Biografia kush është Asllan DIBRANI
Faqja 1 e 1
Biografia kush është Asllan DIBRANI
Asllan Dibrani – Biografia
Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet , lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatë ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Armiqtë përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë kanë pësuar humbje! Malësorët e Gollakut , qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptarë!
Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar deri në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.
Asllan Dibrani
Njëri nga këta krijues është edhe Asllan Dibrani krijues, publicist, poet , piktor dhe shkrimtar . Ka lindur në fshatinDabishec, një fshat i cili shtrihet në vargmalet e malësisë së Gollakut, në bukuritë piktoreske të një natyre shumë të pasur, me një histori të veçantë ku përkufizohet me Serbinë e sotshme dhe që ka pasur luftëra të shpeshta me pushtuesin sllav. Në luftën e dytë botërore me një rezistencë të paparë, krisi pushka e parë në Dabishec për shtetet e Ballkanit kundër fashizmit gjerman dhe mercenarëve serbë që sulmuan fshatin për të kaluar me forcat e veta në brendësinë e Kosovës për të vazhduar pushtimin edhe në shtetet tjera, ( e jo siç falsifikohet historia nga historian serbë që pushka e parë kundër fashizmit ka krisur në Serbi ). Aty mbetën të vrarë mbi 27 gjerman dhe shumë mercenar serbë me ç’rast, si hakmarrje pas një jave që erdhën forcat nga Berlini u dogj fshati në tërësi, pos tri shtëpi shpëtuan,ndërsa në luftën e fundit nuk mbeti pa u djegur as një shtëpi. Asllani si fëmijë ishte i frymëzuar nga gjyshja e vetë duke i treguar mbi të kaluarën e fshatit të djegur në tërësi pastaj gërshetimin e ngjyrave fillimisht e filloj si piktorë qysh në moshën fëmijërore, pastaj edhe me poezitë fëmijërore qe ju publikuan në muret e shkollës dhe gazeta Pionieri. Ishte ndër të parët në manifestime të datave historike në programe dramatike recitale etj .
-Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike, babai i tij ishte një skalitës guri artistik, duke i skalitur dhe i gdhendur gurët në stilin artistik ishte i njohur dhe shumë i kërkuar… Ai ishte një mjeshtër i hollë qe shpesh ndërtonte edhe gjëra artistike nga druri. Shkollën fillore Asllani e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme e kreu ne Prishtinë, ku gjithashtu studioi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në Fakultetin Filozofik drejtimi, “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”. Si student ra ne lidhje me grupe intelektualësh dhe studentesh me karakter politik, për ndryshimin dhe rrënimin e sistemit jugosllav. U arrestua për shkaqe të aktiviteteve politike si student nga UBD-ja jugosllave në vitin 1984 dhe u dënua me 10 vjet burg.
Me pikturë është marrë qysh nga bankat e shkollës fillore, por gjatë qëndrimit në burgun e Nishit, nuk e la anash artin por përkundrazi e ushtroj dhe e përvetësoi edhe ma tepër me shokët e burgut siç ishin Gursel Sylejmani, ish student i Akademisë se Arteve në Shkup, sot i ndjerë i cili ra heroikisht në luftën e Kosovës në Jezercë të Ferizajt nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e mbrojtur atdheun. Në burgun e Nishit gjithashtu në fushën e artit ishin të njohur edhe Majë Syla,Martin Çuni, Hydajet, Hyseni Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi. Punimet e artit ju murrën në burgun e Nishit nga organet e burgut dhe nuk mundën ta shohin dritën as një herë, pos disa kartolinave dhe disa letra që i ka ruajtur deri në ditët e sotme .Shkrimet dhe poezitë që ishin të realizuara përmes letrave në korrespondencë me familjen e vetë në atë periudhë ishin lloj të kartolinave të pikturuara vet, nga e cila nuk munden ta hetojnë se Asllan Dibrani i kishte bërë vet, por u konsideronin si të blera dhe i kanë shpëtuar asgjësimit nga organet e burgut. Pas daljes nga burgu ishte i përcjellë dhe i detyruar, një kohë te gjatë të lajmërohet në organet e ish shtetit jugosllav me qellim që ta kenë në mbikëqyrje.
nga e majta , Berat Luzha,Asllan Dibrani dhe Hydajet Hyseni
Nga izolimi dhe presionet qe iu bëheshin nga UDB-ja jugosllave, familjes së tij dhe këtij personalisht u detyrua të emigroi në Gjermani në shtatorin e vitit 1993, si shumë emigrant të tjerë. Pasi erdhi në Gjermani filloi menjëherë aktivitetin për çështjen kombëtare gjithherë ,ku e kërkoj nevoja.
Është një njeri shume dimensional dhe i pa krahasueshëm i njohur si biznesmen, intelektual, krijues, publicist , poet, humanitar, piktor dhe është anëtar i kryesisë së „Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dje krijuesve Shqiptarë në Gjermani“ . U marrë me shkrime,me theks te veçantë me publicistikë, ku ka shumë shkrime që i takojnë gjendjes aktuale të popullit shqiptar,me aktrim ka luajtur rolin e Adem Jasharit disa herë, njëkohësisht me pikturë, që ka hapur ekspozita të përbashkëta me piktor gjerman dhe ekspozita personale. Ai ka themeluar „Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtuttgart“, ka themeluar shoqërinë kulturore artistike „Dardania“, dhe është në formim e sipër të shoqatës së piktorëve shqiptarë në Gjermani.
Në periudha të ndryshme ishte i anëtare i kryesisë së “Bashkësisë Shqiptare në Gjermani”, me Martin Çunin ,, Ali Latifin , Shemsi Reçicen etj.
Humanistet , Asllan Dibrani në mes ,me shokët
Ishte anëtar i Bashkimit të Intelektualëve për Gjermani në kohën e luftës me çka kontribuoj në fushën e kulturës. U mor me aktivitete të ndryshme të kulturës dhe të artit, themeloj edhe Bashkësinë Shqiptare për Baden-Württemberg në Stuttgart. Që 13 vjet posedon një firmë transporti „Dibranin Transport“ për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është i njohur në fushën humanitarë me ç’raste ka ndihmuar disa herë familjet të rrezikuara në Kosovë, ka ndihmuar “Shtëpinë e pleqve në Prishtinë”, “Fëmijët jetim pa prindër”, “Spitalin emergjencës në Prishtinë “, Shtëpinë e shëndetit në Shtimje, një familje në Llabian të Gjilanit që me iniciativën e tij iu ndërtua shtëpia që ishte në një skajshmëri të varfërisë e njohur edhe përmes mediave në Kosovë etj, Shkollën e të verbërve në Pejë, etj. “Firma Dibrani Transport” bashkëpunon edhe me organizata humanitare gjermane, si me Karitasin dhe organizata të tjera humanitare. Ky ka ndihmuar edhe shtëpinë e jetimores dhe fëmijëve me te meta fizike në Prizren nga e cila mjet i ka pranuar Remzije Krasniqi , drejtoreshë e këtij asociacioni në Kosovë, ka ndihmuar edhe disa skamnor në Shqipëri .
Riaktivizimin si piktor e bëri në vitin 1993/ 94/ 95 në qytetin e Bodensees, sidomos në sezonat verore, me që janë pika turistike siç është qyteti Mersburg, Lindau, Konstanz dhe Friedrichshafen, punonte portrete dhe punime murore sipas porosisë. Punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje. Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politik .
-Si ëndërr dhe aktivitet të veçante aktual ka themelimin e një “Shoqate të piktorëve shqiptarë në Gjermani dhe ma gjerë, ku që 18 vite me aktivitete të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i ka rreth vetes 30 piktorë të ndryshëm ne Gjermani,Austri,Holandë,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet idenë e tij për ta bërë realitet.
Një shoqatë, e cila është shumë e domosdoshme të veproj dhe ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani,por edhe me gjerë.
Asllani nga e djathta ,me kolegët piktor
- Si gazetar është nder gazetarët ma të spikatur ma real dhe ma i guximshëm .Me të madh shpalos të metat e shoqërisë shqiptare në rrafshin kombëtar. Me poezi artikuj publicistik , reportazhe dhe publikime tjera është nder krijuesit ma të publikuar në mediat shqiptare qe bashkëpunon me të gjitha mediat si gazeta të përditshme siç janë .
nga e majta ,Asllan Dibrani gazetar, Albin Kurti
Gazeta Republika, Gazeta Dielli në Amerikë, Tribuna , Zeri ditor , Bota sot , Revita shqiptaqri , Revista -Drini ,Zemra shqiptare,Ballkani, Shqipëria ,Iliria pres, Prishtinapres ,Presheva jonë,Telegraf ,Lajm,Floripres,Tiranaobserver, gazeta Standard tani ka filluar te shkruaj edhe për Medvegja REDAKSIA duke ju dal në ndihëm vëllezerve më të rrezikuar në trojet Shqiptare.Ka disa libra në përgatitje për botim.
Së shpejti Medvegja REDAKSIA në bashkëpunim me www.tupalla.com do të publikoj per lexuesit shkrime të guximshme dhe me vlera kombëtare nga Asllan Dibrani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Asllan Dibrani: Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë
» Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani
» Asllan Dibrani:Pas fitorës me luftë frontale, humbja e Mitrovicës në paqë është tradhti e pastër!
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Asllan Dibrani:Dibrani: Turko-serbo-sllavët sulmojnë Kadarenë!
» Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani
» Asllan Dibrani:Pas fitorës me luftë frontale, humbja e Mitrovicës në paqë është tradhti e pastër!
» Është edhe një pyetje tjetër përveç kush është Nazim Bllaca. Kush është SHIK-u?
» Asllan Dibrani:Dibrani: Turko-serbo-sllavët sulmojnë Kadarenë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi