Shefi i EULEX-it: Shoqëria kosovare udhëhiqet nga krimi i organizuar dhe mafia
Faqja 1 e 1

Shefi i EULEX-it: Shoqëria kosovare është e infiltruar nga krimi i organizuar. Gazeta zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’ shkruan mbi dështimin e Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë. Gjashtë vjet pas stacionimit në Kosovë rezultatet e Misionit të BE-së janë modeste. Përkundër shpenzimeve të mëdha dhe personelit të shumtë nuk vërehet përmirësimi i dukshëm i shtetit të së drejtës, shkruan gazeta e njohur zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’ (NZZ) në një tekst të gjatë.
Diplomati italian Gabriele Meucci, i cili që nga tetori drejton Misionin e BE-së, ankohet se EULEX-i në Kosovë ‘nuk ka miq’. Ai thekson se kundër EULEX-it po zhvillohet një luftë shtrigash dhe supozon se ka shumë njerëz që janë të interesuar që akuzat për korrupsion brenda EULEX-it të skandalizohen sa më shumë. ‘Kjo shoqëri është e infiltruar nga krimi i organizuar’, thotë ai. NZZ përkujton se zyrtarë të EULEX-it kishin ngjallur shpresa jorealiste kur kishin premtuar arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, transmeton ‘Zëri’.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i deklaroi NZZ se prokurorët e EULEX-it, të cilët janë përgjegjës për rastet e rënda, nuk janë më të mirë se prokurorët vendorë. Ata ngurrojnë të fillojnë procedura penale kundër politikanëve të nivelit të lartë. Kështu çështjet juridike menjëherë shndërrohen në problem politik. Me sa duket, mendon Ahmeti, Misioni nuk ndërmerr asgjë që do të rrezikonte stabilitetin politik të Kosovës. Kësisoj turma udhëheqëse e vendit faktikisht është e paprekshme.
Duke iu referuar juristit të madh gjerman Carl Schmitt gazeta zvicerane i quan Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn ‘padronë të gjendjes së jashtëzakonshme’ dhe rrjedhimisht sovran.
Shefi i EULEX-it Gabriele Meucci përpiqet t’i numërojë disa nga sukseset e vartësve të tij. Gjatë gjashtë viteve të fundit janë shpallur 550 dënime, në çdo tri ditë nga një vendim gjykate. Po ashtu, sipas tij, nuk është e vërtetë se nuk janë prekur ‘peshqit e mëdhenj’.
Janë akuzuar ish-ministri i transportit Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, mik i afërt partiak i Thaçit, dhe Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit. Proceset kundër tyre po vazhdojnë. Por, sipas NZZ, e pamohueshme është se gjatë gjashtë viteve të punës së EULEX-it nuk është arritur të shporret sundimi i një shtrese të hollë, e cila qëndron në pushtet përmes pasurimit dhe korrupsionit, patronazhit dhe frikësimit.
Aty këtu ka shenja të shpresës, gazetarë të guximshëm, prefektë të zellshëm, por jo më shumë. ‘Misioni e ka huq rastin të lidhë një aleancë afatgjatë me forcat vendore, të cilat kanë vullnet për ndryshim dhe shtet të së drejtës. Në vend të kësaj EULEX-i ka lidhur pakt joformal me pushtetarët për stabilitet. Për këtë arsye EULEX-i nuk ka miq’, shkruan ‘Neue Zürcher Zeitung’.
Në lidhje me akuzat për korrupsion të ngritura nga prokurorja Maria Bamieh gazeta zvicerane, duke iu referuar burimeve të saj, njofton se hetimi i brendshëm me gjasë do të arrijë në përfundim se akuzat e Bamieh janë të pasakta.
“Në Prishtinë shumica e bashkëbiseduesve besojnë se në këtë histori (në lidhje me korrupsionin) ka diçka. Për disa kjo është një dëshmi mbi fuqinë e mafies kosovare, e cila korrupton çdokënd. Për të tjerët një shenjë se kemi të bëjmë me një komplot mes të pushtetshmëve në vend dhe jashtë vendit. Duket se për shefin e Misionit Gabriele Meucci është e qartë se betejën propagandistike rreth EULEX-it do ta humb. ‘Nëse nuk zbulohet asgjë, do të thuhet se ne e kemi manipuluar me sukses hetimin. Nëse gjendet diçka, atëherë paragjykimi se ne jemi të korruptuar do të konfirmohet’”, thotë Meucci për NZZ. /Dialoguplus/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra:Krimi i organizuar mbi gjuhen shqipe
» Krimi i organizuar, 7 rrëmbyesit dënohen me 87 vjet burg
» Partitë politike financohen nga krimi i organizuar me para të pista!
» LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
» EULEX zbulon një rrjet të organizuar të trafikimit me organe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi