona të mira, burrërinë, mirënjohjen, për politikën e jashtme të Shqipërisë, për Europën dhe Ballkanin…Nëpërmjet librit mund t’i përgjigjesh edhe atij që « të vret këngën » që të cënon pa shkak, që hedh vrer, apo që është cmirëzi…Të mos harrojmë se edhe ai mësuesi në fshat, edhe në kohë të shkuar, në vend që të përfundonte në një pijanec, lexonte libra dhe mësonte gjuhë të huaj, edhe në atë dhomën e ftohtë. Prandaj një media që nuk kultivon një lidhje të ngushtë me lexuesin, është një media që nuk e ka jetën të gjatë, dhe sidomos kjo në kushtet e Shqipërisë, një vend i vogël, me tradita libërdashëse, por që janë zvenitur pak në kohët moderne, për shkak të disa kushteve objektive dhe subjektive. Zanati i botuesit është që të nxisë sjellje të reja në shoqërinë tonë të konsumit masiv që lindin vetëm nëpërmjet marrëdhënieve ndërkative. Libri na ka bërë miq dhe diskutojmë me ta në tryezën tonë me bashkëbesëlidhës, si me Heminguein, Nuirisjenë, Panjolin, Kamynë, Zhorzh Haldasin, Margërit Dyras e shumë të tjerë. Mjetet e tjera të komunikimit masiv si televizioni, radioja, interneti, nuk mund ta zëvëndësojnë kurrë bukurinë dhe madhështinë e leximit të një libri të mirë, tërheqës dhe që jep mesazhe miqësie, paqeje, solidariteti, mirënjohjeje. Nuk mund ta harroj kurrë atë intelektualin hungarez që rastësisht e takova diku në Gjenevë dhe pashë në bibliotekën e tij në aprtamentin në Grand Sakoné, mbi 20.000 tituj librash në gjuhën hungareze dhe të huaj…Ne nuk duam të arrijmë të kemi në bibliotekat tona aq shumë botime për Shqipërinë, Kosovën, viset, Maqedoninë dhe shqiptarët, por që krahas flamurit kombëtar apo kujtimeve familjare, biblioteka personale të jetë pjesë e pandarë e mjedisit familjar. Nëpërmjet librit ta mbajmë të gjallë gjuhën shqipe edhe të shkruar, një gjuhë nga 9 gjuhët indoeuropiane më të vjetra dhe që nuk e ka prejardhjen nga ndonjë gjuhë tjetër, por ka mbetur e paprekur, megjithëse Shqipëria ka qënë e pushtuar nga shumë të huaj gjatë shekujsh. Nuk bëj ndonjë zbulim kur theksoj se emri shqip është gjetur në shënime qysh në kohën e Ptolemeut. Për shqipen e lashtë ka dëshmuar gjuhëtari gjerman Frans Bopp në 1854, pastaj në 1880 gjuhëtari tjetër gjerman Gustav Majer. Më tej në këtë rrugë ecën me botimet e tyre danezi Holger Petersen dxhe austriaku Noerbert Jokl. Arvanitasi Aristidh Kola në librin e tij të blerë nga bashkëatdhetarët në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe Shtypit në Gjenevë, për popullin pellazg që është paraardhës i ilirëve thekson se gjuha arvanitase është gjuha e perëndive, është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri dhe si të tillë ai nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellasgjike.
17 prill 2006
______________
Tek dëgjoj zërin melodioz të Vaçe Zelës…
Shkas për këtë shkrim në këto ditë, u bë biseda ime e shkurtër me artisten e Popullit Vaçe Zela që jeton në Bazel të Zvicrës. Nuk e di, por kur dal në shëtitjen e mbrëmjes, pas një dite të lodhshme, tek Parku Gesendorf në Gjenevë, pranë apartamentit ku banoj, apo edhe buzë Liqenit Leman, dëgjoj me vemendje zërin melodioz të Vaçes, ato këngë të viteve 60-70 dhe më kujtohet koha kur ajo këngëtare me atë zë kumbues e të fuqishëm, i këndonte Atdheut dhe viseve të saj, Myzeqesë ku ka lindur e jetuar, të gjitha trojeve shqiptare. M'u kujtua dhe ish bashkënxënësi, inxhinieri Budjon Pojani në diasporë, të cilin e takova së fundi ne Florida, ku është vendosur me familjen e tij. Ai më pyeti përsëri për Vaçen, për shëndetin e saj dhe unë të them të drejtën nuk dija më shumë se ai, megjithëse Vaçe Zela banon ne Zvicër. Ndoshta puna, hallet e përditshme, nuk na kanë lejuar të takohemi me të gjithë njerëzit në Zvicër, e mbi të gjitha me një artiste të madhe, e cila e ka kohën e kufizuar dhe nuk është me shendet të mirë. Bisedova dhe me bashkëshortin e saj, Pjetrin, një njeri tepër i kulturuar, me të cilin do shkëmbejmë rregullisht mesazhe miqësore. Mendova se ndoshta një rast do të ishte që të mblidheshim jo vetëm në festën kombëtare, ku zakonisht ftohen diplomatë, por edhe në mbrëmje gazmore ku të kemi midis nesh, Vaçen Zelën me zë flori, bashkëbesëlidhës shkrimtare, piktore, arkitektë, mësues, studente me « xhinsa » apo edhe me kostum, punëtorë të nderuar që për vite të tëra jetojnë në Zvicër. Natyrisht shqiptarët shkojnë tek njeri tjetri dhe bisedojnë për hallet e tyre, e megjithëse janë larg, diskutojnë me dashamirësi edhe për vendin e tyre Shqipërinë, për të afërmit e tyre, për shokët e tyre. Ata i ndjekin rregullisht lajmet nga Shqipëria nëpërmjet televizionit, shtypit, internetit. Diaspora, megjithëse duket se nuk është e interesuar për hallet dhe shqetësimet e Kombit, apo shumica shohin dhe problemet e tyre, pasi deri diku ishin lënë në harresë pak kohë më parë, interesohen më tepër lidhur me shkollimin e fëmijëve, apo integrimin në shoqërinë zvicerane, ecurinë e mësimit shqip, librat shqip që marrin sidomos gjatë Panairit Vjetor të Librit në Palekspo të Gjenevës, por përsëri i pret me gëzim të gjitha të rejat premtuese, lidhur me të ardhmen e afërt të Shqipërisë, të Kosovës dhe viseve. Jemi 8000 shqiptarë vetëm në Gjenevë, afro 200.000 mijë në gjithë Zvicrën dhe çdonjeri, me një mundësi sado modeste, mund të japë një ndihmesë të vlefshme për vendin e tij mëmë, për vëllezërit dhe motrat, të afërmit, shokët atje, 2 orë larg me aeroplan, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Bashkë me ne janë edhe ata mijra miq zviceranë apo funksionarë ndërkombëtarë, miq tanë apo të bashkëbesëlidhësve, të cilët e duan dhe e respektojnë shqiptarin, për mikpritjen, mirënjohjen apo solidaritetin e tyre. Solidariteti nuk është vetëm një mendim, por edhe një veprim që transmetohet prej shekujsh nga një qënie njerëzore tek tjetra dhe që i bashkon të gjithë me nevojën që ndjejnë për njëri tjetrin. Apo edhe nga përgjegjësia që kanë për njëri tjetrin dhe nga forca që krijohet kur të gjithë sëbashku punojnë për të njëjtin qëllim. « Solidar » që vjen nga latinishtja « solidum » : « për të gjithën », nga « solidus » « i gjithi » në fjalorët enciklopedikë botërorë, ndër të tjera ka kuptim « ai që është apo e vlerëson tjetrin, apo një grup nëpërmjet përgjegjësisë së përbashkët, interesave të përbashkëta » ; apo « solidaritet » do të thotë ndër të tjera « vartësi e përbashkët midis njerëzve », « Ndjenjë që i shtyn njerëzit të merren vesh me njëri tjetrin »…Ai fshatari rropatet gjithë ditën duke kultivuar bimësinë e tokës së tij, por kur vjen koha e prodhimit, ai është i lumtur që i gjithë fshati e ndihmon për të mbledhur frytet e punës së tij. Ashtu si edhe ai shkon tek bashkëfshatari i tij, fqinji, për të mbledhur grurin, misrin, fasulet, pemët frutore, ullinjtë dhe të gjithë sëbashku pas të korrave, bisedojnë ashtu të çiltër, të pastër nga shpirti, para një gote rakije apo vere, duke festuar dhe gëzuar për ditë më të lumtura.

Similar topics
» Alfred Papuçiu: Në timon
» Alfred Papuçiu: Ylli i bariut
» Alfred Papuçiu:Shqiptarët dhe dyshtetësia
» Alfred Papuçiu: Lumturia zvicerane dhe shqiptarët
» Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi