Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kaman Myftaraj:Kur më the të dua

Shko poshtë

Kaman Myftaraj:Kur më the të dua Empty Kaman Myftaraj:Kur më the të dua

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 02, 2012 11:37 pm

Kaman Myftaraj:Kur më the të dua 70590_100000026466284_1476101513_n

Kaman Myftaraj:Kur më the të dua

Nuk e di si u ndodha atë çast
kur më the ëmbëlsisht sa shumë të dua.
Gjaku filloi të më vlonte në deje
...
kur shikoja shkëlqimin e syve të tua.

Në çdo rrahje të zemrës të ndjeja ty,
Në çdo hap që hidhja ti më ndiqje pas,
Me ty në gjumë i pashë dhe ëndrrat,
Ndonëse vet ishe ëndërr e jo pranë meje në shtrat.

Sa herë të shikoj ty, më shfaqesh si një ylber,
Si një lëndinë e veshur me lule plot aromë,
Si një burim i kulluar që gurgullon ëmbël ,
Si një melodi e rrallë që shpirtin më ngacmon.

Të thërras unë ty me emër, por ti nuk më flet,
Të thërras pastaj unë zemër, në zemër ti më troket,
Të thërras unë ty shpirt, ti shpitin ma qetëson,
Vrapon drejt meje si flutur e në gjoks më rrok.

Të dua zemra ime, të dua gjer në përjetësi,
Për mua ti je dritë, je jetë je dashuri,
Me ty ndjej ngrohtësinë, ndjej afshin kur më puth,
Dashurinë, aromën tënde nuk ma fal askush.


2 Shkurt 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi