LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
Faqja 1 e 1
LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
Blerim Kastrati
LETTER to foreign embassies and EULEX
LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
I nderuari ambasador i SHBA-ve, z. Christopher Dell, (ShalaMI@state.gov)
I nderuari shef i EULEX-it, Yves De Kermabon, (info@eulex-kosovo.eu),
I nderuari shef i ICO-së, Piter Feith, (office@ico-kos.org)
I nderuari ambasador i Gjermanisë, z. Hans-Dieter Steinbach, (info@@pris.auswaertiges-amt.de),
I nderuari ambasador i Francës, z. François-Xavier Deniau, (Adrijana.KRAJA@diplomatie.gouv.fr)
I nderuari ambasador i Italisë, z.Michele Giffoni, (segreteria.pristina@esteri.it),(msug2pristina@libero.it)
E nderuara eurodeputete Doris Pack, anëtare e parlamentit Evropian, (dpack@europarl.eu.in),
Të nderuar ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë,
Tashmë ju jeni në dijeni për daljen në skenë të keqbërësve dhe autorëve të vrasjeve misterioze që nga 1999-2009 që nuk janë sqaruar në Kosovë. Moszbardhja e disa vrasjeve në Kosovë është pjesë e kancerit që do pengoj edhe më tej Kosovën për t’u integruar në Evropë. Korrupsioni, vrasjet politike, dhe keqpërdorimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Kosovë janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Dhe këto gjëra lidhen me disa politikanë të Kosovës, që janë në pushtet. Ju pyesim publikisht:”A thua se me disa nga këta politikanë Kosova mund të integrohet në Evropë?
Apo mos ndoshta qëllimisht disa nga këta politikanë përpiqen ta pengojnë integrimin e Kosovës në Evropë. Sepse Evropa nuk duron vrasje, nuk duron korrupsion, nuk duron kriminalitet. Tashmë Evropa dhe SHBA kanë dërguar EULEX-in në Kosovë, që ka për detyrë së bashku me institucionet e Kosovës të luftojë kriminalitetin, korrupsionin, të hetoj vrasjet”. A duhet që ne në Kosovë të jetojmë normalisht dhe të qetë, dhe të zhvillohemi sikurse të tjerët në Evropë?
Ne kemi një pyetje të madhe për EULEX:
EULEX TË SQAROJ VRASJET POLITIKE TË PASLUFTËS NË KOSOVË SIKURSE TË SQAROJ LIDHJEN E KADRI VESELIT DHE SHIK-UT ME NAZIM BLLACËN DHE VRASËSIT E TJERË QË ENDËN TË LIRË, OSE JANË DEKORUAR DHE JANË NË PUSHTET
Nazim Bllava tha se vet është dorasi dhe e ka vrarë spiunin e Serbisë Ibush Kllokoqin (1999) dhe ka vëzhguar spiunin tjetër Selim Broshin. Por në intervistën televizive në TV Klan Kosova u mësua se këta dy persona ishin përpunuar nga Kadri Veseli si shef i organizatës SHIK. Ky vet e shpjegoi këtë në TV. Atëherë a ka pasur lidhje logjike bashkëpunimi jo të drejtpërdrejt në mes dorasit Nazim Bllaca dhe Kadri Veseli? Kush qe urdhërdhënësi i dorasit? Kjo duhet sqaruar nga EULEX.
Blerim Kastrati (MA Shkencave Politike)
Trik spiunësh. Kjo do të duhej paralajmëruar në uverturën e emisionit të intervistës së Kadri Veselit- shef i SHIK shfaqur më 29 dhjetor, si premierë nga TV KLAN Kosova. Që në start të intervistës u publikua lidhja e ngushtë miqësore ndërmjet Kadri Veselit dhe Baton Haxhiut- ish mik i konfirmuar i Jovica Stanishiqit (ish shef i UDB-së serbe).U pa se Kadri Veseli ja paska zënë bishtin me derë Baton Haxhiut. Engjëlli, Kadri Veseli filloi të rrëfehet, dhe sigurisht foli si pjesë e një skenari të parapërgatitur për ta devijuar hetimin për rastin “Bllaca”. U përpoq t'u shiste gogla shqiptarëve. Doli në ekran, tha se i ka duart e pastërta. Sepse muajt e fundit nuk fle rehat. I është prishur qetësia. Derisa ky fliste për gjurmët, shikuesit shihnin ujkun në ekran që aktronte qengjin. Dha përshtypjen se s'ka bërë mëkate. I veshur me kostum, e pa kollare, ishte impresiv me mimikën e tij të pa sinqertë prej spiuni. I shfaqur për herë të parë duke dhënë intervistë në televizion, ishte mediokër dhe nuk u dallua për ndonjë kapacitet të thellë intelektual. Foli me një fjalor të pasur për veprimtarinë e tij patriotike, për të bëmat e tij, dha vetëlëvdata për patriotizëm që zakonisht janë stacioni i fundit i horrave. “Ndershmërinë” e tij e prezantoi dhe u promovua si politikan i së ardhmes, ose spiun zyrtarë. Na rrëfeu fabulën për të bëmat e tij prej Supermeni, a të Xhejms Bondit 007, se qe po kaq i shkathët, e qe infiltruar e depërtuar në kabinetet e Koshtunicës dhe Tadiçit në Beograd?!- Çudi! Nëse paska punuar për sigurinë kombëtare, çfarë bëri dhe përse nuk parandaloi aktivitetin e strukturave paralele serbe në Kosovë. I rrëshqiti gjuha dhe "konfirmoi" se Nazim Bllaca s'ka qenë bashkpunëtor i tij. "Konfirmoi" se Azem Syla “Daja i Madh” dhe Xhavit Haliti “Zeka” s'kanë qenë në SHIK. Padyshim se kjo intervistë do shfrytëzohet si dëshmi materiale në gjyqin “Bllaca”. Ky qe qëllimi bosht dhe prapaskena e tij e daljes publikisht në TV KLAN. Më këtë intervistë Veseli ka synuar të dëshmoj se ende është i pushtetshëm duke zënë në gojë disa herë mikun e tij Hashim Thaçin, dhe njashtu u përpoq ta heq frikën të bashkëpunëtorët e tij, nga ndonjë hetim i mundshëm policor. Dhe njëkohësisht për t'i kërcënuar ata të mos dezertojnë, të qëndrojnë në hije e mos flasin publikisht për SHIK-un. Engjëlli, Kadri Veseli bëri thirrje për zbardhjen e vrasjeve politike, sepse është i sigurt se më 24 prill 2009 janë vjedhur dëshmitë në dhomën e policisë në Prishtinë. Dha mesazhe se vazhdon të "studioj" vazhdimisht, që nënkupton se ky e vazhdon ta ushtroj zanatin e vjetër të pas kuintave. Bashkëpunëtorët e SHIK-ut si rrjetë e merimangave, tashmë brenda institucioneve janë ngritur në këmbë, dhe si një aparat i tërë shtetëror me gjithë arsenalin e tyre janë vënë në luftë kundër rastit “Bllaca” për ta devijuar nga pista e hetimeve. Në këtë luftë po marrin pjesë ministra, zëvendësministra, zyrtarë policie, deputetë, zyrtarë partiakë, spiunë, gazetarë dhe media. Dhe e tëra kjo është e orkestruar nga një dirigjent, nga SHIK. Me gjithë dirigjimin shihet një kakofoni zërash e akuzash ndaj rastit “Bllaca”, që reflekton manipulimin e rastit. Kalorësit e betejës së “Bllacës”, Gani Geci (LDD) e Adem Salihaj (LDD) kanë trembur SHIK-un, se Viti i Ri do sjellë CD të re me dëshmi për SHIK-un. S'do mend se Nazim Bllaca ka pranuar se qe pjesëtarë i SHIK-ut dhe se është kriminel. Po këtë profesion e mësoi në SHIK. Tha se vet është dorasi dhe e ka vrarë spiunin e Serbisë Ibush Kllokoqin (1999) dhe ka vëzhguar spiunin tjetër Selim Broshin. Por në intervistën televizive në TV Klan Kosova u mësua se këta dy persona ishin përpunuar nga Kadri Veseli si shef i organizatës SHIK. Ky vet e shpjegoi këtë në TV. Atëherë a ka pasur lidhje logjike bashkëpunimi jo të drejtpërdrejt në mes dorasit Nazim Bllaca dhe Kadri Veseli? Kush qe urdhërdhënësi i dorasit? Kjo duhet sqaruar nga EULEX.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» 'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it
» Në anën e EULEX’it
» Lajme nga EULEX-i
» AGIM GASHI-EULEX-i
» 'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it
» Në anën e EULEX’it
» Lajme nga EULEX-i
» AGIM GASHI-EULEX-i
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi