Ballisti, Droni dhe Myftaraj!
Faqja 1 e 1
Ballisti, Droni dhe Myftaraj!
Ballisti, Droni dhe Myftaraj!
Publicisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj ditë më parë ka bërë kallëzim penal ndaj tifozit më të flaktë të kombëtares shqiptare, Ballist Morina, (Ismail Morina) duke e akuzuar për provokim lufte, me lëshimin e dronit në stadium, në ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Kastriot Myftaraj thotë se ka një raport sekret të shërbimit inteligjent të një vendi të NATO-s, ku thuhet se dronin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e kanë hedhur shërbimet inteligjente serbe.
Në raport sipas tij, të një shërbimi inteligjent të një vendi të NATO-s, fqinj me Serbinë i cili ka monitoruar nga afër ngjarjet në Beograd në ditën e ndeshjes Serbi-Shqipëri.
“Raporti tregon me detaje të vërtetën e dronit. Faktet që jep ky raport janë shumë interesante, të shumëllojshme. Raporti përmban një pafundësi detajesh të evidentuara dhe të analizuara nga vëzhgues dhe analistë profesionistë të inteligjencës. Raporti zbulon me fakte se dërgimi i dronit në stadium ka qenë, siç quhet në gjuhën e shërbimeve inteligjente, një false flag operation i shërbimeve të fshehta serbe. (Kështu quhet një operacion mashtrues i shërbimeve të fshehta, që kërkon të krijojë një ide të gabuar për autorësinë e një veprimi, me qëllim të fajësimit të një shteti, organizate, individi etj. Një emër tjetër për këto lloj operacionesh është edhe Black Flag Operation! A ju kujton gjë kjo fjalë “Black Flag”? (Flamur i Zi). Si ai i dronit! Këtij raporti ka detyrim t’ i kthejë përgjigje Ismail Morinaj me stafin e tij. Raporti është demaskues për sharlatanin Ismail Morinaj dhe e nxjerr atë thjesht si pjesë të cover up (mbulimit) të këtij operacioni. Raportin e plotë jam gati t’ ja ofroj organeve hetimore dhe shërbimeve inteligjente të Shqipërisë,” ka shkruan Myftaraj.
Në anën tjetër, analisti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka theksuar se kualifikimi si akt patriotik i fluturimit të dronit me hartën e Shqipërisë etnike mbi stadiumin ku zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri, mund të jetë i hershëm. Kjo për faktin se nuk janë analizuar dhe marrë për bazë të gjitha rrethanat në cilat e kanë shoqëruar këtë ndeshje që nga mbërritja e ekipit tonë kombëtarë në Beograd e deri në momentin e largimit.
“Ajo të cilës unë do të doja t’i besoja në lidhje me këtë “fluturim” është “versioni zviceran”: Disa shokë të revoltuar që nuk i është lejuar hyrja në stadium për të parë ndeshjen, në shenjë revolte marrin nga vetura një dron i cili rastësish ju ka qëlluar, i varin një flamur me simbole kombëtare shqiptare - i cili po ashtu ju ka qëlluar në veturë - dhe e fusin në stadium! Dhe, realisht kështu do të më pëlqente të ishte, ngase një entuziast futbolli i cili ka udhëtuar mijëra kilometra për ta parë një ndeshje, do të ishte në gjendje për të bërë edhe gjëra ma ekstreme se droni nëse atij për çështje banale serbe nuk i lejohej të hyjë në stadium për ta parë ndeshjen. Pa përjashtim, edhe tifozët gjermanë, anglezë etj. do të bënin skandale që ia kalojnë “dronit etnik shqiptar” nëse atyre do t’ju ndalohej hyrja në stadium për çështje banale serbe të motivuara nga shovinizmi i tyre”, shprehet Kajtazi.
Megjithatë, ai thotë se vendi i incidentit dhe rrethanat nuk el ejojnë të mendon kështu!
“Së pari, nëse të gjitha rrethanat e ndodhjes së “dronit etnik shqiptar” në Beograd justifikohen, fluturimi i tij stealth s’ka se si justifikohet. Në kushte të “versionit zviceran” fluturimi do të ndodhte, ku ndoshta droni edhe do të atakonte hapësirat e stadiumit. Mirëpo, nuk do të ishte e mundur që të mos identifikohet vendi dhe ata që e lansuan nga ndonjë kamerë e shumët e sigurisë që janë të vendosura në stadium dhe objektet afariste për rreth tij.
Së dyti, është e pa mundur që ky fluturim të mos vërehet nga kamerat e shumta të vendosura në mjete motorike të kamufluara dhe në hapësira të larta vëzhgimi nga policia dhe xhandarmëria serbe, e cila atë natë këtë ngjarje, brenda në stadium dhe jashtë tij, e kishte mbuluar me vëzhgim viziv. Aq më tepër, kjo do të ishte e pa mundur të shmangej, nga fakti që dihet se pjesa në të cilën ndodhen dy stacionet më të mëdha në Serbi, është e mbuluar me vëzhgim viziv nga qendra operative e vëzhgimit të MPM të Serbisë. Së paku deri tani MPB e Serbisë do të publikonte pamjet filmike të largimit nga “kisha” të lansuesve shqiptarë me pasaporta zvicerane. Ata nuk do të shkonin më larg se në kufi me Kroacinë dhe do të arrestoheshin.
Dhe, së treti, është e pamundur që fluturimi të ndodhë e të mos vërehet nga njëri ndër operativistët e shumët të policisë, BIA-së, VBA-së, të cilët atë natë kishin vërshuar hapësirat strategjike dhe taktike që komunikonin me infrastrukturën që lidhej me ndeshjen. Në kushte të fluturimit të rastësishëm diçka do të vërehej”, thekson ai.
Kajtazi pohon se, vet fakti se ky fluturim la pa asnjë provë relevante strukturat e sigurisë serbe për të cilat ata lavdërohen se i kanë ndër më të konsoliduarat në rajon, flet për diçka më tepër.
“Deri më tani, strukturat e siguresë në lidhje më këtë rast kanë mbet në nivel të analizave dhe spekulimeve gjë e cila besoj se do ta ketë bërë nervoz kryeministrin Vuçiq. Ndër më banalet është ajo që i bëhet SHISH-it dhe vllaut të kryeministrit Rama”.
Por, ajo që më së shumti përjashton shqiptarët, apo strukturat e organizuara shtetërore nga jo punë, sipas Kajtazit është fakti i fluturimit të dronit në kohën kur lojtarët tan morën iniciativën në fushë dhe pritej momenti kur ata do të shënonin. Sikur droni të fluturonte në tridhjetëminutëshin e parë të ndeshjes apo në rast se kombëtarja e jonë do të pësonte gol, edhe me kushtin e kalimit të gjitha barrierave që u përmendën më sipër, do të isha ithtarë i pranimit: droni ishte i yni.
“Ajo që do të duhej t’i përjashtojë strukturat shtetërore shqiptare nga kjo ngjarje është fakti se në strukturat shtetërore shqiptare nuk ka mendje të krisura që do të pranonin të bëhej një akt i tillë ku do të vihej në pyetje siguria e lojtarëve tanë dhe qytetarëve shqiptarë nga të gjitha trojet që ishin të pranishëm atë natë në Beograd. Nëse diçka e tillë ndodhet në strukturat tona shtetërore, duhet të hetohen dhe të sillen para drejtësisë me akuzën për shkaktim të rrezikshmërisë të përgjithshme.
Këto rrethana vetvetiu na qojnë në konkluzione se ky fluturim nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar shumë në detaje, pasi dikush kishte ditur të gjitha pikat e vëzhgimit pamor dhe elektronik”, thekson ai.
Më tej ai pohon se, edhe pse elitat shtetërore serbe (duke përfshirë këtu presidentin dhe kryeministrin) nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar vazhdojnë të prodhojnë shovinizëm në raport me shqiptaret, nga ky akt duhet përjashtuar. Po ashtu, sipas tij, edhe vijën institucionale të strukturave të sigurisë të Serbisë, përkundër faktit se në traditën e tyre të ekzistimit, nga to janë organizuar skema të tilla. Përkundrazi, ky akt ato i fyen ngase akti drejtpërdrejt atakoi integritetin moral dhe fizik të presidentit të Serbisë që ishte i pranishëm në stadium.
“Përkundër asaj që ka ndodhur në këtë 100 vjeçar në raportet shqiptaro-serbe, nuk mund të thuhet se elitat tona shtetërore, politike, kulturore dhe fetare kanë prodhuar shovinizëm në raport me serbët. Pas viteve të nëntëdhjeta, këto elita të paktën atdhedashuri nuk kanë prodhuar te gjeneratat e reja aq sa duhet e lëre më shovinizëm. Kjo atdhedashuri e manifestuar te lojtarët tanë dhe te gjeneratat e reja që u impenjuan me rastin anenban ku jetojnë ata, më tepër është refleksion familjar dhe i ndikuar nga letërsia dhe arti i para viteve të nëntëdhjeta, se sa nga një formë e institucionalizuar”, thotë eksperti i çështjeve të sigurisë.
Në anën tjetër, Kajtazi thotë se në Serbi në vazhdimësi prodhohet shovinizëm në raport me shqiptarët. Masa e prodhimit të shovinizmit në raport me shqiptarët nga strukturat shtetërore, politike, intelektuale, dhe kishtare serbe, më së miri mund të përcaktohet nga momenti kur filloi të intonohet himni ynë kombëtarë në stadium.
“Prandaj, përjashtimi i strukturave shtetërore serbe në organizimin e inskenimit të incidentit të “dronit etnik” është për faktin se ata nuk kishin përfitim nga kjo: në radhë të parë dalja jashtë loje e tërë sistemit të sigurisë në kohën kur vendi përgatitej për pritjen madhështore të presidentit rus Vladimir Putin. Ata që janë të interesuar që incidenti të eskalonte, sidomos në kohën kur kombëtarja jonë po e rrezikonte seriozisht atë të Serbisë, janë strukturat shovene të cilat edhe mund të jenë të infiltruara në ato shtetërore, por të cytura nga Kisha Ortodikse Serbe. Kjo e fundit është në “luftë” me shtetin për shkak të çështjes së Kosovës dhe të “devijimit” të drejtimit te kursit shtetëror politik nga Moska në drejtim të Brukselit”, shton ai.
Ai thekson se, tratida politike serbe është e bazuar në përfitime politike duke inskenuar incidente të përmasave ndërkombëtare.
“Në saje të atentatit të Sarajevës të 28 qershorit 1914, serbët provokuan Luftë e Parë Botërore dhe në fund të saj përfituan më së shumti. Ndoshta struktura shoviniste, në radhë të parë Kisha Ortodokse Serbe, tentoi të përfitonin politikisht duke provokuar incidente të përmasave të mëdha, ku si kjo ngjarje do të shërbej si prelud i vizitës së Putinit në 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Futja e “dronit etnik shqiptar” në lojën e madhe botërore përkon me krijimin e imazhit në sy të Putinit të viktimës ortodokse nga shqiptarët, të ndihmuar nga amerikanët dhe evropianët. Kjo ngjarje në kombinim me grafitit ISIS dhe UÇK, në një nga manastiret ortodokse të Kosovës, është kombinimi i krijuar nga shablloni njëqindvjeçar i diplomacisë serbe se “në këto hapësira ortodoksia është e rrezikuar nga shqiptarët terrorist dhe islamik””, thotë eksperti i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi.
Bota sot
>>Myftaraj: Ja raporti sekret që dronin e hodhën spiunët serbë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nuk e besoni: Ja çfarë kërkon Ballisti nga Policia
» Ekskluzive: “Ballisti”, 16 orë mbi kishë për të ngritur flamurin në Beograd
» Kaman Myftaraj:Kur më the të dua
» Kastriot Myftaraj: Qyqet e Gurit të Zi
» Kaman Myftaraj:TË SHOH NË ËNDËRR

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi