Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - DEGJENERIMI I POPULLIT BRINA SKA

Shko poshtë

AGIM GASHI - DEGJENERIMI I POPULLIT BRINA SKA Empty AGIM GASHI - DEGJENERIMI I POPULLIT BRINA SKA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 30, 2015 3:18 pm

AGIM GASHI - DEGJENERIMI I POPULLIT BRINA SKA 10425495_10152801137089077_5214611111938833438_n

AGIM GASHI

DEGJENERIMI I POPULLIT BRINA SKA


Ja kjo është ajo katastrofa kombëtare e cila po i shkruhet kombit. Ju që keni sharë, flliq e kritikue aq ashper, ju që shani pa ndal e kërcnoni në emrin e fesë, ju asnjë nuk dini se kur ka lindë e ku Skënderbeu, ku ka lindë e kur Adem Jashari, as Nëna Tereze, as Ibrahim Rugova, as Naimi, Fishta, Shote e Azem Galica, Nora Kelmendi....etj. Bëhuni njerz e pranone e i dini këto gjëra? A e njifni historinë e kombit të juaj? Kurr nuk i keni lexue gjërat që njeriu i ka obligim ti mësoj. Jeni mbush me libra e broshura të të dy feve me plot urrejtje ndaj kombit, ndaj atdheut dhe po i imitoni politikanët ehoxhollaret tanë: ata vidh e ju drejt e kah lindja. 
Askush, ndersa unë jo se jo, nuk jemi kunder fesë dhe besimit.Unë shumë më shumë se ju që shani e flliqni, i besoj Zotit. Zoti ska thënë mos me e dashtë atdheun tënd e heronjët e kombit tënd, me i urrejtë ata, me i sha e me i përdhos në bustet e tyre, madje edhe me pshurr në to e me i rrah faqeve. Zoti nuk ju ka msue me e dashtë token e Shamit e Kalifatin më shumë se Arbërinë, me e dashtë Sulltan Muratin më shumë se Milosh Kopiliqin, me i lexue historitë e huaja e tënden me e nënqmue.
Ky degjenerim që ka kapluar popullin dhe rininë tonë, do ti kushtoj shtrenjët kombit e atdheut. Përsëri faji nuk është te rinia e cila mbush edhe oborret e xhamive për t´u falë, por faji është i shteteve shqiptare dhe udhëheqjes tradhëtare të kombit. Lënja e kësaj rinie në stuhitë e radikalizmave fetare, është mëkati më i madh që po i bëhet tokës dhe botës shqiptare. Krahas hajnive, krimeve ekonomike e politike, mafitë shtetrore të orientuara nga tradhëtia kombëtare dhe zhvatja e atdheut, harruan që ky popull po shkon drejt shkatrrimit.
Kurr në historinë e atdheut tonë, nuk kemi parë që lojtaret shkojnë e falen në xhamia e kisha, që falen në fusha futbolli, që lëshojnë mjekrra e veshin pantallona të shkurtër trefertalka, që gratë, nënat, vashat e nuset na i falin nga pesë vakte e mbulohen me ferexhe e shamia të veshjeve të huaja.
Unë kurr skam qenë kunder shamiave në Arabi por në Arbëri, unë kurr skam qenë kunder muzikës arabe, turke e muzikave tjera, por jamë kunder muzikës tallava dhe këndimit të këngëve të huaja me tekst shqip e muzikë serbisht. 
Sot muzika tallava merret si diçka kombëtare, historia arabe e turke merret si kombëtare, veshja me ferexhe, shamia e pantolla trefertalka, merret si kombëtare, mjekrrat e lëshuara si çetnikët, merren si kombëtare...Dhe unë paskam përjetu trauma e qenkam çmend sipas disave. Ndoshta edhe ato mund të ndodhin te një patriot i cili tërë jeten e tij ia kushtoi kombit e atdheut, i dha kësaj toke mund, djersë e gjak, u mundu gjithmonë për një kulturë të paster kombëtare pa nderhy në fe e besim siç e kishim me shekuj. 
Ju e mbani mend, me përjashtim të gjenerates së re të infektuar, se kështu nuk ishim kurrë. Besonim, festonim, shkonim në xhamia e kisha, kishim tolerancë, laheshim e rruheshim për festa, e jo si sot të qelbur nga leshi e mjekrrat që nuk ishin tonat asnjëherë. Dhe arsyetimet vinë mu nga ata që nuk dinë asnjë fjalë ta shkruajnë drejt shqip.Fatkeqësisht, sot 90% e shkollarëve janë të tillë sepse edukohen nga mësuesit me diploma të blera.
Krejt idiotike është ndytja e mjekrres së Legjendarit Adem Jasharit me këto të sotmet. Ai mjekrren nuk e lëshoi se ishte fetar, sepse ai e qonte rakinë e rrushit të prodhuar nga toka e Arbërit duke përgëzuar kombin për fitore kunder armikut. Ai mjekrren e lëshonte se ishte njeri e luftëtar i malit. Mos u mundoni me luajt me një familje që u sakrifikue për komb e atdhe, që luften e tij dhe gjakun e tij me ja përdhosë me pretendimet se gjoja ai ra për mbrojtje të islamit. Kur shof se edhe Ilahi i këndohen, më vjen turp që smundem me i ndal këto turpërime që po i bëhe për së vdekuri. Turpëro komunistat, turpëro pseudoislamistat....keq!
Ju që po shani e po flliqni, nuk mësoni në shkolla as për gjuhën, as për kulturën...se për histori mos të flasim.Kjo tregon se arsmi ynë ka rënë nën kthetrat e xhamiave dhe grupeve armiqësore që po paguhen nga qarqe antikombëtare. Duke filluar nga kreu i Bikut Tërnava, e deri te hoxhollaret miqë të Shefqet Krasniqit, që moren para me thasë për ta vrarë qenjen kombëtare, pastaj partitë politiko-fetare të Aganëve e Ramiqëve, kurorëzuan Kosoven në vendin e parë për ushtarë të ISIS-it dhe më me shumë të vrarë në frontet e luftrave mafioze të bandave të ndryshme.
Kombi ynë sot vuan nga analfabetizmi, nga injoranca, varfëria ekstreme e 80% të popullates e cila duke mos pas ku të punon e ku të kalon kohen, u drejtuan në xhamia ku hoxhollaret predikojnë për xhihadin e krimin e organizuar fetar.
Armik çenkam unë që dua të nderohet kombëtarja pa e lidhë me fe a? Ma patriot qenkan hoxhollaret e paguar nga Rusia, Serbia e grupet mafioze të fiseve arabe që shajnë Skënderbeun, Nënen Tereze, historinë kombëtare etj. apo unë e bashkëmendimtarët e mi që e duam kombin tonë të paster mu ashtu si na ka krujuar Zoti.

Unë sot jamë njeri i varfër.Memzi ngihem bukë.Bile nganjëherë për mungesë parash, gatuaj vetë bukën, edhe pse shkoj zhag nëpër banesen time nga smundja. Erdha në këtë gjendje sepse e dashta atdheun dhe se çdo gjë i fala atdheut. Besoni, se të gjithë ata që e duan atdheun dhe jetojnë për kombin e atdheun, sot janë njerzit më të varfër.Milionerë sot ke në radhet e hoxhollarëve, politikanëve, karaxhozëve e komandantave të „luftes“ nga Rogneri. Ata që u flijuan për atdhe, humben edhe gjymtyrët e trupit, sot se kan as bukën. 
Degjenerimi komplet i kombit po ndodh.Me shekuj jemi krenuar me tolerancen ndërfetare, me besën dhe mikëpritjen. Sot shqiptari ska as tolerance as besë e as mikëpritje. Rinia shanë pleqët, bile në mënyrat më brutale, flliqin e kërcnojnë me vrasje e prerje kokash në emrin e Muhamedit a.s., pa e ditë e njohur fare kush ishte Muhamedi a.s., kur ka lindë, si ka jetuar e sa ka luftuar. Të jesh aq radikal në emrin e atij që se njef, është mëkat. Ky popull u mbush mëkate.Mëkatet më të mëdha i bënë duke shkuar mbas hoxhollarëve të shkolluar nga Rusia e Serbia në Universitetet e sekteve fetare arabe dhe me dhënjen e votes atyre që po i plaçkitin ditë e natë. 
Katastrofa kombëtare brina ska. Ajo është mu si jemi ne sot.Katastrofë pra!

P.S.
Foto:
Në vend që ti gëzohet populli fitores, shteti e institucionet, ata gëzimin e tyre e shprehin në xhami.Kjo nuk ndodh as në tokat arabe!

30.03.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi